Tag: britani

  • Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar nga Britania në Shqipëri

    Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar nga Britania në Shqipëri

    Një nënë shqiptare me tre fëmijë, përfshirë një foshnjë të sapolindur, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg.
    Mediat britanike raportojnë se Lirie Delishi, 25 vjeçe, u urdhërua për t’u kthyer në atdhe nga gjyqtari britanik John Zani, i cili vendosi se interesi i Mbretërisë së Bashkuar për të mos u konsideruar “strehë e sigurt për kriminelët” ishte më i rëndësishëm se pretendimet e saj për shkelje të së drejtës familjare, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
    Autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e Delishit për të vuajtur një dënim katërmujor, pasi ajo u kap në vitin 2019 duke përdorur një pasaportë të rreme rumune gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Romës, përcjell A2 CNN.
    Në seancën e ekstradimit në Londër, Delishi argumentoi se ndarja nga bashkëshorti i saj Edmond dhe tre fëmijët, mes tyre një i porsalindur, do të kishte pasoja të rënda për familjen. Edmondi, i cili sipas “The Telegraph” drejton dy biznese në Britani, një kompani ndërtimi dhe një lavazh makinash, dëshmoi se mund të detyrohej të mbyllte njërën prej tyre për t’u kujdesur për fëmijët. Megjithatë, gjyqtari Zani theksoi rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare të ekstradimit dhe deklaroi se “vetëm vështirësitë familjare nuk mjaftojnë për të penguar një vendim të tillë”.
    Aktualisht, Lirie Delishi ndodhet ende në Britani në pritje të apelimit të vendimit, por pritet që dënimin ta vuajë në burgun e grave të Pojskës, në Pogradec.
    Delishi kishte lënë Shqipërinë menjëherë pas studimeve për t’u bashkuar me partnerin e saj në Britani. Ajo tha se familja e saj “është shumë e turpëruar” nga kjo ngjarje, duke shtuar: “Nuk vij nga një familje që ka pasur ndonjëherë probleme me ligjin”.

  • Britania nuk e kurseu! Nëna shqiptare e tre fëmijëve ekstradohet për të vuajtur dënimin në Pojskë

    Britania nuk e kurseu! Nëna shqiptare e tre fëmijëve ekstradohet për të vuajtur dënimin në Pojskë

    Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë të porsalindur, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg.
    Lirie Delishi, 25 vjeç, u urdhërua të ekstradohej pasi gjykatësi John Zani vendosi se interesi publik për të shmangur perceptimin e Britanisë si “strehë e sigurt për kriminelët” ishte më i rëndësishëm sesa pretendimet e saj për shkelje të të drejtës për jetë familjare, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
    Autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e saj për të vuajtur një dënim me katër muaj burg, pasi në vitin 2019 Delishi ishte kapur në aeroportin e Tiranës me një pasaportë të falsifikuar rumune, ndërsa tentonte të udhëtonte drejt Romës.
    Gjatë seancës në Gjykatën e Magjistratëve të Westminster, Delishi, atëkohë shtatzënë me fëmijën e tretë, apeloi vendimin, duke argumentuar se ndarja nga fëmijët dhe partneri do të ishte “e tmerrshme”. Ajo tha se bashkëshorti i saj, Edmond, mund të detyrohej të mbyllte njërin prej bizneseve të tij në Britani për t’u kujdesur për fëmijët.
    “Do të jetë shumë e vështirë të jem pa ta në muajt e parë të jetës së foshnjës. Mundohem të mos mendoj për ekstradimin për shkak të ndikimit që do të ketë te familja ime. Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kisha dënime në Shqipëri ose në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ajo, por gjyqtari ka vendosur me “dorë të hekurt”.
    Aktualisht, ajo ndodhet ende në Britani në pritje të një apeli ndaj vendimit, por nëse ai refuzohet, Delishi do ta vuajë dënimin në burgun e Pojskës, i cili është i vetmi institucion për gra në Shqipëri, me kapacitet për rreth 110 të dënuara.
    Delishi ka përfunduar studimet për inxhinieri kompjuterike në Shqipëri në vitin 2019, përpara se të zhvendosej në Britani për t’u bashkuar me partnerin e saj, me të cilin jeton prej gjashtë vitesh.

