Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmood, ka propozuar ndryshimin e legjislacionit për deportimin e çdo të huaji që është shpallur fajtor me vendim gjykate.
Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në vendet nga kanë ardhur në bazë të planeve të saponjoftuara nga qeveria.
Megjithatë terroristët e huaj, vrasësit dhe ata që janë dënuar për krime mjaft të rënda do vazhdojnë ta vuajnë dënimin në burgjet angleze. Aq e rëndë është kriza e popullimit të burgjeve në Britani, saqë ato janë të mbushura në masën 97.5 përqind.
Britanisë i kushton 45 mijë stërlina mbajtja në burg e një të dënuari, ndërkohë që të huajt përbëjnë 12 përqind të numrit të burgosurve nëpër burgjet britanike. Qeveria britanike ndërkohë ka miratuar ndryshimet ligjore që hyjne në fuqi në shtator, sipas të cilave lejojnë guvernatorët e burgjeve të deportojnë kriminelët e huaj të cilët kanë kryer 30 përqind të dënimit nga 50 përqind që ka qënë më parë. Ndërsa tanimë kërkohet deportimi i menjëhershëm i tyre. Problem mbetet se cilat vende do i pranojnë këta shtetas të tyre që të vuajnë apo edhe qoftë të ripranohen në vendet e origjinës.
Britania ka marrëveshje riatdhesimi me disa shtete, si Shqipëria dhe shumë pak nga vijnë shumica e të huajve me gomone nga La Manshi dhe shumica e tyre vijnë sepse edhe se Britania nuk i rikthen dot nga kanë ardhur apo qoftë edhe në vendet e para të sigurta evropiane pas daljes nga BE-ja.
Me Shqipërinë, marrëveshja e Ramës me ish-kryeministrin Sunak e viti 2022, mundëson rikthimin e shqiptarëve nga Britania. Po ashtu, Shqipëria ka marrëveshje me Britaninë edhe për të burgosurit. Çështja që mbetet të shihet është a do vazhdoj ti pranoje pa kushte Shqipëria të gjithë shqiptarët nëpër burgjet britanike, apo Britania do financoj qëndrimin e tyre në burgjet shqiptare, edhe ashtu tejet te mbushura, apo shqiptarët e dënuar në Britani do lihen të lirë në momentin e mbërritjes në Shqipëri.
Një nga masat e reja të qeverisë britanik është moslejimi i të dënuarve dhe riatdhesuarve për të ardhur ligjërisht në Britani, ç’ka një pjese e atyre që kanë qenë dënuar dhe riatdhesuar në Shqipëri janë rikthyer ilegalisht në Britani, madje edhe kanë kryer vepra të tjera penale.
Tag: britani
-

Mbipopullim dhe kosto të larta/ Deportim gjithë të dënuarve në Angli, të huajt nuk do mbahen në…
-

“Deportim gjithë të dënuarve në Angli”/ Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ka mbipopullim dhe kosto të larta
Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në vendet nga kanë ardhur në bazë të planeve të saponjoftuara nga qeveria.
Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmood, ka propozuar ndryshimin e legjislacionit për deportimin e ëdo të huaji që është shpallur fajtor me vendim gjykate.
Megjithatë terroristët e huaj, vrasësit dhe ata që janë dënuar për krime mjaft të rënda do vazhdojnë ta vuajnë dënimin në burgjet angleze. Aq e rëndë është kriza e popullimit të burgjeve në Britani, saqë ato janë të mbushura në masën 97.5 përqind.
Britanisë i kushton 45 mijë stërlina mbajtja në burg e një të dënuari, ndërkohë që të huajt përbëjnë 12 përqind të numrit të burgosurve nëpër burgjet britanike. Qeveria britanike ndërkohë ka miratuar ndryshimet ligjore që hyjne në fuqi në shtator, sipas të cilave lejojnë guvernatorët e burgjeve të deportojnë kriminelët e huaj të cilët kanë kryer 30 përqind të dënimit nga 50 përqind që ka qënë më parë. Ndërsa tanimë kërkohet deportimi i menjëhershëm i tyre. Problem mbetet se cilat vende do i pranojnë këta shtetas të tyre që të vuajnë apo edhe qoftë të ripranohen në vendet e origjinës.
Britania ka marrëveshje riatdhesimi me disa shtete, si Shqipëria dhe shumë pak nga vijnë shumica e të huajve me gomone nga La Manshi dhe shumica e tyre vijnë sepse edhe se Britania nuk i rikthen dot nga kanë ardhur apo qoftë edhe në vendet e para të sigurta evropiane pas daljes nga BE-ja.
Me Shqipërinë, marrëveshja e Ramës me ish-kryeministrin Sunak e viti 2022, mundëson rikthimin e shqiptarëve nga Britania. Po ashtu, Shqipëria ka marrëveshje me Britaninë edhe për të burgosurit. Çështja që mbetet të shihet është a do vazhdoj ti pranoje pa kushte Shqipëria të gjithë shqiptarët nëpër burgjet britanike, apo Britania do financoj qëndrimin e tyre në burgjet shqiptare, edhe ashtu tejet te mbushura, apo shqiptarët e dënuar në Britani do lihen të lirë në momentin e mbërritjes në Shqipëri. Një nga masat e reja të qeverisë britanik është moslejimi i të dënuarve dhe riatdhesuarve për të ardhur ligjërisht në Britani, ç’ka një pjese e atyre që kanë qenë dënuar dhe riatdhesuar në Shqipëri janë rikthyer ilegalisht në Britani, madje edhe kanë kryer vepra të tjera penale.Top Channel
-

