Tag: bruyne

  • Conte: Reagim i shkëlqyer nga të gjithë. De Bruyne? Futbollist serioz dhe i përkushtuar…

    Conte: Reagim i shkëlqyer nga të gjithë. De Bruyne? Futbollist serioz dhe i përkushtuar…

    2 Tetor 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Antonio Conte shijon fitoren e parë në këtë Champions, suksesin 2-1 ndaj Sporting Lisbona me golin vendimtar të Højlund: “Kundërshtari ishte shumë i fortë, e kam përballur edhe me Tottenham në Champions. Shumë lojtarë janë ende aty, është skuadër me nivel. Ne fituam si grup, pavarësisht emergjencave. Krahasuar me vitin e kaluar, mbrojtja ka ndryshuar krejtësisht. Të gjithë dhanë përgjigje pozitive, edhe ata që hynë si Neres, Lang, Oliveira e Lucca. Dy golat e pësuar në Milano na kanë dhënë shtysën, grintën dhe vëmendjen që treguam sot”.
    Për De Bruyne tha: “Vjen nga një realitet i madh, 10 vite te City në nivele shumë të larta. Ai është serioz dhe punon shumë. Unë kërkoj nga të gjithë përkushtim total dhe agresivitet në të gjitha fazat. Nëse duhet të bëj zëvendësim për të fituar, e bëj pa hezitim”.
    Mbi humbjen me Milanin: “Pësuam dy gola të shmangshëm, që na e vështirësuan punën. Megjithatë, sivjet e kemi komanduar lojën më shumë se sezonin e kaluar. Duhet të kemi një ‘frikë të shëndetshme’ për të mos pësuar. Pamja me Leao të ndjekur nga 7 lojtarë tanët tregon mentalitetin e duhur”. Për McTominay: “Mund të luajmë me 4 mesfushorë ose 4-3-3, por gjithmonë me ekuilibër dhe forcë për të rikuperuar topin. Rruga është e qartë”.

  • De Bruyne i hedh “ujë zjarrit”: Unë jam fitues, nuk kam pasur kurrë probleme me Conten

    De Bruyne i hedh “ujë zjarrit”: Unë jam fitues, nuk kam pasur kurrë probleme me Conten

    2 Tetor 2025

    8:15

    Alfred Lleshi

    Java e Kevin De Bruyne nuk ka njohur qetësi. Pas kritikave në transfertën e “San Siros” ndaj Milanit dhe debatit për zëvendësimin e kërkuar nga Conte, tashmë i qetësuar, belgu u rikthye protagonist në Champions League kundër Sportingut me një asist, duke arritur kuotën 26 në kompeticion dhe barazuar legjendat Zidane e Iniesta. “Nuk kam pasur asnjë problem me Conten, – theksoi ai. – Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën. Është folur shumë këto ditë, por në të vërtetë nuk kam asnjë problem. Dua vetëm të luaj dhe të kënaqem”.
    Kundër Sportingut dominoi mesfushën, por ai vlerësoi Højlund: “Bëmë një ndeshje të madhe, krijuam shumë raste. Në golin e parë prita momentin dhe hapësirën e duhur për ta shërbyer, Hojlund bëri pjesën tjetër. Po rritet shumë, ngjan me Haaland, edhe pse vjen më shpesh drejt topit. Nëse fokusohet te futjet, mund të shënojë shumë”.
    Për rolin e tij: “Vendos trajneri. Luaj ndryshe nga vitet e fundit, me moshën ndryshojnë edhe ritmet. Mund të alternohem me McTominay, secili do të gjejë vendin e vet”.

