Tag: breshër

  • Shkodër/ Mëngjesi nis me stuhi të fortë, shi dhe breshër

    Shkodër/ Mëngjesi nis me stuhi të fortë, shi dhe breshër

    Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me mot të ashpër në qytetin e Shkodrës, ku reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë zonën për disa minuta.
    Stuhia ka krijuar vështirësi të menjëhershme në qarkullimin rrugor, duke ngadalësuar lëvizjen. Edhe këmbësorët janë përballur me vështirësi për shkak të intensitetit të reshjeve dhe uljes së dukshmërisë.
    Sipas raportimeve paraprake, nuk ka njoftime për dëme materiale apo situata emergjente, ndërsa moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm gjatë orëve të para të ditës.

  • Shi dhe breshër në Gramsh, ‘përmbyten’ rrugët

    Shi dhe breshër në Gramsh, ‘përmbyten’ rrugët

    Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë rënë mesditën e kësaj të diele në Gramsh.

    Breshëri zgjati disa minuta në qytet.
    Sikurse duket nga pamjet, rrugët janë të përmbytura nga reshjet e shiut.
    Ende priten raportime nga fshatrat dhe dëmet e mundshme që mund të ketë shkaktuar në pemetari.

    Top Channel

  • Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë godet Italinë

    Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë godet Italinë

    Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në orën 4:30 të mëngjesit, fillimisht në zonat e Ravennës dhe Cervias dhe më pas me forcë në provincën e Riminit, duke shkaktuar përmbytje.
    Mediat italiane bëjnë të ditur se u rrëzuan pemë dhe rrugët në disa zona u shndërruan në lumenj, duke ndërprerë trafikun. Autoritete kanë nisur mbikëqyrjen për të përcaktuar nëse ka pasur dëme më serioze.
    Zonat më të prekura ku u raportuan dëmet më të mëdha janë Cesenatico, Gatteo, Bellaria Igea Marina, Rimini deri në Riccione dhe Cattolica.
    Për shkak të rënies së një peme mbi shina, një tren i bllokuar në linjën Rimini-Ravenna u evakuua dhe pasagjerët u shpëtuan.
    Në linjën hekurudhore Rimini-Ferrara, shërbimi midis Riminit dhe Cesenatico-s është pezulluar për shkak të dëmeve nga moti. Trenat rajonalë mund të jenë subjekt i kufizimeve të itinerarit dhe anulimeve. Trenat me shpejtësi të lartë mbeten në funksion.
    Plazhet në zonën e Cervia dhe Milano Marittima (Ravenna) u dëmtuan rëndë nga stuhia me erëra të forta që goditën Rivierën Romagna para agimit. Shezlongjet u përmbysën dhe çatitë e disa strukturave u rrëzuan ose u shembën.
    Në Rimini, Bashkia, me Këshilltarin e Mbrojtjes Civile Yuri Magrini, e përshkroi një “ngjarje shumë të rëndë” me 74 milimetra reshje shiu. Pesë nënkalime u përmbytën, njëra me një makinë të bllokuar brenda.
    Pemë të shumta ranë mbi makina, kopshte dhe shtëpi, duke i bllokuar pothuajse të gjitha qytetet dhe duke i lënë nënkalimet ende të përmbytura. Disa zjarrfikës dhe ekipe të Mbrojtjes Civile ishin në vendngjarje në zonat më të prekura.

  • Moti i keq përfshin Elbasanin, raportohet për përmbytje dhe dëme

    Moti i keq përfshin Elbasanin, raportohet për përmbytje dhe dëme

    Moti i keq ka përfshirë qarkun e Elbasanit këtë të shtunë, ku në disa zona janë shënuar stuhi lokale të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.

    U raportua se për rreth 20-30 minuta edhe qyteti i Elbasanit u përfshi nga stuhia, duke shkaktuar bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.

    Prurjet e mëdha të ujit krijuan përmbytje të menjëhershme, pasi sistemi i kolektorëve nuk përballoi reshjet e dendura.

    Erërat e fuqishme kanë shkaktuar gjithashtu dëmtime të pemëve dekorative përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.

    Ndërkohë moti i keq i shoqëruar me erë dhe breshër ka shkaktuar dëme në disa zona por paraprakisht nuk ka informacione zyrtare.

  • Stuhi e fortë në Kroaci: Breshër me madhësinë e kokrrës së arrës, rrugët u përmbytën

    Stuhi e fortë në Kroaci: Breshër me madhësinë e kokrrës së arrës, rrugët u përmbytën

    Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në madhësinë e arrës dhe reshje të dendura ka goditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Umagut dhe veriperëndimin e Istrës në Kroaci. Sipas portalit meteorologjik Istramet, brenda një kohe të shkurtër kanë rënë rreth 100 milimetra shi për metër katror.

