Tag: britania

  • Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Britania e Madhe: E papranueshme! Jem i kundër zgjerimit të operacioneve ushtarake

    Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Britania e Madhe: E papranueshme! Jem i kundër zgjerimit të operacioneve ushtarake

    Britania e Madhe ka reaguar ndaj planit izraelit për të pushtuar enklavën palestineze.

    Çdo përpjekje nga Izraeli për të aneksuar territorin në Gaza do të ishte “e papranueshme”, paralajmëroi sot Sekretari i Jashtëm Britanik Hamish Falconer.
    “Ne jemi kundër zgjerimit të operacioneve të Izraelit. Çdo përpjekje për të aneksuar territorin në Gaza do të ishte e papranueshme”, tha Falconer para Dhomës së Komunave.
    Më tej ai shtoi se “enklava palestineze nuk duhet të gjymtohet ose t’i nënshtrohet ndonjë ndryshimi demografik”.

    Top Channel

  • Trupat europiane brenda Ukrainës, The Times zbulon përplasjet mes aleatëve. Britania kërkon të mblidhen 64 mijë ushtarë, Italia dhe Spanja refuzojnë

    Trupat europiane brenda Ukrainës, The Times zbulon përplasjet mes aleatëve. Britania kërkon të mblidhen 64 mijë ushtarë, Italia dhe Spanja refuzojnë

    Evropa vështirë se do të arrinte të grumbullonte 25,000 trupa për një forcë “parandaluese” në Ukrainë, pasi ushtritë e saj janë të nënfinancuara dhe me mungesë personeli, kanë zbuluar burime për “The Times”.

