Britania e Madhe regjistroi pranverën më të ngrohtë këtë vit dhe gjithashtu sezonin e gjashtë më të thatë që nga fillimi i regjistrimeve, tha sot Zyra Meteorologjike.
Shifrat paraprake treguan se temperatura mesatare e kësaj pranvere prej 9,5 gradë Celsius ishte mbi mesataren klimatologjike afatgjatë me 1,4 gradë Celsius – duke regjistruar sezonin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884.
“Tetë nga 10 pranverat më të ngrohta në Britaninë e Madhe janë regjistruar që nga viti 2000, dhe tre pranverat më të ngrohta që nga viti 2017”, tha agjencia.
Britania e Madhe mund të kishte regjistruar pranverën e saj më të thatë në më shumë se 100 vjet në mesin e majit, derisa vendi u përfshi nga shiu në dy javët e fundit – duke e bërë atë pranverën e gjashtë më të thatë që nga viti 1836.
Me vetëm 128,2 milimetra reshje, kjo pranverë ishte 40% nën mesataren afatgjatë dhe më e thata në më shumë se 50 vjet.
Tag: britania
-

Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit
-

Britania i përgjigjet Rusisë, Starmer bën gati 15 miliardë paund investime në armët bërthamore
Britania do të ndërtojë një seri nëndetësesh sulmuese me energji bërthamore.
Këtë do t’a shpallë sot Sir Keir Starmer, ndërsa vendos forcat e armatosura në gatishmëri lufte. Ato do të zëvendësojnë shtatë nëndetëset e klasës Astute të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat janë të pajisura me armë konvencionale, dhe do të hyjnë në funksion nga fundi i viteve 2030, duke iu bashkuar katër nëndetëseve Trident që mbajnë parandalimin bërthamor të vendit në det.
Starmer do të premtojë gjithashtu një investim prej 15 miliardë paundësh në programin sovran të armëve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar.Shpallja e kryeministrit është pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes së shumëpritur të qeverisë, që do të publikohet sot. Ai do të paraqesë planin dhjetëvjeçar të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe pritet që qeveria ta miratojë tërësisht.
Rishikimi pritet të rekomandojë që forcat e armatosura të kalojnë në gatishmëri lufte në një epokë kërcënimesh të reja, përfshirë rrezikun “e menjëhershëm dhe të ngutshëm” që paraqet Rusia.Gjatë një vizite në një kantier detar të hënën, Starmer do të shpallë se flota e re e nëndetëseve sulmuese është pjesë e ndryshimit në strategjinë e parandalimit dhe mbrojtjes së Britanisë.
John Healey, sekretari i mbrojtjes, tha se Britania duhet të jetë e përgatitur për një sulm ushtarak nga Rusia dhe se rishikimi do të dërgojë një “mesazh për Moskën” për gatishmërinë e Britanisë për të luftuar.Megjithatë, ai u tërhoq nga angazhimi për të shpenzuar 3 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2034, tre ditë pasi në një intervistë për The Times kishte thënë se nuk kishte “asnjë dyshim” se Britania do ta përmbushte këtë objektiv në parlamentin e ardhshëm.
Ai kishte thënë se do të kishte një “dekadë të sigurt të rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen”, duke shtuar: “Kjo na lejon të planifikojmë për afat të gjatë. Na lejon të përballemi me presionet.”Plani dhjetëvjeçar i mbrojtjes bazohet në një angazhim për 3 për qind dhe nuk është i përballueshëm pa të. Aktualisht, Britania shpenzon 2.3 për qind të PBB-së, që pritet të rritet në 2.5 për qind deri në prill 2027.Megjithëse u pyet gjatë intervistës për The Times, Healey nuk përmendi që objektivi prej 3 për qind ishte parë më parë si një “ambicie”. Megjithatë, ai iu kthye asaj përshkrimi në një seri intervistash të dielën me media si Times Radio.