Dyshohet se ishte i përfshirë në trasferimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani.
Mediat shkruajnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick këtë mëngjes e ditës së djeshme dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.
Ai dyshohet se është i përfshirë në lehtësimin e transferimit të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda.
“Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi udhëtimet shumë të rrezikshme të kontrabandës së njerëzve duke përdorur anije të vogla dhe mjete të rënda nëpër Kanal. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur – në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve – në punën tonë për të trajtuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, tha Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore. -

Britani/ Ishte përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, pranga 22-vjeçarit shqiptar
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani.
Mediat britanike raportojnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.
Ai dyshohet se është i përfshirë në lehtësimin e transferimit të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda.
“Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi udhëtimet shumë të rrezikshme të kontrabandës së njerëzve duke përdorur anije të vogla dhe mjete të rënda nëpër Kanal. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur – në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve – në punën tonë për të trajtuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, tha Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore.
-

24-vjeçari që u bë kryeministri më i ri në Britani
Në moshën 24 vjeçare, William Pitt më 7 dhjetor të vitit 1783, bëhet kryeministri më i ri në moshë në Britani.
Ai kujtohet për politikat e tij kundër korrupsionit, reformat fiskale, shtimin e kompetencave për Dhomën e Komunave dhe bashkimin me Irlandën.
Pitt shërbeu si kryeministër për gjithsej tetëmbëdhjetë vjet, 343 ditë, duke e bërë atë kryeministrin e dytë më të gjatë në detyrë të të gjitha kohërave britanike.
-

Një kështjllë rrethore në Rostomel, Britani!
Jahja Drancolli
Këshjtella Restormel është një nga kështjellat më të mrekullueshme në Britani, dhe është shumë e veçantë falë formës së saj të pazakontë rrethore me përmasat e tij (33.3 metra në diametër). E ndërtuar nga normanët pushtues në vazhdën e pushtimit të tyre të vitit 1066. Ndërsa, struktura e tanishme rrethore, e ndërtuar në shekullin e 12-të, ishte një vendstrehim luksoz për pronarët e saj mesjetarë dhe u vizitua dy herë nga Eduardi, Princi i Zi (Edward, the Black Prince). Por pas shekujsh përdorimi pa ndërprerje, ai u shkatërrua pas përfundimit të Luftës Civile angleze në 1651. Ajo u ble nga qeveria në fillim të shekullit të 20-të. Restormel tani menaxhohet nga English Heritage dhe është i hapur për publikun.
Sot, mbetjet e dhomave të kështjellës zbulojnë të dhëna për madhështinë e saj të kaluar. Kaminët e mëdhenj, dritaret e larta dhe Salla e Madhe, e përdorur për tubime, japin një ndjenjë të mjedisit dikur të pasur. Ngjitja në shkallët e gurta nga oborri mundëson pamje mahnitëse të fshatit përreth!
-

