Tag: britanisë

  • Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

    Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nicholas Abbott, në kuadër të ndeshjes Shqipëri–Angli që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania”.
    Gjatë takimit u diskutua mbi të gjitha aspektet organizative të kësaj sfide të rëndësishme, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

    Presidenti Duka dhe Ambasadori Abbott ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë mes FSHF-së dhe institucioneve përkatëse do të sigurojë standardet më të larta të sigurisë dhe organizimit, duke synuar zhvillimin e një ndeshjeje në nivelin më të mirë.
    “Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri– Angli më 16 nëntor në ‘Air Albania’. I premtova z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, – shkroi Presidenti Duka në një status të postuar në profilet e tij në rrjetet sociale.
    © BalkanWeb

  • Armand Duka mirëpret ambasadorin e Britanisë së Madhe: Diskutuam për ndeshjen me Anglinë, i premtova organizim dinjitoz

    Armand Duka mirëpret ambasadorin e Britanisë së Madhe: Diskutuam për ndeshjen me Anglinë, i premtova organizim dinjitoz

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka vizituar sot amboentet e “Shtëpisë së Futbollit”. Armand Duka ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Instagram” se tema e diskutimit ka qenë organizimi i ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet më 16 nëntor. Kreu i FSHF-së tregon se i ka premtuar zotit Nicholas Abbott se organizimi i ndeshjes do të jetë dinjitoz.
    “Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Z. Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri Angli më 16 nëntor në “Air Albania”. I premtova Z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Qeveria e Britanisë së Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Qeveria e Britanisë së Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Gazeta britanike ‘Financial Times’ konfirmon atë qw është spekuluar prej kohësh se qeveria e re laburiste pritet të njoftojë planet që këtë muaj skemën e futjes se kartave digjitale të identifikimit, në përpjekje për të luftuar dhe pakësuar emigracionin ilegal.
    Një nga modelet që po konsiderohen është ajo e pasjes së kartave digjitale për çdo shtetas britanik dhe person që ka të drejtën e qëndrimit në Britani përmes legalizimit të statusit të tyre ligjor. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. Ish-kryeministri me jetëgjatë laburist Toni Bler në fillim të viteve 2000 tentoi aplikimin e sistemit të letrave të njoftimit, por nuk pati sukses.

    Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani, kur të bëhen verifikime, nëse kanë të drejtë të punojnë, apo nëse një person ka të drejtë të marr shtëpie ose banesë me qira, apo edhe për të verifikuar në spitale nga stafet mjekësore të statusit të emigracionit të pacienteve.

    Problem mbetet kur të huajt që jetojnë ilegalisht do mund të përdorin karta identiteti fallco të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, siç ndodh rëndom në Britani, edhe nga shqiptarë, por edhe emigrantë të ardhur nga vende të tjera.

    Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër.
    Në fillim të këtij viti Britania njoftoj për krijimin e një aplikacioni qeveritar që do u lejonte Britanikëve aksesimin e mijëra shërbimeve publike në smartphonet e tyre, pak a shume si sistemi e-Albania ne Shqipëri.

  • Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”, Presidenti amerikan: Lidhje e pathyeshme

    Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”, Presidenti amerikan: Lidhje e pathyeshme

    Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re ekonomike dhe teknologjike, të cilën kryeministri Keir Starmer e quajti “më të madhen në historinë e Britanisë, me një diferencë të madhe”.