Një burim nga Whitehall tha se “nuk kishte ndonjë ndryshim politikash” për 3 për qind dhe se Healey kishte “shprehur një mendim” në intervistën e tij për Times. Burimi tha se Healey ishte “i sigurt” se objektivi prej 3 për qind do të përmbushej në parlamentin e ardhshëm, por se ai nuk kishte mundësi të ndryshonte rregullat fiskale.Healey gjithashtu pranoi se nuk mund ta rrisë numrin e forcave të armatosura deri në parlamentin e ardhshëm. I pyetur se kur ushtria do të arrinte objektivin prej 73,000 trupash, ai tha: “E kemi ngushtuar diferencën, por ende kemi më shumë njerëz që largohen sesa që bashkohen.
“Detyra e parë është të përmbysim këtë prirje dhe pastaj dua që në parlamentin e ardhshëm të fillojmë ta rrisim numrin.”Healey tha se Rusia po e sulmon çdo ditë Britaninë në hapësirën kibernetike, por kur u pyet në emisionin e BBC-së Sunday With Laura Kuenssberg nëse priste që Moska të niste ndonjë formë të sulmit ushtarak ndaj Britanisë, ai tha: “Duhet të jemi të përgatitur, NATO duhet të jetë e përgatitur. E shohim Putinin në Ukrainë duke u përpjekur të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë… është pjesë e agresionit të shtuar rus.”Ai shtoi se kjo ishte arsyeja pse NATO dhe Mbretëria e Bashkuar “po forcojnë aftësinë tonë për të parandaluar, si dhe për t’u mbrojtur në të ardhmen”.Nëndetëset e reja sulmuese do të jenë pjesë e partneritetit të sigurisë Aukus ndërmjet Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. Nënshkruar në vitin 2021, marrëveshja u lejon tre vendeve të ndajnë teknologjinë dhe pajisjet e nevojshme për të ndërtuar nëndetëset, si dhe inteligjencën e mbledhur përmes misioneve të zbulimit.Top Channel
-

Kampe refugjatësh në Kosovë? “The Times”: Britania e Madhe do të negociojë me vendin ballkanik
Edi Rama dhe Keir Stramer
BRITANI E MADHE- Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranojë emigrantët që kanë shkuar në vendin ishullor me varka. Ky është plani më i ri i Britanisë së Madhe për të hapur “një qendër kthimi”, jashtë vendit. Sipas “The Times”, vendi i Ballkanit Perëndimor është një prej disave në një listë të shkurtër prej nëntë që po konsideroheshin. Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, ka thënë gjithashtu se vendi i saj do të ishte “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit e refuzuar të Britanisë.
Ende nuk kanë filluar bisedime zyrtare, por lihet të kuptohet se ministrat duan që të ketë bërë përparim në negociata deri në kohën kur Britania të organizojë një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Londër në vjeshtë. Në këtë takim, emigrimi i paligjshëm do të jetë çështja kryesore e axhendës. Ministrat kishin shpresuar se Shqipëria do të ishte e hapur për të pritur emigrantët e paligjshëm, por kryeministri Edi Rama e tha fjalën e tij të fundit, që ishte një “jo”. Burime qeveritare thanë se Kosova ishte një vend “i mundshëm” për ngritjen e një qendre kthimi sepse ndodhet në njërën nga rrugët kryesore të përdorura nga emigrantët e paligjshëm në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Sipas Ministrisë së Jashtme, gati 22,000 migrantë të paligjshëm përdorën rrugën e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE vitin e kaluar.
Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë, ka një popullsi prej rreth 1.6 milion banorësh dhe kufizohet me Serbinë në veri dhe lindje, Maqedoninë e Veriut në juglindje, Shqipërinë në jugperëndim dhe Malin e Zi në perëndim. Presidentja Osmani e Kosovës tha javën e kaluar se vendi i saj do të ishte i hapur ndaj idesë së pritjes së një prej qendrave të kthimit të Britanisë.
