Tag: brexit

  • Fjalimi i Ramës që tronditi Chatham House, vlerësimet e mediave britanike për ironinë dhe saktësinë e analizës së tij mbi Brexit, Farage dhe Braverman

    Fjalimi i Ramës që tronditi Chatham House, vlerësimet e mediave britanike për ironinë dhe saktësinë e analizës së tij mbi Brexit, Farage dhe Braverman

    Në një moment kur politika britanike përpiqet të gjejë ekuilibrin midis realitetit ekonomik të pas-Brexit-it dhe sfidës së emigracionit të paligjshëm, një zë i pazakontë, ai i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe elitës politike të Mbretërisë së Bashkuar.
    Gjatë fjalës së tij në Chatham House, një nga institucionet më prestigjioze të debatit diplomatik në botë, Rama artikuloi një kritikë të mprehtë dhe të mbështetur në fakte ndaj mënyrës sesi Britania e Madhe e ka menaxhuar trashëgiminë e Brexit-it — duke e kthyer ironinë në armë të fortë politike.

    “Varka të vogla apo varka të Brexit-it” — sarkazma që përkufizoi një realitet

    Gazeta “The London Economic” shkruajti se “kryeministri shqiptar dha ndoshta përmbledhjen më të saktë që është bërë ndonjëherë për Brexit”, duke cituar fjalët e Ramës: “Disa i quajnë ato varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it. Ju u larguat nga Evropa sepse donit më pak anije, dhe tani keni më shumë. U larguat sepse donit më shumë investime, por keni më pak. U larguat sepse donit më shumë lumturi, por tani jeni në depresion.”

