Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin, tha një zyrtar qeveritar.
Ky hap vjen pasi Partia Laburiste e kryeministrit Keir Starmer u ndëshkua në zgjedhjet lokale në Angli javën e kaluar nga votues të zemëruar për çështje si migracioni i paligjshëm.
Qeveria pritet të publikojë javën e ardhshme një dokument politik, i njohur si “libri i bardhë”, që do të paraqesë planin se si synon të ulë migracionin neto, i cili arriti 728,000 persona në viti deri në qershor të vitit të kaluar.
“Libri i bardhë për migracionin që po përgatisim do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për të rivendosur rregull në sistemin tonë të thyer të imigracionit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme raporton Reuters.
Nivelet e larta të migracionit legal kanë dominuar prej kohësh debatin politik në Britani dhe ishin një nga shtysat kryesore për referendumin e Brexit-it në vitin 2016.
Nga 108.000 persona që kërkuan azil në Britani vitin e kaluar, 16.000 kishin viza studentore, tregojnë të dhënat qeveritare. Qeveria nuk jep një ndarje sipas kombësive të atyre që kishin viza studentore dhe që më pas kërkuan azil.
Por qeveria tha se personat nga Pakistani, Nigeria dhe Shri Lanka janë më të prirur të kërkojnë azil në Britani pasi mbërrijnë me vizë pune, studentore apo vizitori.
Pas rezultateve të dobëta të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale javën e kaluar, disa deputetë laburistë i bënë thirrje qeverisë të marrë një qasje më vendimtare për çështje si ulja e migracionit.
Tag: britani
-

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil
-

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen rëndë dy shqiptarë në Britani
Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Britani, ku si pasojë dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë. Mësohet se dy të rinj shqiptarë kanë pësuar një aksident në banesën e tyre, pas shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, sikurse njofton ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, që tregon se aktualisht, ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Birminghamit ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.
Gjithashtu ambasada e Shqipërisë thotë se ka vendosur kontakt me autoritetet britanike dhe po ndjek nga afër situatën. Dy përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar të rinjtë në spital dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me palët përkatëse. -

Rriten çmimet konsolës PS5 në Europë
Blerësit e PS5 në Europë, Britani dhe Australi duhet të paguajnë deri në 100 euro, dollarë dhe paund për të blerë një konsolë.
Sony njoftoi rritjen e çmimeve për PS5 duke drejtuar gishtin nga kushtet ekonomike, rritjen e inflacionit dhe luhatjen e kursit të këmbimit.
Hera e fundit që kompania rriti çmimet në këto tregje ishte viti 2022. Në Europë dhe Britani do të ndryshojë vetëm çmimi i PS5 Digital Edition ku do të rritet nga 450 euro në 500 euro dhe nga 390 paund në 430 paund.Në kontrast Sony ka vendosur të reduktojë kostot e blerjes së opsionit me disk. Blerësit duhet të paguajnë 80 euro në Europë dhe 70 paund në Britani nga 120 euro dhe 100 paund që ka qenë më herët. /PCWorld Albanian
-

Me jaht luksoz për Britani/ Kapen 20 emigrantë shqiptarë në kanalin anglez, tentuan të hynin ilegalisht
20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në kanalin anglez, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe.
Sipas raportimit në mediat e huaja, 19 burra dhe 1 grua, pritet të dëbohen në Shqipëri, sipas zëdhënësit të Home Office të Britanisë.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan të fshiheshin në jaht.
Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatat e Bodmin.
Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër. Njëri u lirua nga hetimi penal, por është arrestuar pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi Home Office.
