Pedagogu shqiptar në Britaninë e Madhe, Andi Hoxhaj, komentoi drejtpërdrejt në studion e News24 përplasjen e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik të djathtë Nigel Farage, mbi çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani.
Sipas Hoxhajt, Nigel Farage ka ndërtuar karrierën e tij politike mbi politikat kundër të huajve dhe ka qenë zë i fortë për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian me justifikimin e kontrollit të emigracionit.
“Tashmë, vëmendja e tij është përqendruar te emigrantët shqiptarë. Retorika që ai përdor është pjesë e një diskursi të brendshëm politik që po përpiqet të bindë britanikët të dalin edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke përmendur rastet e shqiptarëve që përfitojnë nga kjo e drejtë për të qëndruar në Britani,” tha Hoxhaj.
Ai theksoi se komuniteti shqiptar në Britani nuk i ka pritur mirë këto deklarata. “Kjo retorikë ka impakt negativ, veçanërisht për shqiptarët që merren me biznes, pasi krijon pasiguri dhe ul besimin e investitorëve.”
Ndërsa pranoi se ka shqiptarë që përfshihen në aktivitete të paligjshme apo ndodhen në burgje, ai nënvizoi se komuniteti shqiptar është shumë më i madh dhe përfaqësohet denjësisht në fusha të ndryshme.
Tag: britani
-

Debati Rama-Farage për emigrantët, Hoxhaj: Ja problematikat që sjell diskutimi për komunitetin shqiptar në Britani
-

Debati Farage-Rama, avokati Hasani: Deputeti britanik po i përdor shqiptarët si tabelë qitjeje, s’i ka mbetur kauzë tjetër
Deputeti britanik Nigel Farage, thotë se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg. Pasi deputeti njoftoi se kishte pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, kryeministri Edi Rama i kërkoi që të caktonin datën, ndërsa i tha se nuk mund t’i përdorë shqiptarët si mish për propagandën lidhur me Brexit.
Duke folur për këto replika, avokati shqiptar në Britani Naim Hasani i cilësoi deklaratat e Farage si politike. Për të Farage njihet si një politikan me pikëpamje të ashpra dhe se si ka mbetur gjë tjetër për të përdorur përveç retorikës së ashpër ndaj emigrantëve. Sipas tij, numri i emigrantëve shqiptarë të paligjshëm drejt Britanisë ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2022, kur pati një “bum” të emigrantëve që shkonin me gomone, një shifër që arriti në mbi 12 500.Për të shqiptarët janë përdorur si “tabelë qitjeje” nga politikanë të caktuar në Britani për të promovuar politikat e tyre ekstreme. Ai tha gjithashtu se Farage nuk pritet që të vijë në pushtet, dhe se opinioni publik britanik ka treguar edhe më herët se është kundër deklaratave të tilla ekstreme.
”Vitin e kaluar vetëm 577 shqiptarë kaluan ilegalisht drejt Britanisë me gomone krahasuar me 2022 që ishin 12 500 qytetarë. Kemi thuajse frenim total të fenonemit të kalimit të shqiptarëve me gomone. Tani kemi ndryshim të situatës dhe Sunak ishte personi që premtoi se do të ndalonte kalimin me varka të emigrantëve të paligjshëm. Duke qenë se e pa të pamundur shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme në Britani dhe rezultati ishte një humbje e thellë e partisë konservatore dhe fitore e laburistëve. Farage e ka profesion zhurmuesin, dhe sa më shumë që të bëjë aq më shumë dëgjohet në konceptin e tij.