“Nuk ka pasur bisedime zyrtare me Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje. Nuk është ngritur deri më tani. Do të ishim të hapur ta diskutonim, megjithatë nuk mund të them më shumë se kaq sepse nuk i di detajet. Nuk mund të jap një përgjigje për një kërkesë që nuk është bërë deri më tani,”- tha ajo. Disa vende të tjera evropiane po eksplorojnë qendra jashtë vendit për emigrantët e paligjshëm, përfshirë Italinë, Danimarkën, Gjermaninë, Holandën dhe Zvicrën.
Sekretari i Jashtëm, David Lammy, vizitoi Kosovën muajin e kaluar ku arriti një marrëveshje për të furnizuar teknologjinë e Mbretërisë së Bashkuar me qëllim që vendi të mos përdoret nga grupet e krimit të organizuar për të kontrabanduar mallra të paligjshme dhe emigrantë që shkojnë në Britani.
Burime qeveritare kanë përjashtuar mundësinë e ndërtimit të një qendre kthimi në Ruandë, sepse Partia Laburiste nuk e sheh atë si një vend të sigurt. Burime qeveritare kanë thënë se çdo skemë e qendrës së kthimit do të duhet të përmbushë testin e Starmer për të qenë “e përballueshme, e realizueshme dhe e ligjshme”./ZËRI -

Kampe refugjatësh në Kosovë? The Times: Britania e Madhe do të negociojë me vendin ballkanik
Pas refuzimit nga Shqipëria , kryeministri britanik Keir Starmer do ti kërkoj Kosovës të pranoj ngritjen e kampeve të emigrantëve. Kështu ka bërë me dije Gazeta e njohur britanike “ The Times”.
Sipas artikullit Shteti i Ballkanit Perëndimor është përfshirë në një listë të ngushtë prej nëntë vendesh të përzgjedhura nga ministrat dhe zyrtarët si destinacione të mundshme për ngritjen e qendrave jashtë territorit britanik, ku do të dërgohen azilkërkuesit që janë refuzuar dhe kanë ezauruar të gjitha rrugët ligjore të apelimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Po ashtu presidentja e vendit Vjosa Osmani ka deklaruar më herët se vendi i saj është i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit nga Britania, por diskutimet formale ende nuk kanë nisur.Kosova shihet si një vend i përshtatshëm për shkak të pozitës së saj gjeografike përgjatë rrugëve që ndjekin emigrantët ilegalë drejt BE. Sipas të dhënave nga Frontex,mijëra emigrantë kalojnë çdo vit përmes Ballkanit Perëndimor.
Qeveria britanike synon të bëjë përparime në këtë drejtim deri në vjeshtë, kur në Londër do të mbahet një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor me fokus emigracionin ilegal.
Kryeministri britanik Keir Starmer është nën presion pasi nuk po mund të ndali numrin në rritje të emigrantëve që mbërrijnë me gomone. Deri tani janë regjistruar 13,573 emigrantë me gomone – një rekord që përfaqëson një rritje prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
/vizionplus.tv -

HRW paralajmëron: BE dhe Britania e Madhe po e shndërrojnë Ballkanin në “depo emigrantësh”
Organizata Human Rights Watch ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar po e trajtojnë Ballkanin si një “depo për emigrantët”, përmes planeve për ngritjen e qendrave të kthimit jashtë territorit të tyre. HRW u ka bërë thirrje Brukselit dhe Londrës të ndalojnë këtë qasje dhe të ndihmojnë vendet e rajonit në ndërtimin e sistemeve efektive të azilit.
Në muajt e fundit, BE-ja ka miratuar një mekanizëm që u lejon shteteve anëtare të transferojnë azilkërkues të refuzuar në vende të treta, ndërsa Britania ka nisur bisedime për ngritjen e qendrave të tilla, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor. Starmer ka përmendur Shqipërinë dhe ka njoftuar një paketë investimesh për Maqedoninë e Veriut.
