Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të shkresave të KLGJ për çështjen e sigurisë nëpër gjykata.
Bardhi i bën thirrje SPAK që ‘të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim’.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.
Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në ambientet e brendshme të gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata.Kjo është një GËNJESHTËR!
Është dizinformim me qëllim mbulimin kriminal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli sheshit sesa të pasigurtë janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga ikja në drejtim të paditur e Policisë së Shtetit.
Ashtu sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publike sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimit nr. 333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore” dhe vendimit nr. 538, datë 8.7.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për garantimin e rregullit e të sigurisë në gjykata dhe prokurori”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për secilin profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar që në regjimin e hyrje – daljes ka gjithmonë prezent punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik edhe për deputetët kur futen në ambientet e gjykatës, por këtë nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.Gënjeshta e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dizinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
Akoma më e rëndë bëhet neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit, kur shikon sot korrespondencën zyrtare midis Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të shtimit të rasteve të kërcënimit të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore”.Manipulimi i të vërtetës nga Ministri i Brendshëm vijonte edhe më tej, kur deklaronte se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Pamjet e bëra publike sot nga media, provonin krejtësisht të kundërtën. Ishte autori i këtij krimi të rëndë që thërriste punonjësit e Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çuan në arrestimin e autorit.Deri dje ishim në përgjegjsinë politike që kishte Ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pas tentativës për të manipuluar përgjegjësinë shtetërore të Policisë së Shtetit dhe të vërtetën për ngjarjen, Ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale ndjeshmërie shtetërore dhe njerëzore, që e bëjnë më urgjente se kurrë dorëheqjen nga detyra.
Apeloj prokurorët e SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim, të cilët me mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.
Tag: brendshëm
-

Siguria në gjykata pas reagimit të KLGJ, Bardhi: SPAK të hetojë rolin e ministrave të Brendshëm që nga viti 2023
-

“Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm dhe të dorëhiqet Koçiu”, vrasja e gjyqtarit, Salianji: Dështim i shtetit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj ish-ministrave të Brendshëm, për shkak të dështimeve në garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore dhe mbrojtjes së magjistratëve nga Policia e Shtetit. Kjo thirrje vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra në detyrë gjyqtari Astrit Kalaja.
Si anëtar i Kryesisë së PD-së, Salianji ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e cila deklaroi se Policia nuk kishte përgjegjësi për sigurinë në gjykata.
Përmes një reagimi në Facebook, Salianji ka komentuar gjithashtu një shkresë të publikuar sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), që lidhet me masat që duhet të kishte marrë Policia e Shtetit për ruajtjen e sigurisë në institucionet gjyqësore.
Postimi:
Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar. Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës.
Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin.
Qeveria ka lënë me vetëdije të pambrojtur gjyqtarët dhe prokurorët, duke u fshehur pas justifikimeve të turpshme se “nuk ka përgjegjësi”.
Në të vërtetë, ajo është përgjegjësja kryesore për krijimin e klimës së frikës dhe konfliktit social,lejimin e qarkullimit lirisht të armëve dhe personave të rrezikshëm, zhveshjen e policisë nga autoriteti dhe shndërrimin e saj në një instrument partie, dorëzimin e territorit në duart e bandave dhe strukturave kriminale.
Ky është momenti për përgjegjësi politike, hetim penal dhe veprim institucional jo për heshtje dhe justifikime. Kur gjyqtari vritet në zyrë, bie besimi te shteti. -

“SPAK të nisë hetimet”/ Bardhi: Rama dhe Koçiun gënjyen publikisht për sigurinë në gjykata
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, kanë gënjyer publikisht lidhur me sigurinë në ambientet e gjykatave nga ana e Policisë së Shtetit.
Sipas tij, ky akt nga Rama dhe Koçiu është një akt i lartë papërgjegjshmërie ndaj sigurisë në gjykata.
Duke ju referuar masakrës në Apel, Bardhi i bëri thirrje SPAK, që të nisë hetimet ndaj personave që nuk kanë treguar përgjegjësi për këtë rast.
Bardhi: Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.
Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjerë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në ambientet e brendshme të gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata.
Kjo është një GËNJESHTËR!
Është dizinformim me qëllim mbulimin kriminal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli sheshit sesa të pasigurtë janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga ikja në drejtim të paditur e Policisë së Shtetit.
Ashtu sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publike sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimit nr. 333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore” dhe vendimit nr. 538, datë 8.7.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për garantimin e rregullit e të sigurisë në gjykata dhe prokurori”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për secilin profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar që në regjimin e hyrje – daljes ka gjithmonë prezent punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik edhe për deputetët kur futen në ambientet e gjykatës, por këtë nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.
Gënjeshta e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dizinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
Akoma më e rëndë bëhet neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit, kur shikon sot korrespondencën zyrtare midis Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të shtimit të rasteve të kërcënimit të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore”.
Manipulimi i të vërtetës nga Ministri i Brendshëm vijonte edhe më tej, kur deklaronte se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Pamjet e bëra publike sot nga media, provonin krejtësisht të kundërtën. Ishte autori i këtij krimi të rëndë që thërriste punonjësit e Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çuan në arrestimin e autorit.
Deri dje ishim në përgjegjsinë politike që kishte Ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pas tentativës për të manipuluar përgjegjësinë shtetërore të Policisë së Shtetit dhe të vërtetën për ngjarjen, Ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale ndjeshmërie shtetërore dhe njerëzore, që e bëjnë më urgjente se kurrë dorëheqjen nga detyra.
Apeloj prokurorët e SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim, të cilët me mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës. -

Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm! Albana Koçiu të dorëhiqet!
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji shprehet se institucionet ligjzbatuese kanë dështuar të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve. Në një reagim, Salianji i referohet shkresës së KLGJ e cila u bë publike sot lidhur me marrjen e masave nga Policia e Shtetit pranë gjykatave. Një ditë më parë vendi u trondit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ku u qëllua për vdekje me tre plumba nga Elvis Shkambi, ky i fundit palë në një proces gjyqësor pronësie.
Ish-deputeti demokrat kërkon marrjen nën hetim të ish-ministrave të Brendshëm, për shpërdorim detyre, ndërsa thekson se ministrja aktuale e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu duhet të japë dorëheqje.
“Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin”, shprehet Salianji.
Reagimi
Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar. Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë.
Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin. Qeveria ka lënë me vetëdije të pambrojtur gjyqtarët dhe prokurorët, duke u fshehur pas justifikimeve të turpshme se “nuk ka përgjegjësi”. Në të vërtetë, ajo është përgjegjësja kryesore për krijimin e klimës së frikës dhe konfliktit social, lejimin e qarkullimit lirisht të armëve dhe personave të rrezikshëm, zhveshjen e policisë nga autoriteti dhe shndërrimin e saj në një instrument partie, dorëzimin e territorit në duart e bandave dhe strukturave kriminale. Ky është momenti për përgjegjësi politike, hetim penal dhe veprim institucional jo për heshtje dhe justifikime.
Kur gjyqtari vritet në zyrë, bie besimi te shteti. -

Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të merren nën hetim ish-ministrat e Brendshëm, Albana Koçiu të dorëhiqet! Institucionet duhet të..
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji shprehet se institucionet ligjzbatuese kanë dështuar të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve. Në një reagim, Salianji i referohet shkresës së KLGJ e cila u bë publike sot lidhur me marrjen e masave nga Policia e Shtetit pranë gjykatave. Një ditë më parë vendi u trondit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ku u qëllua për vdekje me tre plumba nga Elvis Shkambi, ky i fundit palë në një proces gjyqësor pronësie.
Ish-deputeti demokrat kërkon marrjen nën hetim të ish-ministrave të Brendshëm, për shpërdorim detyre, ndërsa thekson se ministrja aktuale e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu duhet të japë dorëheqje.
“Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin”, shprehet Salianji.
Reagimi
Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar. Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë.
Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin. Qeveria ka lënë me vetëdije të pambrojtur gjyqtarët dhe prokurorët, duke u fshehur pas justifikimeve të turpshme se “nuk ka përgjegjësi”. Në të vërtetë, ajo është përgjegjësja kryesore për krijimin e klimës së frikës dhe konfliktit social, lejimin e qarkullimit lirisht të armëve dhe personave të rrezikshëm, zhveshjen e policisë nga autoriteti dhe shndërrimin e saj në një instrument partie, dorëzimin e territorit në duart e bandave dhe strukturave kriminale. Ky është momenti për përgjegjësi politike, hetim penal dhe veprim institucional jo për heshtje dhe justifikime.
Kur gjyqtari vritet në zyrë, bie besimi te shteti.
-

