Me një paraqitje të sigurt dhe të pjekur në zemër të mesfushës, Ardon Jashari ka hyrë në histori të dielën mbrëma, duke fituar trofeun e tij të parë si profesionist dhe duke i rrëmbyer Kupën e Belgjikës Anderlechtit të drejtuar nga Besnik Hasi.22-vjeçari, pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe një nga emrat në ngjitje të futbollit europian, ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes finale, ku Club Brugge triumfoi 2-1 ndaj rivalëve nga Brukseli. Jashari mbajti ritmin e lojës dhe dha qetësinë që i duhej skuadrës në një mbrëmje me tension të lartë.Romeo Vermant ishte autor i dy golave për Bruggen në minutën e 40-të dhe të 61-të, ndërsa Anderlecht reagoi vonë me golin e Luis Vazquez në kohën shtesë, por pa mundur të ndryshojë fatin e finales. Kështu, Brugge fitoi për herë të 12-të Kupën e Belgjikës, duke konfirmuar dominimin historik në këtë garë.Për Jasharin, ky nuk ishte vetëm një sukses kolektiv, por edhe një moment personal kulmor. Me 48 ndeshje në këtë sezon, 4 gola dhe 6 asistime, mesfushori me origjinë shqiptare po kalon edicionin më të mirë të karrierës, ndërsa trofeu i Kupës i shton peshë emrit të tij në arenën ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Me një paraqitje të sigurt dhe të pjekur në zemër të mesfushës, Ardon Jashari ka hyrë në histori të dielën mbrëma, duke fituar trofeun e tij të parë si profesionist dhe duke i rrëmbyer Kupën e Belgjikës Anderlechtit të drejtuar nga Besnik Hasi.22-vjeçari, pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe një nga emrat në ngjitje të futbollit europian, ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes finale, ku Club Brugge triumfoi 2-1 ndaj rivalëve nga Brukseli. Jashari mbajti ritmin e lojës dhe dha qetësinë që i duhej skuadrës në një mbrëmje me tension të lartë.Romeo Vermant ishte autor i dy golave për Bruggen në minutën e 40-të dhe të 61-të, ndërsa Anderlecht reagoi vonë me golin e Luis Vazquez në kohën shtesë, por pa mundur të ndryshojë fatin e finales. Kështu, Brugge fitoi për herë të 12-të Kupën e Belgjikës, duke konfirmuar dominimin historik në këtë garë.Për Jasharin, ky nuk ishte vetëm një sukses kolektiv, por edhe një moment personal kulmor. Me 48 ndeshje në këtë sezon, 4 gola dhe 6 asistime, mesfushori me origjinë shqiptare po kalon edicionin më të mirë të karrierës, ndërsa trofeu i Kupës i shton peshë emrit të tij në arenën ndërkombëtare.