Tag: brighton

  • Salah ka humbur shkëlqimin, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal te klubi i talenteve në PL

    Salah ka humbur shkëlqimin, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal te klubi i talenteve në PL

    11 Nëntor 2025

    18:35

    Telesport

    Liverpool duket se ka gjetur lojtarin e duhur për të zëvendësuar Mohamed Salah. Egjiptiani nuk është më i zakonshmi dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni. Kontrata e egjiptianit me klubin e kuq skadon në vitin 2027, por largimi mund të vijë që këtë verë.
    Për këtë arsye, Liverpool është hedhur që tani në “sulm” për sulmuesin anësor të Brighton, 21-vjeçarin, Yankuba Minteh, sipas asaj që raportohet nga “Football Insider”. Pavarësisht moshës së tij të re, Mintehka pasur një ndikim të rëndësishëm te Brighton, duke u dalluar për aftësitë e tij në driblim, vizionin sulmues dhe guximin para portës.
    Minteh është një njohje e vjetër e Arne Slot, pasi sulmuesi nga Gambia ka qenë për një sezon i huazuar te Feyenoord, ku edhe aty tregoi cilësitë e tij më së miri. Brighton që mund të konsiderohet farë mirë si një “fabrikë” e yjeve të rinj, e vlerëson sulmuesin anësor 60-70 milionë euro.

  • Kokaina e fshehur në tigan…dënohet shqiptari në Angli

    Kokaina e fshehur në tigan…dënohet shqiptari në Angli

    Ervis Doksani

    ANGLI-Një 22-vjeçar shqiptar në Brighton të Anglisë është dënuar për trafik droge të klasit A ​​pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Mediat e huaja raportojnë se Ervis Doksani u arrestua në Brighton, mbrëmjen e 2 tetorit. 
    Ai ishte vërejtur gjatë gjithë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me njerëz, gjë që i bëri oficerët të dyshonin se ai po merrej me drogë. Oficerët e kontrolluan atë dhe gjetën sasi të vogla kokaine në 12 qese me drogë brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh.
    Apartamenti ku kishte qëndruar Doksani në Dyke Road, Brighton, u kontrollua gjithashtu dhe u gjetën 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e cila ishte vendosur në një tigan, së bashku me afërsisht 1,000 paund cash.
    Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha: Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona, ndaj është e këndshme të shohësh Ervis Doksanin të deklarohet fajtor për këto krime. Drogat e Klasit A ​​shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe NCA vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim./ZËRI

  • E kishte fshehur kokainën në… tigan, dënohet shqiptari në jug të Anglisë

    E kishte fshehur kokainën në… tigan, dënohet shqiptari në jug të Anglisë

    Një shqiptar në Brighton të Anglisë është dënuar për furnizim droge të klasit A ​​pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

    Sipas NCA të cilës i referohet Top Channel, Ervis Doksani, 22 vjeç, pa vendbanim të caktuar, u arrestua nga oficerë të armatosur të agjencisë në Clarence Square, Brighton, mbrëmjen e 2 tetorit.
    Ai ishte vërejtur gjatë gjithë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me njerëz, gjë që i bëri oficerët të dyshonin se ai po merrej me drogë.
    Oficerët e kontrolluan atë dhe gjetën sasi të vogla kokaine në 12 qese me drogë brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh.
    Apartamenti ku kishte qëndruar Doksani në Dyke Road, Brighton, u kontrollua gjithashtu dhe u gjetën 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e të cilave ishte vendosur në një tigan, së bashku me afërsisht 1,000 paund cash.

    Ai u paraqit sot në Gjykatën e Kurorës Lewes ku u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin me drogë të klasit A ​​përpara se të lihej në paraburgim deri në seancën e dënimit të tij në të njëjtën gjykatë më 27 nëntor.
    Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha:
    “Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona, ndaj është e këndshme të shohësh Ervis Doksanin të deklarohet fajtor për këto krime.
    Drogat e Klasit A ​​shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe NCA vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim.”

    Top Channel

  • “Çmenduri”! Liverpool kërkon t’i “vjedhë” Man. United yllin 120 milionë eurosh

    “Çmenduri”! Liverpool kërkon t’i “vjedhë” Man. United yllin 120 milionë eurosh

    21 Shtator 2025

    19:01

    Telesport

    Sikur të mos mjaftonin 500 milionë euro që Liverpool shpenzoi merkaton e kësaj vere, klubi i kuq po punon për një tjetër transferim të bujshëm për merkaton e ardhshme.
    “TeamTalk” raporton se objektivi i radhës i Liverpool është mesfushori i ri i Brighton, Carlos Baleba. Për kamerunasin ka pasur një interes të madh nga disa klube gjigante, sidomos nga Manchester United, gjatë merkatos së fundit, por shifra 100 milionë euro e kërkuar nga Brighton është bërë pengesë.
    Megjithatë, sipas raportimit në fjalë në merkaton e janarit ose maksimumi në atë të verës së ardhshme, Liverpool do tentojë transferimin e Baleba për shifrën 120 milionë euro.
    Prej kohësh, Baleba ka qenë një objektiv madhor i Manchester United, por ndërkohë që “Djajtë” janë në dyzim për të paguar apo jo shifrën e kërkuar nga Brighton, Liverpool i shton edhe 20 milionë euro të tjera shumës fillestare që ka vendosur ekipi aktual i mesfushorit kamerunas.