    Gazeta britanike ka pasur një pasqyrë mbi bisedimet mes ministrave të mbrojtjes të Evropës dhe shefave ushtarakë, ndërsa diskutonin krijimin e një “koalicioni të vullnetit të mirë”.
    Admirali britanik Sir Tony Radakin, shefi i shtabit të mbrojtjes, thuhet se u ka kërkuar homologëve të tij evropianë nëse mund të organizonin një forcë me 64,000 trupa që mund të dërgohej në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje. Ai ka deklaruar se Britania mund të ofronte deri në 10,000 trupa.
    Megjithatë, në takimet pasuese, ministrat e mbrojtjes të vendeve evropiane u shprehën se nuk ka “asnjë shans” për të arritur këtë numër dhe se edhe 25,000 do të ishte “shumë e vështirë” për një përpjekje të përbashkët, sipas një burimi të pranishëm në diskutimet në Bruksel.
    Javën e kaluar, “The Times” raportoi se Britania dhe Franca janë tani më të prirura të dërgojnë trupa për trajnim në Ukrainën perëndimore, në vend të një force shumëkombëshe tokësore për të mbrojtur qytetet kryesore dhe infrastrukturën kritike, për shkak të rrezikut të lartë.
    Në vend të kësaj, përqendrimi i angazhimit të sigurisë ndaj Ukrainës do të jetë te rindërtimi dhe riarmatimi i ushtrisë së Kievit, me mbështetje ajrore dhe detare.
    Ministrat e mbrojtjes shprehën shqetësime për synimin britanik për një forcë prej 64,000 trupash gjatë një takimi të “koalicionit të vullnetit të mirë” më 10 prill. Bisedimet vazhduan më pas në Bruksel me një grup më të vogël ministrash, ku u shprehën më hapur.
    Aleatët e afërt i shprehën qartë dyshimet e tyre sekretarit britanik të mbrojtjes John Healey, duke theksuar se një forcë e atillë do të kërkonte 256,000 trupa në total gjatë një periudhe dyvjeçare, për shkak të rotacioneve.Ministrja e mbrojtjes së Lituanisë, Dovile Sakaliene, u shpreh: “Rusia ka 800,000 trupa. Nëse nuk arrijmë dot as 64,000, nuk dukemi të dobët — jemi të dobët.”Komentet e saj u përshkruan si “shumë të fuqishme dhe frymëzuese.”
    Këto diskutime zbulojnë sa shumë mbështetet Britania dhe Evropa te SHBA për të ofruar një pengesë serioze ndaj Rusisë.
    Një pjesëmarrës në takim theksoi se do të ishte më e lehtë të angazhoheshin forcat speciale, pasi kjo nuk do të kërkonte miratim nga parlamentet përkatëse.
    Estonia dhe Finlanda kanë shprehur shqetësimin se çdo dislokim trupash do të “dobësonte” mbrojtjen e kufijve të tyre, ndërsa Polonia, Spanja dhe Italia kanë deklaruar qartë se nuk do të angazhojnë asnjë ushtar, sipas burimeve për The Times.
    “Pa angazhimin e vendeve të mëdha dhe me popullsi të madhe, kjo nismë është e destinuar të dështojë,” shtoi burimi. Franca thuhet se do të angazhojë një numër të ngjashëm trupash me Britaninë, rreth 5,000 deri në 10,000.
    Një burim i dytë, i përfshirë në diskutimet në Mbretërinë e Bashkuar, tha se edhe Finlanda dhe Gjermania janë në përgjithësi kundër dërgimit të forcave tokësore, megjithëse Berlini nuk e ka përjashtuar plotësisht një hap të tillë.
    “Kur i përjashton këto vende, prej nga do të vijë ushtria? Me të tjerët jashtë loje, do të mbetemi të ekspozuar,” theksoi burimi.
    Ai shtoi gjithashtu se Ushtria Britanike, e cila po tkurret në mënyrë të vazhdueshme, po përballet edhe me mungesa në artileri dhe probleme me “mbështetësit logjistikë”, si kamionët furnizues dhe pajisje të tjera që zakonisht i merr nga SHBA.
    Për shkak të hezitimit të vendeve evropiane për të dërguar trupa tokësore për të mbrojtur Ukrainën, ka ndodhur një ndryshim në qasjen ndaj asaj që mund të jetë roli i kësaj force në rast të një marrëveshjeje paqeje. Gjithashtu, ekzistojnë shqetësime mbi rregullat e angazhimit në rast të një sulmi nga Rusia.
    Sipas planeve më të mundshme, trajnerë ushtarakë britanikë dhe francezë do të dislokohen në Ukrainën perëndimore, për të përmbushur angazhimin për prani fizike në vend. Megjithatë, ata nuk do të jenë pranë vijës së frontit, nuk do të ruajnë instalime të rëndësishme dhe as nuk do të kenë si detyrë të mbrojnë trupat ukrainase.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar deklaroi:
    “Planifikimi operacional i avancuar brenda ‘koalicionit të vullnetit të mirë’ vazhdon për opsione në tokë, det dhe ajër, si dhe për rindërtimin e forcave të armatosura ukrainase. Ndërkohë, ne po vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për paqe, ndërsa rrisim ndihmën ushtarake për Ukrainën në përballjen me pushtimin e paligjshëm të Putinit.”

    Top Channel

  • BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë

    BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë

    Bashkimi Evropian po shqyrton pranimin e një vize pune 12-mujore për të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç, përfshirë britanikët, si pjesë e një “rivendosjeje” të marrëdhënieve me Britaninë, pothuajse një dekadë pas referendumit që çoi në Brexit.

    Në publikimin e saj, Guardian raporton se BE-ja është e gatshme të bëjë lëshime të rëndësishme në negociatat me Britaninë, në mënyrë që mijëra të rinj evropianë të mund të jetojnë dhe punojnë sërish në Mbretërinë e Bashkuar.
    Në veçanti, BE planifikon t’i vendosë si një kërkesë kyçe palës britanike futjen e një vize 12-mujore, duke i hapur rrugën qasjeve më të gjera në epokën pas Brexit.
    Në praktikë, plani do të lejojë të rinjtë britanikë dhe evropianë të udhëtojnë dhe të punojnë brenda BE-së dhe në Britani. Madje do të bëhet fjalë për “fitimin e përvojës”, një mënyrë për të shmangur shfaqjen si një fluks indirekt migrator në Britani.
    Propozimi u bë fillimisht në prill 2024, por u refuzua në atë kohë nga qeveria konservatore dhe opozita laburiste. Ai mbështetet nga vende të mëdha të BE-së, si, ndër të tjera, Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia.
    Pranimi i planit nga Britania do të ishte, siç vëren Guardian, një hap i rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë për mbrojtjen, energjinë dhe imigracionin.