    Sipas tij, marrëveshja përfshin investime me vlera miliarda dollarëshe në të dy anët e Atlantikut, që do të gjenerojnë mijëra vende pune dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve britanikë. “Kjo është fuqia e partneritetit tonë”, deklaroi Starmer, duke përmendur gjithashtu marrëveshjen e majit për tarifat, ku Mbretëria e Bashkuar siguroi “tarifat më të ulëta në botë në sektorët jetikë”.
    Në këtë samit u prezantua edhe partneriteti i ri në fushën e teknologjisë – “Tech Prosperity Deal”, një plan që synon të garantojë epërsi ekonomike dhe inovacion në dekadat e ardhshme. Po ashtu, është arritur një marrëveshje për energjinë bërthamore civile, që do të furnizojë me energji miliona biznese dhe do të ulë faturat e konsumatorëve.
    Nga ana e tij, Presidenti amerikan Donald Trump e përshëndeti nismën, duke e cilësuar aleancën mes dy vendeve si një “trashëgimi të paçmuar” dhe një “lidhje të pathyeshme”. Ai theksoi se SHBA dhe Britania po ndërtojnë së bashku kapacitete industriale që forcojnë jo vetëm ekonomitë, por edhe sigurinë e të dy vendeve.
    “Ky është një partneritet i natyrshëm, ndoshta më i forti në botë”, tha Trump, duke falënderuar edhe Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla për pritjen gjatë vizitës së tij të dytë shtetërore në Londër.

    Top Channel

  • Rama: Nuk ka një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Britanisë, deklarata e Farage është marrëzi

    Rama: Nuk ka një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Britanisë, deklarata e Farage është marrëzi

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti “marrëzi” pretendimin e liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”.
    Deklarata të tilla nga politikanë britanikë që lidhen me emigrancionin, Rama i konsideroi populizma si pjesë e një fushate më të gjerë dhe që ndikuan në referendumin për daljen e Britanisë nga BE, proces që njihet si Brexit.
    “Ideja se kishte një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër për të bindur popullin britanik të largohej nga BE-ja.”, tha Rama në një intervistë për radion britanike ‘Times Radio’.
    Ai shtoi se numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britani është shumë i vogël dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që shpesh përdoren në fushata politike.
    “Le të kthehemi tek të dhënat reale. Numrat dhe faktet në jetën tonë të përditshme janë bërë gjithnjë e më shumë një çështje opinioni, emocioni dhe besnikërie ndaj politikanëve që flasin për to. Por realiteti është ndryshe,” tha Rama.
    Rama gjithashtu vuri në dukje rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në tregun britanik të punës.
    “Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që do t’ju ndërtojnë shtëpitë, do t’ju shërbejnë kafenë, do të jenë shoferët e taksive?” – shtoi ai.
    Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur çështja e emigracionit vazhdon të jetë një temë e nxehtë në politikën britanike, veçanërisht për shqiptarët, të cilët shpesh përmenden në debatet për kriminalitet./ TemA

  • Anglia pezullon bashkimet familjare. Refugjatët përballen me kërkesa të reja, ndryshojnë rregullat për azilkërkuesit

    Anglia pezullon bashkimet familjare. Refugjatët përballen me kërkesa të reja, ndryshojnë rregullat për azilkërkuesit

    Bota E Martë, 2 Shtator 2025 11:02
    Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku strehohen azilkërkues.
    Në këtë klimë të tensionuar, Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, ka dalë para Parlamentit me një paketë të re masash që synon të forcojë kontrollin mbi emigracionin dhe azilin.

    Një nga ndryshimet kryesore që ajo prezantoi ka të bëjë me ribashkimin familjar të refugjatëve. Sipas rregullave të reja, ata që kërkojnë të sjellin familjarët e tyre në Britaninë e Madhe do të duhet të përmbushin disa kushte më të forta: të kenë të ardhura të mjaftueshme, të njohin gjuhën angleze dhe të kenë jetuar një periudhë minimale në vend. Cooper tha se qëllimi i këtyre masave është të ruhet një balancë mes humanizmit dhe aftësisë së shtetit për të menaxhuar integrimin.
    Një tjetër pikë që u njoftua ishte vendimi i qeverisë për të mbyllur të gjitha hotelet që aktualisht përdoren për të strehuar azilkërkues deri në vitin 2029. Cooaper shtoi se nëse sigurohet infrastruktura e nevojshme, ky proces mund të përshpejtohet.
    Përballë zërave në rritje që flasin për një largim të mundshëm të Britanisë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Sekretarja e Brendshme u shpreh qartë: “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona ndërkombëtare, ato janë thelbësore për sigurinë dhe legjitimitetin tonë.”
    Kjo paketë e re vjen si përpjekje për të qetësuar opinionin publik, por me gjasë do të ngjallë debat edhe më të madh në javët në vijim.