  • Conte për De Bruyne: Kush më njeh e di si e shoh disiplinën. Nëse tolerohet një herë…

    Conte për De Bruyne: Kush më njeh e di si e shoh disiplinën. Nëse tolerohet një herë…

    30 Shtator 2025

    13:45

    Alfred Lleshi

    Pas debutimit me humbje ndaj Manchester City, skuadra e tij rikthehet në Champions kundër Sporting CP në “Maradona”. Trajneri Antonio Conte u shpreh: “Është një ndeshje e rëndësishme, përballë një ekipi të madh, kampion i Portugalisë dhe pjesë e elitës. Në Manchester humbëm pas daljes me karton të kuq të Di Lorenzo, pas 16 minutash lojë. Tani duhet të reagojmë shpejt”.
    Për disfatën ndaj Milanit: “E analizuam të hënën, këtë herë luajtëm më mirë se sezonin e kaluar, madje dominuam, por nuk ishim të kujdesshëm në disa situata. Duhet të përmirësohemi, sidomos te golat e tyre”.
    Mbi gjendjen e Spinazzola dhe Olivera: “U stërvitën veçmas, shpresojmë të rikuperohen. Nuk kemi shumë alternativa, mund të luajë Elmas si mbrojtës i majtë. Nëse duhet të rrezikojmë, do ta bëjmë”. Për De Bruyne: “Rregullat nuk lidhen me një lojtar të vetëm. Kush më njeh e di si e shoh disiplinën. Nëse një herë tolerohet diçka, herën e dytë jo…”

  • Benitez: Barazimet e Juves nuk janë shenjë e mirë, Conte nuk heq dorë nga De Bruyne

    Benitez: Barazimet e Juves nuk janë shenjë e mirë, Conte nuk heq dorë nga De Bruyne

    30 Shtator 2025

    13:55

    Alfred Lleshi

    Rafael Benítez, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli mbi barazimet e Juventusit: “Nuk është shenjë e mirë, por fakti që nuk humbet e bën gotën gjysmë plot. Kundër Borussia Dortmundit u duk i humbur, por tregoi guxim në fund. Edhe me Atalantën ishte në disavantazh, por e rimori ndeshjen. Këto janë sinjale që vlejnë. Vlahovic shënon kur duhet, Koopmeiners po rikthehet me vazhdimësi”.
    Mbi Villarrealin: “Nuk është kundërshtar i lehtë. Kam respekt për Marcelino, e di që do ta përgatisë mirë ndeshjen. Netë të tilla janë sprovë. Në Spanjë, Juventusi mund ta kuptojë rolin e vet real në Europë, ndoshta edhe në kampionat”.
    Për rastin De Bruyne në “San Siro”: “Unë nuk do ta bëja çështje. Janë reagime të çastit, pas një dite gjithçka harrohet. Conte nuk do heqë dorë prej tij”.

  • A është De Bruyne si Eriksen apo Fabregas? Conte dhe talenti i pastër nuk shkojnë gjithmonë krah për krah…

    A është De Bruyne si Eriksen apo Fabregas? Conte dhe talenti i pastër nuk shkojnë gjithmonë krah për krah…

    29 Shtator 2025

    13:48

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes ndaj Milanit, në kampin e Napolit ka ngjallur debat sjellja e Kevin De Bruyne në momentin kur Conte e zëvendësoi me Elmas. Belgu reagoi me një gjest të lehtë të dorës, që menjëherë tërhoqi vëmendje. Deklarata e teknikut salentin e bëri çështjen edhe më të nxehtë: “Shpresoj të ishte i pakënaqur për rezultatin, sepse nëse bëhet fjalë për diçka tjetër, atëherë ka gjetur personin e gabuar”.
    Fjalë të forta, që sollën ndër mend precedentët mes Contes dhe lojtarëve të mëdhenj e të talentuar. Rasti i parë i njohur ishte ai i Cesc Fabregas te Chelsea. Spanjolli qëndroi gjatë në pankinë para se marrëdhënia të përmirësohej dhe të sillte sukses. Në Itali, më i freskët është kapitulli me Christian Eriksen tek Interi. Mesfushori danez nuk u bë kurrë pjesë thelbësore e planeve të Contes.
    Kulmi u arrit më 21 gusht 2020 në finalen e “Europa League”, kur preferoi Gagliardini titullar dhe e futi Eriksen vetëm në minutën e 78-të. Së fundi, Conte ka pranuar se është bërë më fleksibël taktikisht për t’u përshtatur me lojtarë të cilësisë së lartë. Te Napoli shpresojnë që ky të mos mbetet vetëm një premtim… A do të arrijë De Bruyne të bëhet pika e fortë e Contes, apo historia rrezikon të përsëritet?

