Tag: bruksel

  • Çelet grup kapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Nuk përfaqësojmë një parti politike, por një komb. Shqipëria del me krenari nga kjo fazë

    Çelet grup kapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Nuk përfaqësojmë një parti politike, por një komb. Shqipëria del me krenari nga kjo fazë

    Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE-së, pohoi se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në çështjen e integrimit.

    Nga Bruskeli, Rama, në konferencë me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, deklaroi se nuk përfaqëson një parti apo bindje politike, por një komb.
    Rama: Marta është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor me zjarr dhe vullnet të fortë që na bën të ndihemi përplot energji dhe në borxh nëse nuk realizojmë në kohën e duhur. Nga ana tjetër, jam i frymëzuar nga këto muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit, ose ribashkimit, po merr. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ecur para me të njëjtin intensitet. Disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate dhe për të siguruar që ky proces të mos ndalet.
    Çfarë të them më shumë. Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë, madje me një ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë këtu parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE, më shumë se 98% e qytetarëve tanë. Ata që s’ja kanë ditur ditën që është bërë sondazhdimi, është e vështirë që ndonjë shqiptar të mendojë që BE nuk është ide e mirë.
    Dua të shtoj: qoftë loja e fortë apo ajo e butë, na kanë mësuar ‘kurrë mos merr asnjë të mirëqënë në Bruksel’; mund t’ju zhduket nga fytyra sa hap dhe mbyll sytë. Vazhdo, puno fort dhe përgjigju në çdo rrethanë me rezultate dhe përulësi; këto janë gjërat që këta njerëz i vlerësojnë më shumë. Ne, mentorin tonë, të urtët, shefat anëtarë, jemi në duart e mira, nëse nuk harrojmë që është puna e duarve tona që ka rëndësi.
    Do të bëjmë gjithçka që të jemi aty ku duhet të jemi. Edhe njëherë, mos më ngadaloni; s’kam ndërmend t’ju them tjetër veç faleminderit.

    Top Channel

  • Hapja e të gjithë kapitujve, Rama falenderon ekipin negociator: E bënë Shqipërinë krenare në Bruksel

    Hapja e të gjithë kapitujve, Rama falenderon ekipin negociator: E bënë Shqipërinë krenare në Bruksel

    Kryeministri Edi Rama vlerësoi skuadrën shqiptare të negociatave pas hapjes së kapitullit të fundit në Bruksel, duke theksuar rolin e dy drejtueseve, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni.
    Ai shprehu mirënjohje për negociatorët dhe ekipin që, sipas tij, po e bëjnë krenare Shqipërinë në një prej fazave më sfiduese të integrimit europian.
    Rama: Kjo është pjesë e skuadrës së negociatave, që drejtohen nga këto dy zonja, Majlinda dhe Adea dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, pasi u hapën të gjithë kapitujt. Dua t’i falenderoj me respekt dhe me admirim të gjithë negociatorët dhe të gjithë të tjerët që nën drejtimin e tyre e bëjnë krenare Shqipërinë këtu në Bruksel dhe nuk është e lehtë.

  • Konferenca e 7-të Ndërqeveritare! Rama në Bruksel: Hapim në kohë rekord grupkapitullin e fundit të negociatave me BE

    Konferenca e 7-të Ndërqeveritare! Rama në Bruksel: Hapim në kohë rekord grupkapitullin e fundit të negociatave me BE

    Në Bruksel zhvillohet sot Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave, “Bujqësia dhe Kohezioni”.
    Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Brukseli në rrjetet sociale, duke theksuar:
    “Hapim grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, në një kohë rekord vetëm 12 muaj.”

    Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u mbajt edhe ceremonia e hapjes së godinës së misionit të Shqipërisë në BE.
    /vizionplus.tv

  • Konferenca e 7-të Ndërqeveritare/ “Ndihem si ambasadorja e katërt e Shqipërisë në Bruksel”, Marta Kos: Kjo është shtëpia juaj e re

    Konferenca e 7-të Ndërqeveritare/ “Ndihem si ambasadorja e katërt e Shqipërisë në Bruksel”, Marta Kos: Kjo është shtëpia juaj e re

    Sot hapet grupkpatulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE.

    Komisionerja Marta Kos deklaroi se vendi ynë ka shënuar përparim dhe shtoi se BE është shtëpia e re e shqiptarëve.
    Ajo shprehet se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë përparim gjigant.
    “E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.
    Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni, ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.”, tha Marta Kos.

    Top Channel

  • Konferenca e 7-të ndërqeveritare/ Kos: Shqipëria, përparim gjigant! Rama: Dikur ishte shi e ftohtë, por sot…

    Konferenca e 7-të ndërqeveritare/ Kos: Shqipëria, përparim gjigant! Rama: Dikur ishte shi e ftohtë, por sot…

    RAMA DHE KOS

    BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Sot, 17 nëntor, do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, duke shënuar një rekord historik, pasi të gjithë kapitujt e negociatave u hapën brenda 12 muajsh. 
    Deri më tani Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër. 
    Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, ku përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka ndarë pamje nga mbrëmja e djeshme ceremoniale e çeljes së dyerve të godinës të misionit të Shqipërisë në BE.
    “MIRËMËNGJES dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos. 

