Tag: bruyne

  • De Bruyne: Do të jem jashtë për një kohë të gjatë, udhëtimi drejt rikuperimit ka nisur

    De Bruyne: Do të jem jashtë për një kohë të gjatë, udhëtimi drejt rikuperimit ka nisur

    4 Nëntor 2025

    9:54

    Telesport

    Kevin De Bruyne, lojtari i Napoli, është rikthyer të flasë pas dëmtimit që pësoi 10 ditë më parë, menjëherë pas shënoi golin me penallti në ndeshjen kundër Inter. Mesfushori belg ndau për fansat e tij një postim në llogarinë e tij në Instagram.
    “Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini të gjithë, unë do të jem jashtë fushave për një kohë të gjatë. Lajmi i mirë është se operacioni shkoi në mënyrë perfekte. Udhëtimi im drejt rikuperimit ka filluar tashmë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet“, shkroi De Bruyne.
    Si duhet, mesfushori i ardhur këtë verë nga “citizens” do të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 muaj, pasi ai pësoi një këputje të shkallës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë. Ai pritet të rikthehet në pranverë, në kohë për Kupën e Botës.

  • De Bruyne kryen me sukses operacionin në Belgjikë, pritet të mungojë 3-4 muaj

    De Bruyne kryen me sukses operacionin në Belgjikë, pritet të mungojë 3-4 muaj

    29 Tetor 2025

    13:27

    Alfred Lleshi

    Kevin De Bruyne, i dëmtuar në ndeshjen kundër Interit, iu nënshtrua sot operacionit në Antwerp për të kuruar një lezion të rëndë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Sipas fizioterapistit të tij të besuar, Lieven Maesschalck, ndërhyrja “shkoi mirë, madje shkëlqyeshëm”. Megjithatë, mesfushori belg do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 3-4 muaj, me synimin për t’u rikthyer në fund të janarit 2026.
    Kjo është goditje e madhe për Napolin dhe trajnerin Conte, që humb një nga lojtarët me më shumë cilësi dhe alternativë të rëndësishme taktike. Sipas mediave italiane, Conte mund të rikthehet te moduli 4-3-3 për të kompensuar mungesën e tij.
    De Bruyne do të nisë që nesër fazën e parë të rikuperimit në Belgjikë, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, me synimin për t’u rikthyer në formë për pjesën e fundit të sezonit dhe Botërorin 2026.
     

  • Conte në kundërsulm: Ka nga ata që flasin dhe ikin. Arbitrat? Nuk ankohemi, por s’jemi budallenj

    Conte në kundërsulm: Ka nga ata që flasin dhe ikin. Arbitrat? Nuk ankohemi, por s’jemi budallenj

    29 Tetor 2025

    7:40

    Alfred Lleshi

    Napoli ruajti kreun e Serie A me fitoren 1-0 ndaj Lecce, falë golit të Anguissa dhe penalltisë së pritur nga Milinković-Savić. Megjithatë, Antonio Conte nuk u shfaq plotësisht i kënaqur:
    “Në këtë fillim sezoni kemi shumë dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm. U fol shumë për përforcime, por humbëm De Bruyne dhe Lukakun. Dikush thotë se po përfitojmë, kjo është absurde. Disa flasin shumë, por ndonjëherë duhet heshtur dhe pranuar që dikush kupton më shumë”.
    Trajneri kritikoi edhe qasjen e skuadrës: “Në pjesën e dytë na mungoi qartësia, duhej ta mbyllnim ndeshjen”. Në konferencë, Conte shtoi: “Ka nga ata që flasin e më pas ikin. Më vjen keq për De Bruyne. Disa tani thonë se mungesa e tij është avantazh, absurditet total. Shpresoj që ankesat e disa presidentëve të mos ndikojnë te Rocchi dhe gjyqtarët. Ne jemi të qetë, por jo budallenj”.

  • “Djajtë e kuq” tradhtojnë Conten, pas Lukakut “thyhet” edhe De Bruyne

    “Djajtë e kuq” tradhtojnë Conten, pas Lukakut “thyhet” edhe De Bruyne

    Triumfi përballë Inter u zbeh jo pak pasi Napoli duhet të bëjë tani llogaritë pa shërbimet e Kevin De Bruyne për të paktën 3-4 muaj. Mesfushori belg sapo goditi penalltinë preku me dorë kofshën e djathtë për të dalë më pas nga fusha e lojës. De Bruryne u rikthye në pankine me paterica duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një dëmtim serioz.
    Për fat të keq, rezonanca magnetike vërtetoi pikërisht atë që stafi mjekësor i druhej me shumë, një tërheqje e shkallës së parë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Me anë të një deklarata për mediat, klubi i Napolit bëri me dije se De Bruyne do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në raste të tilla, dëmtime të ngjashme kërkojnë minimalisht 3-4 muaj rikuperim. De Bruyne nuk ka humbur kohë, por ka udhëtuar menjëherë drejt Belgjikës për t’iu nënshtruar atje ndërhyrjes kirurgjikale, ashtu siç bëri edhe Lukaku.