-

Po iknin në Britani të Madhe, kapen 20 emigrantë shqiptarë në Kanalin Anglez/ Arrestohen trafikantët…
Autoritetet britanike kanë kapur në Kanalin Anglez 20 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan të fshiheshin në jaht. Njëri u lirua nga hetimi penal, por është arrestuar pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi Home Office. Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatat e Bodmin. Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër. -

Daily Mail ‘ekspozon’ metodat e reja si ‘Çunat e Londrës’ sjellin paratë e drogës në Shqipëri
Daily Mail i ka kushtuar një artikull mënyrës se si shqiptarët arrijnë të dërgojnë paratë e fituara në rrugë kriminale drejt atdheut.
Bandat shqiptare rekrutojnë turistë të rremë për të dërguar para të pista drejt Shqipërisë, të cilat i investojnë për të bërë një jetë luksoze.
Në fund të vitit të kaluar, kishte pothuajse 1,100 shqiptarë në burg, përfshirë vrasës, përdhunues dhe udhëheqës të mafies ballkanike. Vetëm tre ishin gra.
Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, bandat shqiptare që terrorizojnë Mbretërinë e Bashkuar janë gjithashtu të dënuar për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe trafikim njerëzish, sipas Daily Mail.
Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) ka paralajmëruar për vite me radhë për “kërkesën e madhe” që paraqesin bandat shqiptare, të njohura për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre, si dhe për taktikën e egër për të mbajtur konkurrencën larg.
Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun e drogës në Britani, duke negociuar drejtpërdrejt me kartelët kolumbianë dhe duke nënçmuar rivalët për të mbushur rrugët e Britanisë me kokainë të lirë.
Rryma e parave që kthehen në Shqipëri është një shqetësim në rritje për NCA-në. Frika e saj është shtuar kaq shumë saqë vitin e kaluar, agjencia nënshkroi një marrëveshje me SPAK që do të hetojë pasuritë e shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2010, vetëm 1.5 për qind e shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë.Por deri në fund të vitit 2024, shqiptarët përbënin 10.6 për qind, më shumë se çdo komb tjetër.
Rritja e numrit të shqiptarëve është pjesërisht për shkak të numrit të madh që kalojnë kanalin, me gjithsej 12,685 që kanë shkuar në Britani me anije të vogla në vitin 2022.
Megjithatë, kjo shifër ka rënë që kur ministrat nënshkruan një marrëveshje për transferimin e të burgosurve me qeverinë shqiptare në vitin 2022.
Nën udhëheqjen e Rishi Sunak, 200 persona u deportuan në këmbim të 8 milionë paund për modernizimin e sistemit të burgjeve.
Partia Laburiste ka premtuar të deportojë kriminelët e huaj më shpejt, duke thënë se “nuk mund të jetë e drejtë” që tatimpaguesit të paguajnë për këtë.
Mendohet se kushton rreth 40,000 paund në vit për të akomoduar çdo të burgosur, që sugjeron se Mbretëria e Bashkuar shpenzon 44 milionë paund për të mbajtur kriminelët shqiptarë në burg.
Si grupet e krimit përpiqen të lëvizin paratë e tyre në atdhe, ato janë të njohur edhe për fshehjen e parave në furgonë që udhëtojnë midis dy shteteve.
Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se numri i madh i furgonëve dhe kamionëve që kalojnë çdo ditë në Dover bën që kriminelët të transportojnë para të fshehura mes mallrave.
Në një rast në vitin 2021, policia sekuestroi 123,000 paund të fshehura në një furgon që transportonte mallra nga Britania.
Olsi Sefolli u arrestua në Shqipëri pasi u gjetën 10 pako të fshehura brenda një furgoni të bardhë tip- “Mercedes”.
Ai u akuzua për pastrim parash që lidhen me aktivitete kriminale dhe për mosdeklarimin e parave në kalimin kufitar. Policia gjeti gjithashtu armë të fshehura në furgon.
Sipas policisë shqiptare, furgoni i përkiste një kompanie me bazë në Luton me pronar Guxim Sefollin.
Ai u dënua me pezullim për 9 muaj për akuzën e mosdeklarimit të parave.
Guxim Sefolli i tha gjykatës se kishte migruar në Britani në vitin 2010 dhe kishte punuar shtatë vjet në tregun e zi, pasi ishte një migrant ilegal pa dokumente për të qëndruar në Britani.
Ai kishte planifikuar të investonte paratë në një apartament në qytetin e Vlorës, në jug të Shqipërisë.
Ai pranoi se kishte fshehur paratë në furgon, duke thënë se kushëriri i tij Olsi nuk ishte në dijeni të parave. Ka më shumë se 30 kompani të regjistruara në Britani që transportojnë artikuj të tillë si rroba dhe mobilje në Shqipëri.
Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se është e njohur që disa prej këtyre kompanive trafikonin para jashtë vendit.
Në një rast tjetër në portin e Bari, në Itali, policia zbuloi 225,000 paund të fshehura në tavanin e një furgoni.
Agjencia e Lajmeve Ansa raportoi se paratë ishin të mbyllura në qese vakumi dhe shoferi do të udhëtonte drejt Shqipërisë.
Stafi doganor në Bari tha se makinat me targa britanike dhe shoferë shqiptarë shpesh ndalohen në port, duke shtuar se udhëtime të tilla bëhen “javë pas jave”. Një tjetër mënyrë që bandat përdorin për të trafikur paratë jashtë Britanisë është duke punësuar korrierë që të paraqiten si turistë.
Korrierëve u jepet para për të bërë udhëtimin dhe grumbuj parash që arrijnë deri në 20,000 paund për t’i marrë me vete në Shqipëri.
Në vitin 2018, në Dover u kapën Suzanna Sokolli dhe Xhino Mata, nënë e bir nga Shqipëria me 40,000 paund të fshehura. Ata u dënuan me burg në Gjykatën e Kurorës për më shumë se tre vjet.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

INVESTIGIMI: Ish-policët po ‘i bashkohen’ krimit në Angli, “The Sun”: Janë si ari për grupet kriminale!
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Shqiptarët sundojnë tregtinë e kokainës në Britaninë e Madhe prej 5 miliardë paundësh në vit dhe tregojnë pa u drojtur të gjitha përfitimet e tyre të paligjshme. Tani gangsterët shqiptarë nuk janë ngushtuar vetëm në rrethin e tyre po rekrutojnë edhe ish-policë nga Shqipëria. Sipas një investigimi të “The Sun”, shqiptarët kanë marrë kontrollin e tregut të kokainës në Britani gjatë dy dekadave të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine.
Por kohët e fundit, ish-efektivë nga Shqipëria kapur duke shpërndarë drogë dhe duke ruajtur fermat e kanabisit në Angli.
Ekspertët thonë se këta ish-policë janë shumë të vlefshëm për “mafiozët” për shkak të njohurive të tyre të brendshme se si funksionon Policia.
Evrin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Shqipëri, i tha “The Sun” se si ish-policët veprojnë si “këshilltarë” të bandave. Ai tha: Ka raste kur ish-oficerët e policisë janë shkarkuar nga puna për shkak të sjelljeve abuzive, korrupsionit apo lidhjeve me grupet kriminale. Ata kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me botën e krimit për të gjetur mundësi të reja, duke u bërë anëtarë kyç të bandave. Disa grupe besojnë se njohuritë e tyre për taktikat e policisë do t’i ndihmojnë ata të shmangin zbulimin nga policia britanike. Ne kemi kuptuar nga disa përgjime nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare se ato bëhen instruktorët dhe këshilltarët më të rëndësishëm të kriminelëve.
Dhjetorin e kaluar, ish-polici shqiptar Igli Ajazi u kap me anëtarët e një bande të madhe të krimit të organizuar, ndërsa ishte në një vizë për të studiuar kriminologji në universitetin Roehampton të Londrës. Ajazi, i cili ka punuar si polic në Veri të vendit nga viti 2019 deri në vitin 2022, u tha oficerëve se karrierën e kishte vendosur në “pauzë”. Ai u kap kur Policia i kontrolloi makinën dhe zbuloi lidhjet e tij me një klan shqiptar të drogës me bazë në Londër. Telefoni i 28-vjeçarit kishte mesazhe për shitjen e kanabisit në kryeqytet, si dhe video me abuzim fëmijës, për të cilat ai tha se i kishin mbetur në celular nga puna e tij në Shqipëri. Ajazi u dënua me 20 muaj burg, por dënimi iu konvertua me një kurs rehabilitimi dhe iu dha 180 orë shërbim në komunitet.
Ish-polici i apasionuar pas futbollit, Admir Hidri, 25 vjeç, pagoi një çmim të rëndë për faktin se u ngatërrua me gangsterët e drogës. Ai u hodh nga dritarja e një shtëpie me kanabis dhe theu kurrizin. Hidri pretendoi në gjykatë se ishte detyruar që të punonte në shtëpi bari për shkak se kishte marrë hua para nga një personazh i botës së krimit për të financuar trajtimin për nënën e tij të sëmurë në Shqipëri. Kështu që për të shlyer borxhin, ai u punësua në një shtëpi bari ku po rriste bimë me vlerë prej 70,000 £. Hidri u burgos për 2.6 muaj burg pavarësisht se pretendoi se ishte hedhur nga dritarja pasi kishte frikë. Nga impakti i përplasjes theu dy rruaza të shtyllës kurrizore. Një tjetër polic u përpoq të qëndronte në Britani pasi kishte kryer 3 vite burg për kokainë.Admir Hidri
Klisman Sykaj apeloi kundër deportimit të tij në Shqipëri në vitin 2022, pasi hyri fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar 11 vjet më parë. Ai u kap në flagrancë pasi Policia bastisi banesën e tij në Nottingham në vitin 2015 dhe gjeti kokainë të fshehur në një tenxhere. Sykaj pretendoi se kishte nisur që të punonte si i infiltruar për Interpolin përpara se të pranonte përfundimisht të vërtetën. Pas burgut, ai u depërtua në Shqipëri, ku punoi si polic burgjesh. Ai u kthye në Britani, por edhe herën e dytë u kap edhe pse kishte dokumenta italiane false.
Në prill të vitit të kaluar, Igli Duka, 24 vjeç, u burgos me 2 vjet për rritjen e qindra bimëve kanabis në një njësi industriale në ëest Lothian. Ai pretendoi se një gangster famëkeq që ai kishte arrestuar më parë në vendin e tij e kishte shantazhuar për të bërë punën. Një tjetër, i cili pretendonte se ishte nfiltruar në mafian shqiptare, tha para autoriteteve britanike se ishte detyruar që të punonte për pjesëtarët e grupit pasi këta të fundit ia zbuluan identitetin e vërtetë. Kur doli në gjyq, në vitin 2021, avokati i tij pretendoi se klienti ishte larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar pasi ata që kishte spiunuar i kishin djegur mjetin e të atit.
Tashmë bandat shqiptare të drogës janë bërë sinonim i videove muzikore, ku pozojnë me bizhuteri, para “cash” dhe makina të shtrenjta. Më të famshmit mbeten “The Hellbanianz”, me bazë në Barking, Londra Lindore./ZËRI -

Mediat Britanike/ Ndihma e qeverisë – Ja si ‘Çunat e Londrës’ pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri
Daily Mail i ka kushtuar një artikull mënyrës se si shqiptarët arrijnë të dërgojnë paratë e fituara në rrugë kriminale drejt atdheut.
Bandat shqiptare rekrutojnë turistë të rremë për të dërguar para të pista drejt Shqipërisë, të cilat i investojnë për të bërë një jetë luksoze.
Në fund të vitit të kaluar, kishte pothuajse 1,100 shqiptarë në burg, përfshirë vrasës, përdhunues dhe udhëheqës të mafies ballkanike. Vetëm tre ishin gra.
Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, bandat shqiptare që terrorizojnë Mbretërinë e Bashkuar janë gjithashtu të dënuar për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe trafikim njerëzish, sipas Daily Mail.
Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) ka paralajmëruar për vite me radhë për “kërkesën e madhe” që paraqesin bandat shqiptare, të njohura për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre, si dhe për taktikën e egër për të mbajtur konkurrencën larg.
Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun e drogës në Britani, duke negociuar drejtpërdrejt me kartelët kolumbianë dhe duke nënçmuar rivalët për të mbushur rrugët e Britanisë me kokainë të lirë.
Rryma e parave që kthehen në Shqipëri është një shqetësim në rritje për NCA-në. Frika e saj është shtuar kaq shumë saqë vitin e kaluar, agjencia nënshkroi një marrëveshje me SPAK që do të hetojë pasuritë e shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2010, vetëm 1.5 përqind e shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë.
Por deri në fund të vitit 2024, shqiptarët përbënin 10.6 përqind, më shumë se çdo komb tjetër.Rritja e numrit të shqiptarëve është pjesërisht për shkak të numrit të madh që kalojnë kanalin, me gjithsej 12,685 që kanë shkuar në Britani me anije të vogla në vitin 2022.
Megjithatë, kjo shifër ka rënë që kur ministrat nënshkruan një marrëveshje për transferimin e të burgosurve me qeverinë shqiptare në vitin 2022.
Nën udhëheqjen e Rishi Sunak, 200 persona u deportuan në këmbim të 8 milionë paund për modernizimin e sistemit të burgjeve.
Partia Laburiste ka premtuar të deportojë kriminelët e huaj më shpejt, duke thënë se “nuk mund të jetë e drejtë” që tatimpaguesit të paguajnë për këtë.
Mendohet se kushton rreth 40,000 paund në vit për të akomoduar çdo të burgosur, që sugjeron se Mbretëria e Bashkuar shpenzon 44 milionë paund për të mbajtur kriminelët shqiptarë në burg.
Si grupet e krimit përpiqen të lëvizin paratë e tyre në atdhe, ato janë të njohur edhe për fshehjen e parave në furgonë që udhëtojnë midis dy shteteve.
Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se numri i madh i furgonëve dhe kamionëve që kalojnë çdo ditë në Dover bën që kriminelët të transportojnë para të fshehura mes mallrave.
Në një rast në vitin 2021, policia sekuestroi 123,000 paund të fshehura në një furgon që transportonte mallra nga Britania.
Olsi Sefolli u arrestua në Shqipëri pasi u gjetën 10 pako të fshehura brenda një furgoni të bardhë tip- “Mercedes”.Ai u akuzua për pastrim parash që lidhen me aktivitete kriminale dhe për mosdeklarimin e parave në kalimin kufitar. Policia gjeti gjithashtu armë të fshehura në furgon.
Sipas policisë shqiptare, furgoni i përkiste një kompanie me bazë në Luton me pronar Guxim Sefollin.
Ai u dënua me pezullim për 9 muaj për akuzën e mosdeklarimit të parave.
Guxim Sefolli i tha gjykatës se kishte migruar në Britani në vitin 2010 dhe kishte punuar shtatë vjet në tregun e zi, pasi ishte një migrant ilegal pa dokumente për të qëndruar në Britani.
Ai kishte planifikuar të investonte paratë në një apartament në qytetin e Vlorës, në jug të Shqipërisë.
Ai pranoi se kishte fshehur paratë në furgon, duke thënë se kushëriri i tij Olsi nuk ishte në dijeni të parave. Ka më shumë se 30 kompani të regjistruara në Britani që transportojnë artikuj të tillë si rroba dhe mobilje në Shqipëri.
Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se është e njohur që disa prej këtyre kompanive trafikonin para jashtë vendit.
Në një rast tjetër në portin e Bari, në Itali, policia zbuloi 225,000 paund të fshehura në tavanin e një furgoni.
