Tag: british

  • Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për të prezantuar Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale në kuadër të programit Skills Upload Junior, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në avancimin e edukimit dixhital në mbarë Shqipërinë.

    Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në “Innovation Hub”, Piramida, në prani të Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone; drejtuesve të lartë të Vodafone Albania; Drejtoreshës së British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, Znj. Majlinda Mazelliu; përfaqësuesve të Ambasadës Britanike; si dhe dy Zëvendësministreve të Arsimit, Znj. Orjana Osmani dhe Znj. Herida Duro; si edhe Znj. Dorina Rapti, përfaqësuese nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar të Shqipërisë.

     

    Në nisje të aktivitetit, Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone, theksoi se ky partneritet me British Council ka për qëllim përmirësimin e aftësive dixhitale të nxënësve në shkollat e mbarë Shqipërisë. Për të mundësuar rritjen e këtyre aftësive, të dy institucionet do të krijojnë platformën e parë online, e cila do të ofrojë kurikula të veçanta të fokusuara në inteligjencën artificiale dhe mirëqenien dixhitale, njësoj si në shkollat europiane – konkretisht ato të Gjermanisë, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera ku Fondacioni Vodafone ka prezencë.

    Znj. Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e British Council, foli për kurorëzimin e këtij bashkëpunimi si një kontribut në hapjen e rrugëve të reja për nxënësit, ku ata do të mund të aftësohen për dijet e së ardhmes përmes përdorimit të teknologjisë – jo thjesht si konsumues të saj, por si inovatorë dhe zgjidhës problemesh.

    Pas nënshkrimit zyrtar, nxënësit prezantuan projekte dixhitale frymëzuese, duke demonstruar kreativitet dhe inovacion që pasqyrojnë misionin e programit: ndërtimin e një të ardhmeje dixhitale më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

    Platforma Kombëtare Dixhitale do të ofrojë përmbajtje të personalizuar dhe trajnime të dedikuara për mësuesit dhe nxënësit, me synim fuqizimin e tyre me aftësitë dixhitale thelbësore. Kjo nismë përputhet me angazhimin e Fondacionit Vodafone për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të nxitur gjithëpërfshirjen përmes teknologjisë.

     

  • “Në mbështetje të të rinjve shqiptarë”/ Presidenti Begaj, pret përfaqësi ‘British Council’:Kualifikim përmes programeve

    “Në mbështetje të të rinjve shqiptarë”/ Presidenti Begaj, pret përfaqësi ‘British Council’:Kualifikim përmes programeve

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një përfaqësi nga British Council, me të cilët bisedoi për programet në mbështetje të të rinjve shqiptarë.Presidenti Begaj u shprehu atyre mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj të rinjve në shumë fusha përmes kualifikimit përmes programeve në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
    British Council ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të universiteteve me tregun e punës, përmirësimin e mësimdhënies, kurikulave dhe në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
    Kreu i Shtetit i vlerësoi këto nisma, të cilat u mundësojnë të rinjve shqiptarë kualifikim cilësor dhe aftësi për të qenë konkurrues në tregun e punës. Ashtu si dhe në takime të tjera me fokus mbështetjen ndaj të rinjve, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që atyre t’u krijohen kushte për të investuar dijet në Shqipëri, pasi vendi ka nevojë për ta.

  • Ministri Gonxhja nis bashkëpunimin me British Council: Fuqizimi i industrisë kreative në Shqipëri

    Ministri Gonxhja nis bashkëpunimin me British Council: Fuqizimi i industrisë kreative në Shqipëri

    Në një takim të rëndësishëm që shënoi një hap të ri në bashkëpunimin ndërkombëtar, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti një delegacion të lartë nga British Council UK, të udhëhequr nga Baronesha Wendy Alexander, zëvendëskryesuese e Bordit, dhe Adrian Chadwick, drejtor rajonal për Evropën e Gjerë.
    Ky takim shërbeu si një platformë kyçe për të thelluar dialogun mbi zhvillimin e industrisë kreative në Shqipëri, duke nxjerrë në pah rëndësinë e një vizioni strategjik që integron sektorët e kulturës, audiovizualit dhe inovacionit kreativ.

    Ministri Gonxhja theksoi se fokus i bisedimeve ishin mundësitë për ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare që mbështesin artistët dhe profesionistët e rinj, si dhe krijimin e kornizave të qëndrueshme për ta fuqizuar industrinë kreative si një motor kyç ekonomik dhe social për vendin.

    “Jam i bindur se bashkëpunimi me British Council do të hapë rrugë të reja për zhvillim, edukim dhe inovacion, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale të krijimtarisë dhe kulturës,” u shpreh ministri në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah rëndësinë e këtij partneriteti për të ardhmen e industrisë kreative shqiptare.

    Ky bashkëpunim pritet të sjellë projekte konkrete dhe programe zhvillimi që do të stimulojnë krijimtarinë, do të mbështesin talentet e reja dhe do të nxisin investimet në sektorin kulturor dhe kreativ, duke forcuar kështu rolin e këtij sektori në ekonominë kombëtare dhe në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.