Tag: britani

  • “Jam skllav modern, dua azil”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli

    “Jam skllav modern, dua azil”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli

    Një hajdut shqiptar, i kërkuar në dy shtete evropiane, arriti të hynte ilegalisht në Britani dhe shmangu deportimin duke pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

    Lorenc Hysa, 32 vjeç, përdori proceset e zgjatura ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ndërkohë kreu një seri grabitjesh në qarkun e Kentit, ku vodhi bizhuteri dhe sende me vlerë.
    Rasti i tij është një shembull i ri i abuzimit me ligjin për ‘Skllavërinë Moderne’, që synon të mbrojë viktimat e trafikimit dhe shfrytëzimit, por që shpesh përdoret për të penguar deportimet e emigrantëve.
    Nga Dibra në Gjermani e deri në Britani
    Sipas dokumenteve gjyqësore, Hysa është rritur në Dibër dhe u zhvendos në Itali në vitin 2013, ku punoi për tre vite. Në vitin 2016, ai u transferua në Gjermani, ku u arrestua dhe u dënua me 3 vite e 3 muaj burg për vjedhje me forcë.
    Pas lirimit në maj të vitit 2020, ai u kthye në Shqipëri, përpara se të kalonte në Francë dhe më pas të hynte fshehurazi në Britani në vitin 2023, ose me një varkë të vogël, ose në pjesën e pasme të një kamioni.
    Në hyrje, ai përdori mbiemrin “Stefanaj” për të shmangur zbulimin e së kaluarës së tij kriminale, që përfshinte edhe vjedhje në Luksemburg dhe Gjermani.
    Pretendimi si “skllav modern”
    Hysa u ndalua dhe u vendos në një qendër paraburgimi, ku pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, duke kërkuar azil në bazë të ligjeve për skllavërinë moderne. Ndërkohë që priste vlerësimin e çështjes, ai u lirua.
    Në fillim të janarit 2024, ai kreu disa vjedhje në zonat Longfield dhe Meopham të Kentit. Policia e identifikoi falë gjurmëve të gjakut të lëna në një dritare të thyer.
    Ai u arrestua në prill dhe u dënua me burg në Gjykatën e Kurorës në Maidstone.
    Ekstradimi dhe refuzimi i pretendimit
    Në shtator, Gjykata e Magjistraturës në Westminster refuzoi apelin e Hysës kundër ekstradimit drejt Gjermanisë, ku kërkohet për 19 vjedhje të tjera të kryera mes viteve 2016–2017.
    Gjyqtari Smith deklaroi se kërkesa e tij për “skllavëri moderne” ishte e pabazë, pasi hetuesit nuk gjetën prova që ai të kishte qenë viktimë e trafikimit. Ai gjithashtu hodhi poshtë edhe pretendimin për mbrojtje në bazë të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se bashkëshortja e tij jeton në Shqipëri. Hysa është tashmë në proces deportimi.
    Abuzimi me ligjin për Skllavërinë Moderne
    Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka paralajmëruar më parë për abuzimet me këtë ligj, duke theksuar se disa emigrantë pretendojnë në momentet e fundit se janë “skllevër modernë” për të vonuar depërtimin.
    “Ligjet janë hartuar për të mbrojtur ata që kanë vuajtur shfrytëzime të rënda, por disa njerëz po tallen me sistemin tonë dhe bujarinë e këtij vendi”, tha ajo.
    Statistikat tregojnë se 13% e kërkesave për skllavëri moderne në Britani vijnë nga shtetas shqiptarë, pas atyre britanikë (23%) dhe përpara vietnamezëve.
    Një ekspert shqiptar i krimit të organizuar tha për ‘Mail’ se rritja e këtyre rasteve lidhet me ndryshimet ligjore të vitit 2023, që e kategorizuan Shqipërinë si vend të sigurt për azilkërkuesit. “Avokatët po i këshillojnë klientët të përdorin ligjin e skllavërisë moderne si shpresën e fundit për të qëndruar në Britani”, tha ai.
    Rasti tjetër: Ujeza Kurmekaj
    Një tjetër shqiptare, Ujeza Kurmekaj, nënë e një fëmije, përdori të njëjtin ligj për të fituar qëndrim të përkohshëm, ndërsa punonte si ndërmjetëse për bandat e kontrabandës së migrantëve përtej Kanalit.
    Mesazhet e siguruara nga hetuesit tregonin se ajo koordinonte kalimet e familjeve përmes Kanalit dhe dërgonte vendndodhje për anijet. Ajo aktualisht po vuan një dënim 6-vjeçar dhe pas përfundimit të tij do të deportohet.
    Operacionet e fundit të deportimit
    Sipas të dhënave të fundit, 26 emigrantë që mbërritën me varka të vogla janë kthyer në Francë që nga nisja e marrëveshjes “një brenda, një jashtë” mes qeverive britanike dhe franceze.
     “Kur shtetas të huaj kryejnë krime të rënda në vendin tonë, do të bëjmë çdo përpjekje për t’i deportuar. Vetëm vitin e parë, qeveria jonë ka dëbuar 5,200 kriminelë të huaj, një rritje prej 14% krahasuar me vitin e kaluar”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme

    Top Channel

  • Në kërkim për plagosje me dashje, si po përpiqet Mikel Hoxha t’i shmanget ekstradimit në Shqipëri

    Në kërkim për plagosje me dashje, si po përpiqet Mikel Hoxha t’i shmanget ekstradimit në Shqipëri

    mikel hoxha

    ANGLI- Një 33-vjeçar, i dënuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje me paramendim e mbetur në tentativë, ka jetuar për pesë vite i lirë në Mbretërinë e Bashkuar pasi hyri ilegalisht në vend dhe aplikoi për azil nën pretendimin se ishte viktimë e një gjakmarrjeje.
    Daily Mail është ndalur në rastin e Mikel Hoxhës, i cili sipas medias në fjalë ka hyrë në Britani në vitin 2018 në mënyrë të paligjshme brenda një kamioni. Pavarësisht se ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, ai arriti të qëndrojë në vend për vite me radhë, ndërkohë që vazhdonte procesin e azilit dhe apelimet për të shmangur kthimin në Shqipëri.
    Ngjarja për të cilën Hoxha ishte në kërkim ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku ai hapi zjarr ndaj një personi pas një sherri në një kafene. Viktima, Admir Haruni, u qëllua disa herë në këmbë.
    Vetëm një ditë pas ngjarjes, autoritetet shqiptare përgjuan një bisedë telefonike ku babai i Hoxhës i thoshte një personi të tretë se “djali im qëlloi dikë në këmbë” dhe ishte në kërkim për “mbajtje pa leje të armëve dhe tentativë vrasjeje”.
    Ai u arratis fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas përmes Belgjikës hyri në Britani me ndihmën e kontrabandistëve. Më 8 gusht 2018, Hoxha aplikoi për azil në Britani, duke pretenduar se ishte viktimë e një gjakmarrjeje – një strategji që shumë kriminelë shqiptarë e kanë përdorur për të shmangur ekstradimin.
    Në prill të vitit 2021, një gjykatë shqiptare e dënoi Hoxhën në mungesë me 17 vite burg, për tentativë vrasjeje me paramendim dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Ai arriti ta apelojë vendimin përmes një avokati në Shqipëri, duke e ulur dënimin në 4 vite për “dëmtim të rëndë të qëllimshëm”.
    Për pesë vite, Hoxha jetoi në Britani pa u zbuluar nga autoritetet, deri në shtator 2023, kur më në fund u arrestua në Cardiff, ku jetonte në një shtëpi me vlerë 170 mijë paundë. Në atë kohë, ai ndodhej në lirim me kusht nga imigracioni, ndërsa apelonte refuzimin e kërkesës për azil.
    Ai është mbajtur në burgun e Ëandsëorth që nga arrestimi dhe po përpiqet të ndalojë ekstradimin përmes sistemit ligjor britanik, duke përdorur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) – të drejtën për jetën familjare – duke pretenduar se kthimi në Shqipëri do të dëmtonte partneren dhe dy fëmijët e tij të mitur, të lindur në vitet 2019 dhe 2022 në Britani.
    Avokatët e tij gjithashtu kanë përdorur nenin 3 të ECHR, duke pretenduar se mund të përballet me kushte çnjerëzore në burgjet shqiptare, por kjo u refuzua nga gjykata britanike.
    Gjatë seancës në Gjykatën e Magjistratëve në Ëestminster, gjyqtari Tan Ikram deklaroi se pretendimet për një gjakmarrje ishin “të pabesueshme” dhe se interesi publik për ekstradimin e tij është më i lartë sesa çdo pretendim për të drejtën e jetës familjare.
    Ai vendosi që çështja t’i referohej Sekretarit të Shtetit për Ekstradim, por Hoxha ka të drejtën të kërkojë leje për apel.
    Ndërkohë, zyra e Brendshme britanike ka refuzuar të komentojë për rastin konkret, duke iu përmbajtur politikës së saj për “moskomentim të rasteve individuale” – një qëndrim që është kritikuar nga organizata të ndryshme për mungesë transparence./ZËRI 