  • Pse u shemb perandoria britanike?

    Perandoria Britanike ishte më e madhja në historinë e njerëzimit. Në kulmin e saj në vitin 1920, ajo kishte një shtrirje prej 25 për qind të masës tokësore të botës, ose 35.5 milionë km2. Pra 4 herë më të madhe sesa sipërfaqja aktuale e SHBA-së, dhe 2 herë më të madhe sasa Rusia.

    Gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Viktoria, që nisi në vitin 1837 dhe përfundoi me vdekjen e saj më 22 janar 1901, Perandoria Britanike arriti jo vetëm kulmin e zgjerimit, por edhe një pozicion dominues në tregti, diplomaci dhe forcë ushtarake. Pra si ndodhi që ajo që njihej edhe si “Perandoria në të cilën Dielli nuk perëndon kurrë”, u shpërbë vetëm disa dekada më vonë? Ja cilat janë arsyet kryesore:

    Ishte shumë e madhe dhe shumë e kushtueshme

    Qeverisja e një territori prej 35.5 milionë km2 me një popullsi prej 538 milion njerëzish, pati një kosto shumë të madhe. Sipas politikanit britanik Denis Helej, që në vitin 1880, Perandoria Britanike po fitonte më pak sesa shpenzonte.

    Po ashtu taksapaguesi britanik paguante 2.5 herë më shumë për mbrojtjen e perandorisë, sesa qytetarët e vendeve të tjera të zhvilluara. Kjo barrë u bë shumë më e dukshme, kur Britania u detyrua të harxhonte shumë nga burimet e saj në Luftën e Parë Botërore që zhvillohej në Evropë, por edhe Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

    Lufta e Parë Botërore i rrënoi financat e Britanisë së Madhe

    Kostoja e madhe financiare e Luftës së Parë Botërore, e goditi fort Marinën Mbretërore të Britanisë, e cila u arrit shumë shpejt në madhësi nga Marina e SHBA-së dhe ajo e Japonisë. Në vitin 1921, PBB e saj ishte vetëm sa 87.1 për qind nivelit të tij të vitit 1913. Do të duhej të vinte viti 1925, që të arrihej PBB-ja e paraluftës.

    Lufta e Dytë Botërore, ishte edhe më dërrmuese në aspektin ekonomik

    Lufta e Dytë Botërore thuajse e boshatisi arkën e Britanisë së Madhe. Ekonomisti i famshëm britanik Xhon Mejnard Kejnes, negocioi në marsin e vitit 1946 marrjen e një huaje prej 3.75 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, dhe të një huaje më të vogël nga Kanadaja. Kreditë u shlyen plotësisht 60 vjet më vonë, në dhjetor 2006. Me Britaninë e falimentuar dhe të lodhur nga lufta, vëmendja e kombit ishte fokusuar mbi çështjet e brendshme dhe jo ato

    të jashtme.

    Humbjet ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore e dëmtuan prestigjin e saj

    Ndër disfatat më të rënda ishte rënia e Singaporit që ndodhi midis 8-15 shkurtit 1942. Gjatë atyre 7 ditëve, trupat japoneze të udhëhequra nga Tomojuki Jamashita, mposhtën një ushtri britanike më të madhe në numër. Vetë kryeministri britanik Uinston Çërçill e përshkroi rënien e Singaporit si “katastrofën më të rëndë dhe kapitullimin më të madh në historinë e vendit”.

    SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, e refuzuan kolonializmin evropian

    Edhe pse kishte vetë baza në Porto Riko, Filipine dhe Paqësor, Shtetet e Bashkuara nuk e miratuan modelin evropian të kolonializmit. Presidenti Herri Truman deklaroi në një rast: “Unë kam qenë gjithmonë kundër kolonializmit. Kolonializmi në çdo formë, është i urryer për amerikanët. Amerika e zhvilloi luftën e saj çlirimtare kundër kolonializmit dhe ne do ta shohim gjithmonë me simpati dhe mirëkuptim dëshirën e njerëzve kudo që të jenë të lirë nga skllavëria koloniale”.