HRW ka theksuar shqetësimet për sistemin e brishtë të azilit në Bosnje, ku gjatë vitit 2023 vetëm 4 persona morën statusin e refugjatit nga 147 aplikime. Sipas organizatës, shtimi i migrantëve nga vende të tjera vetëm sa do ta përkeqësonte gjendjen dhe do të rriste rrezikun e abuzimeve.OJQ-ja kërkon që përkrahja ndërkombëtare të fokusohet te përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese për mbrojtjen e migrantëve, dhe jo në zhvendosjen e përgjegjësisë tek vendet më të dobëta.
/vizionplus.tv -

Starmer u refuzua nga Shqipëria, The Times: Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranojë emigrantë si pjesë e…
Media britanike “The Times” shkruan se Mbretëria e Bashkuar do t’i kërkojë Kosovës të pranojë emigrantët që mbërrijnë me gomone, si pjesë e planeve për të hapur një seri “qendrash kthimi” jashtë vendit. Sipas artikullit, Britania po shqyrton mundësinë e krijimit të kampeve për emigrantët e refuzuar jashtë vendit dhe Kosova është një nga vendet e përzgjedhura për bisedime të mundshme.
“The Times” shkruan se Kosova ndodhet në një listë prej nëntë shtetesh, kryesisht në Ballkanin Perëndimor, ku Britania synon të dërgojë azilkërkuesit që janë refuzuar dhe kanë ezauruar të gjitha rrugët ligjore të apelimit në Mbretërinë e Bashkuar. Në artikull shkruhet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendi i saj është “i hapur” për bisedime, megjithëse ende nuk janë zhvilluar diskutime formale me qeverinë britanike.
“The Times” shton se Kosova i bashkohet vendeve si Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe disa shtete jashtë Europës në këtë iniciativë. Gjithashtu media britanike shton se Kosova shihet si një vend i përshtatshëm për shkak të pozitës së saj gjeografike përgjatë rrugëve që ndjekin emigrantët ilegalë drejt Bashkimit Europian.
“The Times” shkruan se sipas të dhënave nga Frontex, mijëra emigrantë kalojnë çdo vit përmes Ballkanit Perëndimor. Sipas artikullit, çdo marrëveshje me Britaninë do të kërkonte që kjo e fundit të paguajë për çdo azilkërkues të refuzuar që do të zhvendosej në Kosovë.
Artikulli i plotë i “The Times”:
Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranojë emigrantët që mbërrijnë me gomone, si pjesë e planeve për të hapur një seri “qendrash kthimi” jashtë vendit. Shteti i Ballkanit Perëndimor është përfshirë në një listë të ngushtë prej nëntë vendesh të përzgjedhura nga ministrat dhe zyrtarët si destinacione të mundshme për ngritjen e qendrave jashtë territorit britanik, ku do të dërgohen azilkërkuesit që janë refuzuar dhe kanë ezauruar të gjitha rrugët ligjore të apelimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjithashtu se vendi i saj do të ishte “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit nga Britania. Kosova i bashkohet Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës dhe disa vendeve jashtë Evropës që janë përfshirë në listën e vendeve që ministrat britanikë synojnë të kontaktojnë.
Ende nuk kanë nisur bisedime formale me asnjë prej këtyre vendeve, por mendohet se ministrat duan të kenë arritur përparim deri në kohën kur Britania të presë një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër gjatë vjeshtës, ku emigracioni i paligjshëm do të jetë në krye të axhendës.
Ministrat kishin shpresuar se Shqipëria do të ishte e hapur për të pritur një nga qendrat britanike të kthimit, por kryeministri Edi Rama e përjashtoi këtë mundësi javën e kaluar. Burime të larta të qeverisë britanike thanë se Kosova është një vend “i besueshëm” për ngritjen e një qendre të tillë kthimi, pasi ndodhet në një nga rrugët kryesore që përdorin emigrantët e paligjshëm në drejtim të Bashkimit Evropian. Sipas Zyrës së Jashtme britanike, rreth 22,000 migrantë të paligjshëm përdorën vitin e kaluar rrugën e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE.