  • Sulmi në Mançester, reagon Starmer: Urrejtja po rritet në Britani, do të bëjmë gjithçka për të garantuar…

    Sulmi në Mançester, reagon Starmer: Urrejtja po rritet në Britani, do të bëjmë gjithçka për të garantuar…

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka reaguar për herë të parë për sulmin që ndodhi në sinagogë në Mançester, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe katër të tjerë mbeten të plagosur.

    Duke folur pas një takimi urgjent në Downing Street, Starmer dënoi sulmin, që e cilësoi si të neveritshëm, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për komunitetin hebre në Britani.
    “Çdo hebreu në këtë vend, dua t’i them këtë: E di sa frikë ndjeni brenda vetes, e di me të vërtetë. Dhe në emër të vendit tonë, dua të shpreh solidaritetin tim dhe trishtimin tim që ende duhet të jetoni me këto frikëra. Askush nuk duhet ta përjetojë këtë. Askush”.
    Starmer premtoi masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e komunitetit hebre.
    “Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’ju garantuar sigurinë që meritoni. Kjo nis me një prani më të dukshme të policisë dhe me mbrojtjen konkrete të komunitetit tuaj” u shpreh ai.
    Ai gjithashtu ka shtuar se: “Ju premtoj se gjatë ditëve në vijim do të shihni një tjetër Britani, Britaninë e dhembshurisë, të mirësjelljes dhe të dashurisë. Kjo Britani do të bashkohet për të qëndruar pranë komunitetit tuaj dhe për t’ju treguar se Britania është një vend ku ju dhe familja juaj jeni të sigurt dhe i përkisni”.

    Top Channel

  • Emigracioni në Britani/ Qeveria Laburiste paralajmëron kushte të reja për leje të përhershme qëndrimi

    Emigracioni në Britani/ Qeveria Laburiste paralajmëron kushte të reja për leje të përhershme qëndrimi

     

     

    Emigrantët që duan të fitojnë të drejtën për të qëndruar përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të tregojnë se kontribuojnë realisht në shoqëri, paralajmëroi sot sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, në fjalimin e saj në konferencën vjetore të Partisë Laburiste, shkruan BBC.

    Sipas planeve të reja që po shqyrtohen nga qeveria laburiste, migrantët do të duhet të plotësojnë disa kushte për të përfituar statusin e qëndrimit të përhershëm (Indefinite Leave to Remain, ILR), përfshirë:

    Njohuri të avancuara të gjuhës angleze

    Dëshmi për një rekord penal të pastër

    Angazhim vullnetar në komunitetin lokal

    Në të njëjtën kohë, qeveria synon të dyfishojë periudhën që kërkohet aktualisht për të përfituar statusin e përhershëm, nga pesë vite në dhjetë vite qëndrim të ligjshëm në vend.

    Përballje e drejtpërdrejtë me Reform UK

    Ky ndryshim vjen si kundërpërgjigje ndaj partisë së ekstremit të djathtë, Reform UK, e cila ka premtuar të anulojë tërësisht të drejtën për leje qëndrimi të përhershme dhe të detyrojë migrantët të aplikojnë çdo pesë vite për viza të reja, pavarësisht nëse kanë kontribuar për dekada në ekonomi.

    Kryeministri Keir Starmer e ka quajtur këtë politikë ‘raciste’ dhe ‘të pamoralshme’, ndërsa ministrja e Financave Rachel Reeves tha se është ndryshe të deportosh persona që janë ilegalë, por krejt tjetër të largosh njerëz që kanë ndërtuar jetë të ndershme në Britani.

