Tag: britani

  • Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të Keir Starmer? Plas zemërimi në Britani!

    Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të Keir Starmer? Plas zemërimi në Britani!

    Tre akte zjarrvënieje shënjestruan gjatë muajit maj pronat e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

    Më e fundit prej tyre ishte një banesë në një qark në veriperëndim të Londrës, ku një zjarr i vogël shkaktoi dëme minimale në portën kryesore, por pavarësisht, ngjalli shumë shqetësim.
    Shtëpinë, në lagjen Kentish Taun, Starmer e kishte lëshuar me qira pas zhvendosjes në rezidencën e kryeministrise. Misteri u thellua kur policia njoftoi për akuzën e ngritur lidhur me këtë ngjarje ndaj ukrainasit, Roman Lavrynovych.
    Që atëherë, tre burra të tjerë janë arrestuar, përfshirë edhe një tjetër ukrainas dhe një rumun që më herët kishte jetuar në Ukrainë. Sipas The Financial Times, zyrtarët britanikë të sigurisë tani po hetojnë nëse Rusia mund të jetë e përfshirë. Përveç Lavrynovychit, policia britanike dhe prokurorët kanë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë si Stanislav Carpiuc, 26-vjeçar, dhe Petro Pochynok, 34 vjeç.
    Një person i katërt, që u arrestua më 2 qershor, nuk është identifikuar. Oleksandr Shapovalov, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Ukrainës, tha se agjencia ka bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit në Britani dhe Evropë dhe po tenton që të përcaktojë nëse ka ndonjë lidhje “me shërbimet e huaja të inteligjencës apo grupe të tjera terroriste”.
    Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës lëshoi së fundi një paralajmërim të pazakontë publik, duke thënë se “shërbimet speciale ruse kanë intensifikuar përpjekjet për të rekrutuar qytetarët ukrainas në mënyrë që t’i përfshijë në aktivitete të paligjshme në territorin e Bashkimin Evropian”.
    “Autorëve potencialë u ofrohen shpërblime monetare për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme, monitorim të objekteve të infrastrukturës kritike dhe kryerje të detyrave të tjera në dobi të shtetit agresor”, u tha në njoftim. “Këta janë kryesisht ukrainas nga territore të pushtuara përkohësisht, të cilët e kanë gjetur veten në situatë të vështirë”.

    Top Channel

  • Anglia “do bëhet e zezë”! Studimi i mikut të Nigel Farage parashikon: Të bardhët do të jenë pakicë pas 40 vitesh

    Anglia “do bëhet e zezë”! Studimi i mikut të Nigel Farage parashikon: Të bardhët do të jenë pakicë pas 40 vitesh

    Përmes analizave të ritmit të lindjeve dhe vdekjeve si dhe shifrave të emigrimit deri në fund të shekullit të 21, parashikohet se popullsia e bardhë në Britani do jetë pakicë pas afro 40 vjetësh ose më saktë në vitin 2063.

    Aktualisht 73 përqind e popullsisë britanike është e bardhë.
    Sipas një studimi të një profesori të Universitetit të Birmingamit dhe prezantues i stacionit televiziv GB News, shumë i afërt me liderin e partisë Reforma, ose partisë së babait të Brexit, Nigel Farage, projektohet një rritje e rëndësishme e individëve të lindur jashtë Britanisë apo që janë emigrantë të brezit të dytë, duke u rritur nga poshtë 20 përqindëshit në 33.5 përqind brenda 25 viteve të ardhshme.
    Kështu në vitin 2100 raporti sugjeron se 60 përqind e britanikëve do ketë të paktën një prind emigrant ose ai ose ajo nuk do jetë i lindur në Britani. Popullsia myslimane vlerësohet të rritet në 19.2 përqind deri në fund të shekullit kur aktualisht është 7 përqind e popullsisë në Britani. Sipas autorit të raportit, Matt Goodwin, të Universitetit të Birmingamit, njëkohësisht prezantues televiziv pranë televizionit të afërt me partinë e Brexit-it, deri “në fund të shekullit të tanishëm shumica e popullsisë në këto ishuj nuk do jetë në gjendje të gjurmojnë rrënjët gjenealogjike në këtë vend për më shumë se dy dekada”.
    Në vitin 2022 është mësuar se Londra dhe Birmingami janë shndërruar në qytete ku popullsia e britanikëve të bardhë është minoritet. Do ishte spekulim të thuhej se një studim i tillë i bërë nga një akademik i lidhur me një medium pro partisë së Brexit, me një narrativë të fortë antimigratore, nuk ka elemente të vërteta dhe aq më tepër të injorohet, kur vetë kryeministri Starmer, nisur nga demografia në vend, ka folur para një muaji për shndërrimin e Britanisë në një “ishull i të huajve”.