  • Guardiola në telashe, pas disfatës ndaj Brighton humbet edhe lojtarin për dy muaj

    Guardiola në telashe, pas disfatës ndaj Brighton humbet edhe lojtarin për dy muaj

    1 Shtator 2025

    8:36

    Telesport

    Mesfushori i Manchester City, Rayan Cherki, pësoi një dëmtim në kofshë gjatë humbjes kundër Brighton dhe do të mungojë për të paktën dy muaj. Ky është një tjetër goditje për Pep Guardiola, i cili e nisi sezonin me dy humbje në tre ndeshje.
    Lajmin e kësaj mungese të gjatë e konfirmoi vetë trajneri spanjoll. Për pasojë, lojtari që erdhi këtë verë nga Lyon për 34 milionë euro do të humbasë si ndeshjen e ardhshme në derbi ashtu dhe përballjen ndaj Arsenal në kampionat.
    I pyetur për mungesën e 21-vjeçarit, Guardiola tha se mesfushori mund të jetë jashtë për të paktën dy muaj. Lojtari do të mungojë edhe në disa ndeshje të Champions League, ato ndaj Napoli, Monaco dhe Villarreal.
    Cherki ka bërë dy paraqitje për City deri më tani, duke shënuar nga stoli në debutimin e tij në Wolves dhe duke qenë titullar në humbjen e skuadrës së tij ndaj Tottenham. Mungesa e tij është një goditje e rëndë për “citizens”.

  • VIDEO/ Gruda ndëshkon Manchester Cityn, i jep fitoren Brightonit me një gol në fund

    VIDEO/ Gruda ndëshkon Manchester Cityn, i jep fitoren Brightonit me një gol në fund

    Manchester City ka pësuar disfatë 1-2 ndaj Brighton, në ndeshjen e Premier League. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola realizoi në pjesën e parë, me anë të Haaland.
    Në Amex Stadium, vendasit e nisën me shumë dëshirë pjesën e dytë dhe vendosën ekuilibrat me Milner, i cili përktheu në gol një penallti.

    Goli i fitores për Brighton erdhi pikërisht nga Brajan Gruda. Sulmuesi shqiptar “vallëzoi” bukur në zonë dhe me plot klas, çoi topin në fundin e rrjetës.
    Brighton ka 4 pikë, ndërsa City ka 3 pikë.

    6Brajan Gruda with an injury time goal to give Brighton the lead.
    2-1 Brighton #BHAMCIpic.twitter.com/orRI3KvRN0
    — HF World (@hfworld_) August 31, 2025

     

  • Shkëlqen me gol dhe asist, futbollisti shqiptar i bën të gjitha në goleadën e skuadrës së tij

    Shkëlqen me gol dhe asist, futbollisti shqiptar i bën të gjitha në goleadën e skuadrës së tij

    Brighton-i ka mposhtur me goleadë Oxford United-in në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup. Protagonist në fitoren 0-6 ishte edhe Brajan Gruda. Lojtari shqiptar i bëri të gjitha në këtë takim, të cilin e nisi nga minuta e parë.
    Brighton-i hapi serinë e golave në minutën e 13, atëherë kur Gruda dha asist për Boscagli-n. Ndërkohë, 7 minuta më vonë ishte vetë Brajan Gruda ai që e dërgoi topin në rrjetën e Oxford-it. Serinë e golave vazhduan më pas Gomezi (60′), Tzimas-i (71′, 77′) dhe Watson-i (86′)./Sport Ekspres/

  • Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

    Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

    22 Gusht 2025

    11:41

    Telesport

    Bayer Leverkusen i është bashkuar Borussia Dortmund në një garë “kokë më kokë” për Facundo Buonanotte. Talenti 20-vjeçar argjentinas luan me Brighton në Premier League.
    Sipas “Sky Germany”, skuadra e Dortmund dhe ajo e Brighton kanë diskutuar më herët për një huazim për një vit, me mundësi blerjeje verën e ardhshme. Më pas, në bisedime ka hyrë edhe Leverkusen.
    Edhe pse Brighton preferon ta huazonte Buonanotte në një klub tjetër në Premier League, siç bëri edhe vjet, Dortmund dhe Leverkusen të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me skuadrën angleze.
    Lojtari anësor argjentinas, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Leicester në Premier League, ku realizoi 5 gola në 31 ndeshje.

