Tag: breshka

  • Lexojeni/ Lepuri dhe breshka, fabula e famshme e Ezopit

    Lexojeni/ Lepuri dhe breshka, fabula e famshme e Ezopit

    Fabulat shkaku i mençurisë dhe atij mesazhit frymëzues që bartin janë të lexueshme për të gjithë, por jo si mendohet në përgjithësi që janë tekste veç për fëmijë. Ezopi, mjeshtri i fabulës, nga bota antike ende na flet proverbialisht, duke mbetur pjesë e librave të letërsisë apo lektyrave edhe në ditët e sotme. Por, përtej saj, ai lexohet me ëndje e për qejfi edhe pa detyrim.

    ObserverKult ju sjell për lexim njërën nga fabulat më të njohura të tij: Lepuri dhe breshka, ku këmbëngulja e besimi mundin arrogancën dhe fodullëkun. 

    Një ditë një lepur krenar dhe i shpejtë pa se një breshkë po ecte përgjatë rrugës dhe iu afrua. Lepuri filloi të përqeshë ngadalësinë e kafshës tjetër dhe gjatësinë e këmbëve. Sidoqoftë, breshka u përgjigj se ishte e sigurt që pavarësisht shpejtësisë së madhe të lepurit ishte e aftë ta fitonte atë në një garë.

    Lepuri, i sigurt për fitoren e tij dhe duke e konsideruar sfidën të pamundur për të humbur, pranoi. Të dy kërkuan nga dhelpra të shënonte golin, të cilit ajo e pranoi. Si dhe sorrën për të vepruar si gjykatëse.

    Kur mbërriti dita e garës, në fillim të garës lepuri dhe breshka dolën në të njëjtën kohë. Breshka përparoi pa u ndalur, por ngadalë.

    Lepuri ishte shumë i shpejtë dhe duke parë që kishte një avantazh të madh ndaj breshkës. Ai vendosi të ndalet dhe të pushojë herë pas here. Por në një rast lepuri ra në gjumë. Breshka, pak nga pak, vazhdoi të përparonte.

    Kur lepuri u zgjua, ai pa se breshka ishte gati të kalonte vijën e finishit. Edhe pse vrapoi, ishte tepër vonë dhe më në fund breshka fitoi garën ”.

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    “E MORËN NË QAFË VJERSHAT”, SI U ARRESTUA VISAR ZHITI, BISEDAT E SË ËMËS ME DRITËROIN DHE KADARENË PËR TË SHPËTUAR NGA QELIA

  • Punonjësit e shpejtë apo të ngadaltë: kush fiton garën e produktivitetit?

    Punonjësit e shpejtë apo të ngadaltë: kush fiton garën e produktivitetit?

    Në shumicën e rasteve, shpejtësia në punë shihet si sinonim i efikasitetit.Por kërkimet e fundit po e rrëzojnë këtë mit: puna me nxitim nuk është domosdoshmërisht më produktive.Përkundrazi, ngadalësimi mund të rrisë rezultatet dhe mirëqenien, duke treguar se “breshka” e fiton garën ndaj “lepurit”.Kultura e punës që mbështet lodhjen dhe oraret ekstreme, si “9-9-6” (nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes, 6 ditë në javë), po shtrihet edhe në SHBA, veçanërisht në startup-et e inteligjencës artificiale që përpiqen të “fitojnë garën” me rivalët kinezë.Por studimet tregojnë se ky model 72-orësh jo vetëm që nuk rrit produktivitetin, por ndikon negativisht në performancë dhe shëndet.Një analizë e publikuar në Harvard Business Review thekson paradoksin: kompanitë që punojnë më ngadalë, me qëllim për të reflektuar dhe koordinuar veprimet, në vend që të nxitojnë, arrijnë rezultate më të mira.Në një studim me 343 biznese, ato që ulën ritmin e punës patën 40% më shumë shitje dhe 52% fitime më të larta operative në tre vjet, krahasuar me ato që nxitonin për të fituar terren.Puna me ritëm të qëndrueshëm sjell përfitimeEkspertët theksojnë se ritmi i punës duhet të jetë i qëndrueshëm.Puna e ngadaltë lejon mendim cilësor, rikuperim dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit midis objektivave profesionale dhe ritmeve personale.Përndryshe, përqendrimi vetëm te shpejtësia çon në gabime, tension dhe ulje të cilësisë.Kompanitë me “shpejtësi strategjike” vënë theksin te bashkëpunimi dhe reflektimi, ndërsa ato që veprojnë me nxitim humbin perspektivën dhe krijojnë mjedise toksike.Shpejtësia e pandalshme sjell gabime, aksidente dhe burnout profesional, një “qark të shkurtër” që në vitin 2025 po prek 66% të fuqisë punëtore, duke shkaktuar probleme shëndetësore si diabeti i tipit 2 dhe lodhje kronike.“Breshka” që fiton garënShumëkush e barazon shpejtësinë me suksesin, por “breshka” fiton gjithmonë. Punonjësit që punojnë me ritëm të qetë janë më të shëndetshëm, më optimistë dhe kanë karriera më jetëgjata.Ndërsa “lepujt”, që ndjekin çdo sekondë, vuajnë nga ankthi i kohës, humbasin balancën dhe përfundojnë në lodhje të plotë.Studimet tregojnë se shumë punonjës sot e përdorin kohën e lirë për t’u rikuperuar nga puna, jo për të jetuar.60% e të anketuarve në një studim të “Headway App” pohuan se ndihen të lodhur dhe pa energji; një në katër tha se nuk ka më as personalitet jashtë punës.Si të ngadalësoni punën për të ecur më shpejtKa disa hapa praktikë për të përmirësuar ekuilibrin dhe produktivitetin:Menaxhoni kohën, mos e lejoni t’ju menaxhojë ajo. Mos hani në këmbë ose në lëvizje.Lini hapësira midis takimeve, thoni jo kur jeni të mbingarkuar.Pranoni kufijtë tuaj si shenjë force, jo dobësie.Merrni frymë e bëni pushime të shkurtra për t’u qetësuar dhe rimbushur me energji.Mos dëgjoni zërin kritik të brendshëm që kërkon gjithnjë më shumë shpejtësi./ Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • E ngordhur në breg/ Breshka e rrallë e detit zbulohet në Vlorë, dyshohet se u përplas nga një mjet lundrues

    E ngordhur në breg/ Breshka e rrallë e detit zbulohet në Vlorë, dyshohet se u përplas nga një mjet lundrues

    Breshkë deti e ngordhur e llojit Caretta caretta gjendet në Plazhin e Ri të Vlorës, ditën e sotme në zonën e plazhit të ri në Vlorë, ku është gjetur e ngordhur një breshkë deti e llojit Caretta caretta – një nga speciet më të rralla dhe të mbrojtura që jetojnë në ujërat e Mesdheut, përfshirë edhe ato shqiptare.

    Sipas specialistëve të mjedisit që kanë qenë në vendngjarje, dyshohet se breshka mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues, ose, të ketë gëlltitur mbetje plastike ,një nga rreziqet më të mëdha që kërcënojnë jetën e faunës detare në ditët e sotme. Plastika në det, përveçse ndot mjedisin, shpesh ngatërrohet nga kafshët detare si ushqim, duke shkaktuar pasoja fatale për to.
    Breshka, e cila mendohet të ketë një peshë rreth 50 kg, përfaqëson një specie të veçantë dhe me rëndësi të madhe ekologjike për biodiversitetin e detit Jon. Ajo do të merret nga specialistët e zonave të mbrojtura, të cilët do të bëjnë analizat përkatëse për të përcaktuar shkakun e saktë të ngordhjes dhe për të ndjekur procedurat standarde të trajtimit të rasteve të tilla.
    Ky incident vë në pah edhe një herë rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e faunës detare dhe nevojën për menaxhim më të mirë të mbetjeve në zonat bregdetare, si dhe respektimin e rregullave të lundrimit për të shmangur incidente të tilla me pasojë jetën e kafshëve të mbrojtura.

    Top Channel

  • Dy motrat dhe një histori prekëse që flet për karakterin dhe moralin shqiptar

    Dy motrat dhe një histori prekëse që flet për karakterin dhe moralin shqiptar

    Histori e trishtë e dy motrave shqiptare

    Ilir Ikonomi

    Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.

    Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

    Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur ai iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

    Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin.

    Fotoja është bërë më 1920 dhe është marrë nga Biblioteka e Kongresit, në Uashington.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DËSHMIA E VAJZËS SË ISH-SHEFIT TË POLICISË: SI MË MBAJTËN PENG KOMUNISTËT PËR 24 ORË NË BAZËN E TYRE, KU…

    Lexo edhe:

    LEPURI DHE BRESHKA, FABULA E EZOPIT QË NA MËSON TË KËMBËNGULIM

    Fabulat shkaku i mençurisë dhe atij mesazhit frymëzues që bartin janë të lexueshme për të gjithë, por jo si mendohet në përgjithësi që janë tekste veç për fëmijë. Ezopi, mjeshtri i fabulës, nga bota antike ende na flet proverbialisht, duke mbetur pjesë e librave të letërsisë apo lektyrave edhe në ditët e sotme. Por, përtej saj, ai lexohet me ëndje e për qejfi edhe pa detyrim.

    ObserverKult ju sjell për lexim njërën nga fabulat më të njohura të tij: Lepuri dhe breshka, ku këmbëngulja e besimi mundin arrogancën dhe fodullëkun. 

    Një ditë një lepur krenar dhe i shpejtë pa se një breshkë po ecte përgjatë rrugës dhe iu afrua. Lepuri filloi të përqeshë ngadalësinë e kafshës tjetër dhe gjatësinë e këmbëve. Sidoqoftë, breshka u përgjigj se ishte e sigurt që pavarësisht shpejtësisë së madhe të lepurit ishte e aftë ta fitonte atë në një garë.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

  • E rrallë/ Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës

    E rrallë/ Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës

    Një pamje e mrekullueshme ka ndodhur në një prej plazheve të Sarandës, ku një breshkë ka ardhur për t’u shfaqur për pushuesit.

    Breshka e fotografuar është një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur ndryshe si breshka e gjelbër. Ky lloj është shumë i njohur në bregdetin shqiptar dhe shpesh herë mund të shfaqet gjatë verës, kur ato dalin në plazhe për të shtruar vezët.
    Caretta caretta është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore.

    Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në ruajtjen e balancës të jetës në ujë.
    Një takim i tillë i befasishëm me natyrën është një kujtesë për të gjithë se sa i rëndësishëm është ruajtja e këtyre specieve dhe habitatit të tyre për brezat e ardhshëm.

  • FOTO/ Sarandë: Breshkë deti del në breg ,dyshohet se është goditur nga mjet lundrues

    FOTO/ Sarandë: Breshkë deti del në breg ,dyshohet se është goditur nga mjet lundrues

     Një breshkë uji ka dalë në breg këtë mbasdite në Sarandë. Breshka e përmasave ka dalë në breg tek plazhi i hotel “Apollon” në lagjien nr.4.

    Breshka është e gjallë, por sipas atyre që e kanë parë tregon se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues se është e pafuqishme në lëvizje. Deri sa të stabilizohet gjendja e saj breshka do të mbahet në breg për ta hedhur përsëri në ujë.

  • Breshka e rrallë shfaqet në plazhin e Sarandës

    Breshka e rrallë shfaqet në plazhin e Sarandës

    Një breshkë ka dalë në bregdetin e Sarandës, dhe pushuesit janë mahnitur.
    Breshka e fotografuar është një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur ndryshe si breshka e gjelbër. Ky lloj është shumë i njohur në bregdetin shqiptar dhe shpesh herë mund të shfaqet gjatë verës, kur ato dalin në plazhe për të shtruar vezët.

    Caretta caretta është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në ruajtjen e balancës të jetës në ujë.

  • Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës

    Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës

    Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës
     
    Një pamje e mrekullueshme ka ndodhur në një prej plazheve të Sarandës, ku një breshkë ka ardhur për t’u shfaqur për pushuesit. Breshka e fotografuar është një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur ndryshe si breshka e gjelbër. Ky lloj është shumë i njohur në bregdetin shqiptar dhe shpesh herë mund të shfaqet gjatë verës, kur ato dalin në plazhe për të shtruar vezët.

    Caretta caretta është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në ruajtjen e balancës të jetës në ujë.
     
    Një takim i tillë i befasishëm me natyrën është një kujtesë për të gjithë se sa i rëndësishëm është ruajtja e këtyre specieve dhe habitatit të tyre për brezat e ardhshëm.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Berisha: Rama u sëmur nga salmonela dhe gënjeu mjekët se e kishte nga breshkat që mban në shtëpi!

    Berisha: Rama u sëmur nga salmonela dhe gënjeu mjekët se e kishte nga breshkat që mban në shtëpi!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar situatën e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë dhe duke theksuar se siguria ushqimore është bërë një çështje me rëndësi kombëtare. Ai u shpreh për mishin e infektuar me salmonelë që ka qarkulluar në vend dhe për problemet që lidhen me sigurinë e ushqimit.
    Ai shtoi se sëmundja që ka prekur Ramën ka ardhur si pasojë e mishit të infektuar, duke ironizuar me deklaratën e kryeministrit që ka thënë më herët se sëmundja i ka ardhur nga breshkat që mban në shtëpi. “Sëmuret dhe ai vet, del gënjen mjekun dhe i thotë: u sëmura se kam breshka në shtëpi,” tha Berisha.
    Berisha theksoi nevojën për reforma në sektorin e sigurisë ushqimore dhe për të premtuar mbështetje për fermerët, duke i siguruar ata për subvencione dhe për një sistem taksash të drejtë dhe të barabartë. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për futjen në Shqipëri të insekticideve kancerogjene që janë të ndaluara në Europë dhe i bëri thirrje qeverisë që të përmbushë detyrimet për sigurinë ushqimore.
    Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
     
    I garantoj fermerët se do subvencionojmë çdo njesi prodhimi. Do subvencionojmë çdo fidan të mbjellur, çdo kokë bagëti. Po, po. Taksa asimetrike, taksa diskriminuese për fermerët merr fund. Do të jetë simetrike, dhe do të ejtë fermeri ai që do të përfitojë nga taksa, jo përpunuesi, i cili në këtë sistem të sotëm nuk ka leversi të blejë prodhimet e fermerit shqiptar dhe merr ato të importit. Jo! Do vendoset tvsh=ja ashtu si në shitje, ashtu edhe në blerje.

    Këtu, siguria ushqimore është pasiguria më e madhe. Mandarinat. Njëherë tjetër dalin të tjera. Njëherë tjetër shpërndahet salmonelë, e cila arrin gjer në Surrel. Ekzakt, po ua them ju këtu, nuk e kam thënë tjetërkund.
    Sëmuret dhe ai vet, del gënjen mjekun dhe i thotë: u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmur nga salmonela që erdhi me pulat. Erdhi nga deputetët e tij, erdhi nga deputetët e tij salmonela. Mishi i infektuar. Nuk ka asnjë siguri, dhe kur shkoi në spital tha: e kam se mbaj breshka, ma dha breshka salmonelën. Çfarë breshke? Fileto pule! I gënjente mjekët.
    Ndaj dhe, siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare. Po si mund të hyjnë në Shqipëri insekticide kancerogjene që janë ndaluar në Europë?
    Dhe ky tund pasaportën europiane. Jo, jo, thotë.
    Pasaportën europiane me pesticide salmonela.

  • Berisha: Rama u sëmur edhe vetë nga salmonela, në spital tha e kam nga breshka

    Berisha: Rama u sëmur edhe vetë nga salmonela, në spital tha e kam nga breshka

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët nga Malësia e Madhe, ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore.
    Berisha u ndal te mishi i pulës me salmonelë dhe tha se kryeministri Rama u sëmur nga salmonela. Sipas tij, Rama ka shkuar në spital duke thënë se e ka nga breshkat.
    “Siguria ushqimore është siç e keni dëgjuar vetë. Njëherë dalin mandarinat, njëherë shpërndahet salmonelë deri në Surrel. Sëmurët edhe ai vetë dhe thotë se u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmura nga salmonela që erdhi me pula, erdhi me deputetët e tij. Në spital tha e kam nga breshka. Çfarë breshkash, fileto pule. I gënjente mjekët. Siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare”, tha Berisha.