    Top Channel

  • Britania do të japë 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Britania do të japë 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Britania e Madhe njoftoi të premten se Ukrainës do t’i ndahen 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në prag të samitit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën. Britania tha se, në bashkëpunim me Norvegjinë, 580 milionë dollarë do të shpenzohen për ta ndihmuar Kievin me qindra mijëra dronë luftarakë, sisteme të radarëve dhe mina antitanke, si dhe për kontrata për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara të Ukrainës. Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, do ta udhëheqin bashkërisht samitin e 27-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të premten. Në prag të takimit në Bruksel, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se çështje me rëndësi është forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit të tij. “Ukraina ka nevojë për një numër të mjaftueshëm sistemesh moderne si ato të tipit Patriot”, tha ai në një postim në rrjetet sociale. “Nevojitet një vendim politik për furnizimin e këtyre sistemeve, me qëllim mbrojtjen e qyteteve, fshatrave dhe jetës së njerëzve tanë, veçanërisht nga kërcënimi i armëve balistike të Rusisë. Partnerët tanë kanë sisteme të tilla në dispozicion”, tha Umerov. Forcat ruse e kanë përparësinë në luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt. Zyrtarët ukrainas dhe analistët ushtarakë besojnë se Rusia po përgatitet ta nisë një ofensivë të re ushtarake në javët në vijim, për ta rritur trysninë dhe për t’i forcuar pozitat e Kremlinit në bisedimet për armëpushim. Takimet e Grupit të Kontaktit për Ukrainën janë kryesuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes deri në çastin kur Donald Trump e mori detyrën si president në janar. Prej atëherë, Healey e ka marrë përsipër këtë detyrë, duke kryesuar takimin e tij të parë në shkurt. Ministria britanike e Mbrojtjes tha se paketa e re dhe “e madhe” e mbështetjes ushtarake do të dorëzohet nga furnizues britanikë dhe ukrainas për të ndihmuar në përforcimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre për t’u mbrojtur nga sulmet ruse./REL

  • Britania njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Britania njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Britania e Madhe njoftoi të premten se Ukrainës do t’i ndahen 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në prag të samitit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

    Britania tha se, në bashkëpunim me Norvegjinë, 580 milionë dollarë do të shpenzohen për ta ndihmuar Kievin me qindra mijëra dronë luftarakë, sisteme të radarëve dhe mina antitanke, si dhe për kontrata për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara të Ukrainës.
    Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, do ta udhëheqin bashkërisht samitin e 27-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të premten.
    Në prag të takimit në Bruksel, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se çështje me rëndësi është forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit të tij.
    “Ukraina ka nevojë për një numër të mjaftueshëm sistemesh moderne si ato të tipit Patriot”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.
    “Nevojitet një vendim politik për furnizimin e këtyre sistemeve, me qëllim mbrojtjen e qyteteve, fshatrave dhe jetës së njerëzve tanë – veçanërisht nga kërcënimi i armëve balistike të Rusisë. Partnerët tanë kanë sisteme të tilla në dispozicion”, tha Umerov.
    Forcat ruse e kanë përparësinë në luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt.
    Zyrtarët ukrainas dhe analistët ushtarakë besojnë se Rusia po përgatitet ta nisë një ofensivë të re ushtarake në javët në vijim, për ta rritur trysninë dhe për t’i forcuar pozitat e Kremlinit në bisedimet për armëpushim.
    Takimet e Grupit të Kontaktit për Ukrainën janë kryesuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes deri në çastin kur Donald Trump e mori detyrën si president në janar.
    Prej atëherë, Healey e ka marrë përsipër këtë detyrë, duke kryesuar takimin e tij të parë në shkurt.
    Ministria britanike e Mbrojtjes tha se paketa e re dhe “e madhe” e mbështetjes ushtarake do të dorëzohet nga furnizues britanikë dhe ukrainas për të ndihmuar në përforcimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre për t’u mbrojtur nga sulmet ruse./REL

