Tag: brugge

  • Barazimi ndaj Brugge, Henry i ashpër me Barcelonën: Paraqitje e dobët

    Barazimi ndaj Brugge, Henry i ashpër me Barcelonën: Paraqitje e dobët

    Barazimi ndaj Brugge, Henry i ashpër me Barcelonën: Paraqitje e dobëtThierry Henry ka kritikuar ashpër Barcelonën, pas barazimit 3-3 ndaj Brugge në Champions.
    “Nuk dua të flas për ish-klubin tim në atë mënyrë, por gjërat duhet të thuhen me fjalë të ashpra. Nuk mund të vazhdosh të mbrohesh kështu.
    Nëse je një ekip tani, nëse nuk e ke bërë kuj…

  • Flick lë të nënkuptohet se ky lojtar ishte fajtori kryesor për dështimin ndaj Club Brugge

    Flick lë të nënkuptohet se ky lojtar ishte fajtori kryesor për dështimin ndaj Club Brugge

    Barcelona nuk mori dot më shumë se një pikë në transfertën ndaj Club Brugge, e vlefshme për raundin e 4-të në Champions League. Megjithatë, katalanasit mund të kishin dalë edhe pa pikë fare, po të mos ishte anulluar goli i Romeo Vermant në minutat shtesë.
    Hansi Flick nuk e ka fshehur dot pakënaqësinë ndaj ekipit të tij, për paraqitjen e bërë ndaj Club Brugge. Trajneri gjerman ka qenë shumë i mërzitur për gabimet në mbrojtje, veçanërisht me Jules Kounde, i cili u kritikua ashpër për një paraqitje që mund të kishte kushtuar edhe më shumë se barazimi.
    Kounde, duke luajtur si mbrojtës i djathtë, theu vijën e pozicionit të jashtë loje për golin e parë të Brugge, një gabim që shqetësoi ekipin dhe frustroi Flick.
    Përpjekja e tij për të korrigjuar gabimin me një gjuajtje që goditi traversën nuk ishte e mjaftueshme për të balancuar një performancë të paqëndrueshme. Trajneri gjerman u shpreh i pakënaqur me mungesën e përqendrimit të lojtarëve të tij dhe paralajmëroi se “nuk mund të fitosh duke u mbrojtur kështu”.
    Nuk është hera e parë që Flick ka ankesa për Kounde, ndaj jo më kot drejtuesit e klubit po mendojnë për të bërë një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë merkatos së ardhshme. Emri më i përmendur deri tani është Daniel Munoz i Crystal Palace.

  • VIDEO/ Barça surprizohet në Champions, Inter dhe City udhëheqin në pjesën e parë

    VIDEO/ Barça surprizohet në Champions, Inter dhe City udhëheqin në pjesën e parë

    Emocione dhe befasi në pjesët e para të ndeshjeve të Champions. Barcelona po pëson disfatë 2-1 ndaj Clube Brugge, në ndeshjen që luhet në Belgjikë.
    Manchester City udhëheq 2-0, ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Dortmund.

    Inter, po fiton 1-0 ndaj kazakëve debutues të Kairat Almaty. Mungon goli te Ajax-Galatasaray dhe Benfica-Leverkusen.
    Rezultatet pas 45 minutash:
    Ajax – Galatasaray 0 – 0
    Benfica – Bayer Leverkusen 0 – 0
    Club Brugge – Barcelona 2 – 1

    Inter – Kairat Almaty 1 – 0
    Manchester City – Borussia Dortmund 2 – 0
    Marseille – Atalanta 0 – 0
    Newcastle – Athletic Bilbao 1 – 0

  • VIDEO/ Brugge “kockë e fortë” për Barcelonën, në Champions ia dalin City e Inter

    VIDEO/ Brugge “kockë e fortë” për Barcelonën, në Champions ia dalin City e Inter

    Emocione dhe befasi në Champions. Barcelona barazon 3-3 ndaj Clube Brugge, në ndeshjen që u mbajt në Belgjikë.
    Manchester City triumfoi 4-1 ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Dortmund.

    Inter fiton 2-1 ndaj kazakëve debutues të Kairat Almaty.
    Në ndeshjet e tjera, Atalanta mundi 0-1 Marseille në Francë, sakaq Benfica- Leverkusen përfundoi 0-1.Rezultatet:Ajax – Galatasaray 0 – 3
    Benfica – Bayer Leverkusen 0 – 1
    Club Brugge – Barcelona 3 – 3

    Inter – Kairat Almaty 2 – 1
    Manchester City – Borussia Dortmund 4 – 1
    Marseille – Atalanta 0– 1
    Newcastle – Athletic Bilbao 2 – 0

  • 3 gola të shpejtë në Club Brugge-Barcelona, belgët duken “të frikshëm” sonte (video)

    3 gola të shpejtë në Club Brugge-Barcelona, belgët duken “të frikshëm” sonte (video)

    5 Nëntor 2025

    21:15

    Telesport

    Club Brugge-Barcelona duket se do të jetë një ndeshje spektakolare sonte, ku janë 3 gola në 16 minuta. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 5-të me Nicolo Tresoldi.
    Sulmuesi gjerman shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Carlso Forbs, i cili zuri në fasi mbrojtjen katalanase. Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas 3 minutash me Ferran Torres, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të Fermin Lopez.
    Por, belgët nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 16-të, me golin e Carlos Forbs, pas një kundërsulmi model.
    Në dy sfidat e tjera kryesore, Inter-Kairat Almaty dhe Manchester City-Dortmund, mungon ende goli.
    SHIKOGOLAT

  • Nga Karl te Kane, Bayern një makineri perfekte, “çmonton” edhe Brugge, tani Kompany i sfidon të gjithë: Të bëjmë sa më shumë pikë

    Nga Karl te Kane, Bayern një makineri perfekte, “çmonton” edhe Brugge, tani Kompany i sfidon të gjithë: Të bëjmë sa më shumë pikë

    3 fitore në 3, 9 pikë të plota, 12 gola të shënuar vetëm 2 të pësuar. Bayern Munich vijon ecurinë perfekte edhe në Champions, me “armatën” e Kompany që nuk di të ndalet këtë sezon. Ndaj Brugge i mjaftuan vetëm 34 minuta për të “çmontuar” belgët, me Harry Kane me shokë që ishin thjesht të papërmbajtshëm. Gjëja më e bukur e kësaj mbrëmje ishte Lennart Karl, me talentin 17-vjeçar që jo vetëm zbriti në fushë si titullar, por pas vetëm 4 minutash realizoi një super gol, i pari për të në Champions duke u shndërruar në lojtarin më të ri në historinë e klubit gjerman që shënon në këtë turne.
    Bayern spostoi Brugge në gjysmëfushë dhe në minutën e 14-të, Laimer futi në zonë një asist të pastër për Harry Kane, me “bomberin” anglez që e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. Bayern nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 34-të, Luis Diaz me një predhë të vërtetë brenda në zonë trefishoi shifrat.

    Në fraksionin e dytë, Kompany filloi të freskonte ekipin duke kryer 3 zëvendësime të menjëhershme, mes tyre hodhi në fushë edhe Jackson, me këtë të fundit që kompletoi “pokerin” e golave. Me këtë fitore, Bayern i bashkohet 5 ekipeve me nga 9 pikë pas xhiron së tretë në Fazën e Ligës.
    I kënaqur me këtë fitore u shfaq trajneri Kompany: “Ishte një paraqitje e mirë, mund të kishim shënuar edhe më shumë, por e rëndësishme është që mbajtëm portën të paprekur. Disa lojtarë të rinj vërtetuan se mund të na ndihmojnë këtë sezon. Në ndeshjet e ardhshme na presin rivalë si PSG apo Arsenal, por ne duam të fitojmë çdo ndeshje, të mbledhim sa më shumë pikë pasi fituesi i Champions League nuk vendoset tani”, u shpreh Kompany.
    ()
    BalkanWeb

  • VIDEO/ Bayern “shpërthen” me gola në Champions, Liverpool udhëheq në Frankfurt, Reali vuan ndaj Juves

    VIDEO/ Bayern “shpërthen” me gola në Champions, Liverpool udhëheq në Frankfurt, Reali vuan ndaj Juves

    E mërkura në Champions, në ndeshjet e 3-ta të fazës së ligës prodhoi rezultate interesante.
    Në pjesën e parë, Bayern dhuron spektakël ndaj Club Brugge, teksa po fiton 3-0.