Është dhe strategu kryesor i referendumit për daljen e Britanisë nga BE dhe i vetmi politkkn nga ata që mbështetën Brexit që është vokal dhe mbron me pasion, kurse të gjithë politikanët e partisë konservatore që e prmovouan me forcë Brexit, sot nuk janë më në oupshtet dhe nuk meren me Brexi. E gjithë përgjegjësia i mbetet kryeministrit aktual Starmer dhe Rama duhet t’i përqendrojë energjitë në marrëdhëniet e mira dhe të shkëlqyera dhe të Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me çdo kusht, përfshirë edhe luftën kundër emigracionit dhe bandave kriminale, në kuadër të shtëpive të barit. Farage është i mirë për të vënë në pah këto probleme por nuk ofron zgjidhje”, u shpreh avokati. -

EMRI / “Krime, jo shumë esktreme”, gjyqtarja lejon shqiptarin me 50 dënime që të qëndrojë në Britani
Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike, raporton The Telegraph.
Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme.
Ai nuk i ka deklaruar këto dënime kur ka hyrë në Britani, sipas Ministrisë së Brendshme britanike, e cila argumentoi se ai paraqet një “kërcënim real, aktual dhe të mjaftueshëm” për sigurinë publike dhe duhet të deportohet.
Megjithatë, gjyqtarja Leonie Hirst e Gjykatës së Lartë të Imigracionit refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme, duke vendosur se krimet e Beshit nuk ishin “jashtëzakonisht të rënda” sa të shkaktonin “neveri të thellë publike”. Për këtë arsye, ajo lejoj që ai të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo vendim shkaktoi reagime të forta politike. Chris Philp, sekretar i opozitës për çështjet e brendshme, e kritikoi gjyqtaren duke e quajtur “të larguar nga realiteti” dhe theksoi se Beshi është “qartë një rrezik për publikun britanik”.
“Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të mbrojnë qytetarët ligjorë britanikë dhe jo kriminelët e huaj,” tha Philp.
“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime në Britani ose jashtë duhet të depërtohen, pa kushte. Duhet që të drejtat tona njerëzore për sigurinë të respektohen, e jo të drejtat e kriminelëve të jenë më të rëndësishme. Nëse unë bëhem sekretar i brendshëm, kjo do të ndryshojë.” -

Shqiptari me 50 dënime nuk do të dëbohet nga Britania e Madhe, gjyqtari: S’ka bërë krime ekstreme!
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një shqiptar me pothuajse 50 dënime është lejuar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjyqtar vendosi se krimet e tij nuk ishin mjaftueshëm “ekstreme”. Për veprat e tij kriminale, Zenel Beshi kishte vuajtur 6 vite burg në Itali për grabitje, por këto dënime i kishte fshehur kur kishte mbërritur në Britani.
Në përballjen e tij për të qëndruar në Britani, Gjykata vendosi se krimet e Beshit nuk ishin “shumë ekstreme” dhe e lejoi që të qëndronte në vendin ishullor. Por vendimi u pasua me kritika. Chris Philp, sekretari i brendshëm në hije, e akuzoi gjyqtarin se ishte “jashtë kontaktit me realitetin”, pasi shqiptari ishte “qartësisht një rrezik për publikun britanik”.
“Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të japin përparësi mbrojtjes së qytetarëve britanikë në vend që të zbatojnë ligjin në vend të kriminelëve të huaj. Shtetasit e huaj që kanë kryer vepra penale në Mbretërinë e Bashkuar ose gjetkë duhet të kthehen të gjithë në vendin e tyre të origjinës – pa “nëse”, pa “por”. Ka ardhur koha që të drejtat tona njerëzore për t’u mbrojtur nga kriminelët e rrezikshëm të respektohen. Nëse bëhem ministër i brendshëm, kjo do të ndryshojë,”-tha Philp.
Beshi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në gusht 2020, 3 vite pasi u dënua në Torino të Italisë me 6 vite heqje lirie për grabitje, pasi ndaj tij ishin mbledhur 44 raste të vjedhjeve në banesa. Në shtator të atij viti, ai aplikoi për një kartë qëndrimi në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) si bashkëshorti i një shtetasi të Bashkimit Europian.
Kërkesa e tij u refuzua fillimisht sepse ai nuk kishte paraqitur prova se partnerja e tij kishte të drejta sipas Traktatit të BE-së, por pasi ai apeloi vendimin, iu dha një kartë qëndrimi. Ndërsa priste rezultatin e apelit të tij, Beshi aplikoi për leje qëndrimi sipas Skemës së Vendosjes së BE-së, por më vonë u zbuluar se e kishte fshehur të shkuarën e tij./ZËRI
-

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani
Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike, raporton “The Telegraph”.
Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme. Ai nuk i ka deklaruar këto dënime kur ka hyrë në Britani, sipas Ministrisë së Brendshme britanike, e cila argumentoi se ai paraqet një “kërcënim real, aktual dhe të mjaftueshëm” për sigurinë publike dhe duhet të deportohet.
Megjithatë, gjyqtarja Leonie Hirst e Gjykatës së Lartë të Imigracionit refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme, duke vendosur se krimet e Beshit nuk ishin “jashtëzakonisht të rënda” sa të shkaktonin “neveri të thellë publike”. Për këtë arsye, ajo lejoj që ai të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo vendim shkaktoi reagime të forta politike. Chris Philp, sekretar i opozitës për çështjet e brendshme, e kritikoi gjyqtaren duke e quajtur “të larguar nga realiteti” dhe theksoi se Beshi është “qartë një rrezik për publikun britanik”.
“Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të mbrojnë qytetarët ligjorë britanikë dhe jo kriminelët e huaj,” tha Philp.
“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime në Britani ose jashtë duhet të depërtohen, pa kushte. Duhet që të drejtat tona njerëzore për sigurinë të respektohen, e jo të drejtat e kriminelëve të jenë më të rëndësishme. Nëse unë bëhem sekretar i brendshëm, kjo do të ndryshojë.” -

“Eja pusho në Shqipëri të njohësh të vërtetën!”/ Mediat Britanike jehonë përplasjes virtuale ‘Rama-Farage’
Një debat virtual mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe politikanit britanik Nigel Farage ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. Përplasja nisi pas deklaratave të Farage mbi emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Rama reagoi publikisht duke e ftuar atë të vizitojë Shqipërinë me fjalët: “Eja pusho në Shqipëri të njohësh të vërtetën.” Ky shkëmbim ka nxitur diskutime në rrjetet sociale dhe ka pasur jehonë në disa prej mediave kryesore në Britani.
Artikull i mediave britanike
Nigel Farage akuzohet për ‘iluzione pas Brexit-it’ nga kryeministri i tërbuar i Shqipërisë, në një kthesë të re të grindjes ndërkombëtare. Mediat britanike i kanë jehonë përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit të së djathtës Britanike, Nigel Farage. Nigel Farage është akuzuar për “iluzione pas Brexit-it” nga Kryeministri i Shqipërisë, në një përplasje të fundit mes tyre.
Vetëm disa ditë më parë, shefi i Reform UK i kishte kërkuar kryeministrit Edi Rama “t’i marrë të gjithë kriminelët mbrapsht” pas një studimi i cili zbuloi se deri një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg. Rama më pas kishte pohuar se shifrat e Farage ishin të rreme, duke sulmuar ashpër: “Nuk është fakt. Çmenduri. Një klasik nga libri i Brexit-it pas së vërtetës.” Udhëheqësi socialist i Ballkanit kishte hedhur gjithashtu dyshime mbi sistemet e burgjeve dhe vizave të Britanisë.
“Kur shifrat nxirren në pah… Shkalla e kriminalitetit midis shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte më e lartë – dhe me shumë mundësi më e ulët – se ajo e vetë popullsisë britanike”, pohoi Rama.
Farage më pas kritikoi ashpër: “Ka 53,000 qytetarë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1,099 janë në burgjet tona. Kjo është në fakt një në 48.”
“Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.”
Por Rama i ka lëshuar një kundërpërgjigje të gjatë deputetit.
“Të gabosh është njerëzore, por të vazhdosh të gabosh është djallëzore”, tha ai.
Shqiptarët kryesojnë listën e arrestimeve për popullsi në Mbretërinë e Bashkuar, pasi të huajt arrestohen dyfish më shumë se britanikët. Më pas, Rama e drejtoi sulmin e tij ndaj The Telegraph, e cila kreu një analizë kritike mbi krimet e migrantëve tetorin e kaluar.