  • De Bruyne nuk e priti mirë zëvendësimin, flet kapiteni: Ndodhin, mos i fryni kot gjëra të tilla

    De Bruyne nuk e priti mirë zëvendësimin, flet kapiteni: Ndodhin, mos i fryni kot gjëra të tilla

    29 Shtator 2025

    10:56

    Alfred Lleshi

    Giovanni Di Lorenzo, kapiten i Napolit, analizoi humbjen ndaj Milanit. Për të famshmin rast “De Bruyne”: “Më duket pak e tepruar të flitet për një rast. Janë gjëra që ndodhin në futboll, gjithmonë kanë ndodhur. Nuk është asgjë e rëndë, do ta diskutojmë brenda ekipit, por nuk ka ndonjë problem të veçantë. Janë situata që bëjnë pjesë në lojë”.
    Për humbjen: “Është e para në kampionat dhe dhemb, sidomos sepse, edhe me disa emergjenca në mbrojtje, prisnim një paraqitje tjetër. Mungesat nuk duhet të jenë alibi, dëmtimet bëjnë pjesë në sezon, kemi lojtarë gati për t’i zëvendësuar. Sonte na mungoi pak saktësia në pasimin final. Kishim raste që mund t’i shfrytëzonim më mirë”.
    Për detajet: “Gjithçka vendoset në dy zona. Ata ishin më konkretë para portës dhe mbrojtën mirë, sidomos në duelet ajrore. Mbrojtësit e tyre të fuqishëm fizikisht ndihmuan shumë. Ne nuk ishim mjaft të egër në disa situata, dy golat e pësuar mund të shmangeshin. Diferencën e bënë ata në momentet kyçe”.
    “De Bruyne? Shpresoj të ishte mërzitur për rezultatin, ndryshe ka gabuar adresë…”

  • Conte dhe De Bruyne, përplasje “gjelash” te Napoli? Pra, belgu po kthehet në problem…

    Conte dhe De Bruyne, përplasje “gjelash” te Napoli? Pra, belgu po kthehet në problem…

    Antonio Conte ka treguar qartë se kush e sfidon udhëheqjen e tij nuk ka vend në fushë. Rasti me Kevin De Bruyne, pas zëvendësimit, në humbjen ndaj Milanit, është ilustrativ. “Shpresoj se ishte i pakënaqur me rezultatin. Nëse ishte për ndonjë gjë tjetër, ka zgjedhur personin e gabuar”, – tha Conte. Mesazhi është i qartë: ai vendos, të tjerët ekzekutojnë, kushdo qofshin.
    Rikthimi në normalitet i marrëdhënies me De Bruyne, një profesionist shembullor dhe blerja kryesore e Napolit, është thelbësor. Nag belgu pritet diferenca, për ta bërë Napolin konkurrent serioz në kampionat dhe Champions, por deri tani, përveç 3 golave të shënuar, nuk e ka ndryshuar thelbësisht lojën e skuadrës. Për më tepër, Conte ka qenë i detyruar të rishpërndajë role, duke vendosur McTominay në pozicion që limiton efektivitetin e tij në zonën e golit.
    Pra, nuk është e sigurt që Conte do të rikthehet menjëherë te De Bruyne; mund t’i japë një pushim ose të provojë zgjidhje taktike të tjera. Për shembull, Neres solli ritëm, hapësira dhe rrezik në minutat kur luajti. Pozicioni i De Bruyne në fushë mund ta vendosë përsëri mes zëvendësimeve gjatë ndeshjes, a do ta pranojë këtë? Përgjigjja e parë do të vijë të mërkurën, në Champions kundër Sporting.