    Sky Sport shton se tani Napoli duhet të ribëjë edhe një herë llogaritë nga e para. Në rastin e dëmtimit të Lukakut, Napoli ndërhyri në merkato duke afruar Hojlund, por me De Bruyne situata është ndryshe pasi deri në janar Conte duhet të bëjë llogaritë pa regjisorin e ekipit.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Te Napoli në ankth për De Bruyne, mesfushori belg mund të kthehet në fushë vitin tjetër

    Te Napoli në ankth për De Bruyne, mesfushori belg mund të kthehet në fushë vitin tjetër

    27 Tetor 2025

    9:29

    Telesport

    Një qytet i tërë pret sot me ankth verdiktet e analizave mjekësore të mesfushorit belg Kevin de Bruyne. Mesfushori i Napoli u dëmtua menjëherë pasi realizoi golin e parë nga penalltia, duke lënë fushën e lojës (Napoli fitoi 3-1 ndaj Inter).
    Gjithsesi, Kevin De Bruyne mund të ketë një dëmtim serioz në bicepsin femoris në kofshën e djathtë. Një problem i madh, veçanërisht duke pasur parasysh historinë mjekësore të mesfushorit belg.
    Është ajo shenjë që po e frikëson botën e Napolit. Sepse nëse ajo zonë, dhe ndoshta e njëjta shenjë e dëmtimit të vjetër do të prekeshin vërtet, rreziku i një operacioni tjetër do të bëhej praktikisht gjë e sigurt.
    Kjo do ta detyronte Kevin të qëndronte jashtë fushe për një kohë shumë të gjatë. Natyrisht që testet do të thonë të vërtetën, por ekziston një ndjenjë e fortë se viti 2025 mund të ketë mbaruar tashmë për De Bruyne.
    Sytë e tij të përlotur, dalja e tij nga fusha i ndihmuar nga mjekët e Napolit, së pari me barelë dhe pastaj me paterica, janë të gjitha shenja që tregojnë në një drejtim: një pushim të gjatë. Të paktën dy ose tre muaj, përveç nëse është i nevojshëm një operacion tjetër.

  • De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    25 Tetor 2025

    18:48

    Telesport

    Napoli po fiton 1-0 ndaj Interit në pjesën e parë, në supersfidën e javës së tetë e cila po luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
    Momenti kryesor i 45 minutave të para ishte në minutën e 30-të, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo-s dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Acerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR.
    Kevin De Bruyne tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kalon Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Bruyne është i pafat pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe tek Inter, Mkhitaryan u largua për shkak dëmtimi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napoli-n.
    SHIKOGOLIN

  • E BUJSHME! Napoli ishte pranë Neymarit në verë, pastaj doli mundësia De Bruyne dhe…

    E BUJSHME! Napoli ishte pranë Neymarit në verë, pastaj doli mundësia De Bruyne dhe…

    8 Tetor 2025

    10:12

    Alfred Lleshi

    Napoli po “fluturon” me krahët e “katërshes së mrekullive” Lobotka, Anguissa, McTominay dhe De Bruyne. Por, çfarë do të ndodhte nëse ky “katërkëndësh magjik” do të ishte zgjeruar në një “pesëshe të mrekullueshme”? Sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo mund të kishte ndodhur. Verën e kaluar, klubi napolitan mendoi seriozisht ta sillte Neymar për të luajtur në “Diego Armando Maradona”.
    Ylli brazilian, megjithëse në fazën e rënies së karrierës (pas përvojave me PSG dhe Barcelonën, dështimit për shkak të dëmtimeve tek Al Hilal dhe rikthimit te Santos), mbetet një emër që ngjall ëndrra te tifozët, sidomos për ata që kanë jetuar magjinë e dribblimeve të vetë Maradonës.
    Presidenti De Laurentiis dhe drejtori sportiv Manna ia paraqitën idenë Contes, i cili analizoi mundësinë e përfshirjes së Neymar, 33 vjeç, në sistemin e tij taktik. Në fund, megjithatë, arsyeja triumfoi: në horizont kishte dalë opsioni Kevin De Bruyne, shumë më i përshtatshëm fizikisht dhe teknikisht. Në atë moment zgjedhja u bë natyrshëm në favor të belgut.