    Top Channel

  • “Synon të zvarrisë procesin”, Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

    “Synon të zvarrisë procesin”, Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

    Britania dhe Franca e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarrit bisedimet për një armëpushim, që synojnë ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe kanë kërkuar përgjigje të shpejtë nga Moska pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të siguruar një armëpushim.

    Rusia në mënyrë efektive ka refuzuar një propozim amerikan për një ndalje të plotë të luftimeve për 30 ditë, teksa Ukraina e ka pranuar planin e Uashingtonit.
    “Sipas mendimit tonë, Putini po vazhdon të mjegullojë situatën, po vazhdon ta zvarrisë procesin”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, për gazetarët në selinë e NATO-s, duke qëndruar përkrahë homologut të tij francez, Jean-Noel Barrot.
    I dërguari i Kremlinit, që ka vizituar Uashingtonin gjatë kësaj jave për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, tha se do të duhej edhe takime të tjera për të zgjidhur çështjet e hapura.
    Kirill Dmitriev tha për gazetarët rusë “se për dialogun duhet kohë, por është duke shkuar në mënyrë pozitive dhe konstruktive”.
    Ai kritikoi atë që e quajti “fushatë të koordinuar mediale dhe përpjekje nga disa politikanë për të prishur raportet Rusi-SHBA, për të shtrembëruar atë që e thotë Rusia dhe për të paraqitur Rusinë dhe udhëheqësit e saj në një mënyrë negative”.
    Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjen shumëkombëshe të njohur si “koalicioni i vullnetit”, duke synuar krijimin e një force të sigurisë e cila do të dislokohej në Ukrainë në rast se në të ardhmen arrihet një marrëveshje armëpushimi.
    Një zyrtar i lartë ukrainas tha më herët gjatë javës tha se midis dhjetë deri në 12 vende deri më tani kanë thënë se do t’i bashkohen këtij koalicioni.
    Lammy tha se përderisa Putini duhet të pranojë një marrëveshje armëpushimi, “ai po vazhdon ta bombardojë Ukrainën. Po bombardon popullatën e saj civile, furnizimet e energjisë. Ne po e shohim se si po vepron Putini, e dimë se çfarë po bën”.
    Barrot tha se Ukraina para tre javësh ka pranuar kushtet për armëpushim, dhe tani Rusia “tani ia ka borxh SHBA-së një përgjigje”.
    “Rusia po e zvarrit procesin, po vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë, po vazhdon krimet e luftës”, tha Barrot. “Duhet të thotë ‘po’ dhe duhet të japë një përgjigje shpejt”.
    Sipas ministrit francez, Rusia nuk ka shfaqur asnjë sinjal se dëshiron të ndalë fushatën e saj ushtarake, duke kujtuar se të hënën Putini urdhëroi rekrutimin e 160.000 ushtarëve të rinj për shërbim të detyrueshëm ushtarak për një vit.
    Dy ministrat u zotuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën që të forcojë ushtrinë e saj, teksa Kievi që nga viti 2022 është duke u përballur me pushtimin e nisur nga Moska. /REL

    Top Channel

  • Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

    Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

    Britania dhe Franca e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarrit bisedimet për një armëpushim, që synojnë ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe kanë kërkuar përgjigje të shpejtë nga Moska pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të siguruar një armëpushim.