    Kjo frazë, që tashmë po shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale dhe mediat britanike, u përshkrua si “një mësim i sinqertë nga një vend i vogël që po tregon logjikë të madhe”.
    Në thelb, Rama goditi paradoksin e vetë Brexit-it: një akt politik i ndërtuar mbi premtimin për kontroll dhe stabilitet, që ka sjellë më shumë pasiguri, inflacion dhe valë emigracioni.
    Nga Farage tek Braverman: Rama kundër populizmit britanik
    Në mënyrë të qëllimshme, Rama zgjodhi të përballet me figurat që përfaqësojnë dy ekstremet e populizmit britanik: Nigel Farage, njeriu që nxitonte daljen nga BE me slogane nacionaliste, dhe Suella Braverman, ish-sekretarja e Brendshme që e ndërtoi karrierën mbi retorikën kundër emigrantëve shqiptarë.
    Për Farage-in, Rama tha: “Ai është një pasqyrë problemesh që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës.”
    Ky përshkrim elegant, por i mprehtë, shënjoi një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj stilit të politikës britanike që ndërton figura mediatike përmes spektaklit, jo rezultateve.
    Në thelb, Rama i kujtoi elitës londineze se “poezia e opozitës nuk është e njëjtë me punën e qeverisjes”, një mesazh që duket se kaloi përtej sallës së Chatham House.
    Ndërsa për Braverman-in, e cila në vitin 2022 kishte deklaruar se “Laburistët do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend”, Rama nuk fshehu as sarkazmën dhe as kujtesën: “Jam ende i zemëruar me të. Meqë ra fjala, ku është ajo? Mbaje mend, mos u ngatërro me shqiptarët sepse nëse të mallkojnë, zhdukesh.”
    Ky pasazh u përmend nga “Mirror”, e cila shkroi se “Rama goditi fort kujtesën kolektive britanike me një humor të zi që përmbante edhe një hakmarrje diplomatike”.
    Aleanca Rama–Starmer: një pragmatizëm që funksionon
    Krahas toneve ironike, Rama u përpoq të theksojë edhe anën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, duke vlerësuar qeverinë laburiste të Keir Starmer për “bashkëpunimin e shkëlqyer kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar”.
    “Ky bashkëpunim po funksionon në mënyrë fantastike dhe të qëndrueshme,” – deklaroi Rama, duke i dhënë një sinjal Londrës se Shqipëria është partner serioz në çështjet e sigurisë dhe migracionit.
    Në fakt, që prej marrëveshjes së vitit 2023 për rikthimin e shtetasve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Britani, të dy qeveritë kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm numrin e emigrantëve nëpër “small boats” — një arritje që Londra e përdor si shembull bashkëpunimi ndërkombëtar.
    Diplomacia e Ramës: ndërmjet ironisë dhe afirmimit kombëtar
    Edi Rama ka ndërtuar ndër vite një stil të vetin në politikën e jashtme: ai shfrytëzon skenat ndërkombëtare jo vetëm për të komunikuar me liderë të tjerë, por për të formuar perceptimin e Shqipërisë si një vend që flet hapur, pa komplekse dhe me vetëdije kombëtare.
    Në Londër, ai nuk ishte thjesht një kryeministër që mbrojti imazhin e shqiptarëve — ishte një figurë që vuri në pikëpyetje mitet e politikës britanike me gjuhën e ironisë ballkanike.
    Një mënyrë që i lejoi të flasë si i barabartë me liderët e një vendi që shpesh e ka parë Ballkanin si “periferi problematike”.
    Në këtë kuptim, fjalimi i Ramës në Chatham House nuk ishte vetëm diplomatik, por edhe kulturor. Ai përmbante një përmbysje simbolike: një kryeministër nga një vend i vogël i jep leksione logjike e politike një prej demokracive më të vjetra në botë.
    Reagimi britanik dhe perceptimi publik
    Sipas reagimeve të para në median britanike, shumë komentues e përshkruan fjalimin e Ramës si “një pasqyrë e pakëndshme, por e domosdoshme për Britaninë”.
    Platforma “Politics UK” shkroi se “është e pazakontë që një lider i huaj të flasë me kaq sinqeritet në Londër, por në këtë rast, shqiptarët mund të kenë dërguar një nga oratorët më të kthjellët të rajonit.”
    Në rrjetet sociale, citimet e Ramës për Brexit-in janë shpërndarë me mijëra herë, me shumë komente që vlerësojnë “kurajën e një lideri të vogël që thotë të vërtetën që shumë britanikë e shmangin”.
    Përfundim: Një leksion nga periferia europiane
    Në fund, ndërhyrja e Edi Ramës në Londër përbën më shumë sesa një episod diplomatik: është një akt politik me vlerë simbolike për mënyrën se si një vend i vogël si Shqipëria mund të ndikojë në debatin europian përmes inteligjencës, humorit dhe sinqeritetit.
    Në një kohë kur shumë liderë evropianë flasin me fraza të kujdesshme diplomatike, Rama shfaqet si një figurë që e përdor ironinë si armë të politikës reale.
    Fjalët e tij për Brexit-in dhe për “varkat e vogla që u bënë varka të mëdha politike” janë tashmë pjesë e një debati më të gjerë: kush fiton dhe kush humbet kur populizmi zëvendëson mendimin racional.
    Në këtë rast, një shqiptar në Londër i kujtoi Britanisë se edhe në politikë, ndonjëherë, e vërteta më e fortë vjen nga jashtë skenës./SP/

  • Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra: Kryeministri shqiptar na përmblodhi Brexit, kritikoi Farage dhe ironizoi Braverman

    Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra: Kryeministri shqiptar na përmblodhi Brexit, kritikoi Farage dhe ironizoi Braverman

    Mediat britanike i kanë bërë ‘jehonë’ deklaratave të Edi Ramës nga Londra.

    “The London Economic” shkruan se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një përmbledhje dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër për Brexit, ndërsa ka kritikuar edhe “teatralitetin” e Nigel Farage-it.
    “Gjatë një vizite në Chatham House për një samit për të adresuar trafikimin përmes Ballkanit, Edi Rama vlerësoi qeverinë e Keir Starmer për progresin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
    Udhëheqësi shqiptar tha se bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm po funksionon në një “mënyrë fantastike” që ai beson se është gjithashtu “e qëndrueshme”, shkruan nga ana tjetër tabloidi “Mirror”.
    Sipas“The London Economic”, Rama theksoi se është e lehtë për njerëz si Farage të jenë kritikë, duke thënë: Kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës.
    Ai e etiketoi udhëheqësin e Reformës një “pasqyrë problemesh që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës”.
    Rama, shton më tej media britanike, dha një përmbledhje ‘të fortë’ të ndikimit që Brexit ka pasur në Mbretërinë e Bashkuar.
    Pjesë nga shkrimi i “The London Economic”:
    Duke iu referuar ironisë së Brexit-it që shitet si një mënyrë për të kontrolluar imigracionin, por që në fakt ka efektin e kundërt, ai tha: Disa i quajnë ato varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it. Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju u larguat nga Evropa sepse donit më pak anije, dhe keni më shumë anije. E latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.
    Rama gjithashtu sulmoi ish-sekretaren e brendshme, Suella Braverman, për komentet e mëparshme që ajo bëri për shqiptarët.
    Gjatë kohës së saj në qeveri, Braverman kishte thënë se Partia Laburiste do të “lejonte të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend”.
    Duke iu referuar komenteve, Rama tha se ishte ende i zemëruar me Braverman, përpara se të nxirrte në pah rënien e saj duke pyetur: Meqë ra fjala, ku është ajo?
    “Mbaje mend, e di, mos u ngatërro me shqiptarët sepse nëse të mallkojnë, thjesht zhdukesh”, shtoi ai.