    Mahmood: ‘Duhet të sigurojmë që kontributi të jetë kusht për të jetuar këtu’

    Në fjalimin e saj të parë si Sekretare e Brendshme në konferencën e partisë, Shabana Mahmood theksoi nevojën për një sistem të drejtë, por të fortë:

    ‘Kemi nevojë për një sistem që i vlerëson ata që kontribuojnë dhe respektojnë rregullat. Nëse nuk përballemi me këtë sfidë, vizioni ynë për një Britani të hapur dhe tolerante do të shuhet,’ tha ajo.

    Ajo kujtoi edhe eksperiencën personale si vajzë emigrantësh, duke përmendur kohën kur punonte në dyqanin e familjes dhe ishte viktimë e vjedhjes, një përvojë që, sipas saj, ka ndikuar në qasjen e saj ndaj rendit dhe sigurisë.

    Kush mund të përfitojë më herët?

    Sipas planeve të reja, individët me aftësi të larta ose me kontribut të jashtëzakonshëm mund të fitojnë leje qëndrimi më herët se 10 vite. Gjithashtu, për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm, migrantët nuk duhet të kenë marrë ndihma sociale dhe duhet të kenë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore.

    Sipas vlerësimeve të Migration Observatory, aktualisht janë rreth 4.5 milion persona që kanë statusin e qëndrimit të përhershëm në Britani, përfshirë rreth 430,000 shtetas jashtë BE-së.

    Reform UK: ‘Laburistët nuk besojnë në kontrollin e kufijve’

    Në një reagim të menjëhershëm, lideri i Reform UK, Nigel Farage, e akuzoi qeverinë laburiste për mungesë serioziteti në çështjet e migracionit. Ndërsa drejtuesi i politikave të Reform UK, Zia Yusuf, tha se qytetarët kanë ‘shqetësime të ligjshme për migracionin’ dhe ‘janë mjaft të zgjuar për të kuptuar politikat që mbështesin’.

    Mesazh për votuesit e pasigurt

    Pjesë e strategjisë së Mahmood është të bindë votuesit e klasës punëtore që janë të tunduar të votojnë Reform UK, duke treguar se Laburistët janë të vendosur për të ‘mbrojtur kufijtë’ dhe për të krijuar një sistem migracioni që ruan balancën mes drejtësisë dhe sigurisë kombëtare.

     ‘Në zgjidhjen e kësaj krize, ndoshta nuk do t’ju pëlqejë gjithçka që bëjmë,’ tha ajo para delegatëve të konferencës. ‘Por ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur interesin e vendit.’

  • Zemërim në Britani: Shërbimi Shëndetësor Kombëtar mbron martesat midis kushërinjve të parë pavarësisht rrezikut të defekteve të lindjes

    Zemërim në Britani: Shërbimi Shëndetësor Kombëtar mbron martesat midis kushërinjve të parë pavarësisht rrezikut të defekteve të lindjes

    Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Britani po përballet me kritika të forta pas publikimit të udhëzimeve që paraqesin aspekte pozitive të martesave midis kushërinjve të parë, pavarësisht rrezikut të shtuar të provuar të lindjes së fëmijëve me defekte të lindjes dhe akuzave se kjo praktikë lidhet me shtypjen e grave në disa komunitete.

    Udhëzimet e NHS dhe “përfitimet” që ato promovojnë

    Programi i Edukimit Gjenomik të NHS-së ka argumentuar se martesat midis kushërinjve të parë, ndërsa rrisin rrezikun e sëmundjeve gjenetike, ofrojnë përfitime të tilla si “rrjete më të forta mbështetëse familjare” dhe “avantazhe financiare”. Sipas udhëzimeve, mundësia për të pasur një fëmijë me një gjendje gjenetike në popullatën e përgjithshme është 2-3%, ndërsa tek fëmijët e kushërinjve të parë kjo rritet në 4-6%, me NHS-në që thekson se “shumica e këtyre fëmijëve lindin të shëndetshëm”.

    Dokumenti argumenton gjithashtu se ndalimi do të “stigmatizonte traditat kulturore” dhe sugjeron në vend të një ndalimi, forcimin e këshillimit gjenetik, fushatave informuese dhe programeve të ndërgjegjësimit.
    Zemërim në Britani: Shërbimi Shëndetësor Kombëtar mbron martesat midis kushërinjve të parë pavarësisht rrezikut të defekteve të lindjes

    Grafiku, i cili është përfshirë në materialin informues të NHS-së të shpërndarë për çiftet në Bradford, shpjegon disa nga rreziqet gjenetike që lidhen me lindjen e fëmijëve nga të afërm të ngushtë. Dy prindër që mbajnë të njëjtin gjen recesiv kanë një shans më të lartë për të pasur një fëmijë me një sëmundje të trashëguar.