Agjencia e Lajmeve Ansa raportoi se paratë ishin të mbyllura në qese vakumi dhe shoferi do të udhëtonte drejt Shqipërisë.
Stafi doganor në Bari tha se makinat me targa britanike dhe shoferë shqiptarë shpesh ndalohen në port, duke shtuar se udhëtime të tilla bëhen “javë pas jave”. Një tjetër mënyrë që bandat përdorin për të trafikur paratë jashtë Britanisë është duke punësuar korrierë që të paraqiten si turistë.
Korrierëve u jepet para për të bërë udhëtimin dhe grumbuj parash që arrijnë deri në 20,000 paund për t’i marrë me vete në Shqipëri.
Në vitin 2018, në Dover u kapën Suzanna Sokolli dhe Xhino Mata, nënë e bir nga Shqipëria me 40,000 paund të fshehura. Ata u dënuan me burg në Gjykatën e Kurorës për më shumë se tre vjet.
-

Si bandat shqiptare në Angli sjellin paratë e drogës, “Daily Mail” zbulon skemën: Turistë të rremë dhe transport mallrash
Foto ilustruese
LONDËR- Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe po rekruetojnë “turistë të rremë” për të dërguar para të pista në Shqipëri, të cilat i investojnë për të bërë një jetë luksoze. Sipas Daily Mail, bandat shqiptare në Britaninë e Madhe përveç trafikut të drogës, janë të dënuar edhe për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe trafikim njerëzish. Në vitin 2024, në 1100 shqiptarë u arrestuan, për vepra të ndryshme penale si: vrasje, përdhunime dhe trafik droge. Në mesin e tyre, janë arrestuar edhe 3 gra shqiptare.
Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) ka paralajmëruar për vite me radhë për rritjen e bandave shqiptare, të njohura për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre, si dhe për taktikën e egër për të mbajtur konkurrencën larg. Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun e drogës në Britani, duke negociuar drejtpërdrejt me kartelët kolumbianë dhe kanë arritur të mbushin rrugët e Britanisë së Madhe me kokainë.
Shuma e parave që transportohen në Shqipëri, është kthyer si një shqetësim i madh për NCA-në. Frika është shtuar kaq shumë saqë vitin e kaluar, agjencia nënshkroi një marrëveshje me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që do të hetojë pasuritë e shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2010, vetëm 1.5% e shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë. Por deri në fund të vitit 2024, shqiptarët përbënin 10.6%, më shumë se çdo komb tjetër. Rritja e numrit të shqiptarëve është pjesërisht për shkak të numrit të madh që kalojnë kanalin, me gjithsej 12,685 që kanë shkuar në Britani me anije të vogla në vitin 2022. Megjithatë, kjo shifër ka rënë që kur ministrat nënshkruan një marrëveshje për transferimin e të burgosurve me qeverinë shqiptare në vitin 2022.
Nën udhëheqjen e Rishi Sunak, 200 persona u deportuan në këmbim të 8 milionë paund për modernizimin e sistemit të burgjeve. Partia Laburiste ka premtuar të deportojë kriminelët e huaj më shpejt, duke thënë se “nuk mund të jetë e drejtë” që tatimpaguesit të paguajnë për këtë.
Mendohet se kushton rreth 40,000 paund në vit për të akomoduar çdo të burgosur, që sugjeron se Mbretëria e Bashkuar shpenzon 44 milionë paund për të mbajtur kriminelët shqiptarë në burg.
Grupet e krimit përpiqen të lëvizin paratë e tyre në atdhe, duke i fshehur paratë në furgonë që udhëtojnë midis dy shteteve. Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se numri i madh i furgonëve dhe kamionëve që kalojnë çdo ditë në Dover bën që kriminelët të transportojnë para të fshehura mes mallrave.
Në një rast në vitin 2021, policia sekuestroi 123,000 paund të fshehura në një furgon që transportonte mallra nga Britania.