Provat se migrantët kanë kaluar përmes një vendi që do të presë një qendër kthimi, shihen si një element kyç për të lehtësuar procesin ligjor të dëbimit të tyre. Mbretëria e Bashkuar do të mund të argumentojë se ata kanë pasur mundësinë të kërkojnë azil në një vend “të sigurt”, por kanë zgjedhur të mos e bëjnë. Më shumë se 3,000 migrantë hynë në BE përmes Ballkanit Perëndimor në katër muajt e parë të vitit, përfshirë 804 vetëm në prill, sipas agjencisë së kufirit të BE-së, Frontex. Shtetasit afganë, turq dhe sirianë përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre mbërritjeve.
Keir Starmer është nën presion në rritje për dështimin për të ndalur numrin në rritje të migrantëve që mbërrijnë me gomone. Deri tani kanë mbërritur 13,573 migrantë me gomone – një rekord që përfaqëson një rritje prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kosova, një nga vendet më të varfra të Evropës, ka një popullsi prej rreth 1.6 milionë banorësh dhe kufizohet me Serbinë në veri dhe lindje, Maqedoninë e Veriut në juglindje, Shqipërinë në jugperëndim dhe Malin e Zi në perëndim.
Presidentja Osmani deklaroi javën e kaluar se vendi i saj do të ishte i hapur për idenë e ngritjes së një qendre kthimi për Britaninë. “Nuk ka pasur bisedime formale me Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje. Nuk është ngritur deri tani,” tha ajo.
“Do të ishim të hapur për ta diskutuar, por nuk mund të them më shumë, pasi nuk njoh detajet. Nuk mund të jap një përgjigje për një kërkesë që nuk është bërë ende.”
Disa vende të tjera evropiane po shqyrtojnë ngritjen e qendrave të tilla jashtë territorit për migrantët e paligjshëm, përfshirë Italinë, Danimarkën, Gjermaninë, Holandën dhe Zvicrën. Çdo marrëveshje me Kosovën do të kërkonte që Britania të paguante për çdo azilkërkues të refuzuar që do të zhvendosej atje.
Kosova e ka treguar vullnetin e saj për të nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të pranuar migrantët e padëshiruar të Evropës. Në vitin 2021, ajo ra dakord për një marrëveshje prej 200 milionë eurosh me Danimarkën për të pranuar 300 të burgosur të huaj danezë, të cilët do të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit në Kosovë deri sa të dëbohen në vendin e tyre, megjithëse kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar.
David Lammy, sekretari i Jashtëm britanik, vizitoi Kosovën muajin e kaluar, ku arriti një marrëveshje për të furnizuar teknologji britanike me qëllim që të ndalohet përdorimi i territorit kosovar nga grupet e krimit të organizuar për trafik mallrash dhe migrantësh në drejtim të Britanisë.
Bashkimi Evropian njoftoi në mars se e mbështet nismën e vendeve anëtare për të ngritur qendra kthimi dhe Starmer thuhet se është i prirur për të bashkëpunuar me shtetet e tjera evropiane. Holanda është në negociata me qeverinë e Ugandës për të ngritur një qendër të tillë kthimi. Duke folur gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri në fillim të këtij muaji, kryeministri konfirmoi se qeveria britanike po ndjek idenë e ngritjes së qendrave të kthimit, duke shtuar: “Unë i shoh ato si një risi shumë të rëndësishme.”
Muajin e kaluar, “The Times” zbuloi se koncepti i qendrave të kthimit kishte fituar miratimin e UNHCR-së, agjencisë për refugjatë të OKB-së – një lëvizje që përshkruhet si vendimtare nga burime qeveritare. Yvette Cooper, ministrja e Brendshme britanike, diskutoi mundësinë e pagesës ndaj vendeve të Ballkanit për të pranuar azilkërkuesit e dështuar të Britanisë gjatë një takimi me Filippo Grandi-n, Komisionerin e Lartë për Refugjatët në OKB.