    Lidhja me sëmundjet gjenetike dhe kostot në sistemin e kujdesit shëndetësor

    Praktika, e cila është veçanërisht e përhapur në komunitetin britaniko-pakistanez, është lidhur me shkallë më të larta të çrregullimeve gjenetike si fibroza cistike dhe anemia drepanocitare. Shifrat tregojnë se deri në 20% e fëmijëve me probleme kongjenitale në qytete si Sheffield, Glasgow dhe Birmingham vijnë nga familje pakistaneze, krahasuar me vetëm 4% në popullsinë e përgjithshme. Kostoja financiare për NHS vlerësohet të jetë në miliarda paund.

    Deputeti konservator Richard Holden tha se partia e tij do të nxisë miratimin e një legjislacioni që ndalon martesat midis kushërinjve të parë, duke argumentuar se kjo praktikë “shkatërron përfshirjen, të drejtat e grave dhe shëndetin e atyre që janë të përfshirë ”. Ai tha se “Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë nuk duhet t’i nënshtrohet praktikave kulturore të dëmshme dhe shtypëse”.

    Ai madje akuzoi Partinë Laburiste dhe Keir Starmerin për “injorimin e kërkesave të drejta të shumicës së popullit britanik” dhe për lejimin e kësaj praktike “si një derë e pasme për imigracionin”.

    Ekspertët paralajmërojnë për dhunë ndaj nderit dhe korrupsion

    Dr. Patrick Nash, një ekspert në të drejtën fetare dhe drejtor i Fondacionit Pharos në Oksford, e quajti “zhgënjyese” që NHS po publikon udhëzime që përmendin “përfitimet e supozuara sociale” pa theksuar lidhjet e provuara me dhunën në nder, diskriminimin gjinor dhe korrupsionin e strukturave familjare.

    “Martesa midis kushërinjve të parë është incest dhe duhet të ndalohet menjëherë. Nuk ka ekuilibër midis një zgjedhjeje kulturore dhe pasojave serioze të shëndetit publik”, theksoi ai, duke bërë thirrje që teksti të tërhiqet menjëherë.

    Opinioni publik dhe konteksti historik

    Një sondazh i YouGov zbuloi se tre të katërtat e britanikëve mbështesin ndalimin e martesave midis kushërinjve të parë, ndërsa vetëm 9% duan që sistemi aktual të mbetet.

    NHS theksoi se praktika ka një histori në Britani që daton që nga shekulli i 16-të, kur Henry VIII miratoi një ligj që i lejonte atij të martohej me Anne Boleyn dhe më pas me kushërirën e saj, Catherine Howard.

  • Debat i nxehtë në Britani, a do t’u hiqet emigrantëve “arma” që përdorin për t’i shpëtuar dëbimit?

    Debat i nxehtë në Britani, a do t’u hiqet emigrantëve “arma” që përdorin për t’i shpëtuar dëbimit?

