Tag: britani

  • Rama i përgjigjet Farage: Shifrat për shqiptarët në burg në Britani janë absurde, hajde në Shqipëri për të parë të vërtetën!

    Rama i përgjigjet Farage: Shifrat për shqiptarët në burg në Britani janë absurde, hajde në Shqipëri për të parë të vërtetën!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama hodhi poshtë këto shifra, duke i quajtur “absurde” dhe shembull klasik të propagandës post-Brexit.
    “Upsss… vetë z. Nigel Farage më sfidoi për faktet! Çfarë nderi — për një ‘burrë gjigand’, siç më përshkroi ai (duke pasur parasysh që vij nga një ‘vend i vogël’)”, shkruan Rama me ironi, duke e sfiduar Farage për të verifikuar faktet.

    Rama thekson se të dhënat reale nuk mbështesin aspak deklaratën e Farage dhe se kriminaliteti në radhët e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk është më i lartë se ai mes vetë britanikëve — ndoshta madje edhe më i ulët.
    Ai i propozon Farage-it një sfidë publike: “Nëse pretendimi juaj ‘1 në 50’ del i saktë — angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht. Por nëse del që shifra është thjesht karburant për tabloide, atëherë ju ftoj në Shqipëri si i ftuar nderi.”
    Rama mbyll reagimin e tij me një ftesë për Farage: Të vijë në Shqipëri, të përjetojë mikpritjen shqiptare dhe të njohë realitetin përtej stereotipeve. “Hajde, Nigel. Edhe nëse humb në kontrollin e fakteve, fiton një komb të tërë miqsh për gjithë jetën”, përfundon Rama.

    https://t.co/5yfTLPfoAB
    Ooopsss… Mr.@Nigel_Farage himself has just challenged me on the facts!
    What an honor — for a “giant man,” as he described me (meaning, of course, from a “tiny country”) — to earn the attention of Britain’s unrivaled virtuoso of headline politics.
    He…
    — Edi Rama (@ediramaal) June 27, 2025

  • “1 në 50 shqiptarë në burg”, Rama sfidon deputetin britanik: Nëse ke të drejtë, i marr të gjithë nëse jo hajde në Shqipëri

    “1 në 50 shqiptarë në burg”, Rama sfidon deputetin britanik: Nëse ke të drejtë, i marr të gjithë nëse jo hajde në Shqipëri

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik dhe mbështetësit të Brexit-it, Nigel Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”. Rama e ka cilësuar këtë si një gënjeshtër të tejfryrë dhe i ka bërë thirrje për një përballje publike me fakte.

    Në një postim të gjatë, Rama ironizoi deklaratat e Farage dhe shprehu gatishmërinë që, nëse shifra rezulton e vërtetë, të marrë personalisht të gjithë shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Nga ana tjetër, nëse shifra rezulton e rreme, i ofron Farage-it një ftesë zyrtare për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur nga afër me vendin dhe mikpritjen shqiptare.
    Kryeministri theksoi se kriminaliteti mes shqiptarëve në Britani nuk është më i lartë se mesatarja britanike dhe se shumë shqiptarë ndodhen në burg për shkak të një sistemi të padrejtë emigracioni. Ai e sfidoi Farage-in për një “verifikim faktesh”, duke nënvizuar nevojën për debat mbi bazë të të dhënave reale dhe jo sensacionalizmit mediatik.