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij shprehu falenderimet, teksau  shpreh se është e jashtëzakonshme që të përjetosh këtë moment.
    “Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush.”, u shpreh Rama.
    Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos tha gjatë ceremonisë në mbrëmjen e djeshme se Shqipëri po punon dhe fort dhe ka dhënë rezultate. 
    “E ndjej veten…ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk ua shpreh dot sesa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës tuaj.”, tha Kos.
    Konferenca e sotme, e shtata me radhë, është e fundit në ciklin e hapjes së të gjashtë grupkapitujve dhe pritet të hapë rrugën për përmbylljen e procesit teknik deri në vitin 2027. Pas kësaj faze, vendi do të hyjë në procesin politik të integrimit, që kërkon miratimin e anëtarësimit nga parlamentet e të 27 shteteve të BE./ZËRI

  • Sot Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel, hapet grupkapitulli i fundit me BE!

    Sot Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel, hapet grupkapitulli i fundit me BE!

    Sot në Bruksel zhvillohet konferenca e 7-të ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në tryezë do të jenë gjithashtu komisionerja Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre.
    Deri më tani Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër.
    BE ka shprehur optimizëm se vendi mund ta përmbyllë procesin e integrimit deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin si prioritet kryesor të mandatit të tij të katërt qeverisës.

  • “Jam si ambasadore e Shqipërisë në Bruksel”, Kos në hapjen e godinës së Misionit pranë BE-së: Kjo është shtëpia juaj e re

    “Jam si ambasadore e Shqipërisë në Bruksel”, Kos në hapjen e godinës së Misionit pranë BE-së: Kjo është shtëpia juaj e re

    Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbrëmja ceremoniale e hapjes së godinës, ku e pranishme ishte edhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se e ndjen veten si një ambasadore të Shqipërisë në Bruksel, duke shtuar se detyra e saj është që ta bëjë vendin tonë pjesë të shtëpisë së BE-së. Kryeministri Edi Rama vlerësoi nga ana tjetër mbështetjen e BE-së teksa tha se “dikur binte shi e bënte ftohtë jashtë” ndërsa tani është ndryshe.
    Marta Kos: E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj. Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.

  • Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj e re; Rama: Dikur ishte shi dhe ftohtë, sot është ndryshe

    Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj e re; Rama: Dikur ishte shi dhe ftohtë, sot është ndryshe

    Një prag të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ka hapur dyer në Bruksel edhe godina e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë edhe pamje nga ceremonia e hapjes.
    “Mirëmëngjes dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

    Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe komisionerja për Zgjerimin Marta Kos e cila vlerësoi progresin dhe rezultatet konkrete të vendit tonë dhe tha se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel.
    “E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.
    Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është  – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”, tha Kos.

    Nga ana e tij kryeministri Edi Rama vuri në dukje ndryshimin mes realitetit të dikurshëm dhe atij të sotëm në marrëdhëniet me BE-në, duke u shprehur se tashmë mjedisi është pozitiv dhe energjik.
    “Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush”, u shpreh Rama në ceremoni.

    Ndërsa ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Ferit Hoxha tha se vendibeson tek Europa dhe ka një qeveri të përkushtuar ndaj procesit të integrimit.
    “Është shumë komode për mua të mbroj kauzën e Shqipërisë sot, sepse përfaqësoj një vend e shoqëri që kurrë nuk e ka humbur besimin tek Europa, një qeveri me një përkushtim të patundur politik ndaj BE-së dhe e gatshme të shfrytëzojë çdo sekondë”.

  • ‘Nesër në mëngjes në Bruksel! ‘Luftar Hysa’ hap kapitullin e 4-tër të negociatave për në BE’

    ‘Nesër në mëngjes në Bruksel! ‘Luftar Hysa’ hap kapitullin e 4-tër të negociatave për në BE’

    Analisti Ylli Dylgjeri, ka ironizuar njoftimin se ditën e nesërme, qeveria shqiptare me kryeministër Edi Rama, do të hapë grupkapitullin e fundit të negociatave për në BE.

    ‘Nesër në mëngjez në Bruksel! Luftar Hysa hap kapitullin e 4-tër negociatave për në BE’, shkruan Dylgjeri në Facebook.

    Kujtojmë se para pak ditësh, biznesmeni Luftar Hysa, është dizenjuar ‘non grata’ nga DASH, pasi akuzohet për pastrim parash të kartelit meksikan Sinaloa. 

    Luftar Hysa është i njohur edhe për afrimitetin e tij me Edi Rama dhe lejen e kazionosë që ky i fundit i ka dhënë për kazinonë në Vlorë. 

  • Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

    Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

    Ky fillim jave do të shënojë edhe një hap më tej në rrugën e plotë të integrimit të vendit tonë në familjen evropiane. Të hënën në Bruksel, grupi negociator i udhëhequr nga kryeministri Rama do të ulet në konferencën e 7-të ndërqeveritare për të çelur kapitullin e fundit, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”.
    Shpejtësia me të cilën ka ecur Shqipëria, duke çelur të gjithë grupkapitujt brenda 12 muajve, është rekord në procesin e integrimit për vendet kandidate.
    Synimi madhor për qeverinë Rama është mbyllja e negociatave brenda 2027. Shqipëria do të kalojë më pas në një proces të gjatë politik për të marrë dritën jeshilë nga 27 parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian.
    Vendi ynë ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapitujt e negociatave: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse, si dhe Axhendën e Gjelbër.
    Në Bruksel ka optimizëm se brenda vitit 2030 Shqipëria do të realizojë integrimin e plotë në BE, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE prioritet të mandatit të katërt qeverisës.
    Të martën, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë folës kryesor i samitit të dytë për zgjerimin, pas atij që u zhvillua në fillim të këtij muaji.
    Në këtë samit do të flasin presidentja e KE, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndërsa nga rajoni ynë kryeministri malazez Milojko Spajiç dhe kryeparlamentarja serbe Ana Brnabiç.