Tag: bruyne

  • De Bruyne paralajmëron rivalët: Po ambientohem në Serie A, këtu futbolli është më i avashtë

    De Bruyne paralajmëron rivalët: Po ambientohem në Serie A, këtu futbolli është më i avashtë

    8 Shtator 2025

    8:38

    Telesport

    “Kam luajtur vetëm dy ndeshje në Serie A, por ndihem mirë. Është ndryshe me Conte si trajner krahasuar me Pep Guardiola”, deklaroi mesfushori belg i Napoli, Kevin de Bruyne.
    Më tej, lojtari i ardhur këtë verë nga Manchester City shtoi: “Përshtypja ime e parë është se në Itali loja është më taktike dhe gjërat lëvizin pak më ngadalë. Por është akoma futboll, po ambientohem”.
    “Përpara Manchester City, kam luajtur me formacione të tjera. Së shpejti do të luajmë kundër City në Manchester me Napolin. Do të jetë e çuditshme. City është klubi im dhe kjo nuk do të ndryshojë“, tha De Bruyne.

  • Përvoja para rinisë, Serie A zgjedh kampionët e konsoliduar. Nga Modric te De Bruyne, ja 8 yjet mbi 34 vjeç

    Përvoja para rinisë, Serie A zgjedh kampionët e konsoliduar. Nga Modric te De Bruyne, ja 8 yjet mbi 34 vjeç

    5 Shtator 2025

    10:27

    Alfred Lleshi

    Serie A po bëhet gjithnjë e më pak “rijoshe”. Merkatoja e fundit ka sjellë në Itali disa emra të mëdhenj, por edhe me shumë vite mbi supe. Në foton bashkëngjitur shfaqet Luka Modric, 39 vjeç, tashmë pjesë e Milanit, simbol i këtij trendi.
    Sidoqoftë, lista është e gjatë: Raul Albiol (Pisa) dhe Edin Džeko (Fiorentina), të dy 39 vjeç; Jamie Vardy (Cremonese) 38 vjeç; Juan Cuadrado (Pisa) dhe Nemanja Matić (Sassuolo), secili nga 37 vjeç; Ciro Immobile (Bologna) 35 vjeç; e deri te Kevin De Bruyne (Napoli), “më i riu” i grupit të veteranëve, 34 vjeç.
    8 futbollistë “over”, të bujshëm, që tregojnë se Serie A ka zgjedhur të përfitojë nga përvoja dhe klasi i kampionëve të konsoliduar. Përtej moshës, këto lojtarë pritet të sjellin personalitet, mentalitet fitues dhe vlerë teknike, duke e bërë kampionatin italian një skenë ku rinia nuk është gjithmonë kushti kryesor për të shkëlqyer.

  • “Paratë kanë ndryshuar gjithçka”, De Bruyne: Babai punon me mua, ja si më ndihmon

    “Paratë kanë ndryshuar gjithçka”, De Bruyne: Babai punon me mua, ja si më ndihmon

    Kevin De Bruyne pati një fillim fantastik të aventurës së tij në Napoli.
    Mesfushori i gjithanshëm i Antonio Contes shënoi golin e tij të parë në Serie A në një fitore ndaj Sassuolos, dhe ai ishte një nga lojtarët më mbresëlënës të “Axurrëve”.
    KDB ishte suksesi i vërtetë i merkatos së napolitanëve, dhe vetë lojtari foli për vendimin e tij për t’u bashkuar me projektin e Aurelio De Laurentiis:
    “Kur City vendosi të mos më rinovonte kontratën, fillova të shikoja përreth. Pas kaq shumë kohësh, nuk doja më të qëndroja në Angli. Ndër opsionet e ndryshme, Napoli dukej më i miri për familjen time dhe për mua si lojtar. Unë ende mund të luaj në një nivel të lartë në Serie A”.
    Vendimi i KDB-së, megjithatë, u nxit jo vetëm nga nevojat e tij personale, por mbi të gjitha nga ato të familjes së tij:
    “Pati shumë oferta, por unë zgjodha kampionët italianë; ata luajnë në Champions dhe Conte është një trajner i mrekullueshëm. Kur je i ri, merr vendime vetëm për veten tënde. Tani i kam pyetur edhe fëmijët e mi; më i madhi është 10 vjeç dhe është në një fazë të rëndësishme zhvillimi”.
    Në një intervistë të gjatë me Corriere della Sera, De Bruyne diskutoi udhëtimin e tij në futboll dhe se si ka ndryshuar jeta e tij gjatë viteve:
    “A ma kanë ndryshuar paratë jetën? Shumë, do të ishte hipokrite të thoja ndryshe. Të luash futboll, të jesh në qendër të vëmendjes, të fitosh shumë para: gjithçka ndryshon. Edhe mjedisi përreth teje, dhe kjo është ana tjetër e medaljes. Për shembull, gruaja ime është shpesh vetëm në shtëpi me tre fëmijë; nuk është e lehtë.
    “Ne jetojmë në një nivel tjetër nga një familje normale, por unë përpiqem t’i rris fëmijët e mi në mënyrën e duhur. Është e qartë se tani ata nuk e kuptojnë ndryshimin midis stilit tonë të jetesës dhe atij që unë dhe gruaja ime kishim kur ishim të rinj. Një ditë ata do të duhet ta kuptojnë”.
    Megjithatë, fillimet nuk ishin të lehta, pasi KDB-së iu desh të linte familjen e tij si adoleshent për t’u zhvendosur në anën tjetër të vendit për të ndjekur ëndrrën e tij:
    “Nëna ime ishte një nënë shtëpiake, babai im punonte në një fabrikë, asgjë e veçantë. Unë u largova nga shtëpia në moshën 14 vjeç për t’u zhvendosur në anën tjetër të Belgjikës dhe për të jetuar me një familje kujdestare, vetëm për të luajtur futboll.
    “Ishte një vendim i vështirë për ta; tani, si baba, e kuptoj. Nëse djali im do të më kërkonte të largohesha pas disa vitesh, nuk do të ishte e lehtë. Sot, babi punon me mua, duke më ndihmuar me investimet”.

  • De Bruyne: I lumtur që e nisa me gol dhe fitore, kam ende nevojë të përshtatem me Serie A

    De Bruyne: I lumtur që e nisa me gol dhe fitore, kam ende nevojë të përshtatem me Serie A

    25 Gusht 2025

    10:45

    Telesport

    Aventura e Kevin De Bruyne me fanellën e Napoli në Serie A nisi me një gol në fitoren 2-0 ndaj Sassuolo. Lojtari belg ka mbetur i kënaqur nga rezultati dhe goli shënuar pas një krosimi në zonë, top që nuk u prek nga askush.
    “Çfarë mendova kur pashë topin të hynte në portë? Ishte mirë të filloja kështu, me një gol dhe fitore. Unë doja ta vendosja topin në një zonë rreziku, dhe për fat të mirë askush nuk e preku dhe ai hyri në portë”, tha De Bruyne.
    “Mënyra se si po punoj në Itali është shumë e ndryshme, por unë jam ai që duhet të përshtatet. Gjithsesi, ne mund të kishim bërë edhe më mirë në këtë ndeshje të parë, duhet të vazhdojmë të punojmë për të përsëritur atë që ndodhi vitin e kaluar“, tha belgu.

  • De Bruyne, si vera e vjetër… Napoli e nis me këmbë të mbarë, fiton pa probleme ndaj Sassuolo-s (video)

    De Bruyne, si vera e vjetër… Napoli e nis me këmbë të mbarë, fiton pa probleme ndaj Sassuolo-s (video)

    23 Gusht 2025

    20:24

    Telesport

    Napoli e ka filluar me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serie A, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Sassuolo. Kampionët në fuqi të Serisë A gjetën golin në minutën e 16-të, një krosim perfekt nga Politano në krah për Scot Tominay, i cili dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1.
    Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, Kevin De Bruyne tregon klasin e tij duke shënuar një gol spektakolas përmes një goditjeje dënimi. E nisur për krosim brenda në zonë, topi nuk preket nga askush dhe përfundon në rrjetë.
    Në minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, Ismael Kone, mori kartonine dytë të verdhë në pak minuta dhe doli nga fusha e lojës. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Napoli fiton 0-2 dhe merr 3 pikët në javën e parë. Në sfidën tjetër të orës 18:30, Genoa-Lecce u mbyll 0-0.
    SHIKOGOLINETOMINAY
    SHIKOGOLINEDEBRUYNE

  • De Bruyne dhe Modric në Serie A, Locatelli: Çfarë legjendash, sa gjëra do doja t’i mësoja nga të dy

    De Bruyne dhe Modric në Serie A, Locatelli: Çfarë legjendash, sa gjëra do doja t’i mësoja nga të dy

    Manuel Locatelli, kapiteni i Juventusit, ka folur për mikrofonat e “Sky Sport”, duke komentuar gjithashtu ardhjen në Serie A të kampionëve të mëdhenj si De Bruyne dhe Modric. Këto janë deklaratat e tij: “De Bruyne dhe Modric janë dy kampionë, dy legjenda të futbollit të sotëm.
    Është nder për ne italianët t’i mirëpresim, t’i sfidojmë, t’i përballojmë në fushat e Serie A. Kam luajtur tashmë kundër tyre dhe ka shumë gjëra që do të doja t’i mësoja nga të dy, por gjëja më e bukur është të përballesh me ta”.
    Kevin De Bruyne ka kaluar nga Manchester City te Napoli si transferim i lirë, ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Ai do të udhëhoqë mesfushën e kampionëve “axurr” në mbrojtje të titullit, duke formuar një partneritet të fuqishëm me Scott McTominay dhe sulmuesin Romelu Lukaku. Megjithatë, dëmtimi i Lukakut ka ngritur shqetësime për startin e sezonit.
    Luka Modrić, pas një karriere të lavdishme te Real Madridi, ka firmosur me Milanin për një vit, me mundësi rinovimi. Në moshën 39-vjeçare sjell përvojën dhe mentalitetin fitues te “Djalli”, ekip që po rindërtohet nga Tare dhe Allegri.
    Ardhja e De Bruyne dhe Modrić tregon se Serie A po tërheq yje në perëndim të karrierës, të cilët kërkojnë një mjedis më të ngadaltë dhe më taktiko-strategjik për ta vazhduar karrierën e tyre. Për Locatelli dhe lojtarët e rinj, kjo është mundësi e çmuar për të mësuar dhe zhvilluar në një mjedis konkurrues dhe të pasur me histori.

  • “Pres shumë nga De Bruyne këtë sezon, nuk kam pasur kurrë frikë se Conte do të largohej”

    “Pres shumë nga De Bruyne këtë sezon, nuk kam pasur kurrë frikë se Conte do të largohej”

    Romelu Lukaku flet nga grumbullimi i Napolit në “Castel di Sangro”, në prag të miqësores me Girona, e planifikuar për nesër në orën 19:00: “Objektivi është të mbrojmë titullin, por e nisim të gjithë nga zero. Duhet të bëjmë përgatitje të mira, të punojmë fort, ta ngremë nivelin e skuadrës. Në disa miqësore nuk kemi marrë rezultat pozitiv, por duhet të shikojmë përpara dhe t’i përmirësojmë të metat. Të provojmë t’i fitojmë të tilla teste, pavarësisht lodhjes, për ta nisur sezonin e ri me ndjesi të mira”.
    Disa fjalë edhe rreth trajnerit Antonio Conte, me të cilin e lidhin shumë gjëra: “Gjithmonë përpiqet të më motivojë që të jap më të mirën time. Në debat mund të jetë shumë i ashpër, por ndonjëherë është edhe i butë. Varet nga momenti, të kuptuarit e njëri-tjetrit ka qenë gjithmonë forca jonë. Jemi këtu për të fituar, ai e di që jap gjithçka për skuadrën dhe për të. Nuk kam pasur kurrë frikë se ai do të largohej pas titullit kampion”.
    Mbi marrëdhënien me Kevin De Bruyne: “Unë dhe Kevin kemi folur disa herë para firmës. Marrëdhënia jonë nuk bazohet shumë te futbolli, por më tepër në nivel njerëzor. Ne e njohim njëri-tjetrin që nga fëmijëria. Kur ishim 13 vjeç, unë luaja tek Anderlecht dhe ai te Genk, debutuam në të njëjtin sezon, karrierat tona nisën bashkë. U takuam vetëm për një periudhë të shkurtër në një grumbullim te Chelsea, kur ishte Mourinho, madje ndanim edhe të njëjtin apartament. Pastaj ai shkoi te City, unë tek Everton.
    Tani do të luajmë bashkë çdo ditë, është diçka e bukur. Për Napolin i kam treguar që ka tifozë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me njerëz të vërtetë, të gjithë të gatshëm për grupin. Këtë e ka parë me sytë e tij që kur ka ardhur këtu, po përshtatet shpejt me mënyrën tonë të punës. Kupton edhe pak italisht, është shumë inteligjent, pastaj ne belgët mësojmë 3-4 gjuhë në shkollë. Unë ia kam mësuar bazat e italishtes: ‘Mirëmëngjes, si je, etj’. Pres shumë prej tij këtë sezon”.