    Moti i keq erdhi nga perëndimi duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, duke detyruar qytetarët të kërkonin strehim deri në qetësimin e situatës.

    Rrugët në Umag janë përmbytur, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që banorët të marrin masa mbrojtëse dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

    Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale, por Shërbimi Meteorologjik Shtetëror i Kroacisë (DHMZ) ka paralajmëruar se reshjet e shoqëruara me vetëtima dhe bubullima do të vazhdojnë edhe gjatë së enjtes dhe të premtes.

    Sipas ekspertëve, ekziston rreziku për përmbytje urbane dhe rrëshqitje të përkohshme, veçanërisht në rajonin e Adriatikut verior.

  • Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin

    Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin

    Një stuhi e fuqishme verore ka përfshirë gjithë Kosovën, duke sjellë reshje të dendura shiu, breshër dhe bubulimë që çuan në rrugë të përmbytura dhe infrastrukturë të dëmtuar.
    Stuhia filloi të ndikojë në zonë në orët e para të pasdites dhe vazhdoi deri në orët e mbrëmjes, duke lënë pas rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe prona të dëmtuara.
    Përveç reshjeve të dendura të shiut, erërat e forta dhe breshëri dëmtuan të mbjellat në zonat rurale, veçanërisht në pjesë të Drenasit dhe Gjilanit, duke shkaktuar shqetësime për humbjet bujqësore.
    Video pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena dramatike të stuhisë së fuqishme që goditi vendin, me pamje nga qytete të ndryshme anembanë vendit, me makinë të bllokuara në rrugë dhe breshër që godet mbi to.
    Sipas pamjeve të shpërndara nga qytetarët lokalë, shiu i shoqëruar nga breshëri ka vështirësuar qarkullimin në zonën e Brezovicës, ku si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme është ndërprerë rruga kryesore që të çon drejt këtij destinacioni turistik malor të vendit.
    Derisa faza më intensive e stuhisë kaloi deri në mbrëmje sot, meteorologët kanë paralajmëruar për paqëndrueshmëri të vazhdueshme deri nesër.

  • Stuhia e fortë ‘mbërthen’ Kosovën/ Reshje intensive dhe breshër shkaktojnë përmbytje, dhe bllokim rrugësh

    Stuhia e fortë ‘mbërthen’ Kosovën/ Reshje intensive dhe breshër shkaktojnë përmbytje, dhe bllokim rrugësh

    Ndër zonat më të prekura janë Brezovica, Gjilani, Ferizaj dhe disa fshatra në komunën e Gjakovës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura, oborre me nivele të larta të ujit dhe shtresa të trasha breshëri në shumë vende.
    Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze në furnizimin me energji elektrike.
    Në Brezovicë, rruga kryesore që çon drejt komplekseve turistike është bërë e pakalueshme për shkak të përmbytjeve. Gjilani, po ashtu, është prekur rëndë, me rrugë të mbuluara nga uji që po vështirësojnë qarkullimin dhe po rrezikojnë ndërtesat në katet e ulëta.
    Situata është e ngjashme edhe në Ferizaj, ku sistemet e kanalizimit nuk kanë përballuar sasinë e madhe të ujit, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të qytetit. Në komunën e Gjakovës, breshëri i madh ka dëmtuar disa fshatra.
    Ndërkohë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për dëmtime në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq, duke lënë pa rrymë një numër të madh konsumatorësh, veçanërisht në rajonin e Anamoravës.
    “Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

  • VIDEO/ Shi në formë stuhie e breshër në gusht, në zonën e Liqenit në Tiranë krijohet trafik

    VIDEO/ Shi në formë stuhie e breshër në gusht, në zonën e Liqenit në Tiranë krijohet trafik

    Moti mori një kthesë të papritur këtë pasdite, duke sjellë në disa qytete të vendit reshje shiu e breshëri në formë stuhie. Siç shihet edhe në videot e dërguara në redaksinë e ”Koha Jonë”, ndryshimi i motit ka shtuar trafikun në zonën te Liqeni Artificial në Tiranë. Për disa minuta qarkullimi u bllokua sepse ishin reshje me breshër dhe stuhi të forta shiu.

    Ndryshon moti

  • Reshje shiu dhe breshër, si parashikohet moti për këtë fillim jave

    Reshje shiu dhe breshër, si parashikohet moti për këtë fillim jave

    Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
    Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.
    Era e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s
    Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

    Top Channel

  • Reshje shiu dhe breshër, parashikimi i motit për këtë fillim jave

    Reshje shiu dhe breshër, parashikimi i motit për këtë fillim jave

    Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
    Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.
    Era e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s
    Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.