Tag: brentford

  • Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë

    Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë

    Arsenal i përgjigjet Man.City, me “topçinjtë” që largojnë frikën, triumfojnë 2-0 në derbi përballë Brentford duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me “qytetarët” e Pep Guardiola-s.
    Në “Emirates”, ekipi i Artetas gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të me një aksion fantastik, të finalizuar me kokë nga Merino. Arsenal kishte kontrollin e lojës, tentuan në çdo formë të gjenin edhe golin e dytë, por në ishin dhe me fat ku portieri Raya vuri në jetë një mrekulli të vërtetë teksa devijoi një goditje të fortë me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi.

    Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” bombarduan portën e Brentford, ku Calafiori tentoi në dy raste me goditje nga distanca. Më fund, në shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Saka gjeti golin e dytë dhe të qetësisë, një sukses 2-0 kënaq trajnerin Arteta:
    “Ndaj Brenford është gjithnjë e vështirë, atyre i mjafton edhe një rivënie fundore për të sjell kaos. Një gol nuk mjafton kurrë për të qëndruar të qetë, por mendoj se e dominuam këtë derbi, krijuam më shumë raste. Në përgjithësi jam i kënaqur pasi kjo nuk ishte një javë e lehtë”, u shpreh Arteta.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë

    Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë

    4 Dhjetor 2025

    8:47

    Telesport

    Arsenal arriti të fitojë 2-0 ndaj Brentford dhe ruajti epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës ndaj Manchester City. Fitorja në stadiumin “Emirates” u sigurua falë golave ​​të Mikel Merino dhe Bukayo Saka, që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
    “Është gjithmonë e vështirë sepse kundër Brentford, një gjuajtje anësore është e gjitha që duhet dhe bëhet kaos dhe aventurë“, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. “Një epërsi 1-0 nuk është kurrë e mjaftueshme kundër tyre”, shtoi spanjolli.
    “Mendoj se dominuam ndeshjen dhe krijuam rastet më të mëdha. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur. Me javën që kemi pasur, ku luajmë çdo tre ditë më, pa kohë rikuperimi. Të fitosh kaq shpesh, jam shumë krenar për lojtarët”, tha Arteta.
    “Jam i kënaqur, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e lëndimeve që kemi ende. Na mungojnë Saliba, Gabriel dhe dje humbëm Mosquera. Ka qenë një sfidë. Ben White ishte i shkëlqyer dje. Kushdo që ka një mundësi po performon mirë“, përfundoi Arteta.

  • Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

    Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

    25 Nëntor 2025

    18:39

    Telesport

    Aventurës së Santiago Gimenez te Milan duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi holandez pritet të largohet gjatë merkatos së janarit, pas plot 1 viti, ku u transferua në merkaton dimërore vjet nga Feyenoord për 35 milionë euro.
    “Calciomercato.com” zbulon se sulmuesin meksikan e duan dy klube në Premier League: Brentford dhe Sunderland. Ish-drejtori i Romës, Florent Ghisolfi, tani te Sunderland, është një admirues i Gimenez, por edhe Brentford është një kandidat mëse i mundshëm për transferimin e sulmuesit meksikan.
    Nga ana tjetër, Milan synon të përfitojë të paktën 30 milionë euro nga shitja e sulmuesit meksikan, shifër e përafërt me atë që pagoi për kartonin e tij. Në 11 ndeshje këtë sezon, Gimenez ka shënuar vetëm 1 gol në Kupën e Italisë.

  • Liverpool pëson humbjen e katërt rresht, Brentford i bën spektakël (video)

    Liverpool pëson humbjen e katërt rresht, Brentford i bën spektakël (video)

    Liverpool ka pësuar humbjen e katërt rresht në Premier League. Këtë herë ishte Brentford që fitoi 3-2 ndaj kampionit në fuqi të Premier League.
    Ouattara Da. shënoi fillimisht për vendasit që në minutën e 4-të, pas një topi të ardhur nga një rivënie e gjatë anësore. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e parë, Kevin Schade dyfishoi shifrat për Brentford, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt që mori nga Damsgaard.
    Megjithatë, në fund të shtesës, Liverpool gjeti golin me Milos Kerkez. Hungarezi rikthen në lojë të kuqtë, pjesa e parë mbyllet 2-1 për vendasit.
    Në minutën e 60-të, Virgil van Dijk shkakton penallti, për faull brenda zonës ndaj Ouattara Da. Igor Thiago tregohet i saktë nga 11-metrat dhe shënon golin e tretë për Brentford.  Në minutën e 89-të, pas një topi të humbur nga vendasit dhe asistit të Dominik Szoboszlai, Mohamed Sala shënon një gol të bukur dhe ngushton shifrat në 3-2. Rezultati përfundimtar, 3-2.
    Pas kësaj fitoreje, Brentford ngjitet në vendin e 10-të me 13 pikë, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e 6-të me 15 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Liverpool në “shok total”, Brentford i shënon dy herë në pjesën e parë (video)

    Liverpool në “shok total”, Brentford i shënon dy herë në pjesën e parë (video)

    25 Tetor 2025

    21:56

    Telesport

    Pas fitores 1-5 në mesjavë ndaj Eintracht Frankfurt në Champions League, u duk sikur Liverpool i dha fund humbjeve rresht dhe tani do vinte edhe kthesa e madhe në Premier League.
    Liverpool është duke u mundur 2-1 nga Brentford, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të në Premier League. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e parë, Kevin Schade dyfishoi shifrat për Brentford, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt që mori nga Damsgaard.
    Megjithatë, në fund të shtesës, Liverpool gjeti golin me Milos Kerkez. Hungarezi rikthen në lojë të kuqtë, të cilët do të kërkojnë të shmangin humbjen e katërt rresht në Premier League.
    SHIKOGOLAT

  • VIDEO/ City i falet Haaland, thyen Brentford me golin e sulmuesit norvegjez

    VIDEO/ City i falet Haaland, thyen Brentford me golin e sulmuesit norvegjez

    Manchester City thyen 0-1 Brentford, në ndeshjen e luajtur në Londër. Vendimtar në këtë sfidë ishte Erling Haaland, me golin e tij në minutën e 9-të.
    “Qytetarët” kanë 13 pikë dhe janë në vendin e pestë. Në takimin tjetër do sfidojë Everton, në shtëpi.

