Tag: bruyne

  • De Bruyne: Kam gjetur nivel të lartë te Napoli, ja ku ndryshojnë Guardiola dhe Conte

    De Bruyne: Kam gjetur nivel të lartë te Napoli, ja ku ndryshojnë Guardiola dhe Conte

    Napoli tashmë është e çmendur pas Kevin De Bruyne. Mesfushori belg, që sapo ka mbërritur në qytet, ka bërë debutimin e tij me fanellën e kaltër (45 minuta në miqësoren e humbur 2-0 ndaj Arezzos) dhe ka ndier menjëherë ngrohtësinë e tifozëve napolitanë.
    “Ndjehem mirë, sigurisht që jam këtu vetëm prej 10 ditësh dhe po punojmë shumë. Niveli është i lartë, por dua ta njoh më mirë skuadrën, shokët dhe trajnerin. Këtë do ta bëj gjatë javëve në vijim”, – ishin fjalët e para të ish-yllit të Manchester City për “Sky Sport” nga grumbullimi në Dimaro.
    De Bruyne foli edhe për presionin dhe mbështetjen e tifozëve: “Presioni nuk është i lehtë, por duhet pranuar. Kur ke tifozë si ata të Napolit, të shtyjnë të japësh më shumë. Në këtë nivel, secili duhet të marrë përgjegjësinë e vet dhe të përgatitet sa më mirë për muajin e ardhshëm. Kjo është ajo që po bëjmë. Po punojmë shumë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
    Më pas, belgu foli për ndryshimet mes Pep Guardiolës dhe Antonio Contes: “Guardiola ka ndoshta një stil më ofensiv, ndërsa Conte priret të jetë pak më mbrojtës, por është e vështirë ta them tani, pasi kemi vetëm 10 ditë që punojmë së bashku. Me Pep kam punuar 9 vite, e njoh mirë, me gjithë stilin e tij të lojës. Këtu do të ketë taktika pak më ndryshe, por kjo është normale. Kam gjithë kohën për ta njohur trajnerin dhe mënyrën e tij të punës, por ky ndoshta është ndryshimi kryesor”.
    Në fund, De Bruyne komentoi edhe përgatitjet para sezonit: “Nuk jam shumë i shqetësuar, për mua më e rëndësishme është ta njoh më mirë skuadrën. Sigurisht që duam të fitojmë, ndaj Arezzos mund të kishim fituar lehtësisht, por nuk arritëm të shënonim. Tani do të përpiqemi të bëjmë më mirë”.

  • Witsel: Pres të paktën 10 gola dhe 15 asistime në sezon nga De Bruyne te Napoli

    Witsel: Pres të paktën 10 gola dhe 15 asistime në sezon nga De Bruyne te Napoli

    Axel Witsel, gjatë një interviste në “Gazzetta dello Sport”, foli për ndikimin që Kevin De Bruyne mund të ketë në kampionatin italian: “Kevin do të duhet të përshtatet me Conten dhe me Napolin, që luan ndryshe nga Manchester City. Sidoqoftë, De Bruyne mbetet një lojtar klasi dhe do të tregojë se është mesfushori më i mirë i Serie A, me përjashtim të Modric.
    Luka jeton për futbollin dhe do ta tërheqë përpara Milanin e Allegrit. De Bruyne është i jashtëzakonshëm, pres prej tij të paktën 10 gola dhe 15 asistime në sezon te Napoli. Me Lukakun nuk do t’i duhet as të flasë në fushë. Kanë pasur gjithmonë një ndjesi të veçantë mes tyre, që në fillimet me Belgjikën, kuptohen me një shikim.
    A është Napoli i belgëve, favorit për titullin? Po, është kampioni në fuqi i Italisë dhe ka në pankinë një trajner me përvojë, fitues si Conte. Lukaku është një siguri, pastaj skuadra është përforcuar në merkaton e kësaj vere. Çfarë goditje De Bruyne, aspak mos e shihni si një lojtar në fund të karrierës… Do të ishte bukur të ritakohem në Serie A me të, me Romelu, Modric, Dzeko”.