    Ndërkohë anti-imperialistët në mbarë botën e shihnin Bashkimin Sovjetik si një burim frymëzimi. Kjo sepse anti-imperializmi, ishte një element qendror i mendimit bolshevik. Vladimir Lenini e quante imperializmin si “shkallën më të lartë të kapitalizmit”. Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik filloi të zgjerojë ndikimin e tij global në kurriz të atij britanik.

    Çërçill i humbi zgjedhjet e vitit 1945

    Përpara se të shpalleshin rezultatet e zgjedhjeve të pasluftës më 26 korrik 1945, kryeministri Uinston Çurçill ishte i bindur për fitoren. Tek e fundit ai e kishte udhëhequr vendin në fitoren e luftës më të madhe që kishte parë ndonjëherë bota. Megjithatë, ai do të humbiste përballë Partisë Laburiste të Klement Etlit, që premtoi reforma të thella sociale që përfshinin punësimin, strehimin, sigurimet shoqërore dhe kujdesin shëndetësor shtetëror.

    Qeveria e re laburiste e mbështeti pavarësinë e Indisë, kolonisë më të madhe britanike.

    Pavarësia e Indisë në vitin 1947, nxiti të gjitha kolonitë të bënin të njëjtën gjë, duke përfshirë Birmaninë, Ganën, Malajën Britanike, Qipron, Nigerinë, Singaporin, Sierra Leonen, Ugandën dhe Kenian.

    Kriza e Suezit

    Kriza nisi kur presidenti egjiptian Gamal Abdel Naser, vendosi shtetëzimin e Kanalit të Suezit, një rrugë ujore jetike e cila kishte qenë deri në atë kohë në pronësi të kompanisë së Kanalit të Suezit, një ndërmarrje britaniko-franceze.

    Kjo lëvizje e zemëroi shumë kryeministrin britanik Entoni Iden, që thuhet se deklaroi: “Unë dua rrëzimin e këtij njeriu. Nuk më intereson nëse ka anarki dhe kaos në Egjipt. Unë dua ta heq qafe Naser!”. Britania dhe Franca negociuan një plan të fshehtë pushtimi me Izraelin.

    Lufta u nis 10 brigada izraelite më 29 tetor 1956. Ndërsa forcat egjiptiane u mposhtën fillimisht nga sulmi i beftë i Izraelit, Britania dhe Franca nisën fazën tjetër të planit më 5- 6 nëntor. Ato pushtuan Port Said dhe Port Fuad dhe duke bombarduar forcat ajrore të Egjiptit.

    Por pushtimi i Britanisë u dënua me shpejtësi nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Kur OKB-ja kërcënoi me sanksione, filloi paniku ekonomik, duke shkaktuar humbjen e dhjetëra miliona paund nga rezervat e Britanisë.

    Situata u komplikua kur presidenti amerikan Ajzenhauer i bëri presion Fondit Monetar Ndërkombëtar që t’i mohonte ndihmën financiare Britanisë. Në këto kushte, Londra u tërhoq nga Suezi. Ajo ngjarje tregoi se kishte mbaruar epoka e perandorisë britanike.

    Marrë me shkurtime nga Grunge – Bota.al

  • ​Harta mesjetare e Britanisë mund të zbulojë prova të ishujve mitologjikë

    ​Harta mesjetare e Britanisë mund të zbulojë prova të ishujve mitologjikë

    Një hartë mesjetare e Britanisë mund të zbulojë prova të ishujve “të humbur prej kohësh” të detajuara në mitologjinë e Uellsit, zbulon një studim i ri.

    Studiuesit zbuluan ishujt “të zhdukur” pasi analizuan hartën 650-vjeçare të Gough, në Bibliotekën Bodleian në Universitetin e Oksfordit.