    Top Channel

  • I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij
    Deklaratat e fundit të Edi Ramës në lidhje me Brexit-in dhe krizën e emigracionit në Britani kanë shkaktuar jo pak reagime në Londër, ku burime zyrtare e kanë quajtur kryeministrin shqiptar “të shkëputur nga realiteti”.
    Në një intervistë për gazetën britanike “Daily Express”, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike tha troç se Rama “nuk ka as idenë për çfarë flet” dhe se po të bënte siç duhet punën në Shqipëri, mijëra qytetarë nga vendi i tij nuk do ta braktisnin atë dhe të iknin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.
    Kritikat vijnë në një moment kur vetë Rama, në vend që të reflektojë mbi shkaqet që i shtyjnë shqiptarët të largohen në masë korrupsioni, mungesa e shpresës dhe dështimi për të ofruar perspektivë – preferon të bëjë ironi me vendimet politike të vendeve të tjera, si Brexit-i.
    Por përballë numrave të ftohtë dhe burgjeve britanike të mbushura me shtetas shqiptarë, ironia e tij nuk i bind më as akënd, madje është bërë si lolo në çdo tryezë ndërkombëtare ku merr pjesë.
    Artikulli i medias britanike:
    Burimi i Ministrisë së Brendshme në MB: Edi Rama s’e ka idenë çfarë thotë. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë.
    Një burim nga Ministria e Brendshme, që ishte në detyrë kur dhjetëra mijëra shqiptarë kaluan në Britani, i tha gazetës Daily Express:
    “Edi Rama s’e ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë. Ai duhet të kalojë më pak kohë duke i dhënë gojës kot dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona.”
    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi tha se Brexit e ka bërë Britaninë “të dëshpëruar” dhe ka çuar në shtimin e kalimeve me varka të vogla.
    Në komente shpërthyese mbi vendimin historik për të dalë nga BE-ja dhe krizën e emigracionit të paligjshëm, Edi Rama tha: “Disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it.”
    Ai shtoi: “Dolët nga Europa sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.”
    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të presë të mërkurën liderët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe zotin Rama, teksa kërkon të forcojë përpjekjet për të ndaluar bandat e kontrabandës dhe për të ndaluar migrantët që kalojnë përmes Europës.