    Postimi i plote:Upsss… vetë z.Nigel Farage më sfidoi për faktet!
    Çfarë nderi — për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke pasur parasysh, natyrisht, që vij nga një “vend i vogël”) — të tërheq vëmendjen e mjeshtrit të padiskutueshëm të politikës me tituj në Britani.
    Ai tha — dhe po e citoj:‘’Të them diçka, z. Rama: e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi.”
    Epo, z. Farage — më lejoni t’ju përgjigjem me diçka që s’është aq e zakonshme në stilin tuaj: shifra reale.
    Pretendimi juaj se “një në 50 shqiptarë në Britani është në burg”Nuk është fakt. Është absurd. Një klasik i manualit post-Brexit: ‘’Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë.’’
    Por kur shikohen të dhënat reale — është një befasi! Edhe nëse do të supozonim se çdo shqiptar që ndodhet në burg është realisht fajtor (ndonëse shumë janë aty për shkak të një sistemi vizash të padrejtë dhe të vjetëruar), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte më e lartë se ajo e popullsisë britanike— madje ka shumë gjasa të jetë më e ulët.
    Dhe meqë të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe nuk e durojmë “hipokrizinë”, kam një propozim të thjeshtë për ju:
    T’i sjellim të dyja palët faktet në tavolinë. Nëse pretendimi juaj “1 në 50” del i saktë — angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht. Jo për show, por zotohem publikishit.
    Por nëse del që shifra juaj është thjesht karburant për tabloide, atëherë s’ka nevojë për ndjesë. S’ka nevojë për drama. Madje në vënd të kësaj do të merni një ftesë për të ardhur në Shqipëri — si i ftuar nderi.
    Do të merrni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë, dhe fakte edhe më të vërteta — për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe gjithçka që do t’ju kërkoj në këmbim është një zotim i vogël, i thjeshtë: që herën tjetër kur dikush të përgojojë shqiptarët, të jeni ju i pari që t’i thoni, të ndalet.
    Si thoni atëherë? Një verifikim faktesh për një deportim total — ose për një palë pushime, në mesin e njerëzve më të ngrohtë që do të njihni ndonjëherë.
    Hajde, Nigel. Edhe nëse humb në kontrollin e fakteve, fiton një komb të tërë miqsh për gjithë jetën.
    Pres me padurim përgjigjen tuaj.

  • “Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”, deputeti anglez: Merrini kriminelët tuaj mbrapsht

    “Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”, deputeti anglez: Merrini kriminelët tuaj mbrapsht

    Deputeti britanik, Nigel Farage, nuk është përmbajtur në lidhje me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar. 

    Ai i është drejtuar me disa shifra kryeministrit shqiptar, Edi Rama, teksa i ka kërkuar të marrë mbrapsht të gjithë shqiptarët e dënuar për vepra penale të ndryshme në territoret britanike.
    Sipas shifrave të tij, “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”, teksa më tej ka shtuar:
    “Kryeministri shqiptar na kritikon për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende për të braktisur emigrantët’. Rama pretendoi se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë bërë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake’. Po ju them diçka, z. Rama, a e dinit se një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Pra, tregoni pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë nesër, sepse kjo është hipokrizi”.
    Ndër të tjera deputeti anglez ka kritikuar edhe udhëheqësit e vendit të tij për mënyrën se si ka vendosur të ndjekë politikat e emigracionit.

    Top Channel

  • Kritikoi Britaninë/ Farage s’e “përtyp” dot, sulmon Ramën: Hipokrit! Hajde merr mbrapsht të gjithë kriminelët që ke këtu!

    Kritikoi Britaninë/ Farage s’e “përtyp” dot, sulmon Ramën: Hipokrit! Hajde merr mbrapsht të gjithë kriminelët që ke këtu!

    Nigel Farage dhe Edi Rama

    BRITANI E MADHE- Politikani britanik Nigel Farage ka nisur një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në një deklaratë të bërë mbrëmë në median “GBNews”, Farange duket se nuk e ka pritur mirë intervistën e Ramës për median “The Guardian”, ku kreu i qeverisë tha edhe njëherë “jo” për ndërtimin e një qendre azilantësh në Shqipëri nga Anglia. Ndaj, edhe reagimi i politikanit britanik ishte tejet i ashpër.
    “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg, ejani dhe merrni kriminelët tuaj mbrapsht,”-tha ai.
    Por nuk u ndal me kaq! Nigel Farage akuzoi Ramën për hipokrizi, duke iu referuar negociatave të vetë Shqipërisë për të pranuar emigrantë nga vende të tjera, më konkretisht nga Italia, duke iu referuar kampit të Gjadërit.
    “Si mund të na kritikojë kur kaloi muaj të tërë duke negociuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.Ai kishte rënë dakord të merrte një numër të madh të emigrantëve të tyre që do të kalonin Mesdheun. Por nuk veproi kështu. Bëri negociata. Po ju them diçka, z. Rama, a e dinit se një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Pra, tregoni pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë nesër, sepse kjo është hipokrizi.”
    Komentet e Ramës për “The Guardian” u publikuan nga media britanike afërsisht një muaj pasi homologu britanik, kryeministri Sir Keir Starmer vizitoi kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, për të diskutuar krijimin e “qendrave të kthimit” për azilkërkuesit që u refuzohet qëndrimi në Britaninë e Madhe. E gjitha kjo sipas Starmer do të ishte pjesë e përpjekjeve për të trajtuar kalimet me anije të vogla në Kanalin Anglez./ZËRI

  • Trafik emigrantësh nga Franca në Britani, arrestohen 3 shqiptarë dhe një grua nga Moldavia

    Trafik emigrantësh nga Franca në Britani, arrestohen 3 shqiptarë dhe një grua nga Moldavia

    Katër persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një aksioni të koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani të Madhe, në kuadër të një hetimi për një rrjet të dyshuar trafiku të emigrantëve.
    Tre burra me shtetësi shqiptare dhe një grua nga Moldavia janë arrestuar nën dyshimet për përfshirje në aktivitete kriminale të imigracionit ilegal. Dyshohet se ata ishin pjesë e një grupi që promovonte kalime të paligjshme nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes rrjeteve sociale.
    Hetimet paraprake tregojnë se anëtarët e rrjetit kishin marrë pjesë në transportimin e emigrantëve të paligjshëm nga ndalesat e automjeteve të rënda në Kent, duke i shpërndarë më pas në zona të ndryshme të Londrës.
    Gjatë aksionit policor u arrestua një 31-vjeçar në Edmonton, në veri të Londrës; një 29-vjeçar në Enfield; një 30-vjeçar afër Aeroportit Gatëick; ndërsa shtetasja moldave, 33 vjeç, u ndalua në Leyton.
    Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit, në bashkëpunim me Policinë Metropolitane dhe Ministrinë e Brendshme, zhvilluan kontrolle në pesë kafene dhe biznese në zonat Walthamstow, Chingford dhe Dagenham, të cilat dyshohet se janë përdorur nga rrjeti për aktivitete kriminale.
    Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë rrjet ndërkombëtar kontrabande.

  • Vizita shtetërore e Trump në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohet këtë vit, njofton Buckingham Palace

    Vizita shtetërore e Trump në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohet këtë vit, njofton Buckingham Palace

    Mbreti Charles do të presë Presidentin e SHBA-së Donald Trump për vizitën e tij të dytë shtetërore të paprecedentë në Britani më vonë këtë vit, konfirmoi të mërkurën Pallati Buckingham.

    Trump pranoi një ftesë nga Charles për një vizitë të dytë shtetërore në shkurt, duke e bërë presidentin e SHBA-së udhëheqësin e parë politik të zgjedhur në kohët moderne që pritet për dy vizita shtetërore nga një monark britanik.

    “Vendi juaj është një vend fantastik dhe do të jetë nder për ne të jemi atje”, tha Trump pasi kryeministri Keir Starmer i dorëzoi një letër të shkruar me dorë nga Charles në Zyrën Ovale”.

    Në atë kohë nuk ishte caktuar asnjë datë për ngjarjen, e cila Britania shpreson se do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve të ngushta midis dy aleatëve në një kohë trazirash globale, dhe një kohë që gjithmonë karakterizohet nga shfaqje të bollshme pompoziteti dhe madhështie.

    “Madhëria e Tij e njeh Presidentin Trump për shumë vite dhe mezi pret ta presë atë dhe Zonjën e Parë më vonë këtë vit”, tha një ndihmës i Pallatit.

    Javën e kaluar, “Manu Regia”, një ftesë zyrtare e nënshkruar nga monarku që sinjalizon fillimin e planifikimit formal, iu dorëzua personalisht Shtëpisë së Bardhë nga përfaqësuesit britanikë, me konfirmimin e datës së saktë të udhëtimit që do të vijonte më pas.

    Fillimisht, pritej që Trump të vinte fillimisht në Britani për një udhëtim të shkurtër, ku do të takohej privatisht me mbretin, përpara vizitës zyrtare shtetërore.

    Por kishte rezultuar e pamundur të gjente një datë të përshtatshme në ditarët e tyre gjatë verës, kështu që planifikimi për vizitën shtetërore ka filluar, tha një burim nga Pallati.

    Vizitat shtetërore britanike zakonisht përfshijnë një udhëtim me karrocë nëpër Londrën qendrore dhe një banket shtetëror të shkëlqyer, por ende nuk është e qartë se ku do të pritet Trump.

    Mbretëresha e ndjerë Elizabeth e priti Trumpin në Pallatin Buckingham për një vizitë shtetërore tre-ditore në qershor 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, gjatë së cilës ai pati një drekë private me sovranin, si dhe piu çaj me Charlesin, i cili në atë kohë ishte trashëgimtar i fronit.

    Kjo vizitë e vendosi Trumpin në një grup të zgjedhur presidentësh amerikanë, pasi vetëm Barack Obama dhe George W. Bush patën vizita zyrtare shtetërore në Britani gjatë 70 viteve rekord të Elizabeth në fron.

    Trump u ftua gjithashtu për çaj në Kështjellën Windsor, shtëpia e monarkut në perëndim të Londrës, gjatë një udhëtimi në Britani në vitin 2018.

    Të dyja vizitat e tij në Britani shkaktuan gjithashtu protesta të mëdha, me udhëtimin e tij të vitit 2018 që i kushtoi policisë më shumë se 14 milionë paund, ndërsa 10,000 oficerë u vendosën nga e gjithë Britania.

  • I kërkuar për vrasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala? Pagoi 50 mijë € për “kokën” e…

    I kërkuar për vrasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala? Pagoi 50 mijë € për “kokën” e…

    Lorenc Lala, 47-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje me motiv gjakmarrjeje është arrestuar në Britani, ku kishte jetuar i lirë dhe i padiktuar për katër vite.
    Lala u vu në pranga këtë javë nga policia britanike, pas një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Policia e Shtetit kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkonte ekstradimin e tij për ta përballur me drejtësinë në Shqipëri.
    Ai akuzohet se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit, në kuadër të një gjakmarrjeje për një vrasje të mëparshme. Lorenc Lala dyshohet se ka paguar 50 mijë euro (rreth 42 mijë paund) për ekzekutimin e Bashaliut dhe ka ndihmuar autorin që të largohet nga vendngjarja.
    Sipas mediave britanike, Lala besohet të jetë larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar në bindjen se jashtë sistemit të urdhër-arresteve europiane, do të ishte më i sigurt. Që nga dalja e Britanisë nga BE, ajo nuk bën më pjesë në këtë mekanizëm juridik.
    “Një brez i ri shqiptarësh të përfshirë në krimin e organizuar dhe të kërkuar nga Shqipëria, Italia, Greqia apo Gjermania po hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht nëpërmjet kamionëve,. Ata po përdorin Britaninë si një vend të sigurt për të shmangur urdhrat e arrestit europian”– tha një ekspert i krimit të organizuar shqiptar për “The Telegraph”.

    Chris Philp, sekretari i brendshëm, u shpreh: “Mbretëria e Bashkuar nuk mund të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelë të rrezikshëm. Duhet një goditje e fortë ndaj sigurisë kufitare që të parandalohen emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët që hyjnë në vend. Kam shqetësime se ky i dyshuar shqiptar mund të përpiqet të përfitojë nga ligjet tona të dobëta për të drejtat e njeriut për të qëndruar këtu. Prandaj, ligji për të drejtat e njeriut duhet të shfuqizohet për çështjet e emigracionit.”

    Lala, i njohur gjithashtu me emrin Kristian Lala, u arrestua nga njësia e ekstradimeve e Policisë Metropolitane dhe doli para Gjykatës së Magjistraturës së Westminster-it për t’u përballur me akuzën e “komplot për vrasje” në Shqipëri.

    Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të seancës tjetër gjyqësore që pritet të zhvillohet në muajin korrik, ndërkohë që Shqipëria ka nisur procedurat për ekstradimin e tij. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit Shqiptar njoftoi se Lala është akuzuar në mungesë për përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    “Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i këtij krimi, duke financuar autorët dhe duke krijuar kushtet për realizimin e tij. Më pas ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja,” – thuhet në deklaratën zyrtare.

    Pas krimit, Lala u largua nga Shqipëria dhe u fsheh në Britani, ku qëndroi i padiktuar për katër vite. Vendndodhja e tij u identifikua pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.

    Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, tha për mediat se çështja u zgjidh pas bashkëpunimit me një anëtar të grupit kriminal që pranoi të flasë me autoritetet.
    “Arrestimi i tij në Britani dhe ekstradimi i mundshëm nga gjykatat britanike përbën një sukses të madh dhe pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e drejtësisë penale,” – tha Ajazi.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike deklaroi se “Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të gjera bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shqipërinë, për të mos lejuar që vendi të bëhet strehë për ata që duan t’i shpëtojnë drejtësisë.”
    Sipas një burimi zyrtar të Home Office, Britania ka marrëveshje të posaçme ekstradimi me Shqipërinë, edhe pse ajo nuk bënte pjesë në sistemin e urdhër-arresteve europiane përpara daljes nga BE.
    Në vitin 2023, The Telegraph raportoi se mbi 12 mijë shqiptarë kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet Kanalit të La Manshit vetëm gjatë vitit 2022. Brenda katër muajve të parë të atij viti, 80 shtetas shqiptarë u dënuan me gjithsej 130 vite burg. Falë marrëveshjeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Britanisë për goditjen e krimit dhe deportimet e përshpejtuara, numri i shqiptarëve që kaluan ilegalisht në 2023 ra në vetëm 630 persona.

  • Porositi Leart Haxhiun kundrejt pagesës për vrasje në Shqipëri, si qëndroi për katër vite i lirë në Britani Lorenc Lala

    Porositi Leart Haxhiun kundrejt pagesës për vrasje në Shqipëri, si qëndroi për katër vite i lirë në Britani Lorenc Lala

    Lorenc Lala, 47 vjeç, u arrestua këtë javë nga policia britanike, pasi autoritetet shqiptare e lokalizuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëshuan një urdhër-arresti për ekstradimin e tij, që të gjykohet në Shqipëri.
    Ai dyshohet se ka organizuar pagesën prej 50 mijë eurosh (rreth 42 mijë paund) për vrasjen e Albi Bashaliut në vitin 2021, si hakmarrje për një vrasje të mëparshme të ndodhur në fshatin Gjocaj të Peqinit.
    Mendohet se Lala u largua nga Shqipëria drejt Britanisë me bindjen se ishte një vend më i sigurt dhe jashtë juridiksionit të urdhrit evropian të arrestit. Që nga largimi i Britanisë nga BE, ajo nuk është më pjesë e sistemit të urdhër-arresteve evropiane.
    “Një brez i ri shqiptarësh të përfshirë në krimin e organizuar dhe të kërkuar në Shqipëri, Itali, Greqi apo Gjermani, po hyjnë ilegalisht në Britani shumica përmes kamionëve,” tha një ekspert për krimin e organizuar shqiptar.
    “Ata po e përdorin Mbretërinë e Bashkuar si një strehë të sigurt për t’iu shmangur urdhrave evropiane të arrestit që janë lëshuar kundër tyre.”
    Sekretari i opozitës për punët e brendshme, Chris Philp, tha:
    “Mbretëria e Bashkuar nuk mund të kthehet në një strehë për kriminelë të rrezikshëm. Duhet një përforcim i sigurisë kufitare për të parandaluar hyrjen e emigrantëve ilegalë dhe kriminelëve të rrezikshëm.”
    “Jam i shqetësuar se ky i dyshuar shqiptar mund të përpiqet të përfitojë nga ligjet tona të dobëta për të drejtat e njeriut për të qëndruar këtu. Prandaj, duhet të shfuqizohet Akti për të Drejtat e Njeriut për çështjet e imigracionit.”
    Lala u arrestua nga njësia e ekstradimit e Policisë Metropolitane dhe doli para gjykatës në Westminster, i akuzuar për komplot për të kryer vrasje në Shqipëri. Aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa pritet një seancë tjetër në korrik, ndërkohë që Shqipëria po kërkon ekstradimin e tij.
    Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit Shqiptar tha se ai ishte akuzuar në mungesë për “përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijim kushtesh për kryerjen e vrasjes dhe anëtarësim në një grup të strukturuar kriminal.”
    “Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i saj, duke financuar të tjerët për ta kryer dhe duke krijuar kushtet për kryerjen e krimit. Ai ndihmoi gjithashtu autorin të largohej nga vendi i ngjarjes,” thuhet në deklaratë.
    Pas vrasjes, Lala i njohur edhe me emrin e rremë Kristian Lala – u arratis nga Shqipëria dhe u fsheh në Britani. Vendndodhja e tij u zbulua falë bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe autoriteteve britanike.
    Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë në Elbasan, qyteti ku u hetua rasti, tha se zbardhja e çështjes erdhi pasi një anëtar i grupit kriminal vendosi të bashkëpunojë me policinë.
    “Arrestimi i tij në Britani dhe mundësia e ekstradimit nga gjykatat britanike është një sukses i madh dhe tregon bashkëpunimin shumë të mirë mes autoriteteve tona në fushën e drejtësisë penale,” tha Ajazi.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike deklaroi:
    “Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të gjera bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, për të siguruar që askush që kërkon t’i shmanget drejtësisë të mos gjejë strehë të sigurt këtu.”
    Një burim nga Ministria e Brendshme shtoi se Britania ka marrëveshje formale për ekstradimin me Shqipërinë. Para daljes nga BE, Britania operonte vetëm me urdhrin evropian të arrestit, i cili zbatohej vetëm për vendet anëtare të BE-së çka nuk përfshin Shqipërinë.
    Gazeta The Telegraph raportoi në vitin 2023 se më shumë se 12,000 shqiptarë kishin kaluar Kanalin ilegalisht gjatë vitit 2022, duke çuar në një rritje të kriminalitetit. Vetëm në katër muajt e parë të atij viti, 80 emigrantë shqiptarë u dënuan me gjithsej 130 vite burg.
    Një sërë marrëveshjesh mes Britanisë dhe Shqipërisë për të luftuar krimin dhe për të përshpejtuar dëbimet kanë bërë që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin të bjerë në vetëm 630 gjatë vitit të kaluar./The Telegraph

  • Financoi vrasjen e Albi Bashaliut me 50 mijë euro – Arrestohet në Britani krahu i djathtë i Laert Haxhiut

    Financoi vrasjen e Albi Bashaliut me 50 mijë euro – Arrestohet në Britani krahu i djathtë i Laert Haxhiut

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Njësinë për të Kërkuarit të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka vënë në pranga 47-vjeçarin Lorenc Lala, një person i afërt me Laert Haxhiun.

    Lala ndodhet në paraburgim në Britani dhe do të paraqitet sërish para Gjykatës së Ekstradimeve më 24 qershor. Autoritetet shqiptare e kërkojnë atë për akuzën e “konspiracionit për të kryer vrasje” dhe për përfshirje në një organizatë kriminale.

    Sipas hetimeve të prokurorisë shqiptare, Lorenc Lala, i njohur edhe me pseudonimin Kristian Lala, akuzohet se ka financuar vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit. Vrasja dyshohet të jetë kryer kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh, të cilat Lala ia ka dorëzuar Haxhiut, i cili më pas ka organizuar ekzekutimin përmes njerëzve të tij.

    Në dosjen hetimore thuhet se krimi është realizuar nga Artan Tafani (i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë), së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe vetë Laert Haxhiun.

    Lala konsiderohet një figurë kyçe në rrjetin kriminal që, sipas prokurorisë, ka vepruar me skemë të organizuar dhe motiv financiar. Ai mbetet në paraburgim për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe rolit të dyshuar në aktivitetin e grupit kriminal.