  • Napoli kampion e nis me humbje, Conte nuk shqetësohet: Jemi ende pas fizikisht e taktikisht

    Napoli kampion e nis me humbje, Conte nuk shqetësohet: Jemi ende pas fizikisht e taktikisht

    23 Korrik 2025

    9:48

    Telesport

    Sezoni 2025/26 i Napolit nis me një zhgënjim: Kampionët e Italisë pësuan një humbje 0-2 kundër Arezzo në miqësore. Një debutimin me humbje për Kevin De Bruyne, por që nuk shqetëson shumë trajnerin Antonio Conte.
    Pjesa e parë pati shumë debutime për napolitanët: De Bruyne, Marianucci, Lucca dhe Lang, ku të gjithë ishin titullarë. Belgu, ish-lojtar i Manchester City, u përpoq menjëherë të shpikte diçka në sulm, por pa sukses.
    “Janë vetëm 6 ditë grumbullim ku kemi punuar shumë. Luajtëm dhe provuam disa nga gjërat e reja që kishim përgatitur. Kemi qenë pushim për një kohë të gjatë dhe nga ana fizike jemi ende pas”, tha Conte.
    “Duhet ende të punojmë shumë dhe të gjejmë vendet e duhur taktikisht për lojtarët e rinj që kanë ardhur. Në ditët në vijim do të kemi më shumë qartësi sin ë lojë ashtu dhe në skemat që do të përdorim”, tha Conte.

  • “Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

    “Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

    Napoli afroi në këtë merkato mesfushorin e njohur Kevin De Bruyne. Sulmuesi i Lazios, Pedro është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi, se belgu De Bruyne është lojtari më i mirë në Serie A, duke vlerësuar kështu në maksimum prurjen e kampionëve të Italisë.
    “Lojtari më i mirë në Serie A? De Bruyne”- Tha Pedro.

    Kujtojmë që për De Bruyne kjo është hera e parë që luan në Itali, pasi më herët është aktivizuar në Belgjikë, Gjermani e Angli.

  • Pep Guardiola nuk i ndahet yllit të Realit, e sheh zi zëvendësuesin ideal të De Bruyne

    Pep Guardiola nuk i ndahet yllit të Realit, e sheh zi zëvendësuesin ideal të De Bruyne

    17 Korrik 2025

    10:04

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se Pep Guardiola nuk ka hequr dorë nga dëshira e mëparshme për të transferuar Eduardao Camavinga. Madje, trajneri katalanas po insiston shumë që transferimi i Camavinga të mbyllet sa më shpejt.
    Guardiola e sheh francezin si profilin e duhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i De Bruyne dhe po ashtu nga largimi i mundshëm i Bernardo Silva. Portugezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët” dhe deri tani nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm, ndaj Guardiola po mendon që tani për lojtarin që do e zëvendësojë dhe Camavinga duket zgjedhja e duhur.
    Në anën tjetër, Xabi Alonso e vlerëson shumë mesfushorin francez dhe e sheh pjesë të projektit të tij, por drejtuesit e Real Madridit nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit të tij, nëse vjen një ofertë e duhur. Por, duke qenë se dëshira e Guardiolës është e qartë dhe e vendosur, e do me patjetër mesfushorin francez, sighurisht që drejtuesit e City do jenë të gatshëm të paguajnë për francezin shumë e kërkuar nga Real Madrid, që mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.

  • “De Bruyne nuk ka ardhur te Napoli për të kaluar pleqërinë. Conte, trajneri më i mirë i Serie A”

    “De Bruyne nuk ka ardhur te Napoli për të kaluar pleqërinë. Conte, trajneri më i mirë i Serie A”

    I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka komentuar merkaton e Napolit duke filluar, natyrisht, nga blerja e Kevin De Bruyne që ka sjellë entuziazëm në ambientin blu, pas fitimit të titullit kampion:
    “Blerja më e rëndësishme e Napolit është ai që drejton nga stoli, Antonio Conte. Ta kesh konfirmuar atë është një sukses i jashtëzakonshëm dhe garanci për të ardhmen. Është trajneri më i mirë i Serie A dhe një nga më të mirët në nivel botëror”.
    Napoli duket se është përpara të gjithëve në garën për titull…Për momentin, po. Ka ende shumë kohë deri në fund të merkatos dhe gjithçka mund të ndodhë, por më duket se Napoli po i bën gjërat me arsye, me metodë dhe largpamësi.
    Cilat blerje ju bindin?Para së gjithash afrimi i De Bruyne. Belgu është një kampion që ka luajtur në një nga skuadrat më të forta në botë, Manchester City, ka mentalitet fitues dhe, nga sa di unë, dëshiron ta jetojë eksperiencën në Itali me entuziazëm dhe ambicie. Nuk ka ardhur këtu për të kaluar pleqërinë. Dhe pastaj, më lejoni ta them, nëse do të donte të kalonte pleqërinë i qetë, nuk shkonte në një skuadër të drejtuar nga Conte… Antonio është si çekiç, të qëndron mbi kokë 24 orë në ditë, nuk të lë asnjë çast të qetë.