Publikohet raporti: Studentët kinezë ‘sy e veshë’ për qeverinë e tyre në Britani! Kina u kërkon të shpinojnë…
Një raport i ri i publikuar nga Grupi i Transparencës Britani-Kinë (UKCT) ka ngritur shqetësime serioze mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të ndikuar në ambientet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, përmes presionit të ushtruar mbi studentët kinezë dhe ndërhyrjeve të tjera të fshehta.
Sipas raportit, BBC transmeton se disa studentë kinezë janë nxitur nga autoritetet e vendit të tyre që të spiunojnë bashkëmoshatarët dhe të raportojnë diskutimet që konsiderohen të ndjeshme për qeverinë kineze, si situata në Xinjiang, pandemia e Covid-19 apo rritja e kompanive kineze të teknologjisë.
Raporti vjen në një kohë kur në Britaninë e Madhe ka hyrë në fuqi një ligj i ri që forcon mbrojtjen e lirisë akademike dhe lirisë së fjalës në universitete. Institucionet e arsimit të lartë mund të përballen me gjoba të majme, nëse nuk ndërmarrin masa për të ruajtur këto liri, edhe kur kanë bashkëpunime me vende të tjera.
Paralajmërime për censurë në auditorë
UKCT tregon se disa pedagogë janë paralajmëruar nga zyrtarë kinezë që të shmangin temat e ndjeshme gjatë mësimdhënies. Në raste të tjera, akademikë kinezë me fokus në kërkime të ndjeshme kanë raportuar kërcënime ndaj familjarëve të tyre në Kinë, si dhe refuzim vizash për të udhëtuar ose për të vazhduar punën akademike.
Ndikimi, sipas raportit, ka krijuar një klimë frike dhe autocensure në disa auditore britanike. Studentë të kombësive të ndryshme shprehen se ndihen në siklet kur preken tema që lidhen me politikat e Kinës, ndërsa ngurrojnë të ndjekin studime të mëtejshme në këto fusha.
Vëmendje ndaj Instituteve Konfuci
Një pjesë e raportit ndalet edhe te roli i Instituteve Konfuci, që funksionojnë në disa universitete britanike si qendra për gjuhën dhe kulturën kineze. Ato financohen nga një agjenci shtetërore kineze dhe janë kritikuar për lidhjet e tyre të dyshimta me Partinë Komuniste Kineze.
Zyra për Studentët në Britani (OfS), që mbikëqyr arsimin e lartë, ka theksuar se çdo marrëveshje bashkëpunimi që rrezikon lirinë e fjalës duhet të rishikohet ose të ndërpritet. Po ashtu, një sistem i ri ankesash pritet t’u japë mundësi pedagogëve dhe folësve të ftuar të raportojnë ndërhyrjet ose presionet nga jashtë.
Ministrja britanike: Nuk do të tolerojmë ndërhyrjet
Ministrja britanike për Aftësitë, Jacqui Smith, tha se çdo përpjekje për të frikësuar ose kërcënuar individë në Britani nga një shtet i huaj është e papranueshme.
“Liria akademike është e panegociueshme në institucionet tona. Universitetet duhet të bëjnë detyrën e tyre për ta mbrojtur këtë të drejtë, përndryshe do të përballen me pasojat”, tha ajo, duke kujtuar edhe gjobën rekord prej 585 mijë paundësh, që është vendosur më herët këtë vit ndaj një universiteti për shkelje të ngjashme.
Nga ana tjetër, ambasada kineze në Londër i ka quajtur akuzat “të pabazuara dhe absurde”, duke thënë se Kina respekton lirinë e fjalës brenda dhe jashtë vendit.Top Channel
-