    Top Channel

  • Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

    Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

    Deputetja më e re e Reform  UK bëri thirrje që burka të ndalohet në Britani, gjatë seancës së pyetjeve të kryeministrit, Keir Starmer.

    Sarah Pochin, deputetja për Runcorn dhe Helsby, përdori pyetjen e saj të parë në seancën javore të Dhomës së Komunave për të pyetur Keir Starmer nëse ai do të ndiqte shembullin e vendeve të tjera evropiane që e kanë bërë të paligjshme që njerëzit të mbulojnë fytyrat e tyre në vende publike, sipas medias vendase.
    Ajo tha: “Duke pasur parasysh dëshirën e Kryeministrit për të forcuar përafrimin strategjik me fqinjët tanë evropianë, a do ta ndjekë ai, në interes të sigurisë publike, shembullin e Francës, Danimarkës, Belgjikës dhe të tjerëve dhe ta ndalojë burkën?”
    Pyetja e saj shkaktoi një reagim të zemëruar nga disa deputetë në Dhomën e Komunave.
    Kyeministri u duk dukshëm i befasuar përpara se të kritikonte ashpër udhëheqësin e Reformës, Nigel Farage, për shkak të njoftimeve të fundit të politikave të deputetit të Clacton, duke përfshirë rivendosjen e pagesave të karburantit të dimrit dhe heqjen e kufizimit të përfitimeve për dy fëmijë.

    Top Channel

  • Trafikanti shqiptar i drogës u kthye në Angli…për t’u martuar!

    Trafikanti shqiptar i drogës u kthye në Angli…për t’u martuar!

    Foto ilustruese

    BRITANI E MADHE- Një trafikant droge shqiptar i cili u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pasi u deportua është lejuar të qëndrojë në Britani pavarësisht se ka kryer krime të tjera. Stiljano Ziu u burgos për 9 muaj pasi u dënua për prodhim kanabisi, por u lirua para kohe me kusht që të pranonte të mos kthehej pasi të deportohej për në Shqipëri. Edhe pse kushtin e pranoi, shqiptari e shkeli deportimin dhe u rikthye në ishull pasi u martua me një shtetase greke, banuese në Mbretërinë e Bashkuar. Mbi bazën e martesës, ai kërkoi të drejtën për të  qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
    Sipas “The Telegraph”, ai tha në Gjykatë se nuk përbënte kërcënim për publikun. Por vetëm pak kohë më pas, ai u dënua sërish për trafik droge, që do të thotë se ai përballet me mundësinë e deportimit për herë të dytë.
    Herën e parë, Ziu hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në vitin 2017 ose 2018. Në nëntor 2018, ai u dënua për prodhim kanabisi dhe u dënua me 9 muaj burgim. Ai u deportua muajin pasardhës. Megjithatë, ai hyri sërish ilegalisht në Britani në fillim të vitit 2019 dhe pak para Krishtlindjeve të vitit 2020, kur edhe aplikoi për leje qëndrimi si bashkëshorti i një shtetase greke. Ata u martuan në prill të vitit 2021.
    Gjykata vendosi në favor të tij, por Home Office apeloi vendimin duke argumentuar se ai përbënte një “kërcënim të vërtetë, të pranishëm dhe mjaftueshëm serioz” për shoqërinë dhe se duhej deportuar nga vendi. Po ashtu, Home Office  vuri në dukje se periudha e qëndrimit të Ziut në Mbretërinë e Bashkuar ishte e kufizuar dhe ai kishte filluar një marrëdhënie me gruan e tij duke shkelur urdhërin e dëbimit. 
    Teksa apelon kërkesën për t’u deportuar, Ziu po përballet në gjyq edhe me akuzat për prodhim dhe trafik droge, por gjykata tha se procesi nuk e skualifikonte automatikisht atë nga e drejta për të qëndruar, pasi ai mund të provohej i pafajshëm./ZËRI

  • Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

    Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

    Mbretëria e Bashkuar është përballur me fluksin më të madh ditor të emigrantëve të paligjshëm për vitin 2025, pasi më shumë se 1,000 persona kaluan Kanalin e La Manshit me gomone të shtunën.
    Sipas raportimeve nga mediat britanike, forcat franceze qëndruan në vëzhgim, ndërsa dhjetëra gomone të mbushura me burra, gra dhe fëmijë në kërkim të azilit në Britani, u nisën nga brigjet veriore të Francës drejt Anglisë.
    Në total, rreth 18 mjete lundruese kaluan Kanalin, duke e kaluar rekordin e mëparshëm ditor për këtë vit – 825 persona – që ishte regjistruar vetëm pak javë më parë.
    Ngjarja ka ngjallur reagime të forta politike në Britani. Sekretari i Brendshëm në hije, Chris Philp, e quajti ditën si një “ditë turpi” për qeverinë laburiste, duke kritikuar Kryeministrin Keir Starmer për humbjen e kontrollit mbi kufijtë.
    “Më shumë se 1,000 emigrantë të paligjshëm në një ditë, gomone që përmbytin Kanalin, Forcat Kufitare në pikën e thyerjes, dhe madje edhe anije peshkimi të përfshira në operacionet e shpëtimit. Ky është një shtet që po shkon drejt kaosit në det,” – deklaroi Philp.
    Sipas tij, shërbimet detare të shpëtimit janë mbingarkuar, duke kërkuar angazhimin e 11 mjeteve detare dhe 2 avionëve për të ndihmuar emigrantët gjatë udhëtimit të rrezikshëm.
    Me valën e fundit të kalimeve, numri total i emigrantëve që kanë kaluar Kanalin me gomone këtë vit ka arritur në 14,600 persona – rreth 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe niveli më i lartë në pesë muajt e parë të vitit që nga fillimi i këtyre kalimeve në vitin 2018.

  • Vëllezërit Tate drejt ekstradimit në Britani! 21 akuza për përdhunim, trafikim dhe dhunë

    Vëllezërit Tate drejt ekstradimit në Britani! 21 akuza për përdhunim, trafikim dhe dhunë

    Tristan dhe Andrew Tate

    BRITANI E MADHE-Andrew dhe Tristan Tate, figura të njohura në rrjetet sociale dhe ish-kampionë të sporteve luftarake do të ekstradohen në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me 21 akuza penale, përfshirë përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore, pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore ndaj tyre në Rumani.
    Akuza vijnë pas një hetimi të gjatë dhe të thelluar që përfshin ngjarje të ndodhura mes viteve 2012 dhe 2015. Akuzat përfshijnë gjithashtu dëmtime trupore dhe kontroll të prostitucionit për përfitim financiar.
    Sipas Prokurorisë së Kurorës, katër gra kanë paraqitur dëshmi që përfshijnë keqtrajtim sistematik dhe manipulim psikologjik nga vëllezërit Tate. Ata akuzohen se kanë përdorur ndikimin dhe famën e tyre për të mashtruar dhe kontrolluar viktimat, shpesh duke i futur në situata abuzimi dhe duke i shfrytëzuar për përfitime personale.
    Andrew Tate, 38 vjeç, përballet me 10 akuza që lidhen me tre viktima të dyshuara, ndërsa vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, përballet me 11 akuza lidhur me një viktimë. Të dy i kanë mohuar akuzat dhe i kanë cilësuar ato si “tërësisht të pavërteta”. Gjykata rumune ka vendosur se vëllezërit mund të ekstradohen në Britani vetëm pas përfundimit të procedurave gjyqësore në Rumani, të cilat aktualisht nuk kanë një afat të përcaktuar./ZËRI

  • Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh

    Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh

    Mbretëria e Bashkuar dhe Irani kanë thirrur ambasadorët respektivë pas arrestimit të tre shtetasve iranianë në Londër, të akuzuar për spiunazh në favor të Teheranit.

    Tre burrat, që kishin kërkuar azil në Britani mes viteve 2016–2022, dyshohet se kryen vëzhgime për të identifikuar gazetarë të Iran International, një media kritike ndaj regjimit iranian. Sipas Policisë Metropolitane, aktivitetet e dyshuara kanë ndodhur nga gushti 2024 deri në shkurt 2025.

    Zyra e Jashtme britanike theksoi se “siguria kombëtare është prioritet”, ndërsa Irani i quajti arrestimet “politikisht të motivuara”.