Gazeta kishte kombinuar të dhënat e regjistrimit të vitit 2021 me shifrat e Ministrisë së Drejtësisë që tregonin se ka 10,435 shtetas të huaj në burgje në Angli dhe Uells, krahasuar me 76,866 shtetas britanikë. Media zbuloi se shkalla e burgosjes në Shqipëri ishte 232.33 për 10,000 njerëz – ose një në 50, shifra që përmendi Farage. Të dhënat e regjistrimit treguan se 68,672 shqiptarë të lindur jashtë vendit jetonin në Mbretërinë e Bashkuar. Duke përjashtuar 15,860 pa pasaportë britanike, mbeten rreth 52,000. Me 1,227 në burg, kjo është e barabartë me dy për qind të shqiptarëve. Rama të dielën pretendoi se regjistrimi i popullsisë së shqiptarëve në Britani i vitit 2021 ishte “qesharak”.
“Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – shumëfish i kësaj.”
Kryeministri shqiptar më pas theksoi se si të dhënat e regjistrimit të popullsisë “nuk i marrin parasysh migrantët e paligjshëm”, përfshirë më shumë se 12,000 që mbërritën me anije të vogla në vitin 2022. Ai paralajmëroi gjithashtu se popullsia e vërtetë shqiptare në Britani “mund të jetë deri në 140,000”, e cila – duke supozuar se asnjë nga ky numër nuk është në burg – mund ta ulë shifrën një në 50. Në një kritikë ndaj Ministrisë së Brendshme, Rama shtoi: “Sa i përket shifrës së të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar në të vërtetë për krime që nuk lidhen me sistemin tuaj të vjetëruar të imigracionit dhe vizave?”
“Po, shifrat mund të jenë të mërzitshme – por janë edhe kokëforta. Dhe kur dikush vazhdon t’i gabojë, pyetja për të vërtetën është: Pse të vazhdosh? Sepse, sinqerisht, të qenit djallëzor duket se është pjesë edhe e talentit tënd të zakonshëm.”
“Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që mund të shtrembërohet për teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar z. Farage. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesesh dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen turmën në kurban për konfuzionin tuaj kombëtar.”
“Ne kemi qëndruar krah për krah me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në uljen dramatike të migracionit të paligjshëm dhe në goditjen e krimit. Numrat realë e vërtetojnë këtë dhe ky quhet bashkëpunim. Por ‘një në 50 shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar?’ Ky nuk është fakt – kjo quhet iluzion pas Brexit-it.”
“Me padurim do t’ju mirëpres në Shqipëri siç ju premtova, për të ndarë diellin e mrekullueshëm, mikpritjen e ngrohtë dhe do tju njoh me faktet e vërteta”, shtoi Rama, së bashku me një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale mes tij dhe Farage në një plazh të Shqipërisë. -

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryeministri Rama i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit deklaroi se 1 në 48 shqiptarë në Britani janë në burg.
Përmes një mesazhi publik, Rama i hodhi poshtë sërish shifrat e publikuar nga Farage dhe e cilësoi këmbënguljen e Farage si diçka “djallëzore”.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shqiptarët në Britani janë studentë, punëtorë, biznesmenë dhe qytetarë të ndershëm, jo statistikë për “teatër politik”.
Rama e shoqëroi postimin me një foto të krijuar nga Inteligjenca Artificiale sikur ai dhe Farage ndodhen në plazhet shqiptare duke pushuar së bashku. Kryeministri i bën sërish ftesë Farage të vizitojë Shqipërinë.
Reagimi i kryeministrit Rama:
I dashur Nigel Farage. Gjyshja ime katolike, Zoti ia ndrittë shpirtin, më kujtonte proverbin latin: ‘Errare humanum est, sed perseverare diabolicum’.
Kjo mendoj se është diçka e tillë: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në gabim është djallëzore. Kështu që, në vend që ta shqetësoni Sekretarin e Brendshëm, tashmë të zënë, ndoshta duhet të më njoftoni kur mund t’ju mirëpres në Tiranë, si mysafirin tim të nderit.