  • “De Bruyne është shumë i lumtur te Napoli”, pastaj lëshon sfidën: “Shihemi në Champions”

    “De Bruyne është shumë i lumtur te Napoli”, pastaj lëshon sfidën: “Shihemi në Champions”

    Intervistë e mbrojtësit të Manchester City, John Stones, për “Corriere dello Sport”. Mes temave të trajtuara nga anglezi ishte edhe transferimi i ish-shokut të tij të skuadrës, Kevin De Bruyne, te Napoli. “Kam folur me të para pak ditësh, është shumë i lumtur, – tha Stones për të përditshmen italiane, duke shtuar: – Nëse pres shkëndija? Mund të vazhdojë ta ushqejë fëmijën brenda tij, i rrethuar nga dashuria e tifozëve dhe entuziazmi i një skuadre që sapo ka fituar titullin. Shihemi në Champions, mik”.
    Tifozët e City thonë se pa ju nuk do ta kishin fituar kurrë të vetmin Champions kundër Interit…Ma përsërisin shpesh, unë thjesht bëra timen. Shumë mendonin se do të ishte e lehtë, por Interi ishte dhe mbetet një superfuqi, siç e tregoi duke u kthyer në finale edhe këtë vit. Në Stamboll, si organizator loje? Po, Pep ma kërkon atë rol, shumë filtër dhe finesë. Gjithsesi, kush mendon se Guardiola interesohet vetëm për taktikat, gabon rëndë.
    Nesër është Palermo-City. A ju ka rastisur ndonjëherë të luani një miqësore me 40 mijë njerëz?Ndoshta kurrë, ndaj jam pak i emocionuar. Kam dëgjuar të thonë që tifozët në Palermo janë të jashtëzakonshëm. E di që kanë një skuadër me shumë cilësi, tifozë të pasionuar dhe që synojnë Serie A.

  • De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të

    De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të

    6 Gusht 2025

    7:30

    Alfred Lleshi

    “Me Conten fitoj 25”. Ky është titulli kryesor i faqes së parë të numrit të sotëm të “Corriere dello Sport”, dedikuar Kevin De Bruyne, duke iu referuar një interviste ekskluzive që kampioni belg ka dhënë për gazetën në fjalë, ku deklaron: “Deri tani kam fituar 24 trofe. Tashmë dua titullin kampion në Serie A”.
    Në intervistë përfshihen shumë tema: lidhja me Napolin, mentaliteti i Antonio Contes, Grealish, Liga e Kampionëve, Modric dhe Pino Daniele. Ja disa nga deklaratat e tij: “Kisha edhe oferta të tjera, por zgjodha një skuadër që është e jashtëzakonshme. Nuk jam ëndërrimtar, e ardhmja varet nga puna e palodhur. Maradona? Një legjendë”.

  • “Pres shumë nga De Bruyne”, ish-ylli i Serisë A: Mourinho-n nuk e kuptoj

    “Pres shumë nga De Bruyne”, ish-ylli i Serisë A: Mourinho-n nuk e kuptoj

    Ish-ylli i Serie A, Vladimir Jugovic, fitues i Champions League në vitin 1996 me Juventusin, ka pritshmëri të larta nga Kevin De Bruyne, por ende ‘nuk e kupton’ pse José Mourinho nuk besoie tek ylli belg te Chelsea.
    Jugovic foli me Gazzetta dello Sport edhe për një nga ish-shokët e tij të ekipit në Torino, Antonio Conte.
    “Nëse Antonio qëndroi te Napoli, kjo është sepse ai beson se mund të fitojë përsëri”, tha Jugovic.
    “Nënshkrimi i De Bruyne ndryshon ekuilibrat. Po flasim për një ikonë të Manchester City, një nga ekipet më të mira në botë vitet e fundit. Ajo që ende nuk e kuptoj për De Bruyne është pse Mourinho nuk besonte tek ai te Chelsea”.
    De Bruyne iu bashkua Napolit me kosto zero pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester City dhe tashmë ka filluar përgatitjet para-sezonale nën drejtimin e trajnerit italian.
    Luka Modric është një tjetër yll që u transferua në Serie A këtë verë, gjithashtu me kosto zero te Milan-i.
    “Në epokën e Berlusconi-t, Modric do të kishte mbërritur në moshën 20 ose 21 vjeç, por do të jetë ende interesante të shohim një kampion të dekoruar shumë si ish-ylli i Real Madrid te Serie A”, përfundoi Jugovic.