    Të akuzuarit janë identifikuar si Mostafa Sepahvand, Farhad Javadi Manesh dhe Shapoor Qalehali Khani Noori, të gjithë banues në Londër. Ata kishin ardhur në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2016 dhe 2022 dhe kishin marrë leje të përkohshme qëndrimi pasi kishin kërkuar azil.

    Hetimet po vazhdojnë edhe ndaj pesë iranianëve të tjerë të ndaluar si pjesë e një hetimi të veçantë për terrorizëm.

  • Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe 60 të shpëtuar

    Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe 60 të shpëtuar

    Një burrë që po përpiqej të kalonte kontrabandë në Britani nga brigjet e Francës veriore humbi jetën në Kanalin Anglez pasi një anije e mbingarkuar u përmbys gjatë natës, njoftoi sot autoriteti portual i Kanalit Anglez dhe Detit të Veriut ( Prémar).

    60 persona të tjerë në bordin e anijes u shpëtuan pranë brigjeve franceze, tha Prémar, duke konfirmuar informacionin nga gazeta La Voix du Nord. “Pati shumë nisje. Një anije e mbingarkuar u nda në copa” dhe midis atyre në bord “një person humbi jetën” , tha i njëjti burim.
    Autoritetet u njoftuan rreth orës 2:30 të mëngjesit, sqaroi Prémar. Me aktivizimin e mjeteve të mbikëqyrjes, u mobilizua një rimorkiator, si dhe anije britanike dhe një helikopter i marinës franceze për të ofruar ndihmë për njerëzit në vështirësi.
    Midis të shpëtuarve, një fëmijë dhe nëna e tij, u dërguan në një spital në Boulogne-sur-Mer , ku shërbimet franceze të urgjencës u kujdesën për të gjithë të mbijetuarit.
    Burri që vdiq sot e çon në të paktën 12 numrin e emigrantëve që kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit 2025 në përpjekjen e tyre për të arritur në Britani në anije të vogla, klandestine dhe të rrezikshme, të cilat shpesh janë të mbingarkuara.
    Në vitin 2024, sipas numërimit të Zyrës për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm të Migrantëve (Oltim), 78 migrantë humbën jetën në këto udhëtime të rrezikshme detare. Ky është një numër rekord që nga fillimi i vitit 2018. Nga janari deri në dhjetor 2024, mbi 36,800 njerëz mbërritën në Britani me anije të improvizuara, 25% më shumë se në vitin 2023.

    Top Channel

  • Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

    Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

    Kryeminisri Rama në konferencën e përbashkët për mediat me homologun britanik, foli edhe shqitarët në Britani të cilët kanë dy identitete, madje gjatë kësaj konference, ai foli edhe për gjetjen e një zgjidhje.
    ‘Shumë shqiptarë që ndodhen tashmë në Britani kanë hyrë në vend duke përdorur dokumente të Kosovës, duke pretenduar se janë viktima të luftës. Kjo ka krijuar situata të ndërlikuara, pasi ata jetojnë me dy identitete – një në Shqipëri dhe një tjetër në Mbretërinë e Bashkuar’.
    Sipas Ramës, ndonëse këta qytetarë përballen me sfida ligjore dhe administrative, zgjidhja është e mundshme, duke qenë se shumë prej tyre tashmë janë të integruar dhe jetojnë në mënyrë të dinjitetshme si shtetas britanikë.
    Gjithashtu kryeministri Rama, pak më parë foli edhe për punën që është bërë ne lidhje me emigracionin e plaigjshëm. Rama përgënjeshtroi edhe një të dhënë që qarkullon në mediat britanike se 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Britani. “Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës, ndërkohë që shifra reale është 1 në 500”.

  • Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

    Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

    Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.
    Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve, raporton Reuters.
    Sipas REL, ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme.
    Gjithashtu, ai pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
    Në këtë grup aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova.
    Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh të migrantëve që hynin në Britani me varka të vogla, por numri ka rënë ndjeshëm që atëherë, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje për dëbim të arritur nga qeveria e mëparshme konservatore.
    Sa i përket migrimit të ligjshëm — që përbën shumicën dërrmuese të hyrjeve në Britani — Starmer premtoi të hënën se do të ulë ndjeshëm numrin neto të ardhjeve, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të bëhet “një ishull i të panjohurve” nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta.