Tag: breshke

  • Gjendet e ngordhur një breshkë e rrallë në Vlorë, dyshohet se u përplas nga një mjet lundrues

    Gjendet e ngordhur një breshkë e rrallë në Vlorë, dyshohet se u përplas nga një mjet lundrues

    Breshkë deti e ngordhur e llojit Caretta caretta gjendet në Plazhin e Ri të Vlorës, ditën e sotme në zonën e plazhit të ri në Vlorë, ku është gjetur e ngordhur një breshkë deti e llojit Caretta caretta – një nga speciet më të rralla dhe të mbrojtura që jetojnë në ujërat e Mesdheut, përfshirë edhe ato shqiptare.

    Sipas specialistëve të mjedisit që kanë qenë në vendngjarje, dyshohet se breshka mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues, ose, të ketë gëlltitur mbetje plastike ,një nga rreziqet më të mëdha që kërcënojnë jetën e faunës detare në ditët e sotme. Plastika në det, përveçse ndot mjedisin, shpesh ngatërrohet nga kafshët detare si ushqim, duke shkaktuar pasoja fatale për to.
    Breshka, e cila mendohet të ketë një peshë rreth 50 kg, përfaqëson një specie të veçantë dhe me rëndësi të madhe ekologjike për biodiversitetin e detit Jon. Ajo do të merret nga specialistët e zonave të mbrojtura, të cilët do të bëjnë analizat përkatëse për të përcaktuar shkakun e saktë të ngordhjes dhe për të ndjekur procedurat standarde të trajtimit të rasteve të tilla.
    Ky incident vë në pah edhe një herë rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e faunës detare dhe nevojën për menaxhim më të mirë të mbetjeve në zonat bregdetare, si dhe respektimin e rregullave të lundrimit për të shmangur incidente të tilla me pasojë jetën e kafshëve të mbrojtura.

  • Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës, shkak dyshohet mbetjet plastike

    Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës, shkak dyshohet mbetjet plastike

    Një breshkë detare e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në bregun e plazhit të ri në Vlorë. Kjo lloj breshke konsiderohet ndër më të rrallët dhe më të rrezikuarit që jetojnë në ujërat e Mesdheut, përfshirë edhe brigjet shqiptare. Breshka peshonte rreth 50 kilogramë dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të ekosistemit detar.
    Ekspertët e mjedisit, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, shprehen se ka dyshime për shkakun e vdekjes, një goditje e mundshme nga mjete lundruese ose gëlltitja e mbetjeve plastike që ndodhen në det. Kjo e fundit është një kërcënim i vazhdueshëm për jetën e kafshëve detare, pasi plastika shpesh ngatërrohet me ushqim dhe mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.
    Trupi i breshkës do të merret në analizë nga specialistët e zonave të mbrojtura për të përcaktuar saktësisht shkakun e ngordhjes. Ky rast ngre shqetësime serioze për ndotjen e vazhdueshme të detit dhe nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit mbi ruajtjen e faunës detare dhe respektimin e protokolleve të sigurisë në zonat bregdetare.

     

  • Mendoheshin të zhdukura, gjendet ekzemplari i breshkës së veçantë

    Mendoheshin të zhdukura, gjendet ekzemplari i breshkës së veçantë

    Gjendet një ekzemplar i breshkës së Galapagos. Prej më shumë se një shekulli mendohej se kjo lloj breshke gjigande ishte zhdukur plotësisht. Por pas analizave të ADN të një ekzemplari femër, që aktualisht jeton aty, dhe quhet Fernanda u zbulua ekzemplari.

    Kjo breshkë gjigande u gjet nga eksploratori Rollo Beck në vitin 2019 dhe gjatë kësaj kohe është sekuenciuar gjithë gjenoma e saj. Dhe ADN e saj është identike me ato të ekzemplarit të fundit të gjetur në 1906, dhe që janë totalisht ndryshe nga llojet e tjera të ishullit.

    Sot kjo breshke jeton e mbrojtur nga autoritetet në Galapagos National Park. Mendohet se ka një moshë mbi 50 vjeç, por dimensionet e saj janë më të përmbledhura, ndoshta për shkak të mungesës së vegjetacionit.

    Klan News

  • Në Egjipt zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

    Në Egjipt zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

    Një fosil breshke 70-milionë-vjeçare është gjetur në provincën Wadi al-Jadid të Egjiptit.

    Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti Wadi al-Jadid, thuhet se ekipet kërkimore që punojnë në bashkëpunim me Universitetin e Kajros zbuluan fosilin e një breshke lumi në rajonin Karn Jinnah.

    Në deklaratë thuhet se kjo specie, u zbulua dhe u regjistrua për herë të parë në Egjipt dhe në Afrikën Veriore.

    Ajo ka një histori prej 70 milionë vjetësh ose më shumë dhe se lloji i breshkave në fjalë jetonte në lumenj dhe ujëra të ëmbël. /atsh

  • Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

    Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

    Pushuesit në një nga plazhet e Sarandës u surprizuan sot nga një pamje e rrallë dhe e mrekullueshme, kur një breshkë e llojit ‘Caretta-caretta’ u shfaq pranë bregut. Kjo lloj breshke, e njohur edhe si breshka e gjelbër, është ndër speciet më të njohura në bregdetin shqiptar, veçanërisht gjatë verës kur ato afrohen në plazhe për të shtruar vezët.
    ‘Caretta-caretta’ është një specie e mbrojtur dhe e rrezikuar, pasi vitet e fundit popullsia e saj është ulur ndjeshëm për shkak të gjuetisë së paligjshme, ndotjes së deteve dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrave ekologjikë në ekosistemet detare.
    Ky takim i papritur me një nga simbolet më të bukura të faunës detare është një kujtesë e vlefshme për rëndësinë e mbrojtjes së specieve të rrezikuara dhe ruajtjes së habitateve të tyre natyrore.

  • E rrallë/ Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës

    E rrallë/ Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës

    Një pamje e mrekullueshme ka ndodhur në një prej plazheve të Sarandës, ku një breshkë ka ardhur për t’u shfaqur për pushuesit.

    Breshka e fotografuar është një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur ndryshe si breshka e gjelbër. Ky lloj është shumë i njohur në bregdetin shqiptar dhe shpesh herë mund të shfaqet gjatë verës, kur ato dalin në plazhe për të shtruar vezët.
    Caretta caretta është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore.

    Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në ruajtjen e balancës të jetës në ujë.
    Një takim i tillë i befasishëm me natyrën është një kujtesë për të gjithë se sa i rëndësishëm është ruajtja e këtyre specieve dhe habitatit të tyre për brezat e ardhshëm.

  • FOTO/ Sarandë: Breshkë deti del në breg ,dyshohet se është goditur nga mjet lundrues

    FOTO/ Sarandë: Breshkë deti del në breg ,dyshohet se është goditur nga mjet lundrues

     Një breshkë uji ka dalë në breg këtë mbasdite në Sarandë. Breshka e përmasave ka dalë në breg tek plazhi i hotel “Apollon” në lagjien nr.4.

    Breshka është e gjallë, por sipas atyre që e kanë parë tregon se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues se është e pafuqishme në lëvizje. Deri sa të stabilizohet gjendja e saj breshka do të mbahet në breg për ta hedhur përsëri në ujë.

  • Breshka e rrallë shfaqet në plazhin e Sarandës

    Breshka e rrallë shfaqet në plazhin e Sarandës

    Një breshkë ka dalë në bregdetin e Sarandës, dhe pushuesit janë mahnitur.
    Breshka e fotografuar është një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur ndryshe si breshka e gjelbër. Ky lloj është shumë i njohur në bregdetin shqiptar dhe shpesh herë mund të shfaqet gjatë verës, kur ato dalin në plazhe për të shtruar vezët.

    Caretta caretta është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në ruajtjen e balancës të jetës në ujë.

  • Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

    Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

    Studioja italiane Lazzarini Design ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar që po trondit botën e arkitekturës dhe teknologjisë detare: Pangeos, një anije në formë breshke, me përmasa gjigante. Sipas CNN, kjo anije do të jetë më e madhja ndonjëherë e ndërtuar dhe do të ketë qendra tregtare, hotele, pishina, kopshte dhe deri në 60.000 pasagjerë.

    Me një gjatësi prej 550 metrash dhe një gjerësi maksimale prej 610 metrash, Pangeos nuk është thjesht një mjet lundrimi, por një qytet lundrues. Për ndërtimin e saj do të nevojitet një kantier i posaçëm prej 600 me 650 metra, ndërkohë që Arabia Saudite është përzgjedhur si vendi më i përshtatshëm për ndërtimin, shkruan A2 CNN.

    Kostoja totale e projektit parashikohet të arrijë në 8 miliardë euro, dhe ndërtimi pritet të nisë gjatw kwtij viti, duke kërkuar një periudhë prej 8 vitesh pune për t’u përfunduar. Financimi do të realizohet përmes teknologjisë NFT, përmes shitjes së pasurive virtuale “Unreal Estates” në versionin digjital të jahtit në metaverse.

    Përveç përmasave marramendëse, Pangeos do të jetë i pajisur me teknologjitë më moderne, përfshirë një mini-port të brendshëm, dritare panoramike rrëshqitëse dhe sistem hidroale, që e lejon të ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe të lëvizë me shpejtësi, falë tre motorëve me hidrogjen. “Që në vitin 1964 industria e kishte potencialin të ndërtonte struktura të tilla – tani është koha të realizohet”, thotë Lazzarini Design.