Olsi Sefolli u arrestua në Shqipëri pasi u gjetën 10 pako të fshehura brenda një furgoni të bardhë tip- “Mercedes”. Ai u akuzua për pastrim parash që lidhen me aktivitete kriminale dhe për mosdeklarimin e parave në kalimin kufitar. Policia gjeti gjithashtu armë të fshehura në furgon.
Sipas policisë shqiptare, furgoni i përkiste një kompanie me bazë në Luton me pronar Guxim Sefollin.
Ai u dënua për 9 muaj për akuzën e mosdeklarimit të parave, por më vonë u pezullua. Guxim Sefolli i tha gjykatës se kishte migruar në Britani në vitin 2010 dhe kishte punuar shtatë vjet në tregun e zi, pasi ishte një migrant ilegal pa dokumente për të qëndruar në Britani.
Ai kishte planifikuar të investonte paratë në një apartament në qytetin e Vlorës, në jug të Shqipërisë. Sefolli pranoi se kishte fshehur paratë në furgon, duke thënë se kushëriri i tij Olsi nuk ishte në dijeni të parave. Ka më shumë se 30 kompani të regjistruara në Britani që transportojnë artikuj të tillë si rroba dhe mobilje në Shqipëri.
Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se është e njohur që disa prej këtyre kompanive trafikojnë para jashtë vendit. Në një rast tjetër në portin e Barit, në Itali, policia zbuloi 225,000 paund të fshehura në tavanin e një furgoni.
Agjencia e Lajmeve Ansa raportoi se paratë ishin të mbyllura në qese vakumi dhe shoferi do të udhëtonte drejt Shqipërisë.
Stafi doganor në Bari tha se makinat me targa britanike dhe shoferët shqiptarë shpesh ndalohen në port, duke shtuar se udhëtime të tilla bëhen “javë pas jave”. Një tjetër mënyrë që bandat përdorin për të trafikur paratë jashtë Britanisë është duke punësuar korrierë që të paraqiten si turistë. Korrierëve u jepet para për të bërë udhëtimin dhe grumbuj parash që arrijnë deri në 20,000 paund për t’i marrë me vete në Shqipëri. Në vitin 2018, në Dover u kapën Suzanna Sokolli dhe Xhino Mata, nënë e bir nga Shqipëria me 40,000 paund të fshehura. Ata u dënuan me 3 vite burg./ZËRI -

Si bandat shqiptare në Angli sjellin paratë e drogës në Shqipëri, “Daily Mail” zbulon skemën: Turistë të rremë dhe transport mallrash
Foto ilustruese
LONDËR- Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe po rekruetojnë “turistë të rremë” për të dërguar para të pista në Shqipëri, të cilat i investojnë për të bërë një jetë luksoze. Sipas Daily Mail, bandat shqiptare në Britaninë e Madhe përveç trafikut të drogës, janë të dënuar edhe për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe trafikim njerëzish. Në vitin 2024, në 1100 shqiptarë u arrestuar, për vepra të ndryshme penale si: vrasje, përdhunime dhe trafik droge. Në mesin e tyre, janë arrestuar edhe 3 gra shqiptare.
Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) ka paralajmëruar për vite me radhë për rritjen e bandave shqiptare, të njohura për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre, si dhe për taktikën e egër për të mbajtur konkurrencën larg. Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun e drogës në Britani, duke negociuar drejtpërdrejt me kartelët kolumbianë dhe kanë arritur të mbushin rrugët e Britanisë së Madhe me kokainë.