Mbështetja e UNHCR-së për këto qendra shihet si vendimtare për zbatueshmërinë e tyre, pasi ndërhyrja e saj në rastin në Gjykatën e Lartë kundër skemës së qeverisë konservatore për dërgimin e migrantëve në Ruandë, çoi në shpalljen e saj si të paligjshme. Planet e Laburistëve do të jenë të ndryshme nga skema e Konservatorëve për Ruandën, e cila ishte krijuar për të dërguar migrantët e paligjshëm në atë vend afrikan me një fluturim njëdrejtimësh brenda pak ditësh nga mbërritja në MB, pa dëgjuar fare çështjen e tyre për azil. Kjo skemë u anulua si një nga aktet e para të Starmer si kryeministër.
Burime qeveritare kanë përjashtuar mundësinë për një qendër kthimi në Ruandë, pasi qeveria laburiste nuk e konsideron atë si vend të sigurt. Burime të qeverisë kanë deklaruar gjithashtu se çdo skemë e qendrës së kthimit duhet të përmbushë tri kriteret e vendosura nga Starmer: të jetë “e përballueshme, funksionale dhe ligjore.” -

BE-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë: Do rrisim trysninë ndaj Kremlinit
Flamur
BRITANI E MADHE- Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione të reja, cak i të cilave janë dhjetëra anije të “flotës në hije” të Rusisë, e cila ndihmon Moskën t’i shmangë kufizimet e vendosura ndaj saj për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.
Si pjesë e paketës së 17-të të sanksioneve të miratuara nga BE-ja të martën, janë përmendur 189 anije, krahas ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit për disa zyrtarë dhe kompani ruse.
Në të njëjtën kohë, Britania miratoi masa që synojnë flotën e në hije në një seri prej rreth 100 sanksionesh të reja, të cilat synojnë të “rrisin trysninë” ndaj Kremlinit.
Sanksionet e miratuara nga Brukseli e çojnë në 342 numrin e përgjithshëm të anijeve të goditura nga masat ndëshkuese, sipas Këshillit të Evropës.
Sanksionet kanë të bëjnë gjithashtu edhe me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe kërcënimet hibride nga Moska, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“BE-ja ka miratuar paketën e saj të 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke shënjestruar pothuajse 200 anije të flotës në hije”, shkroi Kallas në X.
“Po përgatiten edhe më shumë sanksione kundër Rusisë. Sa më shumë të zgjasë lufta e Rusisë, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, paralajmëroi ajo.
Kompani nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të akuzuara se ndihmojnë në furnizimin e ushtrisë ruse me mallra, gjithashtu do të përballen me kufizime.
Dhjetëra zyrtarë rusë do t’i shtohen listës prej gati 2.400 personash dhe entitetesh që tashmë përballen me ndalime vizash dhe ngrirje pasurish.
Paketa përfshin gjithashtu sanksione ndaj individëve rusë për sulme kibernetike, shkelje të të drejtave të njeriut dhe akte sabotimi në Evropë.
BE-ja dhe aleatët e saj perëndimorë kanë ashpërsuar vazhdimisht masat kundër flotës në hije të cisternave ruse dhe aktorëve të lidhur me të, pasi ata përpiqen të shmangin tavanin e vendosur nga Grupi i Shtatë vendeve (G7) për çmimin e naftës ruse, i cili është në fuqi që nga fundi i vitit 2022.
Çmimet tavan u vendosën për ta lejuar shitjen e naftës ruse në vendet e treta duke përdorur shërbimet perëndimore të sigurimit përderisa çmimi nuk i kalon 60 dollarë për fuçi.
