Tag: brugge

  • Përgjigjja e Club Brugge për Jasharin vonon, por sinjali i qartë vjen nga… dhoma e zhveshjes

    Përgjigjja e Club Brugge për Jasharin vonon, por sinjali i qartë vjen nga… dhoma e zhveshjes

    “Telenovela” për transferimin e Ardon Jasharit te Milani rrezikon të ketë mbërritur në episodin vendimtar. Një “trailer” e ka dhënë Igli Tare, drejtori sportiv i kuqezinjve, i cili dje ka dhënë një deklaratë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën bëri përmbledhjen e negociatave me Club Brugge për Ardon Jasharin:
    “Jemi në marrëdhënie të mira me Brugge, kemi bërë një ofertë të mëtejshme për Jasharin, ofertë që e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe të denjë për vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë më tej”.
    Pritja – Rilançimi, pra, ka ndodhur. Milani ka rritur ofertën në 33.5 milionë euro, plus bonuse, duke kaluar shifrën fikse prej 35 milionësh, me shtesa të tjera që mund ta çojnë paketën totale në rreth 38 milionë euro. Tani pritet përgjigjja e Club Brugge. Dje ajo nuk ka mbërritur. Belgët ishin të angazhuar në ndeshjen e parë të kampionatit, në orën 18:30 kundër Genk, të cilën e fituan 2-1, edhe pa Jasharin.
    Sinjali – Sidoqoftë, një tjetër sinjal ka mbërritur. Në videon e shpërndarë nga klubi belg para ndeshjes së djeshme, nuk ka asnjë referencë për Ardon Jasharin midis dollapëve të personalizuar të lojtarëve të Club Brugge në dhomat e zhveshjes të skuadrës vendase. Mesfushori në fjalë po pret dhe shpreson që Milani të marrë dritën jeshile nga klubi i tij pas dy muajsh negociata.

  • Milan insiston për Jasharin! Tare: Kemi bërë propozim tjetër

    Milan insiston për Jasharin! Tare: Kemi bërë propozim tjetër

    Milan vazhdon të ushtrojë presion për të arritur te Ardon Jashari. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare ka bërë me dije se klubi ka bërë një tjetër ofertë te Brugge.
    “Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare.

  • E konfirmon Tare: Kemi bërë ofertë tjetër për Jasharin

    E konfirmon Tare: Kemi bërë ofertë tjetër për Jasharin

    Igli Tare, drejtor sportiv i Milanit, ka konfirmuar se klubi italian ka dërguar një ofertë të re për Ardon Jasharin te Club Brugge.
    Në një prononcim të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Tare deklaroi se kjo është oferta e fundit dhe nuk do të shkohet përtej çmimit të ofruar.
    “Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare.
    Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një ofertë prej 33.5 milionë eurosh, plus 2 ose 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

  • Milan insiston për Jasharin, trajneri i Brugge: Ikën vetëm nëse plotësohen kushtet

    Milan insiston për Jasharin, trajneri i Brugge: Ikën vetëm nëse plotësohen kushtet

    Milan insiston për Jasharin, trajneri i Brugge: Ikën vetëm nëse plotësohen kushtetMilan vazhdon të insistojë për transferimin e Ardon Jasharit. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk duken bindës me propozimet e tyre dhe për momentin, bisedimet kanë ngecur. Për këtë çështje dha mendimin e tij, tekniku i skuadrës belge, Nicky Hayen.
    “Transferimi i Jasharit? Dëgjo, nuk mu…

  • Mesfushori shqiptar kthehet në çështje te klubi belg, reagon trajner: Jashari te Milani? Shumë shpejt gjithçka do të…

    Mesfushori shqiptar kthehet në çështje te klubi belg, reagon trajner: Jashari te Milani? Shumë shpejt gjithçka do të…