  • VIDEO/“Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat mbetet në burg, gjyqtarët habiten me pasurinë. Gabimi që e çoi në pranga 

    VIDEO/“Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat mbetet në burg, gjyqtarët habiten me pasurinë. Gabimi që e çoi në pranga 

    Një video po qarkullon në internet nga momenti i arrestimit të “mbretëreshës” 47-vjeçare kineze të kriptomonedhave, e cila u dënua sot nga një gjykatë britanike me 11 vjet burg pasi u shpall fajtore për “pastrimin” e 5 miliardë dollarëve në Bitcoin dhe mashtrimin e më shumë se 100,000 bashkatdhetarëve të saj në atdheun e saj. 
    Në pamjet e publikuara nga Daily Mail dhe të xhiruara nga një kamera e integruar në uniformën e njërit prej oficerëve të policisë që hynë me forcë në shtëpinë e saj për ta arrestuar, Zhimin Qian shihet e shtrirë në shtrat dhe e mbuluar me çarçafë. 
    Për disa sekonda, Qian këmbëngul të thotë emrin e saj e shtrirë, pa u përpjekur të lëvizë nga shtrati. Për 6 vjet 47-vjeçarja kineze arriti t’i shmangej arrestimit duke jetuar në Britani, ku sipas raportit jetonte mes luksit. 
    Arrestimi ka ndodhur rreth një vit më parë, ndërsa është bërë publike këtë javë, që përkon dhe me dënimin e saj me 11 vite burg. 
    Sipas Daily Mail, që nga viti 2018, gruaja ka shijuar një stil jetese luksoz ndërsa fshihej në Britani, pasi mashtroi 128,000 investitorë në një skemë Ponzi në Kinë. 
    Qian e quante veten “Perëndesha e Pasurisë”, por shërbëtorët besnikë që e ndihmuan të fshihej në Britani e njihnin thjesht si “Zonja Shefe”. 
    47-vjeçarja, mbiemri i së cilës në gjuhën kineze do të thotë para, shpresonte që pasuria e saj e jashtëzakonshme e vjedhur në Bitcoin do t’i siguronte një portë hyrëse në Britani. Në fakt, nga rezidenca e saj me qira në Hampstead, Zhimin Qian hartoi plane për të blerë disa rezidenca me vlerë shumë milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të takohej me duka dhe dukesha, Dalai Lamën dhe Papën. 
    Kur policia kineze nisi një hetim në vitin 2017, Qian iku nga vendi me një pasaportë të falsifikuar dhe u vendos në një rezidencë luksoze në Hampstead, në veri të Londrës, me një qira prej 18,000 eurosh në muaj. Për ta kthyer pasurinë e saj në para të gatshme dhe prona, ajo u paraqit si trashëgimtare e një koleksioni diamantesh dhe rekrutoi një ish-punonjëse restoranti si asistente personale për të trajtuar transaksionet. 
    Policia britanike bastisi shtëpinë e saj një vit më vonë dhe zbuloi disqe që përmbanin dhjetëra mijëra Bitcoin, në një nga sekuestrimet më të mëdha të kriptomonedhave të bëra ndonjëherë në Britani. Sipas BBC, vlera e sekuestrimit është shumëfishuar më shumë se 20-fish që kur ajo mbërriti në Britani. 
    Mbretëria e saj… Liberland 
    Në fakt, në një ditar, ajo shkroi për ambiciet e saj për të sunduar një mbretëri në Liberland, një komb i vogël i panjohur në Danub, ku shpresonte të ndërtonte tempullin më të madh budist në Evropë. 
    Mashtruesja 46-vjeçare arriti t’u shmangej autoriteteve duke përdorur pseudonime dhe pasaporta të shumta për të udhëtuar botën, duke shpenzuar më shumë se 44,000 paund për bizhuteri diamanti në Zyrih, 90,000 paund në Harrods për rroba firmato dhe duke blerë ora dore me vlerë 119,000 paund nga Van Cleef & Arpels. 
    Ajo mori me qira një vendpushim të largët në Skoci, një shtëpi në York dhe një rezidencë prej 5 milionë paundësh në Hampstead ku e kalonte kohën e mbyllur në dhomën e saj të gjumit, ndërsa një grup punonjësish shtëpiakë, përfshirë një shërbëtor, një pastruese shtëpie dhe një shofer, kujdeseshin për çdo tekë të saj. 
    Qian udhëzoi stafin t’i blinte apartamente prej 500,000 paundësh në Dubai dhe kërkoi të blinte një vilë në Toskana të shekullit të 18-të me pamje nga deti prej 10 milionë paundësh. Por ambiciet e saj madhështore për t’u përzier me mbretërinë dhe të pasurit e famshëm do të dështonte, pasi përpjekjet për të blerë një rezidencë me shtatë dhoma gjumi prej 23.5 milionë funtesh me një pishinë dhe një shtëpi aty pranë prej 12.5 milionë funtesh me një kinema dhe palestër, shkaktuan kontrolle në Mbretërinë e Bashkuar për pastrim parash. 