Cigaria ” i dogji” postin/ Reagon ish-zv.ministri i Brendshëm: Nuk kam fjalë, por tani…
Andi Mahila-Albana Koçiu
TIRANË- Andi Mahila, ish-zv/ministri i Brendshëm, i cili u shkarkuar nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar i habitur nga vendimi. “Nuk kam fjalë”, ka qenë ky reagimi i ish-zv/ministrit, i cili shton se ende nuk e beson se është shkarkuar nga detyra. Në reagimin e tij për gazetarin Besmir Pula, Mahila shprehet i sigurtë që nuk ka thyer rregulla, duek theksuar se ndodhej në një restorant ku lejohej duhani.
“Po edhe në restorant në Shqipëri në vend ku lejohet duhani, po tani nuk ka vlerë fare këto. Një gjë, nuk kam fjalë dhe nuk kam thyer rregulla, për këtë kam bindje dhe jam i sigurtë domethënë”, tha ish-zv ministri për gazetarin, Besmir Pula.Ministrja Koçiu shkarkoi zv/ministri i Brendshëm pas denoncimit të një qytetari, i cili i ndodhur në një restorant me familjen e tij dhe Andi Mahilën, ishte ndjerë i bezdisur nga konsumimi i cigares në ambient të mbyllur nga zv.ministri. Ndërkohë, Koçiu pas shqyrtimit të rastit, ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra./ZËRI
-

Anisa Liço: Nëse s’do me të ndjekë hija e fajit, ruaje ndërgjegjen e pastër
Nga Anisa Liço
Ndërgjegjja është një nga dimensionet më të thella të përvojës njerëzore. Ajo nuk është thjesht një konstrukt moral i shoqërisë, por një mekanizëm i brendshëm, i rrënjosur si në traditat filozofike ashtu edhe në psikanalizën moderne. Që nga Sokrati, i cili fliste për “daimonin” e brendshëm që e udhëzonte drejt së mirës, e deri te Freudi, që konceptoi superegon si zërin rregullues të ndërgjegjes morale, kjo forcë e brendshme mbetet një busull që na orienton mes së drejtës dhe së gabuarës.
Të jetosh me ndërgjegje të pastër nuk është një ideal abstrakt, por një nevojë ekzistenciale. Një ndërgjegje e ngarkuar me faj prodhon tension të vazhdueshëm psiko-emocional, duke u shfaqur shpesh në forma ankthi, pagjumësie apo konflikti të brendshëm. Nga ana tjetër, një ndërgjegje e qetë është baza e një ekuilibri të shëndetshëm psikologjik dhe garanton atë që filozofia stoike do ta quante “ataraksi” – gjendja e qetësisë së shpirtit.
Në aspektin moral, ndërgjegjja e pastër është forma më e lartë e lirisë: liria për të mos u fshehur nga vetvetja. Ndërsa shoqëria na mat me sukses, status e dukje, ndërgjegjja na mat me një kriter më të pakorruptueshëm – autenticitetin. Ajo na pyet: “A ishe i drejtë?”; “A respektove tjetrin si qënie njerëzore?”; “A do të doje të ishe në vendin e atij që e preku veprimi yt?”
Nëse përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është e kthjellët, atëherë njeriu jeton një jetë që nuk e ndjek hija e fajit. Kjo është pasuria që nuk blihet, nuk trashëgohet dhe nuk manipulohet: është produkt i zgjedhjeve tona të përditshme.
Siç do të shprehej Immanuel Kant: “Dy gjëra më mbushin shpirtin me admirim e respekt gjithnjë e më të madh: qielli me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje.” Në këtë ligj moral shfaqet edhe thelbi i ndërgjegjes së pastër – një busull e brendshme që nuk gabon kurrë drejtësinë e rrugës sonë njerëzore.
ObserverKult
Lexo edhe:
VESHJET TRADICIONALE SHQIPTARE PARAKALOJNË PËR HERË TË PARË NË “OKTOBERFEST” (FOTO)
-

“Ministri i Brendshëm s’është kryepolici i vendit”/ Për herë të parë një grua në krye, Rama prezanton Albana Koçiun
Kryeministri Edi Rama ka prezantuan Albana Koçiun si ministre e Brendshme, e para grua në krye të institucionit. “Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit”, tha kreu i qeverisë. Rama theksoi se ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë.
EdI Rama: Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit.
Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit. -

Për herë të parë një grua, Rama prezanton Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme: Historike
edi rama dhe albana kociu
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Albana Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme, në një takim me kupolën e policisë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe ministri në largim Ervin Hoxha. Rama tha se zgjedhja e Koçiut në këtë pozicion është historike, si e para grua që do të drejtojë këtë ministri. Sipas Ramës do të ketë një ndryshim radikal të profilit të ministrit të brendshëm, që tashmë është parë vetëm si një ministër i policisë. Një nga çështjet e para që do t’i ngarkohet Koçiut është sistemi i ri i adresave, që sipas Ramës do të duhet që të reformohet menjëherë.
“Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit”, u shpreh mes të tjerave kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij.