    Rusia në mënyrë efektive ka refuzuar një propozim amerikan për një ndalje të plotë të luftimeve për 30 ditë, teksa Ukraina e ka pranuar planin e Uashingtonit.

    “Sipas mendimit tonë, Putini po vazhdon të mjegullojë situatën, po vazhdon ta zvarrisë procesin”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, për gazetarët në selinë e NATO-s, duke qëndruar përkrahë homologut të tij francez, Jean-Noel Barrot.

    I dërguari i Kremlinit, që ka vizituar Uashingtonin gjatë kësaj jave për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, tha se do të duhej edhe takime të tjera për të zgjidhur çështjet e hapura.

    Kirill Dmitriev tha për gazetarët rusë “se për dialogun duhet kohë, por është duke shkuar në mënyrë pozitive dhe konstruktive”.

    Ai kritikoi atë që e quajti “fushatë të koordinuar mediale dhe përpjekje nga disa politikanë për të prishur raportet Rusi-SHBA, për të shtrembëruar atë që e thotë Rusia dhe për të paraqitur Rusinë dhe udhëheqësit e saj në një mënyrë negative”.

    Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjen shumëkombëshe të njohur si “koalicioni i vullnetit”, duke synuar krijimin e një force të sigurisë e cila do të dislokohej në Ukrainë në rast se në të ardhmen arrihet një marrëveshje armëpushimi.

    Një zyrtar i lartë ukrainas tha më herët gjatë javës tha se midis dhjetë deri në 12 vende deri më tani kanë thënë se do t’i bashkohen këtij koalicioni.

    Lammy tha se përderisa Putini duhet të pranojë një marrëveshje armëpushimi, “ai po vazhdon ta bombardojë Ukrainën. Po bombardon popullatën e saj civile, furnizimet e energjisë. Ne po e shohim se si po vepron Putini, e dimë se çfarë po bën”.

    Barrot tha se Ukraina para tre javësh ka pranuar kushtet për armëpushim, dhe tani Rusia “tani ia ka borxh SHBA-së një përgjigje”.

    “Rusia po e zvarrit procesin, po vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë, po vazhdon krimet e luftës”, tha Barrot. “Duhet të thotë ‘po’ dhe duhet të japë një përgjigje shpejt”.

    Sipas ministrit francez, Rusia nuk ka shfaqur asnjë sinjal se dëshiron të ndalë fushatën e saj ushtarake, duke kujtuar se të hënën Putini urdhëroi rekrutimin e 160.000 ushtarëve të rinj për shërbim të detyrueshëm ushtarak për një vit.

    Dy ministrat u zotuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën që të forcojë ushtrinë e saj, teksa Kievi që nga viti 2022 është duke u përballur me pushtimin e nisur nga Moska.

  • “Ç’punë ka Britania me zgjedhjet në Shqipëri?”,  Manjani: Po Ambasadën ruse kur do ta informojmë?

    “Ç’punë ka Britania me zgjedhjet në Shqipëri?”,  Manjani: Po Ambasadën ruse kur do ta informojmë?

    “E ç’a pastaj?! Ç’lajm është ky?!
    Pastaj ç’punë ka Ambasada britanike që dashka të dijë si po përgatiten zgjedhjet këtu?!
    Britania nuk është as OSBE/ODIHR, as Këshilli i Europës e as Bashkimi Europian.  Pse u dashka raportuar se si po ecin zgjedhjet këtu?!
    Dua të them se Britania nuk ka asnjë mision monitorues në shtetin shqiptar. Ambasada e Britanisë funksionon vetëm  mbi bazën e një agreement-i dypalësh për interes reciprok, si të gjitha Ambasadat e tjera të huaja këtu.
    S’kemi pyet ndonjëherë ne se si po përgatiten zgjedhjet në Britani!!! Ambasada e shteti jonë as e ka idenë se kush është prokurori i madh i Anglisë apo komandanti i zgjedhjeve atje..
    Ambasadat informohen si gjithë të tjerët nga lajmet ose zyrat e marrëdhënieve me publikun, por jo nga drejtuesit e Institucioneve në takim zyrtar dhe me tam-tam mediadik.
    Mund t’i informohen madje, sipas kohës, interesit reciprok dhe gatishmërisë edhe nga Ministria jonë e Jashtëme.
    Ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një Ambasadë?!
    Po Ambasadën ruse kur do e informojnë?!
    Kot, po kot fare edhe takimet edhe lajmi mbi to. Madje është turp zyrtar, që tregon se sa pa dinjitet shtetëror jemi”, thotë Manjani.

  • Ministri Britanik: Britania e Madhe dënon lëvizjet ekstremiste të Dodikut

    Ministri Britanik: Britania e Madhe dënon lëvizjet ekstremiste të Dodikut

    Ministri britanik për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Stephen Doughty, deklaroi se Britania e Madhe dënon seriozisht lëvizjet ekstremiste të presidentit të Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik, të cilat, siç vlerësoi ai, kërcënojnë seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH.

    “Këto lëvizje janë antikushtetuese dhe të rrezikshme, veçanërisht për ata që jetojnë në Republika Srpska, të cilët ai pretendon se i mbron. Mbretëria e Bashkuar është plotësisht e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, si një nga garantuesit që respekton institucionet e të dy entiteteve dhe mbështet BeH si një shtet sovran dhe politikisht i pavarur,” tha Doughty në një debat parlamentar në Britani

    Ministri britanik, siç raportojnë mediat e Sarajevës, u ka kujtuar deputetëve se aktgjykimi i shkallës së parë të Gjykatës së BeH kundër Dodikut është dhënë për moszbatim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

    “Britania e Madhe qëndron qartë pas Përfaqësuesit të Lartë në BeH, pozicioni i të cilit është i padiskutueshëm dhe refuzimi i vendimeve të tij të pavarura minon sundimin e ligjit në BeH,” theksoi ai.

    Ai i quajti vendimet e Asamblesë Kombëtare të RS, të cilat ndalojnë punën e disa institucioneve shtetërore gjyqësore dhe agjencive policore në territorin e atij entiteti, kundër Dejtonit, duke paralajmëruar se ky është “një përshkallëzim serioz që kërcënon sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH”.

    Ai shtoi se Dodik “po rrit intensitetin e sulmeve ndaj shtetit dhe në këtë mënyrë rrit mundësinë e minimit të sigurisë ndërkombëtare.”

    “BeH ka institucionet dhe mekanizmat për t’iu përgjigjur kësaj dhe ne mbështesim çdo përgjigje që do t’i jepte fund kësaj krize,” theksoi mi ministri britanik.

    Ai theksoi se ka unitet në bashkësinë ndërkombëtare për, siç theksoi, lëvizjet antikushtetuese të Dodikut, duke theksuar se ekziston mundësia e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian për çështjet e politikës së jashtme, e me këtë edhe kthimin e Britanisë së Madhe në misionin EUFOR.

  • Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Mianmar

    Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Mianmar

    Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Mianmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë.
    “Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme.

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 goditi Mianmarin në mesditën e së premtes.
    “Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Mianmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin.
    “Partnerët lokalë të financuar nga Britania e Madhe tashmë po mobilizojnë një përgjigje humanitare në terren dhe kjo paketë prej 10 milionë paundësh do të forcojë përpjekjet e tyre”, shtoi ajo.
    “Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Mianmarit pas kësaj ngjarje tragjike”, tha Chapman.
    Tërmeti që goditi Mianmarin kishte një epiqendër pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke bërë që ndërtesat në shumë zona të rrëzoheshin përtokë duke shkaktuar dëme të shumta.
    Numri i të vdekurve në Mianmar deri më tani ka arritur në 1 644, me më shumë se 3 400 të plagosur, por shifrat e viktimave mund të rriten në mijëra për shkak të afërsisë së zonave të populluara me epiqendrën dhe cenueshmërisë së shumë strukturave. //a.i/ ATSH