Sepse, i dashur Nigel, shifrat nuk janë qartësisht pika juaj e fortë dhe kështu, le të jemi të qartë – JU HUMBËT.
“Regjistrimi” juaj i shqiptarëve në Britani është veçanërisht qesharak. Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – shumëfish i kësaj. Por le të mbetemi vetëm te burimi juaj: The Telegraph, e cila ishte e para që trumbetoi teorinë “një në 50”, dhe më vonë e ka pranuar: “Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare pasi nuk merr parasysh migrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12,000 që mbërritën me anije të vogla në vitin 2022.
Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – që do të thotë se më pak se një në 100 janë në burg.” Tani, sa i përket shifrës së të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar në të vërtetë për krime që nuk lidhen me sistemin tuaj të vjetëruar të imigracionit dhe vizave? Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm – por janë gjithashtu kokëfortë. Dhe kur dikush vazhdon t’i gabojë, pyetja e vërtetë është: Pse të vazhdosh? Sepse sinqerisht, të jesh djallëzor duket nën edhe talentin tënd të zakonshëm. Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që duhet shtrembëruar për teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar Z. Farage. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesi dhe partnerë.
Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen turmën në kurban për konfuzionin tuaj kombëtar. Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në uljen dramatike të migracionit të paligjshëm dhe në goditjen e krimit. Numrat realë e vërtetojnë këtë dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar”? Ky nuk është fakt – kjo quhet iluzion pas Brexit-it. Pres me padurim t’ju mirëpres në Shqipëri siç u premtua, për të ndarë shumë diell të mrekullueshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte reale. -

‘Flakë për flakë’/ Rama i përgjigjet Farage: Të ngulmosh në gabim është djallëzore! Humbët! Ju pres në Tiranë
Edi Rama, Nigel Farage
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me deputetin britanik Nigel Farage. Në një reagim të fuqishëm ndaj deklaratave të Farage, Rama, ka hedhur poshtë pretendimet se “1 në 48 shqiptarë në Britani është i burgosur”, duke e cilësuar këtë si “iluzion post-Brexit-ian” dhe absurditet të qartë. Ai e quajti statistikat e Farage “absurde”, dhe këmbënguli se shifra reale është shumë më e ulët (1 në 100, jo 1 në 48), pasi popullsia aktuale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 140 000, shumëfish më e madhe se 53 000–a e pretenduar.
REAGIMI I PLOTË:
Edi Rama: Gjyshja ime katolike, Zoti ia pushoftë shpirtin, më kujtonte proverbin latin: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Kjo mendoj se është diçka e tillë: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në gabim është djallëzore. Kështu që, në vend që ta shqetësoni Sekretarin e Brendshëm, tashmë të zënë, ndoshta duhet të më njoftoni kur mund t’ju mirëpres në Tiranë, si mysafirin tim të nderit. Sepse, i dashur Nigel, shifrat nuk janë qartësisht pika juaj e fortë dhe kështu, le të jemi të qartë – JU HUMBËT. “Regjistrimi” juaj i shqiptarëve në Britani është veçanërisht qesharak.
Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – shumëfish i kësaj. Por le të mbetemi vetëm te burimi juaj: The Telegraph, e cila ishte e para që trumbetoi teorinë “një në 50”, dhe më vonë e ka pranuar: “Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare pasi nuk merr parasysh migrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12,000 që mbërritën me anije të vogla në vitin 2022.
Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – që do të thotë se më pak se një në 100 janë në burg.” Tani, sa i përket shifrës së të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar në të vërtetë për krime që nuk lidhen me sistemin tuaj të vjetëruar të imigracionit dhe vizave? Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm – por janë gjithashtu kokëfortë.
Dhe kur dikush vazhdon t’i gabojë, pyetja e vërtetë është: Pse të vazhdosh? Sepse sinqerisht, të jesh djallëzor duket nën edhe talentin tënd të zakonshëm. Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që duhet shtrembëruar për teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar Z. Farage.
Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesi dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen turmën në kurban për konfuzionin tuaj kombëtar. Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në uljen dramatike të migracionit të paligjshëm dhe në goditjen e krimit. Numrat realë e vërtetojnë këtë dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar”? Ky nuk është fakt – kjo quhet iluzion pas Brexit-it. Pres me padurim t’ju mirëpres në Shqipëri siç u premtua, për të ndarë shumë diell të mrekullueshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte reale./ZËRI -

Përplasja për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, Farage pranon sfidën e Ramës: Do të sigurohemi që të mbajë fjalën
“Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.
Politikanit britanik Nigel Farage, sulmoi ashpër Shqipërinë dhe kreun e qeverisë shqiptare. Farage deklaroi se: “Kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’. Ai pretendon se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’.”
Më pas shtoi me tone ultimative: “Të them diçka, z. Rama: a e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi“.
Kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje. Në një reagim të menjëhershëm dhe plot ironi, Edi Rama u shpreh:
“Oooopsss… vetë z. @Nigel_Farage më ka sfiduar për faktet! Çfarë nderi, për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, që vij nga një “vend i vogël”), të tërheq vëmendjen mjeshtri i pakrahasueshëm i politikës britanike të titujve bombastikë“, tha Rama.
Rama thekson se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it “Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë.” Duke iu referuar të dhënave, Rama sqaron se, edhe nëse do të supozohej se çdo shqiptar i burgosur është realisht fajtor (ndonëse shumë ndodhen në burgje për shkak të një sistemi vizash të padrejtë dhe të vjetëruar), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Britani nuk është më e lartë se ajo e popullsisë britanike – madje mund të jetë më e ulët.
Kryeministri shqiptar i bën Farage-it një sfidë publike me dy rrugë:
“Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.
Dy ditë më parë kryeministri Rama duke folur për britanike the guardian kishte kritikuar përpjekjen anlgeze për të gjetur një vend e për të hedhur emigrantët, ndërkohë që më herët Rama refuzoi kërkesën e disatë të kryeministrit anglez starmer, më herët edhe të rishi Sunak për të hapur kampe refugjatë në shqipëri, njësoj si italia. -

“Do të sigurohemi që të mbajë fjalën”/ Përplasja për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, Farage pranon sfidën e Ramës
Deputeti britanik Nigel Farage pranon sfidën e kryeministrit Edi Rama lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.
Politikanit britanik Nigel Farage, sulmoi ashpër Shqipërinë dhe kreun e qeverisë shqiptare. Farage deklaroi se: “Kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’. Ai pretendon se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’.”
Më pas shtoi me tone ultimative: “Të them diçka, z. Rama: a e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi“.
Kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje. Në një reagim të menjëhershëm dhe plot ironi, Edi Rama u shpreh:
“Oooopsss… vetë z. @Nigel_Farage më ka sfiduar për faktet! Çfarë nderi, për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, që vij nga një “vend i vogël”), të tërheq vëmendjen mjeshtri i pakrahasueshëm i politikës britanike të titujve bombastikë“, tha Rama.
Rama thekson se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it “Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë.” Duke iu referuar të dhënave, Rama sqaron se, edhe nëse do të supozohej se çdo shqiptar i burgosur është realisht fajtor (ndonëse shumë ndodhen në burgje për shkak të një sistemi vizash të padrejtë dhe të vjetëruar), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Britani nuk është më e lartë se ajo e popullsisë britanike – madje mund të jetë më e ulët.
Kryeministri shqiptar i bën Farage-it një sfidë publike me dy rrugë:
“Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.
Dy ditë më parë kryeministri Rama duke folur për britanike the guardian kishte kritikuar përpjekjen anlgeze për të gjetur një vend e për të hedhur emigrantët, ndërkohë që më herët Rama refuzoi kërkesën e disatë të kryeministrit anglez starmer, më herët edhe të rishi Sunak për të hapur kampe refugjatë në shqipëri, njësoj si italiaTop Channel