  • “Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

    “Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

    Edi Rama, me stilin e tij të zakonshëm arrogant, zgjodhi ta kthejë vizitën e tij në Britani në një shfaqje fjalësh thumbuese e vetëlavdërimi. Duke mbajtur tonin e një “profesori” që mban leksione për moral e politikë, ai kritikoi Brexit-in dhe liderët britanikë sikur të ishte një analist ndërkombëtar, jo një kryeministër që udhëheq një vend me probleme të mëdha korrupsioni, emigracioni dhe varfërie. Ndërsa përpiqej të fitonte duartrokitje me batuta për Suella Braverman-in dhe Nigel Farage-in, Rama harroi se janë pikërisht dështimet e qeverisë së tij që kanë shtyrë mijëra shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë në vendet që ai tani kritikon. Në vend që të shfrytëzojë skenën për të forcuar imazhin e Shqipërisë me dinjitet dhe seriozitet, ai preferoi të luajë rolin e moralistit që flet nga lart, duke i dhënë “mësime” botës, ndërkohë që vendi i tij përballet me kriza të pazgjidhura.
    Daily Express shkruan se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage. Më tej në artikull shkruhet se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor përfshirë Rama me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.
    Artikulli i Daily Express:
    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi pretendoi se Brexit e çoi Britaninë në depresion dhe në më shumë kalime me anije të vogla. Në komentet shpërthyese mbi vendimin historik për tu larguar nga BE-ja dhe krizën e migracionit të paligjshëm, Edi Rama tha se disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it.
    Ai shtoi: E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor – përfshirë zotin Rama të mërkurën, ndërsa kërkon të forcojë përpjekjet për të kapur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa. Sir Keir pritet të vazhdojë negociatat mbi qendrat e kthimit për të forcuar pengesën për ata që po mendojnë të kalojnë Kanalin.
    Por nuk pritet të shpallen marrëveshje në Samitin e Ballkanit Perëndimor. Duke folur në një aktivitet të një grupi ekspertësh të martën, Rama tha për krizën e emigrantëve në Kanalin e La Manshit: “Disa i quajnë ato anije të vogla, disa të tjera anije të Brexit-it . Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.”
    Ai gjithashtu vazhdoi kritikat e tij ndaj Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm.
    Rama tha: “Kjo ka funksionuar në një mënyrë fantastike. Ka funksionuar në një mënyrë që besoj se është e qëndrueshme. Është një përballje sistemike me këtë sëmundje të rrjeteve të trafikimit.” Dhe në një referencë paksa të fshehur ndaj Nigel Farage. Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër.”
    Tabloidi The Mirror e nis artikullin duke e quajtur Ramën “kryeministri vizitor” dhe duke cituar deklaratat e tij, ku thotë se Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja. Mirror shkruan më tej se udhëheqësi shqiptar u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të mbyllin gojën (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman.
    Artikulli i The Mirror:
    Kryeministri Edi Rama në vizitë në Britaninë e Madhe tha se Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja, ndërsa kritikoi ashpër teatralitetin e Nigel Farage. Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të mbyllin gojën (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm duke e krahasuar këtë me poezinë e opozitës.
    “Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë kurban për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua kriminelëve shqiptarë në vitin 2023. Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka.
    Dhe shtoi: Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh
    Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira.
    “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën”, citohet Rama.
    The Independent gjithashtu u ka bërë jehonë deklaratave të Kryeministrit Rama. Në artikull gazeta britanike shkruan se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. The Independent thekson në fund se është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën.
    Artikulli i The Independent:
    Dy vende të Ballkanit Perëndimor kanë theksuar se nuk do të presin “qendra kthimi” për azilkërkuesit e refuzuar përpara një samiti me Sir Keir Starmer. Kuptohet që bisedimet do të vazhdojnë me vendet e rajonit rreth veprimit të mundshëm si vende të treta për të përpunuar ata që nuk kanë marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të deportohen.
    Por nuk pritet të njoftohen marrëveshje në samitin në të cilin Kryeministri do të presë gjashtë udhëheqësit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar kërkon të bjerë dakord për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht. Në një aktivitet në Chatham House të martën, kryeministri shqiptar Edi Rama përsëriti refuzimin e tij të mëparshëm të një marrëveshjeje të tillë.
    “Kur ​​bëhet fjalë për qendrat, ose sido që të quhen, e kam thënë dhe e përsëris kurrë në Shqipëri”, tha ai.
    Rama e pyeti nëse do të organizonte një qendër nëse Mbretëria e Bashkuar do të ndërtonte hekurudha në vendin e tij, të cilit ai iu përgjigj: Ne e pranojmë patjetër, nëse ata do të investonin 10 miliardë euro në ndërtimin e hekurudhave.
    Mbretëria e Bashkuar tashmë po punon me partnerë në rajon të përbërë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova si pjesë e premtimit të Partisë Laburiste për të synuar bandat e kontrabandës dhe për të ulur numrin e mbërritjeve me anije të vogla përtej Kanalit.
    Rreth 22,000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën. Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood priti homologët e saj nga e gjithë rajoni në një samit javën e kaluar.

  • Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    Deklaratat e fundit të Edi Ramës në lidhje me Brexit-in dhe krizën e emigracionit në Britani kanë shkaktuar jo pak reagime në Londër, ku burime zyrtare e kanë quajtur kryeministrin shqiptar “të shkëputur nga realiteti”. Në një intervistë për gazetën britanike “Express”, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike tha troç se Rama “nuk ka as idenë për çfarë flet” dhe se po të bënte siç duhet punën në Shqipëri, mijëra qytetarë nga vendi i tij nuk do të braktisnin iknin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.

    Kritikat vijnë në një moment kur vetë Rama, në vend që të reflektojë mbi shkaqet që i shtyjnë shqiptarët të largohen në masë – korrupsioni, mungesa e shpresës dhe dështimi për të ofruar perspektivë – preferon të bëjë ironi me vendimet politike të vendeve të tjera, si Brexit-i. Por përballë numrave të ftohtë dhe burgjeve britanike të mbushura me shtetas shqiptarë, ironia e tij nuk i bind më as akën, madje është bërë si lolo në çdo tryezë ndërkombëtare ku merr pjesë.

    Artikulli i medias britanike:

    Burimi i Ministrisë së Brendshme në MB:  Edi Rama s’e ka idenë çfarë thotë. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë.

    Një burim nga Ministria e Brendshme, që ishte në detyrë kur dhjetëra mijëra shqiptarë kaluan në Britani, i tha gazetës Daily Express:

    “Edi Rama s’e ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë. Ai duhet të kalojë më pak kohë duke i dhënë gojës kot dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona.”

    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi tha se Brexit e ka bërë Britaninë “të dëshpëruar” dhe ka çuar në shtimin e kalimeve me varka të vogla. Në komente shpërthyese mbi vendimin historik për të dalë nga BE-ja dhe krizën e emigracionit të paligjshëm, Edi Rama tha: “Disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it.”

    Ai shtoi: “Dolët nga Europa sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.” Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të presë të mërkurën liderët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe zotin Rama, teksa kërkon të forcojë përpjekjet për të ndaluar bandat e kontrabandës dhe për të ndaluar migrantët që kalojnë përmes Europës. / Daily Express – Syri.net

  • Jeni në depresion”/ Rama zemëron britanikët: Nuk di ç’flet! Shih punët e tua!

    Jeni në depresion”/ Rama zemëron britanikët: Nuk di ç’flet! Shih punët e tua!

    “Jeni në depresion”/ Rama zemëron britanikët: Nuk di ç’flet! Shih punët e tua!
    Deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare në Londër për BREXIT nuk janë pritur mirë në ministrinë e Brendshme britanike
    Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Londër këtë të martë kanë shkaktuar zemërim në Britani. Rama tha se Brexit e çoi Britaninë në “depresion” dhe në shtimin e më shumë emigrantëve me gomone të vogla. “Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.
    “Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion” – citon “Daily Express” fjalët e Ramës. Shkrimi thekson se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor – përfshirë zotin Rama – me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.
    Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion” – ishin deklaratat e Ramës.
    “Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.
    “Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër” – citohet Rama.
    Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone. “Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona” – tha burimi për median britanike.
    Ndërsa tabloidi “The Mirror” e quan Ramën “kryeministri vizitor” duke cituar deklaratat e tiij se “Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja”.
    “Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm – duke e krahasuar këtë me “poezinë e opozitës” – citon “The Mirror”.
    “Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë “kurban” për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua “kriminelëve shqiptarë” në vitin 2023. “Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh” – citon “Mirror” deklaratat e Ramës.
    Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të “mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira”. “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën” – citohet Rama.
    “The Independent” u ka bërë gjithashtu jehonë deklaratave të Ramës. Ajo nënvizon se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. Sipas saj është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën. /Përgatiti LAPSI.al

  • “Vendet e tjera e shohin Europën si një gjigant të lodhur”, Rama në Londër: “Brexit”, vetëvrasja më e paimagjinueshme që…

    “Vendet e tjera e shohin Europën si një gjigant të lodhur”, Rama në Londër: “Brexit”, vetëvrasja më e paimagjinueshme që…