    Në Britani po shtohen thirrjet politike për largim nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), një instrument ligjor që përdoret shpesh nga emigrantët, përfshirë shqiptarët, për të shmangur dëbimin, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e mbrojtjes së të drejtave të tyre.
    Ndërsa qeveria britanike debaton për reformën apo tërheqjen nga ECHR, shumë emigrantë mund të humbasin një nga mjetet kryesore ligjore për të qëndruar në vend.
    Në një artikull të publikuar së fundmi, Sky News raporton se ka ndjekur nga afër një seancë apeli në një gjykatë emigracioni në Britani, për të parë sesi Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) po përdoret nga migrantët dhe avokatët e tyre në përpjekjet për të qëndruar në Britani, ndërsa presioni politik nga e djathta për tërheqjen e Britanisë nga kjo konventë po rritet.
    Sa shpesh migrantët e fitojnë betejën ligjore për të mos u dëbuar nga Britania mbi bazën e të drejtave të njeriut?
    Thirrjet për t’u larguar nga ECHR janë shtuar ndjeshëm në radhët e partive të djathta britanike, madje edhe figura të njohura nga Partia Laburiste kanë nisur të kërkojnë reformimin e saj.
    Një gazetar i Sky News ka vizituar një gjykatë apeli për emigracionin në Birmingham për të parë nga afër se si përdoret kjo konventë në praktikë. Në katin e katërt të një ndërtese të madhe gjykate në Birmingham, rasti i parë i ndjekur ishte ai i një burri 38-vjeçar nga Nigeria, i cili kishte hyrë në Britani me vizë student, por ajo kishte skaduar. Para se të përfundonte afati, ai kishte paraqitur një kërkesë për qëndrim, duke u mbështetur te marrëdhënia e tij me një grua nga Barbadosi, e cila jeton dhe punon në Britani që nga viti 2015.
    Gjykatësi, i cili merr pjesë në seancë përmes video-lidhjeje, dëgjon se partnerja e tij ka një vajzë 17-vjeçare. Vajza jeton me babanë biologjik, por çifti këmbëngul se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nigerianin, aq sa ajo e quan “baba”. Rasti i tyre bazohet në Nenin 8 të ECHR, e drejta për një jetë familjare.
    Të nesërmen, një tjetër gjykatës, këtë herë fizikisht në sallë, dëgjon rastin e një burri që përballet me dëbim drejt Kenias. Ai kishte ardhur në Britani që kur kishte qenë foshnjë me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij. Si adoleshent, ishte dënuar me gati 10 vite burg për një akt dhune me thikë.
    Edhe ky rast mbështetet te Neni 8 i ECHR, pasi pas lirimit nga burgu, ai është bërë baba i një fëmije që sapo ka mbushur dy vjeç. Avokatët e tij sjellin gjithashtu argumente në bazë të Nenit 3 të ECHR-së, që ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor apo degradues, për shkak të diagnozës së tij me ankth të përgjithësuar dhe depresion.
    Vendimet për këto raste pritet të jepen pas disa javësh dhe rezultatet nuk publikohen nga gjykata. Për gazetarin, procesi duket i errët dhe jo transparent.
    A është ECHR vërtet një pengesë për dëbimin e emigrantëve?
    Disa politikanë e shohin Konventën si një pengesë për të larguar më shumë migrantë nga Britania. Por Alice Donald, profesore e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Middlesex në Londër, thotë: “Ka një dinamikë politike të fortë që ka çuar në një lloj ‘fajësimi’ të Konventës Evropiane… Por nuk jemi të sigurt se largimi nga ECHR do të bënte një ndryshim të madh.”
    Ajo thekson se të dhënat nuk janë të mjaftueshme për të vlerësuar ndikimin real. Megjithatë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike: Midis Prillit 2008 dhe Qershorit 2021, plot 21 mijë e 521 shtetas të huaj të dënuar për krime apeluan kundër dëbimit. Nga këta, 2 mijë e 392 prej tyre patën sukses vetëm mbi bazën e të drejtave të njeriut, që përbën rreth 181 raste në vit.
    Nuk ka të dhëna për kategoritë e tjera të emigrantëve që lejohen të qëndrojnë për arsye të të drejtave të njeriut. Ndërkohë, azilkërkuesit që vijnë me gomone zakonisht mbështeten në Konventën e Refugjatëve të vitit 1951.
    Rasti i “chicken nuggets”, një mit i rrëzuar
    Në shkurt të vitit 2025, në media qarkulloi një histori ku thuhej se një kriminel shqiptar nuk u dëbua sepse djali i tij nuk donte të hante “chicken nuggets” (copëza mishi pule të vogla të skuqura) të huaja.
    Profesoresha Alice Donald sqaron se: “Në realitet, rasti shkoi në tribunalin e lartë dhe u vendos që ai mund të dëbohej. Gjithashtu u theksua se argumenti për ‘chicken nuggets’ nuk kishte peshë ligjore të mjaftueshme.”
    Çfarë do të thotë largimi nga ECHR?
    Nëse Britania tërhiqet nga ECHR, garancitë e saj do të hiqen për të gjithë qytetarët, jo vetëm për migrantët.
    Konventa mbron: Të drejtën për jetën, lirinë, një gjykim të drejtë. lirinë e shprehjes dhe ndalon torturën, skllavërinë dhe diskriminimin.
    Tërheqja nga kjo marrëveshje gjithashtu mund të shkelë Marrëveshjen e Belfastit  edhe pse disa besojnë se një rrugë mesatare mund të gjendet. Por në një vend ku emigracioni është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesit, ka nga ata që mendojnë se ky është një çmim që ia vlen të paguhet.