    Zhimin Qian, also known as the Cryptoqueen, has been jailed after she bought billions of pounds worth of Bitcoin using cash she scammed out of Chinese pensioners.
    It helped her fund her lavish lifestyle for years while she was on the run in the UK. pic.twitter.com/Aiyy2yOokZ
    — Channel 5 News (@5_News) November 11, 2025
     
  • VIDEO/ Burgoset “Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat, gjyqtarët habiten me pasurinë marramendëse të saj. Gabimi që e çoi në pranga

    VIDEO/ Burgoset “Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat, gjyqtarët habiten me pasurinë marramendëse të saj. Gabimi që e çoi në pranga

    Një video po qarkullon në internet nga momenti i arrestimit të “mbretëreshës” 47-vjeçare kineze të kriptomonedhave, e cila u dënua sot nga një gjykatë britanike me 11 vjet burg pasi u shpall fajtore për “pastrimin” e 5 miliardë dollarëve në Bitcoin dhe mashtrimin e më shumë se 100,000 bashkatdhetarëve të saj në atdheun e saj.

    Në pamjet e publikuara nga Daily Mail dhe të xhiruara nga një kamera e integruar në uniformën e njërit prej oficerëve të policisë që hynë me forcë në shtëpinë e saj për ta arrestuar, Zhimin Qian shihet e shtrirë në shtrat dhe e mbuluar me çarçafë.
    Për disa sekonda, Qian këmbëngul të thotë emrin e saj e shtrirë, pa u përpjekur të lëvizë nga shtrati.

    Për 6 vjet 47-vjeçarja kineze arriti t’i shmangej arrestimit duke jetuar në Britani, ku sipas raportit jetonte mes luksit.
    Arrestimi ka ndodhur rreth një vit më parë, ndërsa është bërë publike këtë javë, që përkon dhe me dënimin e saj me 11 vite burg.