Kjo lëvizje ka filluar të ketë ndikim dhe BE-ja do të kërkojë uljen e mëtejshme të çmimit tavan gjatë një takimi të ministrave të Financave të G7-ës këtë javë në Kanada.
Eksportet e naftës dhe gazit janë një nga burimet kryesore të të ardhurave për Rusinë, me të cilat ajo e financon luftën e saj në Ukrainë.
Marrë nga REL -

BE dhe Britania propozuan sanksione të reja ndaj Rusisë, Trump: Po shqyrtojmë shumë gjëra, por do të shohim
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se po shqyrton çfarë masash do të ndërmarrë pas propozimit për sanksione të reja ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian dhe Britania.
“Po shqyrtojmë shumë gjëra, por do të shohim,” u tha Trump gazetarëve teksa largohej nga Kapitoli pas një takimi me kolegët e tij republikanë për projektligjin e ri për taksat.
Ditën e djeshme, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Zelensky dhe Putin. Pas telefonatës me presidentin rus, Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë negociata të menjëhershme për një armëpushim.Megjithatë, Kremlini e minimizoi këtë urgjencë, duke deklaruar se procesi do të marrë kohë dhe nuk janë vendosur afate të caktuara.
Trump informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë për këtë bisedë, por mbeti i pasigurt në lidhje me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, duke sugjeruar se masa të tilla mund të pengonin përparimin e mundshëm.
/vizionplus.tv -

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Britania e Madhe i ka pezulluar të martën bisedimet për tregti të lirë me Izraelin, e ka thirrur ambasadorin izraelit në takim protestues dhe ka vendosur sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, për shkak të ofensivës së re ushtarake të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite njoftoi javën e kaluar fillimin e një operacioni të ri dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli do të marrë nën kontroll të gjithë Gazën.
Izraeli e ka ndaluar hyrjen e furnizimeve mjekësore, ushqimore dhe të karburantit në Gazë që nga fillimi i marsit, dhe ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë masive si pasojë.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se ofensiva nuk është mënyra për t’i kthyer pengjet e mbetura në Gazë, bëri thirrje për t’i dhënë fund bllokadës ndaj ndihmave dhe dënoi atë që e quajti “ekstremizëm” në disa departamente të Qeverisë izraelite.
“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq përballë këtij përkeqësimi të ri. Kjo bie ndesh me parimet që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve tonë dypalëshe”, tha Lammy para ligjvënësve.
“Sinqerisht, kjo është fyerje ndaj vlerave të popullit britanik. Prandaj, sot po njoftoj se kemi pezulluar bisedimet me këtë Qeveri izraelite për një marrëveshje të re tregtare”, shtoi ai.
Britania, në një komunikatë të përbashkët me Francën dhe Kanadanë të hënën, dënoi zgjerimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe kërkoi që të hiqen kufizimet ndaj ndihmës humanitare.
Këto tri vende thanë se do të ndërmarrin “veprime të tjera konkrete” nëse ofensiva e re e Izraelit nuk ndalet.
“Dua të deklaroj sot se jemi të tmerruar nga përshkallëzimi nga ana e Izraelit”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në martën në Parlament.
“Ne përsërisim kërkesën tonë për një armëpushim si mënyra e vetme për t’i liruar pengjet; përsërisim kundërshtimin tonë ndaj vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe përsërisim kërkesën për një rritje masive të ndihmës humanitare në Gazë”, shtoi Starmer.
Britania gjithashtu sanksionoi disa individë dhe grupe në Bregun Perëndimor, për të cilët tha se ishin përfshirë në veprime të dhunshme ndaj palestinezëve.
Në vitin 2024, Britania vendosi sanksione ndaj një numri kolonësh dhe organizatash kolonësh, duke shënjestruar individë dhe grupe që sipas saj kishin sponsorizuar dhunën kundër komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor.