    Kryeministri Edi Rama është ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale në Londër. 
    Ai u ndal te Bashkimi Europian, duke u shprehur se po kalon një moment kritik dhe mos të ndjekë shembullin e “Brexit”, të cilën e quajti një vetëvrasje. 
    “Besoj se nëse dikush do të kuptojë pak më mirë çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës. Të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të ndritura të Azisë, të Jugut Global, të vendeve arabe dhe të gjithë ata e shohin Europën si një gjigand të vjetër, të lodhur që nuk është më të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar. Në më pak se 20 vite, Kina do të ketë dyfishin e ekonomisë së Europës. 
    Europa ndodhet në një moment kritik, sepse duhet të ndajë mendjen për të plotësuar dhe për të përfunduar projektin e etërve themelues, që është projekti më i jashtëzakonshëm që qenia njerëzore politike ka krijuar, apo të ecë në një drejtim më katastrofike dhe të ndjekë shembullin e ‘Brexit’, vetëvrasja më e paimagjinueshëm që mund të shihje drejtpërdrejt”, tha Rama ndër të tjera. 
     

  • Ish-deputeti i Partisë Brexit pranon se ka pranuar ryshfet për të bërë mashtrime për Rusinë

    Ish-deputeti i Partisë Brexit pranon se ka pranuar ryshfet për të bërë mashtrime për Rusinë

    Nathan Gill pranoi tetë akuza për ryshfet midis viteve 2018 dhe 2019. Ai tha se ishte ngarkuar të bënte deklarata specifike në këmbim të parave.

    Ish-deputeti i Partisë Brexit, Nathan Gill, është deklaruar fajtor për akuzat për ryshfet në lidhje me deklaratat në favor të Rusisë, raportuan BBC dhe media të tjera britanike.

    Gill shërbeu si eurodeputete nga viti 2014 deri në vitin 2020, duke përfaqësuar fillimisht Uellsin për Partinë e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) dhe më pas, nga viti 2019, për Partinë Brexit.

    Gjatë mandatit të tij të parë legjislativ, ai dyshohet se bëri deklarata në Parlament “në mbështetje të një narrative të veçantë” e cila do të “i sillte dobi Rusisë në lidhje me ngjarjet në Ukrainë”.

    Sipas akuzave, Gill “ra dakord të merrte avantazh financiar, domethënë para” për të bërë këto deklarata në Parlamentin Europian dhe në media si 112 Ukraine.

    Ai pranoi se ishte ngarkuar për ta bërë këtë nga ukrainasi Oleg Voloshyn, një ish-politikan nga partia pro-ruse e Opozitës Platforma për Jetën, sipas raportimeve.

    Përtej shërbimit si eurodeputet, Nathan Gill ishte udhëheqës i UKIP Wales midis viteve 2014 dhe 2016, dhe më pas udhëheqës i partisë së riemëruar Reform UK Wales midis marsit dhe majit 2021, kur dha dorëheqjen nga partia.

  • Planet anti-emigrantë të Farage: Emigrantët nuk mund të marrin më leje të përhershme qëndrimi pas pesë vitesh

    Planet anti-emigrantë të Farage: Emigrantët nuk mund të marrin më leje të përhershme qëndrimi pas pesë vitesh

    Nigel Farage i Partisë Reforma në Britani sërish tronditi skenën politike me një paketë masash të ashpra për migracionin, përfshirë shfuqizimin e të drejtës së emigrantëve për të fituar Lejen e Përhershme  të  Qëndrimi, pas pesë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, dhe disa masa te tjera kontroverse.