    Çështja Ardon Jashari vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në ambientin e Club Brugge, por trajneri Nicky Hayen ka dhënë sinjale për qartësim të afërt.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Pro League kundër Genk, tekniku i belgëve konfirmoi rikthimin e mesfushorit me origjinë shqiptare në grupin stërvitor, duke theksuar se: “Jashari? Gjithçka do të sqarohet së shpejti.”
    Jashari kishte munguar në foton zyrtare të ekipit disa ditë më parë, duke nxitur spekulime për largimin e afërt drejt Milanit, por trajneri Hayen qetësoi situatën: “Ai është stërvitur me ne për dy ditë dhe po shkon mirë: ai sjell cilësi dhe është e këndshme të jesh me të. Ajo që ndodh mbi kokat tona është përtej kontrollit tonë, nuk jam i shqetësuar për këtë situatë.”
    Në vijim, Hayen shtoi me qartësi: “Ardon ka një kontratë deri në vitin 2029 dhe kërkesat e klubit janë të qarta: klubet që e duan atë duhet t’i plotësojnë ato. Pastaj janë dëshirat e lojtarit… dhe aty qëndron problemi. Ne duam t’u ofrojmë lojtarëve mundësinë e transferimit nëse është e duhura, gjë që fiton respektin e klubeve të tjera. Megjithatë, gjithçka do të bëhet e qartë së shpejti.”
    Ndërkohë, për të zhbllokuar ngërçin që po zgjat me javë, Milani është i gatshëm të ndryshojë strukturën e ofertës së tij, duke e mbajtur totalin prej 37 milionë euro, por me një shumë fikse prej 35 milionë eurosh dhe 2 milionë euro bonuse, duke iu afruar ndjeshëm kërkesës prej 40 milionë euro të Brugge.
    Në lidhje me mundësinë që një tjetër ofertë e Milanit të refuzohet, Hayen përfundoi: “E gjithë kjo duhet të diskutohet në një dialog të hapur. Varet nga gjendja e çështjes dhe nevojat e të gjithëve.”
    Për momentin, topi mbetet në fushën e drejtuesve të Brugge dhe Milanit, ndërsa Jashari vijon përgatitjet me grupin, në pritje të një verdikti përfundimtar.

    Top Channel

  • Igli Tare nuk e ka mbyllur ende me merkaton, Milani bën gati ofertën e radhës për mesfushorin shqiptar

    Igli Tare nuk e ka mbyllur ende me merkaton, Milani bën gati ofertën e radhës për mesfushorin shqiptar

    Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është gati të intensifikojë fushatën e saj në merkato me një tjetër goditje të rëndësishme: mesfushorin e Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari.

    Kuqezinjtë kanë çuar përpara largimin e disa emrave si Emerson Royal, Yacine Adli, Lorenzo Colombo, Ismaël Bennacer dhe Noah Okafor, duke krijuar hapësirë financiare dhe taktike për afrime të reja. Në krye të listës së dëshirave është 22-vjeçari Jashari, për të cilin Milani ka bërë një ofertë të rëndësishme: 32 milionë euro në pagesë fikse dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
    Megjithatë, kjo ofertë u refuzua nga Club Brugge, që kërkon plot 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit.
    Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, drejtuesit kuqezinj Giorgio Furlani dhe Igli Tare janë të vendosur ta mbyllin marrëveshjen dhe po përgatisin një formulë të re: do të mbajnë totalin prej 37 milionë eurosh, por do të rrisin pagesën fikse në 35 milionë dhe do të reduktojnë bonuset në vetëm 2 milionë euro.
    Dëshira e vetë Jasharit për t’u transferuar te Milani mbetet faktori kyç që po i jep optimizëm drejtuesve të klubit italian. Mesfushori me origjinë shqiptare ka refuzuar çdo ofertë tjetër, duke i dhënë përparësi vetëm kalimit në “San Siro”.
    Ai ka lënë të kuptohet qartë këtë synim, duke stërvitur veçmas ekipit të tij aktual dhe duke munguar në debutimin sezonal të Club Brugge në Superkupë.
    Negociatat vijojnë, por në Milano mbizotëron bindja se marrëveshja do të arrihet brenda pak ditësh. Me afrimin e Jasharit, kuqezinjtë synojnë të forcojnë ndjeshëm repartin e mesfushës dhe të kompletojnë një merkato verore ambicioze.

    Top Channel

  • Jashari kthehet në stërvitje me Brugge, por Milan qëndron në pritje

    Jashari kthehet në stërvitje me Brugge, por Milan qëndron në pritje

    Portali belg HLN jep përditësime mbi situatën e Ardon Jasharit. Mesfushori  është rikthyer në stërvitje me Club Brugge, megjithëse ka kryer punë të personalizuar.
    Vëmendja e Jasharit mbetet te Milani, me këta të fundit që kanë shtuar presionin te Brugge.

    Kuqezinjtë ndjekin prej kohësh futbollistin dhe janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat e palëve për të mbërritur te akordi i shumëpritur.
    Vlen gjithashtu të përmendet se lojtari nuk u ftua për Superkupën e Belgjikës, sfidë e luajtur vetëm pak ditë më parë. Jashari shënoi 3 gola dhe dhuroi 4 asiste me Brugge në sezonin e kaluar.

  • Jashari drejt kuqezinjve, trajneri i Club Brugge zbulon: Ka një marrëveshje mes lojtarit dhe klubeve

    Jashari drejt kuqezinjve, trajneri i Club Brugge zbulon: Ka një marrëveshje mes lojtarit dhe klubeve

    Samuele Ricci është pjesë e kuqezinjve, Luka Modrić gjithashtu. Prej kohësh Milani ka identifikuar përforcimin e tretë për të kompletuar mesfushën: Ardon Jashari, mesfushori i Club Brugge.
    “Telenovela” ka zgjatur prej disa kohësh, por kapitulli i fundit duket se po afrohet. Ose ndoshta ka ardhur tashmë, duke gjykuar nga deklaratat e trajnerit të belgëve, Nicky Hayen, pas fitores në Superkupën e Belgjikës ndaj Union Saint-Gilloise.
    Fjalë që hedhin dritë mbi operacionin “Jashari-Milan” dhe sugjerojnë se marrëveshja është shumë e afërt. Dhe ndoshta, gati për të marrë miratimin përfundimtar.
    Hayen, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, fillimisht deklaroi se nuk donte të përfshihej në çështjet e merkatos dhe donte të fliste vetëm për ndeshjen: “Nuk do të komentoj mbi këtë çështje”.
    Më pas, megjithatë, ndryshoi qëndrim dhe vendosi të fliste për rastin Jashari. Ai komentoi edhe sjelljen e lojtarit, i cili nuk mori pjesë në fazën përgatitore në Angli dhe mungoi në festën e fillimit të sezonit me tifozët, si dhe në foton zyrtare të skuadrës me bashkëlojtarët: “Unë nuk do të kisha reaguar në atë mënyrë. Nëse ke një kontratë, atëherë përpiqu ta respektosh deri në ditën e fundit”.
    Më tej, vetë Hayen dha një të dhënë të rëndësishme, që sugjeron se marrëveshja është afër arritjes. Ai foli për një akord, si mes Jasharit dhe Milanit, ashtu edhe mes dy klubeve: “Ka një marrëveshje mes Ardonit dhe klubeve. Do të shohim sa do të zgjasë kjo. Unë mbështes klubin 100%. Ky është një shembull i mirë për të treguar si t’i menaxhosh lojtarët më të mirë. Shpresoj të arrihet shpejt një marrëveshje, cilado qoftë ajo”.
    OFERTA E MILANITMilani dhe Club Brugge kanë qenë shumë afër prej ditësh. Kuqezinjtë kanë ofruar 32.5 milionë euro si pagesë fikse, plus 2.5 milionë euro bonuse të lehta dhe 3 milionë të tjera të lidhura me objektiva më të vështirë, për një total prej 38 milionë eurosh.
    Kërkesa e Brugge ka qenë gjithmonë pak më e lartë: 35 milionë euro si bazë fikse dhe 5 milionë bonuse, rreth 40 milionë në total. Në thelb, ndarja mes ofertës dhe kërkesës ishte pak miliona, edhe pse struktura e pagesës dhe bonuset ishin të ndryshme. Por tani fjalët e Hayen sugjerojnë se Jashari është fare pranë kalimit te Milani.
    Jashari do t’i rikthehet stërvitjes me ekipin, pasi mungoi në ndeshjen kundër Union Saint-Gilloise. Ai është në pritje të dritës jeshile për t’u transferuar në Itali, ndoshta për një shumë pak më ndryshe nga ato që përmendeshin më parë.
    Sipas “Gazzetta dello Sport”, presioni i Milanit dhe i vetë Jasharit duket se e ka lodhur klubin belg. Nëse Club Brugge më parë iu rezistonte me forcë ofertave, tani e ka ulur më në fund qasjen refuzeuse.
    Sërish sipas të njëjtit burim, “investimi përfundimtar do të jetë 30 milionë euro, plus bonuse”. Allegri shpreson ta ketë Jasharin në dispozicion që në turneun që do të zhvillohet këto ditë në rajonin e Azi-Paqësorit.

  • Rritet optimizmi për Jasharin te kuqezinjtë, Club Brugge nuk e grumbullon për Superkupën

    Rritet optimizmi për Jasharin te kuqezinjtë, Club Brugge nuk e grumbullon për Superkupën

    Për tifozët kuqezinj, kjo histori është kthyer në një “telenovelë” të pafund. Ardon Jashari dhe Milani duan njëri-tjetrin, prej javësh e ndjekin njëri-tjetrin në distancë. Pengesa kryesore? Club Brugge, i cili vazhdon të qëndrojë i palëkundur në kërkesën e tij prej 40 milionë eurosh, shumë që “Djalli” nuk ka ndërmend ta paguajë.
    Tani ka një zhvillim të ri që ndez optimizmin te kuqezinjtë: Jashari nuk ishte grumbulluar nga Brugge për Superkupën e Belgjikës kundër Saint-Gilloise. Një sinjal i fortë që konfirmon se mes lojtarit dhe klubit ka krisje serioze. Që nga fillimi i përgatitjeve, Jashari stërvitet veçmas grupit dhe së fundi ka munguar edhe në fotografinë zyrtare të skuadrës, një tjetër shenjë që e tregon si të “ndarë në shtëpi”.
    Marrëdhënia mes Milanit dhe Jasharit është e qartë, dashuri reciproke. Në kampin kuqezi nuk ka asnjë dyshim. Igli Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri e shohin mesfushorin e kombëtares zvicerane, të lindur në vitin 2002, si pjesën që mungon për të plotësuar një mesfushë të ndërtuar mbi ekuilibër dhe cilësi, përkrah Modrić, Ricci dhe Fofana.
    Oferta e Milanit mbetet e pandryshuar; 32 milionë euro + 6 milionë bonuse. Shifër që në “Casa Milan” konsiderohet më se e drejtë. Brugge, nga ana tjetër, vazhdon të kërkojë 35 milionë euro si bazë fikse dhe 5 milionë në formë bonusesh për të arritur në totalin e kërkuar prej 40 milionësh.
    Ndërkohë, tensioni mes Jasharit dhe klubit belg rritet dita-ditës. Është e pamundur të injorohet fakti se lojtari ka shpallur qartë dëshirën për t’u bashkuar me Milanin, ndërsa klubet e tjera të interesuara janë tërhequr sapo kanë mësuar se prioriteti absolut i futbollistit është “Djalli”.
    Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Igli Tare është takuar së fundi me agjentin e Jasharit për të përgatitur një “sulm të ri”, ndonëse pa e rritur ofertën. Brugge, i cili e sheh veten çdo ditë e më shumë me “shpinën pas murit”, do ta ketë gjithnjë e më të vështirë ta mbajë një lojtar të pakënaqur dhe të ikur mendërisht. Milani tashmë ka rifituar besimin dhe finishi duket më pranë se kurrë.

  • Thashethemet e merkatos, trajneri i Brugge mesazh Jasharit: Duhet të kthehet në stërvitje

    Thashethemet e merkatos, trajneri i Brugge mesazh Jasharit: Duhet të kthehet në stërvitje

    Milan vazhdon të insistojë për afrimin e nesfushorit Ardon Jashari, i cili aktivizohet në radhët e Clube Brugge.
    Jashari, përtej thashethemeve të merkatos, duhet t’i ribashkohet pjesës tjetër të skuadrës duke filluar nga e hëna. Të paktën kjo është ajo që shpreson trajneri Nicky Hayen : “Situata është shumë e qartë. Ai duhet të kthehet në stërvitje të hënën”, tha trajneri.

    “Por në futboll, gjërat mund të jenë shumë të vështira dhe kjo është një situatë vërtet komplekse. Por kam besim të plotë te klubi se ata do ta trajtojnë situatën siç duhet. Sidoqoftë, do të shohim se si do të përfundojë” -theksoi ndër të tjera tekniku.