    Në zonën e njohur tani si Gjiri Cardigan, në Uells, harta tregon dy ishuj që nuk ekzistojnë më, shkruajnë bashkë-studiuesit Simon Haslett dhe Davis Willis në një studim të botuar në revistën Atlantic Geoscience.

    Ka të ngjarë që ishujt ekzistonin në shekullin e 14-të, kur një hartograf krijoi hartën dhe ishin mbetjet e një toke shumë më të madhe të njohur në mitologjinë e Uellsit si “Cantre’r Gwaelod” ose “Maes Gwyddno”.

    Për shkak të erozionit, kjo tokë përfundimisht u gëlltit nga oqeani gjatë një periudhe shekujsh, sipas mitologjisë, shkruajnë studiuesit në studim.

    Megjithatë, ndërsa disa studiues mendojnë se harta e Gough mund të jetë dëshmi e fortë e këtyre ishujve mitologjikë, jo të gjithë pajtohen me gjetjet e ekipit.

    Sipas mitologjisë së Uellsit, toka e mbytur e Cantre’r Gwaelod kishte një sundimtar përpara se ta gëlltiste oqeani.

    “Gwyddno paraqitet si sundimtari i Cantre’r Gwaelod dhe përmbytja është rezultat i neglizhencës së portierit të dehur, Seithiennin,” tha Haslett, një profesor nderi i shkencës dhe inxhinierisë pranë Universitetit Swansea në Uells dhe Willis, profesor pranë Universitetit të Oksfordit.

    Ata zbuluan se shkrimtari antik Ptolemeu (100-170 pas Krishtit në Egjiptin Romak) shkroi koordinatat në “Geographia” të tij që sugjerojnë se vija bregdetare e Gjirit Cardigan ishte më në perëndim se sa ku ndodhet tani. Përshkrimi i Ptolemeut sugjeron se vija bregdetare e Uellsit është gërryer ndjeshëm gjatë mijëvjeçarëve.

    “Ptolemeu dha një koordinatë që sugjeron që gryka e lumit Ystwyth shtrihej më në perëndim se sa është sot dhe, nëse është e saktë, atëherë mund të pritet që lumi të ketë rrjedhur nëpër një peizazh që shtrihet në perëndim të vijës bregdetare të tanishme”, tha Haslett për Live Science.

    Ekipi gjithashtu vuri në dukje se erozioni i vijës bregdetare të Gjirit të Cardigan vazhdon edhe sot, me sedimentet e bregut që janë mjaft të buta sa që oqeani mund t’i gërryejë ato gradualisht.

    Murgu britanik i shekullit të gjashtë, Gildas, vuri në dukje detin e paepur në predikimin e tij latinisht “Mbi rrënimin dhe pushtimin e Britanisë”. Në këtë predikim, Gildas përshkroi sesi njerëzit që jetonin pranë Gjirit të Cardiganit u kapën midis një force pushtuese dhe një deti të padisiplinuar.

    “Barbarët na çojnë në det; deti na kthen përsëri mbi barbarët: kështu na presin dy mënyra vdekjeje, ose jemi të vrarë ose të mbytur,” shkroi Gildas, duke përshkruar gjendjen e vështirë të atyre që u kapën në konflikt.

  • Ministri i Brendshëm pret ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot

    Ministri i Brendshëm pret ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot.
    Bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të përbashkëta të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.
    “Funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian dhe një element thelbësor i axhendës sonë të integrimit. Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët.
    Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fazë është një kontribut i çmuar për konsolidimin e këtij mekanizmi të ri institucional, si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024–2030”, shprehet Hoxha.
    Ai thekson se diskutuan për mundësitë e zgjerimit të kësaj mbështetjeje, përmes:
    -trajnimeve të avancuara për ekspertët e ZRA dhe bashkëpunëtorët institucionalë;
    -mbështetjes për takime operacionale ndërkombëtare dhe rajonale;
    -ndërtimit të kanaleve të drejtpërdrejta me homologët britanikë;
    -zhvillimit të databazës analitike të rasteve të ZRA, në përputhje me standardet më të mira britanike.