Do të jetë më e madhja në Europë! Pse kundërshtohet ambasada e re e Kinës në Britani
Kina synon që të ketë ambasadën më të madhe në Europë në Britani.
Bëhet fjalë për shtëpinë e Royal Mint (monedhës mbretërore). Prej vitit 1877 Kina ka pasur një ambasadë të vogël, por tashmë, ndërtesa e re, përballë Kullës së Londrës, po patrullohet nga roje kineze. Po ashtu është rrethuar me kamera sigurie.
Lajmi mund të ketë kaluar lehtë, por jo për ata që kanë përjetuar mbi supe regjimin në Pekin. BBC mori në intervistë për këtë çështje Carmen Lau. Ajo u detyrua të largohej nga Hong Kongu për shkak të protestave pro-demokracisë.
Por edhe në Britani, regjimi kinez nuk ndalet për ta kapur. Ata japin një shpërblim për informacione, ose që ta dorëzojnë në ambasadë.
Është ajo dhe shumë të tjerë që janë detyruar të largohen që thonë se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet t’i lejojë “regjimit autoritar” të Kinës të ketë një ambasadë të tillë në një vend kaq simbolik.
Një nga frikërat e saj është se Kina, përmes një ambasade kaq të madhe, mund të ushtrojë presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe madje, sipas saj, mund të mbajë njerëz të ndaluar brenda saj.
Ka gjithashtu shqetësime nga disidentë të tjerë se vendndodhja, shumë pranë zonës financiare të Londrës, mund të përbëjë rrezik për spiunazh. Nga ana tjetër, banorët lokalë kundërshtojnë për shkak të rrezikut të sigurisë që, sipas tyre, sjell kjo ambasadë.
Planet ishin refuzuar më parë nga këshilli lokal, por vendimi tashmë i përket qeverisë britanike. Ministrat e lartë kanë sinjalizuar mbështetje, nëse bëhen disa ndryshime të vogla në projekt.
Sipërfaqja e ndërtesës është 20 mijë metra katrorë dhe, nëse realizohet, do të jetë ambasada më e madhe në Europë. Por a do të sjellë vërtet rreziqet që kundërshtarët e saj paralajmërojnë?
Kina e bleu Royal Mint Court për 255 milionë paund në vitin 2018. Zona përreth është e mbushur me histori. Përballë ndodhet Kulla e Londrës. Për shekuj me radhë, aty kanë jetuar mbretër dhe mbretëresha.
Plani përfshin ndërtimin e një qendre kulturore dhe akomodim për 200 punonjës, por në bodrumin e ndërtesës, pas dyerve të sigurisë, ndodhen disa dhoma për të cilat nuk jepet asnjë informacion në dokumentacionin zyrtar.
“E kam të lehtë të imagjinoj çfarë do të ndodhte nëse do të më çonin në ambasadën kineze”, thotë Carmen.
Në vitin 2022, një protestues pro-demokracisë nga Hong Kongu u tërhoq zvarrë brenda ambienteve të konsullatës kineze në Mançester dhe u dhunua. Policia britanike ndërhyri duke kaluar kufirin e konsullatës për ta shpëtuar.
Në vitin 2019, Hong Kongu u përfshi nga protesta masive, të nisura pas një projektligji që do të lejonte ekstradimin e qytetarëve të Hong Kongut drejt Kinës. Përgjigja e Pekinit përfshiu një ligj që detyronte të gjithë zyrtarët e zgjedhur, përfshirë Carmenin që ishte atëherë këshilltare rajonale, të bënin betim besnikërie ndaj Kinës. Carmen zgjodhi të jepte dorëheqjen.
Ajo pretendon se gazetarë nga mediat shtetërore kineze nisën ta ndiqnin. Gazeta “Ta Kung Pao”, e kontrolluar nga qeveria qendrore kineze në Pekin, publikoi në faqen e parë një artikull ku akuzonte Carmenin dhe kolegët e saj se kishin organizuar festa në zyrat e këshillit. -

Qindra fëmijë nga Gaza do të transferohen në Britani për kujdes mjekësor
Deri në 300 fëmijë mund të evakuohen nga Gaza dhe t’u ofrohet kujdes mjekësor në Britani.
Një prind ose kujdestar do të shoqërojë çdo fëmijë, si dhe vëllezërit e motrat nëse është e nevojshme, dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të kryejë kontrolle biometrike dhe sigurie para se të udhëtojnë, raportoi Sunday Times.
Kjo do të ndodhë “paralelisht” me një iniciativë nga Project Pure Hope, një organizatë që synon të sjellë privatisht fëmijë të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza në Britani për t’iu nënshtruar trajtimeve.Mbi 50,000 fëmijë të vrarë ose të plagosur
Sipas UNICEF-it, më shumë se 50,000 fëmijë vlerësohet se janë vrarë ose plagosur në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha javën e kaluar se Mbretëria e Bashkuar po “përshpejton urgjentisht” përpjekjet për të evakuuar fëmijët nga Gaza për trajtim.
Një zëdhënës i qeverisë tha: “Ne po ecim përpara me planet për të larguar më shumë fëmijë nga Gaza që kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent, duke përfshirë sjelljen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim të specializuar atje, që është opsioni më i mirë për kujdesin e tyre. Ne po punojmë me ritëm të shpejtë për ta bërë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, me detaje të mëtejshme që do të njoftohen në kohën e duhur.”/vizionplus.tv