  • “Zgjedh Allegri-n para Conte-s për një arsye”, Hernanes: De Bruyne? Nuk është akoma në…

    “Zgjedh Allegri-n para Conte-s për një arsye”, Hernanes: De Bruyne? Nuk është akoma në…

    Hernanes, ish-mesfushori i Lazio-s dhe Inter-it, foli për Radio Marte dhe foli për Napolin:
    “Do të kisha dashur të luaja për Napolin. Ata janë një ekip me lojtarë të shkëlqyer, që luftojnë gjithmonë për të fituar titullin, dhe në vitet e fundit ata madje kanë filluar të fitojnë. Ata gjithmonë kanë qenë një klub i madh në Serie A.
    “Te Napoli, nëse do të luanim shah, mbretëresha duhet të ishte De Bruyne, – vazhdoi ‘Profet’, – por deri më tani ai nuk është në nivelin që njohim.
    “Anguissa erdhi si një lojtar plotësues, por ai është bërë një lojtar i rëndësishëm i cili, përveç asisteve dhe golave, po tregon gjithashtu cilësi të shkëlqyer në lojën ndërtuese.
    “Mbretëresha i bën të tre punët: ndihmon në mbrojtje, në fazën sakrifikuese, dhe gjithashtu krijon lojë dhe finalizon. Anguissa po i bën të gjitha këto.
    “Allegri apo Conte? Nuk mund të bëj një vlerësim të plotë sepse nuk kam punuar kurrë me Conte-n. Allegri është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur në karrierën time.
    “Do të doja të luaja për këtë ekip të Napoli-t plot me kampionë. Conte është një profesionist i shkëlqyer që të mëson të punosh për të fituar. Bleva librin e Conte-s dhe më pëlqen shumë shprehja: jep gjithçka dhe kërko gjithçka”.

  • Guardiola: E dija që De Bruyne do të përshtatej shpejt te Napolin

    Guardiola: E dija që De Bruyne do të përshtatej shpejt te Napolin

    17 Shtator 2025

    14:55

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli për sfidën e Champions-it ndaj Napolit dhe ish-lojtarit të tij, Kevin De Bruyne: “Pas ndeshjes, padyshim do ta takoj… Për mua impakti i tij te Napoli nuk është surprizë, lojtarët e këtij niveli përshtaten shpejt. E dija që nuk do t’i duhej shumë kohë për të performuar në nivel të lartë te kampionët e Italisë”.
    Në lidhje me Donnarumma shtoi: “Në dekadën e fundit, gjithmonë kemi pasur portierë të jashtëzakonshëm. Gigio vjen pas shumë viteve në nivele të larta dhe, vetëm 26 vjeç, është padyshim një top-portier “.
    Guardiola shtoi për Conte dhe punën e tij te Napoli: “Është trajner i klasit botëror, kudo që ka qenë ka bërë mirë, prandaj nuk jam aspak i surprizuar”.

  • Përgjigja e Juventusit ndaj Modric dhe De Bruyne…; afrimi i portugezit të Guardiolës

    Përgjigja e Juventusit ndaj Modric dhe De Bruyne…; afrimi i portugezit të Guardiolës

    17 Shtator 2025

    13:50

    Alfred Lleshi

    Juventusi po planifikon merkaton 2026, duke synuar lojtarë me kontrata të skaduara. Një nga objektivat kryesorë është Bernardo Silva i Manchester City. Mesfushori portugez, 31 vjeç, ka kontratë deri më 30 qershor 2026, aktualisht nuk ka negociata për rinovim në “Etihad”.
    Sipas “Tuttosport”, drejtori i përgjithshëm i Juventus, Damien Comolli, mund të nisë bisedimet me agjentin e Silva për të parë mundësinë e transferimit. Bernardo Silva do të përforconte ndjeshëm mesfushën e Juventusit dhe do t’i jepte mundësinë klubit të rivalizojë me Milanin dhe Napolin, të cilët këtë verë nënshkruan me yje si Luka Modric e Kevin De Bruyne.
    Silva është një profil i kërkuar nga shumë klube. Në Portugali, kandidati për president i Benfica, Joao Noronha Lopes, ka shprehur dëshirën ta transferojë që në janar, edhe pse kjo mund të jetë vetëm pjesë e fushatës elektorale.