Shuma e parave që transportohen në Shqipëri, është kthyer si një shqetësim i madh për NCA-në. Frika është shtuar kaq shumë saqë vitin e kaluar, agjencia nënshkroi një marrëveshje me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që do të hetojë pasuritë e shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2010, vetëm 1.5% e shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë. Por deri në fund të vitit 2024, shqiptarët përbënin 10.6%, më shumë se çdo komb tjetër. Rritja e numrit të shqiptarëve është pjesërisht për shkak të numrit të madh që kalojnë kanalin, me gjithsej 12,685 që kanë shkuar në Britani me anije të vogla në vitin 2022. Megjithatë, kjo shifër ka rënë që kur ministrat nënshkruan një marrëveshje për transferimin e të burgosurve me qeverinë shqiptare në vitin 2022.
Nën udhëheqjen e Rishi Sunak, 200 persona u deportuan në këmbim të 8 milionë paund për modernizimin e sistemit të burgjeve. Partia Laburiste ka premtuar të deportojë kriminelët e huaj më shpejt, duke thënë se “nuk mund të jetë e drejtë” që tatimpaguesit të paguajnë për këtë.
Mendohet se kushton rreth 40,000 paund në vit për të akomoduar çdo të burgosur, që sugjeron se Mbretëria e Bashkuar shpenzon 44 milionë paund për të mbajtur kriminelët shqiptarë në burg.
Grupet e krimit përpiqen të lëvizin paratë e tyre në atdhe, duke i fshehur paratë në furgonë që udhëtojnë midis dy shteteve. Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se numri i madh i furgonëve dhe kamionëve që kalojnë çdo ditë në Dover bën që kriminelët të transportojnë para të fshehura mes mallrave.
Në një rast në vitin 2021, policia sekuestroi 123,000 paund të fshehura në një furgon që transportonte mallra nga Britania.
Olsi Sefolli u arrestua në Shqipëri pasi u gjetën 10 pako të fshehura brenda një furgoni të bardhë tip- “Mercedes”. Ai u akuzua për pastrim parash që lidhen me aktivitete kriminale dhe për mosdeklarimin e parave në kalimin kufitar. Policia gjeti gjithashtu armë të fshehura në furgon.
Sipas policisë shqiptare, furgoni i përkiste një kompanie me bazë në Luton me pronar Guxim Sefollin.
Ai u dënua për 9 muaj për akuzën e mosdeklarimit të parave, por më vonë u pezullua. Guxim Sefolli i tha gjykatës se kishte migruar në Britani në vitin 2010 dhe kishte punuar shtatë vjet në tregun e zi, pasi ishte një migrant ilegal pa dokumente për të qëndruar në Britani.
Ai kishte planifikuar të investonte paratë në një apartament në qytetin e Vlorës, në jug të Shqipërisë. Sefolli pranoi se kishte fshehur paratë në furgon, duke thënë se kushëriri i tij Olsi nuk ishte në dijeni të parave. Ka më shumë se 30 kompani të regjistruara në Britani që transportojnë artikuj të tillë si rroba dhe mobilje në Shqipëri.
Një burim nga komuniteti shqiptar në Britani tha se është e njohur që disa prej këtyre kompanive trafikojnë para jashtë vendit. Në një rast tjetër në portin e Barit, në Itali, policia zbuloi 225,000 paund të fshehura në tavanin e një furgoni.
Agjencia e Lajmeve Ansa raportoi se paratë ishin të mbyllura në qese vakumi dhe shoferi do të udhëtonte drejt Shqipërisë.
Stafi doganor në Bari tha se makinat me targa britanike dhe shoferët shqiptarë shpesh ndalohen në port, duke shtuar se udhëtime të tilla bëhen “javë pas jave”. Një tjetër mënyrë që bandat përdorin për të trafikur paratë jashtë Britanisë është duke punësuar korrierë që të paraqiten si turistë. Korrierëve u jepet para për të bërë udhëtimin dhe grumbuj parash që arrijnë deri në 20,000 paund për t’i marrë me vete në Shqipëri. Në vitin 2018, në Dover u kapën Suzanna Sokolli dhe Xhino Mata, nënë e bir nga Shqipëria me 40,000 paund të fshehura. Ata u dënuan me 3 vite burg./ZËRI