  • Golaj në Has, The Sun: Fshati që “eksporton” në Angli emigrantë dhe kriminelë si 4 kushërinjtë Dauti

    Golaj në Has, The Sun: Fshati që “eksporton” në Angli emigrantë dhe kriminelë si 4 kushërinjtë Dauti

    Bashkia e Hasit vijon të jetë Meka e gazetarëve anglez, kjo pasi mijëra hasianë emigruan në Britaninë e Madhe prej vitit 1998.

    Gazetarja e reportazheve në The Sun, Grace Macaskill ka udhëtuar drejt fshatit Golaj me 4.000 banorë për të cilin në shkrim thotë se 60% e banorëve tashmë jetojnë në Angli.
    Thekson në shkrim të cilit i referohet Top Channel, se Golaj nuk ka eksportuar vetëm emigrantë të cilët me punë të ndershme në Angli sigurojnë jetesën por edhe persona të përfshirë në krimin e organizuar, siç janë katër kushërinjtë me mbiemrin Dauti.
    Sulejman Brati pronari një dyqani të vogël në Golaj ka thënë për The Sun se vetëm pak banorë vendas hyjnë në dyqanin e tij çdo ditë, ndërkohë që ai përpiqet me vështirësi të mbledhë para sa për të jetuar.
    67-vjeçari është i detyruar të mbështetet në ndihmat që i dërgojnë dy djemtë e tij, për të cilët pranon se jetojnë ilegalisht në Britani .
    Një banor i Golajt i tha gazetës The Sun: “S’ka më gangsterë këtu, janë të gjithë në Angli.”
    Në fakt, dy nga “eksportet” e Golajt janë vëllezërit që u dëbuan nga Britania pasi Agjencia Kombëtare e Krimeve — NCA versioni britanik i FBI-së, i akuzoi si figura kryesore në një rrjet të krimit të organizuar.
    Edhe pse zyrtarisht punonin në ndërtim dhe pastrim, Isuf dhe Fation Dauti jetonin në luks — shpenzonin para për rroba firmato në Harrods, ngisnin makina luksoze si Bentley dhe jetonin me qira 2,700 paund në muaj në lagjen Chelsea.
    “Nuk është për t’u habitur që të rinjtë shqiptarë tërhiqen nga krimi, kur familjet e dëshpëruara krenohen për “sukseset” e fëmijëve të tyre në Britani, pa bërë shumë pyetje se nga vjen ajo para”-thuhet në reportazhin e The Sun.
    Avoli Brati, 34 vjeç, thotë se gjashtë nga dymbëdhjetë anëtarët e familjes së tij jetojnë tani në Britani, pasi kaluan ilegalisht.
    Vëllai i tij, Festim Brati, 42 vjeç, pagoi 6,000 paund për të hyrë në Britani para 11 vitesh, duke u fshehur poshtë sediljes së një kamioni, ndërsa një vëlla tjetër ishte fshehur nën mushama në çati.Edhe pse shumë shqiptarë nga Hasi krenohen për punët e ndershme që bëjnë, lidhjet me bandat kriminale dhe trafikun e drogës janë të njohura.
    Megjithëse hynë ilegalisht, Isuf dhe Fation Dauti fillimisht u lejuan të qëndronin pasi u martuan me gra nga vende të BE-së — Letonia dhe Bullgaria. Sipas informacioneve të NCA-së në vitin 2021, Fationi, 40 vjeç, ishte pjesë e një bande shqiptare që merrej me drogë, trafik njerëzish dhe pastrim parash, dhe u cilësua si “rrezik për sigurinë kombëtare.”
    Isufi, 33 vjeç, thuhet se mori një rol më aktiv në rrjetin kriminal pas largimit të vëllait të tij nga Britania.Fationi në Shqipëri ishte personi që shkelmoi derën e selisë të PD kur kjo forcë politike drejtohej prej Lulëzim Bashës.
    Kushërinjtë e tyre Alket dhe Kujdesi Dauti po nga fshati Golaj, janë dënuar nga drejtësia belge për trafik njerëzish nga Belgjika drejt Anglisë. Disa ditë më parë kryeprokuroria e Kukësit Griselda Haxhiaj, çoi në gjykatë dhe iu pranua kërkesa për sekuestrimin e tre pronave në Tiranë, të Fation Dautit pas një kërkese ardhur nga autoritetet britanike.