  • Hojlund: De Bruyne është fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur

    Hojlund: De Bruyne është fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur

    7 Tetor 2025

    11:08

    Telesport

    Rikthimi në Serie A ka risjellë edhe buzëqeshjen te sulmuesi Rasmus Hojlund, që po ndihmon Napoli të mbrojë titullin kampion dhe jo vetëm. Te skuadra e drejtuar nga trajneri Conte ka ardhur edhe Kevin De Bruyne, që duket se po përshtatet mirë me Italinë.
    Ai që vlerëson mesfushorin belg është pikërisht sulmues danez, që thur lavde. “De Bruyne është një lojtar fantastik, ndoshta një nga më të mirët për të luajtur futboll. Thjesht duhet të vrapoj në hapësirë ​​dhe e di që ai do ta çojë topin atje”, deklaroi Hojlund.
    Danezi, që në kombëtare luan me një tjetër kampion si Haaland, është krahasuar me patriotin e tij, por ai qëndron me këmbë në tokë. “E vlerësoj këtë kompliment, por Erling është një nga sulmuesit më të mirë në botë tani për tani”, tha lojtari që erdhi nga Manchester United.
    “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Më është dashur të mësoj shumë gjëra të reja duke ardhur në këtë ekip. Nuk e kam gjetur ende vendin tim, por jam vërtet i lumtur me këtë grup. Mendoj se ata po më ndihmojnë çdo ditë. Një trajner si Conte është pikërisht ajo që më duhet tani në karrierën time. U takuam në kohën e duhur“, tha Hojlund.

  • “De Bruyne është lojtar i jashtëzakonshëm, sapo nuk shënon ose nuk jep asiste…”

    “De Bruyne është lojtar i jashtëzakonshëm, sapo nuk shënon ose nuk jep asiste…”

    Alessandro Del Piero, i ftuar në “Sky Sport”, komentoi paraqitjen e Kevin De Bruyne në ndeshjen ndaj Genoa, të fituar nga Napoli, falë golit të të zakonshmit Hojlund: “Sapo nuk shënon gol ose jep asist, njerëzit pyesin çfarë ndodhi.
    Ai është një nga ata që e konsiderojmë në fund të karrierës vetëm sepse largohet nga një skuadër e madhe, por në të vërtetë është mjaft i mirë, di ta menaxhojë veten, pranon sfidën me motivim të lartë, sepse u bashkua me një skuadër që sapo kishte fituar titullin. Është një lojtar i jashtëzakonshëm”.
    Në 8 ndeshjet e para të sezonit, De Bruyne ka luajtur gjithmonë; 7 herë si titullar (kundër Sassuolo, Cagliari, Fiorentina, Pisa, Sporting, Manchester City dhe Milan) dhe një herë si zëvendësues, ndaj Genoa. Kundër Manchester City, ai luajti vetëm 26 minuta për shkak të kartonit të kuq të Di Lorenzo, që detyroi Conte të bënte zëvendësime.
     

  • Haaland bëhet “xheloz” për De Bruyne, pasi pa dy asistet e kthyera në gola nga Hojlund

    Haaland bëhet “xheloz” për De Bruyne, pasi pa dy asistet e kthyera në gola nga Hojlund

    3 Tetor 2025

    12:12

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland ndoshta ka pasur një moment nostalgjie për Kevin De Bruyne, duke parë performancën e tij të mërkurën në Champions League kundër Sportingut. Belgu e bënte lojën e sulmuesit nordik më të thjeshtë, duke i shërbyer topin aty ku duhej, edhe mes një grumbulli lojtarësh. Pra, i jepte mundësi Haaland të tregonte saktësinë dhe delikatesën e prekjeve të tij.
    Sot, nga e njëjta filozofi përfiton Rasmus Højlund, ish-sulmuesi danez i Manchester United, që pas dy asistimeve të De Bruyne realizoi dy gola në Champions, duke shpërblyer kombinimin dhe inteligjencën taktike të belgut. Højlund e përshkroi këtë eksperiencë si shumë emocionuese: “E vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohem është të shkoj drejt hapësirës, që hapet para meje, sepse e di që Kevin do të më japë një pasim perfekt. Unë duhet të jem gati ta marr asistin e tij. De Bruyne është një legjendë e futbollit”.
    De Bruyne vlerësoi potencialin e Højlund: “Ka talent të jashtëzakonshëm dhe instinkt të fortë për gol, si sulmues i vërtetë. Po rritet shpejt dhe më kujton Haaland. Të dy pëlqejnë të shfrytëzojnë hapësirat pas mbrojtjeve. Højlund duhet t’i sulmojë më shpesh hapësirat, sepse mund të shënojë shumë gola”. Danezi tregoi fizikalitet, shpejtësi dhe guxim, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të krijuar nga pasimet e belgut.