    Sipas Daily Mail, që nga viti 2018, gruaja ka shijuar një stil jetese luksoz ndërsa fshihej në Britani, pasi mashtroi 128,000 investitorë në një skemë Ponzi në Kinë.
    Qian e quante veten “Perëndesha e Pasurisë”, por shërbëtorët besnikë që e ndihmuan të fshihej në Britani e njihnin thjesht si “Zonja Shefe”.
    47-vjeçarja, mbiemri i së cilës në gjuhën kineze do të thotë para, shpresonte që pasuria e saj e jashtëzakonshme e vjedhur në Bitcoin do t’i siguronte një portë hyrëse në Britani. Në fakt, nga rezidenca e saj me qira në Hampstead, Zhimin Qian hartoi plane për të blerë disa rezidenca me vlerë shumë milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të takohej me duka dhe dukesha, Dalai Lamën dhe Papën.
    Kur policia kineze nisi një hetim në vitin 2017, Qian iku nga vendi me një pasaportë të falsifikuar dhe u vendos në një rezidencë luksoze në Hampstead, në veri të Londrës, me një qira prej 18,000 eurosh në muaj. Për ta kthyer pasurinë e saj në para të gatshme dhe prona, ajo u paraqit si trashëgimtare e një koleksioni diamantesh dhe rekrutoi një ish-punonjëse restoranti si asistente personale për të trajtuar transaksionet.
    Policia britanike bastisi shtëpinë e saj një vit më vonë dhe zbuloi disqe që përmbanin dhjetëra mijëra Bitcoin, në një nga sekuestrimet më të mëdha të kriptomonedhave të bëra ndonjëherë në Britani. Sipas BBC, vlera e sekuestrimit është shumëfishuar më shumë se 20-fish që kur ajo mbërriti në Britani.
    Mbretëria e saj… Liberland
    Në fakt, në një ditar, ajo shkroi për ambiciet e saj për të sunduar një mbretëri në Liberland, një komb i vogël i panjohur në Danub, ku shpresonte të ndërtonte tempullin më të madh budist në Evropë.
    Mashtruesja 46-vjeçare arriti t’u shmangej autoriteteve duke përdorur pseudonime dhe pasaporta të shumta për të udhëtuar botën, duke shpenzuar më shumë se 44,000 paund për bizhuteri diamanti në Zyrih, 90,000 paund në Harrods për rroba firmato dhe duke blerë ora dore me vlerë 119,000 paund nga Van Cleef & Arpels.
    Ajo mori me qira një vendpushim të largët në Skoci, një shtëpi në York dhe një rezidencë prej 5 milionë paundësh në Hampstead ku e kalonte kohën e mbyllur në dhomën e saj të gjumit, ndërsa një grup punonjësish shtëpiakë, përfshirë një shërbëtor, një pastruese shtëpie dhe një shofer, kujdeseshin për çdo tekë të saj.
    Qian udhëzoi stafin t’i blinte apartamente prej 500,000 paundësh në Dubai dhe kërkoi të blinte një vilë në Toskana të shekullit të 18-të me pamje nga deti prej 10 milionë paundësh. Por ambiciet e saj madhështore për t’u përzier me mbretërinë dhe të pasurit e famshëm do të dështonte, pasi përpjekjet për të blerë një rezidencë me shtatë dhoma gjumi prej 23.5 milionë funtesh me një pishinë dhe një shtëpi aty pranë prej 12.5 milionë funtesh me një kinema dhe palestër, shkaktuan kontrolle në Mbretërinë e Bashkuar për pastrim parash.
     
    Top Channel

  • Sulmi me thikë në tren/ Britani, rëndohet bilanci, 2 nga 11 të lënduarit janë në luftë me jetën

    Sulmi me thikë në tren/ Britani, rëndohet bilanci, 2 nga 11 të lënduarit janë në luftë me jetën

    Nga 11 të plagosurit, dy persona janë duke luftuar me jetën, pasi një sulm masiv me thikë në një tren i nisur nga veriu i Anglisë drejt stacionit King’s Cross në qendër të Londrës.