    Në krahun tjetër, Brentford është në vendin e 16-të ne 7 pikë. Sfida tjetër është në transfertë, ndaj West Ham.
     

    © BalkanWeb

  • Donnarumma shpëton Man. City-n, çfarë pritjeje nga italiani (video)

    Donnarumma shpëton Man. City-n, çfarë pritjeje nga italiani (video)

    5 Tetor 2025

    18:49

    Telesport

    Manchester City është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Brentford, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë në Premier League. “Qytetarët” gjetën golin me të zakonshmin Erling Haaland në minutën e 9-të.
    Pjesa e parë u mbyll 0-1 për City-n. Në fillim të pjesës së dytë, Brentford pati një shans të artë për të barazuar shifrat, por Gigio Donnarumma bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj sulmuesit vendas, Igor Thiago. SHIKORASTIN
    Italiani tregon dhe njëherë që jo më kot konsiderohet si portieri më i mirë aktualisht në botë. Kujtojmë që Donnarumma u transferua në orët e fundit të merkatos nga PSG te City për 40 milionë euro.

  • Milionat nuk mjaftojnë, Chelsea-s i shpëton fitorja në minutat shtesë (video)

    Milionat nuk mjaftojnë, Chelsea-s i shpëton fitorja në minutat shtesë (video)

    13 Shtator 2025

    22:59

    Telesport

    Chelsea ka barazuar 2-2 në transfertë ndaj Brentford, për javën e katërt të Premier League. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, me golin e shënuar nga Kevin Schade në minutën e 35-të, pas një asisti fantastik të Jordan Henderson. SHIKOGOLIN
    Me një pjesë të parë tërësisht i pakënaqur, Enzo Maresca, bën direkt tre zëvendësime në fillim të pjesës së dytë. Tyrique George në vend të Buonanotte, Reece James në vend të Wesley Fofana dhe Cucurella në vend të Jorrel Hato. Barazimi i “Bluve” erdhi në minutën e 60-të, me Cole Palmer, i sapo futur në fushën e lojës në vend të Gittens. SHIKOGOLIN
    Goli i përmbysjes për londinezët do të vinte në minutën e 85-të, ku Moises Caicedo do të shënonte me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Fabio Carvalho 90+3, pas një rivënie të gjatë me dorë brenda zonës. SHIKOGOLIN
    Rezultati përfundimtar 2-2. Chelsea momentalisht renditet në vend të pestë me 8 pikë pas 4 javësh, Brentford në vend të 12-të me 4 pikë.

  • Te Manchester United të shqetësuar, ngec transferimi i yllit të Premier në “Old Trafford”

    Te Manchester United të shqetësuar, ngec transferimi i yllit të Premier në “Old Trafford”

    17 Korrik 2025

    11:30

    Telesport

    Transferimi i mesfushorit me tipare sulmues Bryan Mbuemo nga Brentford te Manchester United ka ngecur. Pak ditë më parë dukej se palët ishin shumë pranë marrëveshjes, por situate është ndërlikuar.
    Sipas “The Guardian”, ndalesa ka ardhur pasi Brentford e rriti vlerësimin e lojtarit në afërsisht 70 milionë euro. Ndërsa “djajtë e kuq” kanë vendosur të mos paguajnë më shumë se 65 milionë euro.
    Nga ana e tij, Mbeumo po anon drejt një transferimi në “Old Trafford” pavarësisht interesit edhe nga skuadra e Tottenham. Por, nëse United dëshiron të rrisë ofertën e tij për Mbeumo atëherë do të detyrohen të shesin ndonjë lojtar.
    Pavarësisht problemeve, Mbeumo është paraqitur në seancat e para stërvitore të Brentford. Ai shkëlqeu sezonin e kaluar në Premier League, me 20 gola në 38 ndeshje në kampionat.

  • Ish-kapiteni i Liverpool rikthehet në Premier League, do të luajë me Brentford

    Ish-kapiteni i Liverpool rikthehet në Premier League, do të luajë me Brentford

    11 Korrik 2025

    12:30

    Telesport

    Jordan Henderson është gati të nënshkruajë për Brentford. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Liverpool pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare.
    Transferimi do të finalizohet gjatë fundjavës, kur dhe do të vijë një njoftim zyrtar. Henderson është një lojtar i lirë, pasi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Ajax, ku luajti sezonin e kaluar.
    Ai u identifikua nga Brentford si zëvendësuesi ideal i Christian Norgaard, i cili i është bashkuar Arsenal po këtë verë.
    Edhe pse sapo ka mbushur 35 vjeç, Brentford beson se Henderson do të sjellë përvojë dhe cilësi të rëndësishme në skuadrën dhe dhomën e zhveshjes së tyre.
    Jordan Henderson ka luajtur edhe 84 ndeshje për kombëtaren e Anglisë, një lojtar me shumë përvojë në Premier League.