    Chelsea po triumfon 4-1 ndaj Ajax, në sfidën që mbahet në Londër.
    Në Frankfurt, takimi mes Frankfurt dhe Liverpool është 1-3. Barazim pa gola te Atalanta-Brugge dhe Real Madrid-Juventus.
    Rezultatet pas 45 minutash:
    Atalanta- Slavia Prague 0-0
    Bayern Munich- Club Brugge KV 3-0

    Chelsea-Ajax 4-1
    Eintracht Frankfurt- Liverpool 1-3

    Monaco- Tottenham 0-0
    Real Madrid- Juventus 0-0
    Sporting CP- Marseille 0-1
    BalkanWeb

  • VIDEO/ Fitore e thellë e Bayern në Champions, Realit i mjafton një gol ndaj Juves, Liverpool dhe Chelsea të papërmbajtshëm

    VIDEO/ Fitore e thellë e Bayern në Champions, Realit i mjafton një gol ndaj Juves, Liverpool dhe Chelsea të papërmbajtshëm

    E mërkura në Champions, në ndeshjet e 3-ta të fazës së ligës prodhoi rezultate interesante.
    Në Gjermani, Bayern dhuron spektakël ndaj Club Brugge, teksa po fitoi 4-0. Chelsea triumfon 5-1 ndaj Ajax, në sfidën që mbahet në Londër.

    Në Frankfurt, takimi mes Frankfurt dhe Liverpool përfundoi 1-5. Barazim pa gola te Atalanta-Brugge, Real Madrid mundi 1-0 Juventus.
    Sporting përmbysi Marseille dhe mori 3 pikë në shtëpi, falë suksesit 2-1.
    Rezultatet finale:
    Atalanta- Slavia Prague 0-0
    Bayern Munich- Club Brugge KV 4-0

    Chelsea-Ajax 5-1
    Eintracht Frankfurt- Liverpool 1-5

    Monaco- Tottenham 0-0
    Real Madrid- Juventus 1-0
    Sporting CP- Marseille 2-1
    BalkanWeb

  • Gnabry trembi klubin, por merr lajmin e mirë! Gati për ndeshjen me Club Brugge

    Gnabry trembi klubin, por merr lajmin e mirë! Gati për ndeshjen me Club Brugge

    19 Tetor 2025

    12:52

    Telesport

    Problemi muskulor i ditëve të fundit i yllit të Bayern, Serge Gnabry, nuk është serioz. Mediat raportojnë se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Club Brugge në Champions League (të mërkurën).
    Max Eberl, pas ndeshjes me Borussia Dortmund, u shpreh: “Gnabry nuk është aq keq. Në seancën e fundit stërvitore, ai ndjeu diçka në muskuj, por ishte dhimbje të lehtë. Asgjë serioze. Do të jetë gati relativisht shpejt”.
    Bayern nuk ka shumë opsione në ofensivë. Nëse mungon Gnabry, i vetmi lojtar nga stoli është talenti Karl, sepse Musiala rikthehet në nëntor.

  • Champions me emocione/ Monaco turpërohet në Brugge, thriller i çmendur në Kopenhagë

    Champions me emocione/ Monaco turpërohet në Brugge, thriller i çmendur në Kopenhagë

    Këtë të enjte pasdite u luajtën dy ndeshje të Champions League. Monaco pësoi disfatë 4-1 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e luajtur në Belgjikë.
    Vendasit vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar me Tresoldi, Onyedika dhe Vanaken. Me këtë rezultat, francezët e patën të pamundur të reagojnë, madje diferenca u thellua edhe më shumë pas golit të Diakhon. Goli i nderit mban firmën e Ansu Fatit.
    Në Danimarkë, ndeshja mes Copenhagen dhe Leverkusen përfundoi 2-2. Ekipi i Neestrup realizoi në pjesën e parë me Larsson, ndërsa gjermanët barazuan në të 83-tën me Grimaldon. Një gol i Robert Silvas në të 87-tën “elektrizoi” stadiumin, por asgjë nuk kishte përfunduar, pasi autogoli i Hatzidiakos i dhuroi një pikë “aspirinave”.