    Sulmi ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës.
    Policia britanike e Transportit njofton se vetëm pas 8 minutash nga marrja e njoftimit nga publiku trupat e armatosura kanë ndërhyrë për të neutrailzuar dy persona me thike dhe të gjakosur të cilët janë në të tridhjetat, të lindur në Britani, njeri me ngjyrë dhe tjetri me origjinë nga Karaibet. Sulmi vlerësohet se nuk ka zgjatur më shumë se 1 deri në 15 minuta.
    Polica në Londër u detyrua të jap identitetet e sulmuesve pa dhënë emrat e tyre, ende, pas spekulimeve në mediat sociale. Deri më tani, hetuesit e anti-terrorit thonë se nuk ka tregues se sulmi është kryer për motive terroriste. Madje edhe niveli i gatishmërisë në Britani pas këtij sulmi mbetet i pandryshuar. Treni në te cilën ndodhi sulmi masiv, është ende në platformën e stacionit, ku u ndalua, stacion i paplanifikuar për ndalesë në itenerar, dhe është ende skenë krimi.
    Në këtë linje, Ministri britanik i Mbrojtjes dhe bashkëshortja e tij, kanë  udhëtuar  mbrëmë drejt shtëpisë së tyre vetëm disa orë më parë kryerjes së këtij sulmi të cilësuar nga kryeministri Sir Keir Starmer, dhe Mbreti Charls si shokues.

    Top Channel

  • Sulmi me thikë në një tren/ Britani, rëndohet bilanci, 2 nga 11 të lënduarit janë në luftë me jetën

  • ‘Fitime marramëndëse’/ Të marrësh 100 mijë euro në vit vetëm duke…, sapo u zbulua puna e ëndrrave

    ‘Fitime marramëndëse’/ Të marrësh 100 mijë euro në vit vetëm duke…, sapo u zbulua puna e ëndrrave

    Në Britani ka një profesion të pazakontë që po bëhet gjithnjë e më fitimprurës; terapisti i përqafimeve. Po, ekziston vërtet dhe disa prej tyre fitojnë deri në 100 mijë paund në vit vetëm duke përqafuar njerëz. Seancat zgjasin nga 60 deri në 75 minuta dhe janë plotësisht platonike. Qëllimi nuk është romanca, por krijimi i një ndjenje ngrohtësie, qetësie dhe lidhjeje emocionale. Shumë klientë kërkojnë thjesht pak afërsi njerëzore dhe ndjesinë se dikush i dëgjon pa paragjykim.
    Ky profesion është pjesë e një industrie që po rritet me shpejtësi në Britani, “terapia përmes prekjes”, ku theksi vihet te mirëkuptimi, komunikimi dhe respektimi i kufijve personalë. Studimet e Universitetit të Karolinës së Veriut tregojnë se përqafimet e rregullta ulin nivelin e kortizolit (hormonit të stresit), stabilizojnë tensionin e gjakut dhe forcojnë sistemin imunitar.

  • Hyri ilegalisht në Britani, emigranti shqiptar fiton betejën 26-vjeçare për shtetësinë britanike

    Hyri ilegalisht në Britani, emigranti shqiptar fiton betejën 26-vjeçare për shtetësinë britanike

    Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të mbajtur shtetësinë britanike, pas një beteje ligjore që ka zgjatur plot 26 vjet.
    Gentian Hoti, i lindur në Shqipëri, mbërriti në Britani në vitin 1999 kur ishte vetëm 15 vjeç. Ai kërkoi azil duke përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar se ishte një vit më i ri dhe se kishte lindur në Kosovë, jo në Shqipëri. Në atë kohë, ai deklaroi se kishte vuajtur nga autoritetet serbe në Kosovë dhe se ishte ndarë nga familja gjatë arratisjes.
    Megjithëse kërkesa e tij për azil u refuzua, autoritetet britanike i dhanë leje të jashtëzakonshme qëndrimi deri në vitin 2003. Më pas, Hoti u vendos në kujdesin e autoriteteve lokale dhe në vitin 2004 mori leje të pacaktuar qëndrimi. Një vit më vonë, ai aplikoi për nënshtetësi britanike, e cila iu miratua.
    Por në vitin 2010, Ministria e Brendshme (Home Office) nisi një hetim dhe në vitin 2013 shpalli se shtetësia e tij ishte “e pavlefshme” për shkak të mashtrimit me identitetin. Në vitin 2019, autoritetet vendosën t’ia heqin nënshtetësinë, duke theksuar se Hoti kishte mbajtur të njëjtin identitet të rremë në çdo aplikim që prej mbërritjes në Britani.
    Hoti apeloi vendimin dhe pas disa proceseve gjyqësore, gjykatat britanike vendosën përfundimisht në favor të tij. Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se ai nuk mund të mbahej përgjegjës për mashtrimin e bërë kur ishte ende i mitur dhe se që nga viti 2013 kishte pranuar hapur origjinën e tij shqiptare.

  • “Kërkoi të vizitonte Shqipërinë më 28 nëntor”/ Rama ‘thumbon’ Farage nga Londra: Do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

    “Kërkoi të vizitonte Shqipërinë më 28 nëntor”/ Rama ‘thumbon’ Farage nga Londra: Do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

    edi rama-Nigel Farage

    BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironitë gjatë pjesëmarrjes në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”. Pas batutës ironike për ish-sekretaren britanike, Suella Braverman, Rama shigjetoi edhe politikanin britanik, Nigel Farage. Me këtë të fundin, kreu i qeverisë shqiptare është përplasur edhe më herët për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani. Ndërkohë, nga Londra, Rama tha se Farage i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë më 28 Nëntor, por ai i tha të zgjidhte një datë tjetër. 
    “Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër sepse në qoftë se vjen do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe dukesh shumë i vogël. Mendoj që s’na takon ne të vendosim se kush do zgjidhet në Britani, por e kemi parë që puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia në opozitë. Nuk shoh problem për të bashkëpunuar me këdo. Në fund besoj që Farage nuk është problemi, Farage është pasqyrë e problemeve i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetër kund”, tha Rama.
    Më herët, në panel, Rama përmendi ish-sekretaren Suella Braverman, e cila gjatë mandatit të saj lëshoi akuza të rënda ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani, duke i cilësuar ata kriminelë. Mes batutës dhe ironisë, Rama tha se Braverman u mor padrejtësisht me shqiptarët.
    “Mua më vjen keq, më vjen shumë keq dhe e thashë dhe në një takim tjetër, që kur dikush që quhej Suela (Suella Braverman), një tjetër qeveri, kur ajo piketoi shqiptarët.. e meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh.”, u shpreh Rama.

    /ZËRI

  • “Perandori droge prej 335 milion £”/ Jeta luksoze e vëllezërve Hoxhosmani, nga larja e makinave në Britani tek jahtet në Dubai

    “Perandori droge prej 335 milion £”/ Jeta luksoze e vëllezërve Hoxhosmani, nga larja e makinave në Britani tek jahtet në Dubai

    Nga Tom Kelly, Daily Mail
    Jeta luksoze duket se ka marrë një fund të papritur për të dy vëllezërit shqiptarë Klevis dhe Artur Hoxhosmani, pasi bëhet e qartë se suksesi i tyre ishte ndërtuar mbi themele shumë më të errëta nga sa ishte imagjinuar më parë.
    Disa javë pasi pamjet e Rolls-Royce u postuan në internet, hetuesit shqiptarë arrestuan Klevis dhe Artur Hoxhosmani me akuzën e drejtimit të një prej operacioneve më të mëdha të kontrabandës së drogës në Evropë.
    Dyshja u paraqit në gjykatë në fillim të këtij muaji, në Tiranë, të akuzuar për komplot për të trafikuar kokainë me vlerë 335 milionë paund nga Amerika Latine në Britani dhe BE. Prokurorët pretendojnë se dyshja kontrollonte një rrjet pan-evropian shumë të sofistikuar që përfshinte të paktën 16 operativë, shtrirja e të cilëve shtrihej në tregjet ndërkombëtare kriminale, me një nga degët ekzekutive të vendosura në Britani.
    Duke fshehur drogën në ngarkesa mallrash të ligjshme, të tilla si kuti me banane dhe qese me kokrra kakaoje, pretendohet se tonelata narkotikësh u transportuan në porte në Belgjikë, Holandë ose në rrugë tokësore për në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar nga shoferë kamionësh që punonin për kompani të vërteta eksporti.
    Hetuesit në Shqipëri, ku dyshja po mbahet në paraburgim në pritje të një gjyqi të plotë, kanë sekuestruar tashmë një jaht dhe një flotë makinash, duke përfshirë një Mercedes-benz AMG G63, një SUV luksoz që shitet për më shumë se 140,000 paund, plus një Rolex dhe një orë dore Richard Mille.
    Në një hetim të Daily Mail, i cili ngre edhe më shumë pyetje shqetësuese në lidhje me sistemin problematik britanik të imigracionit, u zbulua se vëllezërit ishin në gjendje të fillonin ndërtimin e perandorisë së tyre të dyshuar të drogës pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar, fillimisht si azilantë.
    Ata ishte vendosur në Dorset, ku vendasit i përshkruanin si “fqinjët nga ferri”, me një nofkë që e quante Klevisin “Ali Baba” sepse bashkëpunëtorët e tij dukeshin të ishin 40 hajdutë.
    Që atëherë Klevis ka grumbulluar disa dënime, përfshirë një për rrahjen e një gruaje, ndërsa burime të Ministrisë së Brendshme thonë se kishte një hetim të hapur policor për vepra të dyshuara penale të drogës kundër tij në kohën e arrestimit të tij në Shqipëri.
    Dalja në pah e historisë shqetësuese të vëllezërve vjen mes raportimeve se numri i rasteve ndërkufitare të kontrabandës së drogës të trajtuara nga policia e krimit të organizuar e Britanisë është më shumë se dyfishuar në një vit të vetëm, duke i vënë forcat e ligjit nën presion në rritje.
    Ndërkohë, Forca Kufitare është në rrugën e duhur për të sekuestruar një vëllim rekord të drogës së klasit A, të tilla si kokaina dhe heroina, për të dytin vit radhazi.
    Klevisi dhe Arturi, 42 vjeç, ishin dy nga katër vëllezërit e lindur në qytetin e Burrelit gjatë viteve të fundit të regjimit të ashpër e të izoluar komunist të vendit. Kjo do të thoshte se ata u rritën pas trazirave pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, kur ekonomia ra në një rënie të papritur dhe rendi dhe ligji u shembën.
    Dy burime që janë pjesë e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar i kanë thënë Daily Mail se, si një numër i madh bashkëkohësish të tyre, vëllezërit Hoxhosmani vendosën të largoheshin nga Shqipëria dhe të provonin fatin e tyre në Britani. Arturi erdhi në Mbretërinë e Bashkuar rreth vitit 1999, thanë ata, i ndjekur nga Klevisi disa vite më vonë.
    Burime të Ministrisë së Brendshme thonë se ekziston një evidencë e një kërkese për azil për Arturin, megjithëse nën një datë lindjeje të ndryshme nga të dhënat e tij të regjistruara në Shqipëri, një taktikë e përdorur shpesh nga aplikantët shqiptarë për ta bërë më të vështirë për Ministrinë e Brendshme të bëjë verifikime.
    Detajet e kërkesës së Klevis për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë publike, por me sa duket ai u përball me një betejë me Ministrinë e Brendshme kur kjo e fundit u përpoq të apelonte një vendim të Tribunalit të Imigracionit të Shkallës së Parë për t’i lejuar atij të qëndronte. Kjo u refuzua nga gjyqtari, tha Shërbimi Gjyqësor.
    Deri në vitin 2013, jetonin në Bournemouth, ku Klevisi ishte drejtor i Crystal Hand Carwash. Ai drejtonte gjithashtu një dyqan gomash dhe është ende i regjistruar si drejtues i një kafeneje në qendër të qytetit.
    Listat zgjedhore dhe të dhënat e tjera publike sugjerojnë se ata jetonin një jetë shëtitëse në vendpushimin bregdetar, duke lëvizur midis pronave të shumta brenda dhe jashtë qytetit.