Emisioni investigativ “Stop” publikoi dje denoncime për pazaret që bëhen nëpër burgje, ku të dënuarit mund të blejnë ditë leje me shuma të majme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gazetarët inskenuan një rast në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje, ku u kërkua takim me një polic të njohur si shef Mati. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ky i fundit, pas një komunikimi paraprak, pranoi të takonte “qytetarin” në një lokal jashtë institucionit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjatë bisedës, kur iu kërkua leje për një të burgosur të dënuar për hashash, Mati u tregua shumë i gatshëm, mori shumën prej 700 eurosh dhe premtoi 5–7 ditë leje për personin në fjalë.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
“Stop” dorëzoi paratë dhe e ndoqi rastin deri në fund, kur i burgosuri vërtet doli për disa ditë nga qelia, duke konfirmuar kështu se tregtia e lejeve është një praktikë e shndërruar në biznes brenda sistemit të burgjeve.
Dhe në lidhje me pamjet e transmetuara, ku shfaqet punonjësi i Policisë së Burgjeve, Irakli Leka, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, organizoi dhe realizoi operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila njofton se përvecc arrestimit të Lekës është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
Deklaratë për shtyp
Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.
Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar.