    Planet agresive  te babait te Brexit, kane ndezur një debat të ri mbi migracionin dhe integrimin, duke shtuar presionin mbi partitë tradicionale ndërsa zgjedhjet e ardhshme janë 4 vjet larg.
    Pasi  mbaroj me emigrantët ilegal, Nigel Farage, i njohur si babai i Brexit dhe i vendosur në të djathtë të qendrës së djathtë britanike, tashmë po merret me të huajt e ligjshëm të Britanisë, në përpjekje për të krijuar përçarje në shoqërinë britanike.
    Edhe pse problemet me të cilat sot ndeshet Britania janë një përzierje e covid-it, keqmenaxhimit skandaloz të konservatorëve të qendrës së djathtë tashme ne opozitë, dhe asaj që prodhoj Brexit si nënprodukt, Farage, si një spekulant i mirëfilltë dhe i paskrupullt politik sipas kritikëve te tij, vazhdon të besoj se do ketë sukses në mashtrimin e dyte te radhës, kur të vijnë zgjedhjet e reja,pas spekulimeve dhe gënjeshtrave të provuara në fushatën e referendumit për largimin e Britanisë nga BE, për të cilën shumica e britanikëve, sipas sondazheve të njëpasnjëshme sot e pranojnë se kanë gabuar.
    Farage gjatë kësaj vere ankesash, ka trazuar ujerat e politikes britanike në përpjekje të hapur për të kthyer me kokë poshtë gjithë vlerat civile dhe njerëzore për të cilat njihet shoqëria britanike. Andaj këto ditë Kryeministri Starmer do i jap fund lënies së lirë të terrenit politike Farage me të vërteta e jetës në ishull dhe kontributit të të huajave në shoqërinë britanike.
    Çfarë mendon dhe përfaqëson Nigel Farage nuk përfaqëson shumicën dërmuese të heshtur të popullsisë dhe shoqërisë kozmopolite dhe multikulturore britanike  e cila  është mirënjohës në thelb  për kontributin e të huajve, të cilët kanë peshën e vetë specifike jo vetëm në vitet e dekadat e Perandorisë, por edhe në shekullin pas rënies së saj e deri në ditë e sotme post-moderniste.
    Nëse një javë është një kohë e gjatë në politike, imagjinoni katër vjet deri në 2029 kur pritet të mbahen zgjedhjet e reja, ku një parti si Reforma e Farage, s’ka asnjë përvoje qeverisëse dhe administrative në punët e shtetit.Shumë nga propozimet e Farge për ata që jetojnë legalisht nuk kanë shanse të aplikohen.
    Pa folur për komplikacionet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtarë të Britanisë.  Çështja me propozimet e Farage kundër emigrantëve dhe të huajve, nuk është vetëm nëse duhet vënë apo jo bast, por sa duhet vënë që s’kanë për të pasur kurrë sukses dhe për ta parë dritën e diellit.

    Top Channel

  • BE shtrenjtohet për britanikët, leja për të hyrë në BE do të kushtojë 180% më shumë nga 2026-ta

    BE shtrenjtohet për britanikët, leja për të hyrë në BE do të kushtojë 180% më shumë nga 2026-ta

    Pas Brexit, britanikët do duhet të kenë një autorizim për të udhëtuar nëpër vendet e Bashkimit Evropian, pak a shumë, siç aplikohet në Shtetet e Bashkuara apo në Kanada, pa të cilin edhe nëse ke vizë, nuk mund të udhëtosh pa këtë autorizim zyrtar.

    Duke filluar nga viti i ardhshëm britanikët do duhet të paguaj nga 6 stërlina, tashmë 17 stërlina ose 180% më shumë për të marrë këtë leje udhëtimi që ka vlefshmëri për tre vjet, raporton korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj.
    Duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm, 2026, procesi  i quajtur ETIAS, ose Sistemi i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet Evropiane, do aplikohet për britanikët.
    Nuk është vizë e mirëfilltë në fakt, sesa një verifikim sigurie përpara se të nisësh udhëtimin. Fillimisht çmimi i këtij verifikimi ishte caktuar 6 stërlina, por Komisioni Evropian e ka shtuar së fundmi në 17 stërlina, duke e argumentuar  me rritjen e inflacionit  si dhe kostot e teknologjisë së re.
    Me marrjen e konfirmimit për këtë leje, ajo do jetë e vlefshme për tre vjet ose derisa të skadojë pasaporta në vartësi se cila skadon më herët. Kjo i lejon udhëtarëve britanikë të udhëtojnë në vendet e BE-se  sa herë të duan deri në 90 ditë qëndrimi brenda 180 ditëve.
    Personat që janë poshtë moshës 18-vjeçare apo ata që janë mbi 70 vjeç në kohën e aplikimit përjashtohen nga kjo tarifë udhëtimi.
    Në vartësi të këndvështrimit, kjo tarifë është një lloj karme për votën pro-Brexit, e cila krijon kufizime për britanikët edhe pse marrëdhëniet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian pas ardhjes së Laburistëve në pushtet po përafrohen, por jo deri aty sa të kthehet liria e udhëtimit ashtu siç ishte përpara referendumit për daljen nga BE-ja.

    Top Channel