Shumica e vendeve i konsiderojnë të paligjshme vendbanimet hebraike të ndërtuara në tokat e pushtuara nga Izraeli gjatë luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967, dhe zgjerimi i tyre prej dekadash është një nga çështjet më të diskutueshme mes Izraelit, palestinezëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
“Ne po tregojmë përsëri se do të vazhdojmë të veprojmë kundër atyre që kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha Lammy.
Lufta tokësore dhe ajrore e Izraelit ka shkatërruar Gazën, duke zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionësh dhe duke vrarë më shumë se 53.000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.
Netanyahu ka thënë se vendi i tij është i përfshirë në një “luftë të civilizimit kundër barbarisë” dhe është zotuar se do të “vazhdojë të mbrohet me mjete të drejta deri në fitoren e përgjithshme”./REL -

Britania i pezullon bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës së re në Gazë
Britania e Madhe i ka pezulluar të martën bisedimet për tregti të lirë me Izraelin, e ka thirrur ambasadorin izraelit në takim protestues dhe ka vendosur sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, për shkak të ofensivës së re ushtarake të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite njoftoi javën e kaluar fillimin e një operacioni të ri dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli do të marrë nën kontroll të gjithë Gazën.
Izraeli e ka ndaluar hyrjen e furnizimeve mjekësore, ushqimore dhe të karburantit në Gazë që nga fillimi i marsit, dhe ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë masive si pasojë.Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se ofensiva nuk është mënyra për t’i kthyer pengjet e mbetura në Gazë, bëri thirrje për t’i dhënë fund bllokadës ndaj ndihmave dhe dënoi atë që e quajti “ekstremizëm” në disa departamente të Qeverisë izraelite.
“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq përballë këtij përkeqësimi të ri. Kjo bie ndesh me parimet që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve tonë dypalëshe”, tha Lammy para ligjvënësve.
“Sinqerisht, kjo është fyerje ndaj vlerave të popullit britanik. Prandaj, sot po njoftoj se kemi pezulluar bisedimet me këtë Qeveri izraelite për një marrëveshje të re tregtare”, shtoi ai.
Britania, në një komunikatë të përbashkët me Francën dhe Kanadanë të hënën, dënoi zgjerimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe kërkoi që të hiqen kufizimet ndaj ndihmës humanitare.
Këto tri vende thanë se do të ndërmarrin “veprime të tjera konkrete” nëse ofensiva e re e Izraelit nuk ndalet.
“Dua të deklaroj sot se jemi të tmerruar nga përshkallëzimi nga ana e Izraelit”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në martën në Parlament.
“Ne përsërisim kërkesën tonë për një armëpushim si mënyra e vetme për t’i liruar pengjet; përsërisim kundërshtimin tonë ndaj vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe përsërisim kërkesën për një rritje masive të ndihmës humanitare në Gazë”, shtoi Starmer.
Britania gjithashtu sanksionoi disa individë dhe grupe në Bregun Perëndimor, për të cilët tha se ishin përfshirë në veprime të dhunshme ndaj palestinezëve.
Në vitin 2024, Britania vendosi sanksione ndaj një numri kolonësh dhe organizatash kolonësh, duke shënjestruar individë dhe grupe që sipas saj kishin sponsorizuar dhunën kundër komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor.
Shumica e vendeve i konsiderojnë të paligjshme vendbanimet hebraike të ndërtuara në tokat e pushtuara nga Izraeli gjatë luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967, dhe zgjerimi i tyre prej dekadash është një nga çështjet më të diskutueshme mes Izraelit, palestinezëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
“Ne po tregojmë përsëri se do të vazhdojmë të veprojmë kundër atyre që kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha Lammy.
Lufta tokësore dhe ajrore e Izraelit ka shkatërruar Gazën, duke zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionësh dhe duke vrarë më shumë se 53.000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.
Netanyahu ka thënë se vendi i tij është i përfshirë në një “luftë të civilizimit kundër barbarisë” dhe është zotuar se do të “vazhdojë të mbrohet me mjete të drejta deri në fitoren e përgjithshme”./REL