  • “Doja të hiqja dorë nga gjithçka në 2020”, Mac Allister: De Zerbi dhe mamaja më shpëtuan

    “Doja të hiqja dorë nga gjithçka në 2020”, Mac Allister: De Zerbi dhe mamaja më shpëtuan

    Në një intervistë të dhënë për The Players’ Tribune, mesfushori i Liverpool-it dhe i Argjentinës kampione botë, Alexis Mac Allister, ka ripërshkuar periudhën e tij të vështirë te Brighton:
    “Duhet t’i jap një përqafim të madh mamasë. Pa të, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. Nuk do të isha kampion i Premier League. Sigurisht nuk do të isha kampion i botës. Ndoshta nuk do të dinit as emrin tim.
    “Në dhjetorin e 2020-ës, e mora në telefon dhe po qaja. Isha në apartamentin tim në Brighton, ajo ishte në shtëpi në Buenos Aires. Kisha humbur arsyen. I thashë: ‘Mama, nuk duroj dot më. Do të kthehem në shtëpi. Duhet të largohem nga këtu’.
    “Në atë kohë luaja shumë pak për Brighton-in. Ishte e turpshme, sepse mbaja numrin 10 i një klubi të Premier League, ëndrra e shumë fëmijëve në Argjentinë, por nuk isha askush. Emri im nuk kishte asnjë rëndësi. Mendoja se isha i mallkuar”.
    Më shumë në lidhje me atë periudhë: “Ne futbollistët themi gjithmonë se bëhemi burra shumë shpejt. Por, për disa aspekte të tjera, je akom një fëmijë. I telefonoja mamasë sime çdo ditë, për ta pyetur si ndizej soba dhe si përdorej lavatriçja. Dhe isha vetëm, nuk luaja, një situatë dëshpëruese.
    “Shumë nuk e dinë, por për Krishtlindje, pa tifozë në stadium, kisha bërë gati valixhet. Kisha marrë disa oferta, një nga Rusia dhe një nga Spanja, dhe e kisha marrë vendimin. Mamaja ishte kthyer në Buenos Aires dhe një ditë i telefonova duke qarë pa pushim dhe i thashë: ‘Do të largohem. Nuk ia dal dot më’.
    “Megjithatë, mamatë dinë gjithmonë çfarë të thonë. Më ktheu mbrapa në kohën kur luaja në oborr çdo ditë me vëllezërit e mi. Në fillimin e verës, bari ishte shumë i lëmuar dhe në fund të verës kthehej në një pellg balte për shkak të rrëshqitjeve tona”.
    Më pas erdhi kthesa: “Pas Krishtlindjes, te Brighton kishim shumë dëmtime dhe nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të më aktivizonin. Mendoj se shumë ndeshje kanë parë Match of the Day dhe kanë pyetur veten: ‘Kush është ky Mac Allister? Është skocez? Është argjentinas? Çfarë?! Djaloshi me mjekrën e kuqe?!’. Kur shënova atë gol kundër Everton-it në janarin e 2022-shit, ndjeva se gjitçka kishte shkuar në mënyrën e duhur”.
    Gjithçka ndryshoi me De Zerbi-n: “Kur erdhi ai si trajner sezonin pasardhës, pak muaj para Kupës së Botës, ndryshoi gjithçka për mua. Gjëja kryesore që më ndihmoi të përmirësoja ishte aftësia për të analizuar fushën.
    “Merrnim Odegaard si shembull. Për mua, ai është një nga më të mirët në botë në këtë lloj analize. Koka e tij nuk rresht së lëvizuri. De Zerbi më bëri këtë dhuratë dhe kjo e përmirësoi shumë lojën time”.

  • Juventus arrin marrëveshjen personale me yllin e Premier League, por duhet sakrifikuar dikush

    Juventus arrin marrëveshjen personale me yllin e Premier League, por duhet sakrifikuar dikush

    11 Gusht 2025

    19:54

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera të njohura si Atalanta, Napoli, Roma apo edhe Olimpique Marseille, por Juventus është treguar më i shpejtë dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me rrogë 3milionë euro neto në sezon.
    Tani vjen pjesa më e vështirë për bardhezinjtë, pasi duhet të bien dakord me Brighton. Kujtojmë që O’Riley u transferua vetëm verën e kaluar nga Celtic te Brighton për 29 milionë euro dhe klubi anglez e vlerëson tani të paktën 40 milionë euro.
    Për të siguruar shumën e kërkuar nga Brighton, Juventus duhet të sakrifikojë njërin nga mesfushorët që nuk bën pjesë në planet e Igor Tudor dhe që janë: Douglas Luiz, Weston McKennie dhe Fabio Miretti.
    Më afër shitjes është braziliani Douglas Luiz, për të cilin ka një interes të shtuar nga disa ekipe angleze, por nuk përjashtohet as ideja e një shkëmbimi kokë më kokë mes tij dhe O’Riley.