Armando Broja ka kaluar shumë dëmtime dhe prej një kohe të gjatë tanimë, nuk po e gjen veten si dikur te Southampton kur shpërtheu me gola. Shumëkush vendosi bast se shqiptari do ta linte nivelin e lartë për shkak të këtyre problemeve dhe se do ta riniste gjithçka nga fillimi.
Megjithatë te Chelsea mendojnë ndryshe, ata nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë Brojën. Sipas raportimeve të fundit, londinezët do të kërkojnë sërish një shifër të lartë për kartonin e shqiptarit në mënyrë që ta shesin dhe nuk do të ulin asgjë sipas pretendimeve për shkakun e mungesës së golave.
Mediat britanike bëjnë të ditura se e gjithë Europa po vuan për sulmues dhe për shkak të kësaj arsye dhe karakteristikave që ka Broja, deri tani Chelsea ka parë që për shqiptarin ka ende shumë interesim. Klube brenda dhe jashtë Premier League janë të interesuar për të dhe për këtë arsye, londinezët presin të përfitojnë shumë prej tij. Kjo tregon saktësisht edhe faktin se përse Evertoni nuk do të futet në këtë garë pasi klubi i Moyes priste një ulje çmimi për të menduar më pas që të firmoste me Brojën, por situata është shumë më ndryshe. /Sport Ekspres/
Tag: brojën
-

Interes nga kudo për shqiptarin! Chelsea i befason të gjithë me Armando Brojën, nuk e lëshon lehtë sulmuesin tonë
-

A do të largohet në verë? Në mediat britanike zbulojnë planin e Evertonit me Armando Brojën, kthehet te Chelsea
A do të largohet Armando Broja në verë? Tani më shumë se kurrë ka ardhur moment që sulmuesi shqiptar të ketë një skuadër të re, që të besojë te shqiptari dhe njëkohësisht që Broja të jetë pjesë e saj dhe jo i dërguar në huazim nga Chelsea.
Në ditën e djeshme, Moyes e provoi Armando Brojën nga minuta e parë në transfertë ndaj Notingham Forest, në një ndeshje shumë të vështirë. Jo më kot, Moyes po sheh mundësinë për të investuar te shqiptari në merkaton e verës.
Ai e ka ndjekur dhe kërkuar më herët Brojën, ndërsa tani ka mundësinë ta ketë në organikë. Një ndeshje e mirë e shqiptarit, pavarësisht se Broja shkëlqen më shumë në sistemin me dy sulmuesë si te Southampton dhe Viteshe dhe jo në atë me një sulmues, si te Evertoni.
Sipas raportimeve që vijnë nga mediat britanike, deri tani Evertoni nuk do të investojë për të blerë përfundimisht kartonin e Brojës nga Chelsea dhe gjasat janë që ai të rikthehet te Evertoni. Ka ende edhe disa ndeshje të fundit për të ndryshuar këtë mendim dhe nëse Broja do të rikthehet te goli, mund të ndryshojë vendimin e klubit të Evertonit. /Sport Ekspres/ -

Moyes “mban fjalën” për Armando Brojën, sulmuesi merr më shumë hapësirë kundër Arsenalit
Pak para ndeshjes me Arsenalin, trajneri i Everton, Moyes ka folur për Armando Brojën. Tekniku e lavdëroi sulmuesin shqiptar dhe është shprehur se do të vi momenti kur Broja do ta nis një ndeshje si titullar, për të shfaqur aftësitë e tij. “Do t’i japim më shumë hapësirë për të na treguar se çfarë është i aftë që të bëjë. Ka shumë cilësi të mira, ka edhe shumë shpejtësi gjithashtu”, tha Moyes.
Menjëherë që në ndeshjen e radhës, kundër Arsenalit, Moyes e mbajti premtimin. Broja u aktivizua që në minutën e 64 dhe ishte ndërrimi i parë i trajnerit. Kështu sulmuesi kishte rreth 30 minuta kohë për të shfaqur aftësitë e tij duke pasur disa momente të mira në mbajtjen e topit dhe presionin që ushtronte për kundërshtarët, por pa pasur një mundësi reale për të kërcënuar portën e mbrojtur nga Raya. /Sport Ekspres/