  • Braida komplimenton Napolin: De Bruyne është fenomen, do ta kisha marrë te Milani

    Braida komplimenton Napolin: De Bruyne është fenomen, do ta kisha marrë te Milani

    Ariedo Braida, drejtues i njohur sportiv, ka folur sot për “Kiss Kiss Napoli”, duke komentuar aktualitetin e Napolit. Këto ishin fjalët e tij: “Për mua Kevin De Bruyne është një fenomen, përfaqëson prototipin ideal të mesfushorit. Di të bëjë gjithçka.
    E kam njohur kur ishte shumë i ri dhe luante ende në Belgjikë, më la menjëherë përshtypje. Atë dhe Lukakun do t’i kisha sjellë te Milani, por në vlerësimet personale, De Bruyne ishte i preferuari im. Ai ka tiparet e një kampioni. Duhet t’i bëj komplimente Napolit”.
    Edhe Dario Marcolin thotë mendimin e tij për De Bruyne dhe merkaton e Napolit: “Chiesa është një futbollist i dashuruar pas topit, preferon më shumë driblimin sesa punën e sakrificës. De Bruyne? Një lojtar si ai, Napoli nuk e ka pasur prej kohësh. Për mua, i fundit i këtij niveli ka qenë Hamsik. De Bruyne mund të luajë edhe si sulmues i dytë, aq vendimtar është.
    Një lojtar i tillë rrit përvojën e ekipit. Për Chiesa, të shkonte në një ekip ku luan De Bruyne, do të ishte një gjë e madhe. Belgu ka vizion, pasime dhe lëvizje të ndryshme nga të tjerët, së shpejti mbush 34 vjeç dhe ende është në kulmin e formës së tij.
    Musah? Conte e do sepse ka një fuqi fizike ndryshe nga të tjerët, sjell intensitet dhe mund të luajë në disa role. Askush nuk e ka motorin e Musah, mund të luajë mesfushor ose edhe si mbrojtës i djathtë. Është një lojtar depërtues, por qendra e ulët e gravitetit dhe grinta e tij mund të bëjnë diferencën”.

  • “Rodri dëshiron të luajë, por trupit i duhet kohë. De Bruyne është i pazëvendësueshëm”

    “Rodri dëshiron të luajë, por trupit i duhet kohë. De Bruyne është i pazëvendësueshëm”

    Pas fitores së Manchester City në debutimin e Kupës së Botës për Klube kundër Wydad Casablanca, Pep Guardiola analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar vështirësitë e ambientit dhe përshtatjen e lojtarëve të rinj: “Bënte shumë vapë dhe kishim në fushë disa lojtarë të rinj. Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme. E nisëm mirë, pastaj humbëm disa topa më tepër se sa duhet”.
    Mes protagonistëve të përmendur nga Guardiola ishte edhe Rodri, i kthyer në fushë pas dëmtimit: “Luajti 30 minuta dhe duhet të ecë me hapa të vegjël. Do të donte të bënte më shumë, por ky ishte vetëm hapi i parë. Mendja i do të gjitha menjëherë, por trupit i duhet koha e vet për të qenë në formën më të mirë. Ky është një proces i domosdoshëm”.
    Trajneri i “Citizens” vlerësoi edhe atmosferën në tribunat amerikane: “Më kujtohet turneu ynë i parë në SHBA, kishte pak njerëz. Tani ka gjithnjë e më shumë tifozë blu nëpër tribuna. Është e mrekullueshme ta shohësh këtë”.
    Në fund, Guardiola foli për dy nga talentet me pritshmëri më të larta: “Foden? Do të jetë i rëndësishëm dhe do të ketë një rol të ri, por ka shumë fanella për t’u ndarë dhe duhet të gjejmë ekuilibrat. Cherki? Kevin De Bruyne është i pazëvendësueshëm, këtë e dimë të gjithë, por Rayan ka cilësi të jashtëzakonshme afër zonës, vizion loje të madh dhe shumë të tjera. Ishte vetëm ndeshja e tij e parë, në kushte shumë, shumë të vështira. Jam shumë i lumtur që është me ne”.

  • Benitez “bekon” De Bruyne te Napoli: Mendje gjeniale, mosha 34-vjeçare s’ka fare rëndësi

    Benitez “bekon” De Bruyne te Napoli: Mendje gjeniale, mosha 34-vjeçare s’ka fare rëndësi

    Ish-trajneri i Napolit, Rafael Benitez, ka folur për “Gazzetta dello Sport” lidhur me nisjen e fuqishme të merkatos së Napolit: “Është ende herët për të bërë parashikime, por nëse vendos De Bruyne në atë skuadër, që tashmë është e fortë, bëhet shumë e qartë se po bën gjithçka që mundesh. Napoli i dy titujve në tri sezone është pjesë e një kulture sipërmarrëse që lidhet drejtpërdrejt me pronësinë, pra me De Laurentiis. Ai solli risi, e transformoi dhe zhvilloi futbollin, duke e bërë klubin një garanci në nivele shumë të larta”,
    De Bruyne ishte një goditje e papritur e kampionëve të Italisë: “Do të thosha se është shumë e lehtë për një njeri të kinemasë, por duhet të kesh rreth vetes njerëzit e duhur. Nuk e njoh personalisht drejtorin Manna, flasin shumë mirë për të, pastaj Conte sigurisht që nuk ka nevojë për komplimente. Në profesionin tonë flasin faktet, jo vetëm rezultatet, por edhe kultura e futbollit që përçon”.
    Çfarë i shton De Bruyne Napolit: “Një talent jashtë normales. Ka pak si ai në dekadat e fundit, mjafton të shikosh statistikat e belgut për gola dhe asiste. Është e varfër të flasësh thjesht për një mesfushor, kemi të bëjmë me një mendje gjeniale që s’i intereson fare fakti që ka 34 vite mbi supe. De Bruyne është inteligjencë e gjallë, elegancë, finesë, gjithçka që mund ta çojë lart një skuadër si Napoli, e cila kurrë s’ka pasur mungesë talentesh”.
    Emri i tij është lidhur më parë me kombëtaren e Belgjikës dhe më pas me atë të Italisë: “Kjo më bën të lumtur, sepse do të thotë që puna ime ka lënë gjurmë dhe është marrë parasysh, qoftë edhe vetëm si reflektim. Aktualisht po punoj me UEFA-n, gjë që më argëton dhe më jep kënaqësi. Po ndjek ndryshimet në çdo drejtim, si teknikisht, ashtu edhe taktikisht, me stafin tim qëndroj gjithmonë i përditësuar mbi lojtarët. Nuk rri në vend, do të ishte një gabim i madh. Nuk dua të mbetem pas, synoj të jem gjithmonë i përditësuar”.

  • De Bruyne bën tifozët e Napoli të ëndërrojnë: Jam një fitues, pas titullit radha e Champions

    De Bruyne bën tifozët e Napoli të ëndërrojnë: Jam një fitues, pas titullit radha e Champions

    “Unë jam një fitues“. Pas pritjes së pabesueshme të enjten e kaluar, Kevin De Bruyne tashmë e ngroh Napolin edhe në intervistën e tij të parë. “Dua të fitoj ndeshje. Kam qenë gjithmonë i tillë, e urrej humbjen”, tha ish-lojtari i Manchester City.
    “Napoli fitoi titullin në Itali sezonin e kaluar, kështu që ata do të luajnë në Champions League. Unë mendoj se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”, tha më tej De Bruyne.
    Këtu ai do të luajë me mikun dhe shokun e tij të skuadrës në kombëtare Romelu Lukaku. “E kam njohur Romelu që kur ishte 13 vjeç. Ai më foli mirë për ekipin dhe qytetin, kështu që mezi pres të bëjmë diçka së bashku”, tha De Bruyne.
    “Romelu e di shumë mirë qytetin, se si funksionojnë gjërat këtu. Sigurisht që duhet të mësohem, duhet të mësoj pak italisht, por jam i emocionuar. Është diçka e re për mua. Kam kaluar 10 vjet në Angli, por mendoj se do të jetë një përvojë e shkëlqyer për mua dhe familjen time”, shtoi belgu.
    “Mezi pres sa të luaj këtu. Të dashur fansa, unë jam këtu për të fituar!”, tha De Bruyne, që ka luajtur tri herë në stadiumin “Maradona” si kundërshtar: “Mbaj mend që tifozët ishin shumë të zhurmshëm, pak të çmendur. Por kjo është në rregull”.
    “Unë mendoj se e kuptoj pak se si Napoli qytet e mbështet ekipin. Ishte diçka në të cilën doja të isha pjesë. Ndoshta duhet të mësohem në fillim. Skuadra do të jetë shumë e mirë, por edhe atmosfera do të na ndihmojë që të marrim rezultatet”, tha De Bruyne.