    Top Channel

  • Lajm i keq për shqiptarët në Britani? Anglia pritet të aplikojë letërnjotimet dixhitale

    Lajm i keq për shqiptarët në Britani? Anglia pritet të aplikojë letërnjotimet dixhitale

    foto ilustruese

    BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe së shpejti do të ketë identitetit dixhital. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, pritet të lançojë një nga modelet që po shqyrtohen për zvogëlimin e emigracionit të paligjshëm dhe një prej tyre  do të përfshijë dhënien e një dokumenti identifikimi dixhital për çdo person me të drejtë ligjore për të qëndruar në Britani. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. 
    Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani. Konkretisht dokumenti i identifikimit do të përdoret për verifikimet e të drejtës për punë dhe për të përcaktuar nëse një person është i kualifikuar për një kontratë qiraje shtëpie.
    Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër. Pothuajse 37,000 migrantë që mbërritën me anije vitin e kaluar nënkuptojnë humbjen e kontrollit të një shteti. Është raportuar se disa të ardhur zgjedhin Mbretërinë e Bashkuar sepse nuk ka karta identiteti, ndryshe nga shumica e BE-së./ZËRI

  • Qeveria e Britanisë së Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Qeveria e Britanisë së Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Gazeta britanike ‘Financial Times’ konfirmon atë qw është spekuluar prej kohësh se qeveria e re laburiste pritet të njoftojë planet që këtë muaj skemën e futjes se kartave digjitale të identifikimit, në përpjekje për të luftuar dhe pakësuar emigracionin ilegal.
    Një nga modelet që po konsiderohen është ajo e pasjes së kartave digjitale për çdo shtetas britanik dhe person që ka të drejtën e qëndrimit në Britani përmes legalizimit të statusit të tyre ligjor. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. Ish-kryeministri me jetëgjatë laburist Toni Bler në fillim të viteve 2000 tentoi aplikimin e sistemit të letrave të njoftimit, por nuk pati sukses.

    Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani, kur të bëhen verifikime, nëse kanë të drejtë të punojnë, apo nëse një person ka të drejtë të marr shtëpie ose banesë me qira, apo edhe për të verifikuar në spitale nga stafet mjekësore të statusit të emigracionit të pacienteve.

    Problem mbetet kur të huajt që jetojnë ilegalisht do mund të përdorin karta identiteti fallco të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, siç ndodh rëndom në Britani, edhe nga shqiptarë, por edhe emigrantë të ardhur nga vende të tjera.

    Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër.
    Në fillim të këtij viti Britania njoftoj për krijimin e një aplikacioni qeveritar që do u lejonte Britanikëve aksesimin e mijëra shërbimeve publike në smartphonet e tyre, pak a shume si sistemi e-Albania ne Shqipëri.

  • Emigracioni ilegal/ Britania e Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Emigracioni ilegal/ Britania e Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Është gazeta britanike ‘Financial Times’ që njofton atë është spekuluar prej kohësh se qeveria e re laburiste pritet të njoftojë planet që këtë muaj skemën e futjes se kartave digjitale të identifikimit, në përpjekje për të luftuar dhe pakësuar emigracionin ilegal. 
    Një nga modelet që po konsiderohen është ajo e pasjes së kartave digjitale për çdo shtetas britanik dhe person që ka të drejtën e qëndrimit në Britani përmes legalizimit të statusit të tyre ligjor. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. Ish-kryeministri me jetëgjatë laburist Toni Bler në fillim të viteve 2000 tentoi aplikimin e sistemit të letrave të njoftimit, por nuk pati sukses. 
    Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani, kur të bëhen verifikime, nëse kanë të drejtë të punojnë, apo nëse një person ka të drejtë të marr shtëpie ose banesë me qira, apo edhe për të verifikuar në spitale nga stafet mjekësore të statusit të emigracionit të pacienteve.
    Problem mbetet kur të huajt që jetojnë ilegalisht do mund të përdorin karta identiteti falco të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, siç ndodh rëndom në Britani, edhe nga shqiptarë, por edhe emigrantë të ardhur nga vende të tjera. 
    Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër. 
    Në fillim të këtij viti Britania njoftoj për krijimin e një aplikacioni qeveritar që do u lejonte  Britanikëve   aksesimin e mijëra shërbimeve publike në smartphonet e tyre, pak a shume si sistemi e-Albania ne Shqipëri.