Tag: brendshëm

  • Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ra sërish në T3, në nivelin më të ulët prej 2023

    Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ra sërish në T3, në nivelin më të ulët prej 2023

    Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie për të tretin tremujor radhazi gjatë periudhës korrik-shtator.Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm ra në 4.27%, nga 4.3% që kishte qenë në fund të tremujorit të dytë dhe nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.39%, nga 4.43% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.Yield-et e bonove dhe obligacioneve në përgjithësi kanë shfaqur një tendencë të qartë rënëse deri në mesin e këtij viti, duke ndjekur uljet e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe falë gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët.Përmirësimi i vlerësimit të kreditit nga agjencitë e specializuara vitin e kaluar ka ndikuar në hyrjen për herë të parë në tregun e titujve të qeverisë në Lekë edhe të investitorëve nga jashtë vendit. Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për të dytin vit radhazi vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.Ndërkohë, gjatë tremujorit të tretë, tendenca e yield-eve në emetimet e reja ka qenë e përzier. Në segmentin e bonove të thesarit, rënia e yield-eve ka vazhduar dhe ato kanë zbritur në nivelet më të ulëta të tre viteve të fundit.Ndërkohë, në segmentin e obligacioneve, yield-et kanë pësuar një korrektim në rritje, pasi kishin prekur minimumet historike për shumicën e instrumenteve afatgjata, në tremujorin e dytë të vitit.Gjithashtu, tendenca e rritjes së maturitetit mesatar të borxhit u frenua në tremujorin e tretë.Në fund të muajit shtator, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm zbriti në 1028 ditë, nga 1045 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024. Megjithatë, maturiteti mesatar ngelet në rritje të ndjeshme në raport me kohëzgjatjen prej 923 ditësh të fundit të vitit të kaluar.Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare në fund të shtatorit arriti në afërsisht 800 miliardë lekë, me një rritje të vlerës nominale prej 3.3% që nga fillimi i këtij viti.Në terma realë, borxhi i brendshëm publik vlerësohej sa 30.85% e PBB-së, në rënie nga niveli prej 31.31% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.Borxhi publik total në fund të 9-mujorit 2025 vlerësohet nga Ministria e Financave sa 53.45% e PBB-së, nga 54.21% në fund të vitit 2024./ E.ShehuBurimi: Ministria e Financave Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

    Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

    FOTO ILUSTRUESE

    Abuzime të shumta me dokumentacionet në zyrat e Kadastrës Durrës kanë dalë zbuluar. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht disa materiale që faktojnë këto abuzime. Bëhet fjalë për një email që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, ndërsa momenti më i rëndë që bëhet me dije, lidhej me hyrjen e personave të paatorizuar në ambjentet e arkivës. 
    Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat!!!
    Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023. Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion.
    “Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023.
    Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar.
    “Sjell në vëmendjen tuaj gjendjen alarmante prej një muaji ku në arshivën e institucionit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme si dhe në zyrën e volumeve fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, shërbimi ndaj specialistëve dhe në përgjegjësve të sektorëve, ofrohet nga punonjës të pakonfirmuar si pjesë e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Durrës”, vijon emaili.
    Momenti më i rëndë që bëhet me dije në këtë email informues, lidhej me hyrjen e personave të paautorizuar në ambjentet e arkivës së Kadastrës. Pra, persona që mendohet se kanë futur duart në dokumente, siç zbulohet në dosjen e SPAK.
    “Për rëndësinë e veçantë që ju si krerë të këtij institucioni i keni dhënë procesit të ruajtjes, sistemimit, arshivimit, inventarizimit dhe skanimit të këtyre dy ambienteve më të rëndësishme të Kadastrës Durrës ju bëj me dije se në këto ambiente personat që aksesojnë janë të pakonfirmuar si punonjës të Drejtorisë së ASHK. Për të shmangur skandalin e rradhës që mund të përfshijë Kadastrën e Durrësit lutem për ndërhyrjen e menjëhershme tuajën për kthimin në normalitet të situatës së këtij institucioni!”, vijon emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës.
    Gjendja skandaloze brenda Kadastrës në Durrës del zbuluar edhe në këtë dokument ekskluziv që Inside Story posedon. Në një relacion të brendshëm, ish drejtuesja vendore Xheni Agolli sqaronte në 23 janar 2023 faktin se dokumentet e protokollit ishin tërhequr nga zyrat e vjetra në Durrës.
    Por, ato ishin vendosur në kuti, të pasistemuara në mënyrë të sigurt pasi nuk kishte ambiente mjaftueshëm. Pra, një arkivë e bërë lëmsh që rrezikonte të zhdukej. Kjo, shpjegon dhe lehtësinë për futjen e duarve në arkivë nga bandat.

  • Inside Story/ Ekskluzive, zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkiv veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat

    Inside Story/ Ekskluzive, zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkiv veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat

    Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023.

    Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion.
    “Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023.
    Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar.
    “Sjell në vëmendjen tuaj gjendjen alarmante prej një muaji ku në arshivën e institucionit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme si dhe në zyrën e volumeve fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, shërbimi ndaj specialistëve dhe në përgjegjësve të sektorëve, ofrohet nga punonjës të pakonfirmuar si pjesë e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Durrës”, vijon emaili.
    Momenti më i rëndë që bëhet me dije në këtë email informues, lidhej me hyrjen e personave të paautorizuar në ambientet e arkivit të Kadastrës. Pra, persona që mendohet se kanë futur duart në dokumente, siç zbulohet në dosjen e SPAK.
    “Për rëndësinë e veçantë që ju si krerë të këtij institucioni i keni dhënë procesit të ruajtjes, sistemimit, arshivimit, inventarizimit dhe skanimit të këtyre dy ambienteve më të rëndësishme të Kadastrës Durrës ju bëj me dije se në këto ambiente personat që aksesojnë janë të pakonfirmuar si punonjës të Drejtorisë së ASHK.
    Për të shmangur skandalin e radhës që mund të përfshijë Kadastrën e Durrësit lutem për ndërhyrjen e menjëhershme tuajën për kthimin në normalitet të situatës së këtij institucioni”, vijon emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës.
    Gjendja skandaloze brenda Kadastrës në Durrës del zbuluar edhe në këtë dokument ekskluziv që Inside Story posedon. Në një relacion të brendshëm, ish-drejtuesja vendore Xheni Agolli sqaronte në 23 janar 2023 faktin se dokumentet e protokollit ishin tërhequr nga zyrat e vjetra në Durrës.
    Por, ato ishin vendosur në kuti, të pasistemuara në mënyrë të sigurt pasi nuk kishte ambiente mjaftueshëm. Pra, një arkivë e bërë lëmsh që rrezikonte të zhdukej. Kjo, shpjegon dhe lehtësinë për futjen e duarve në arkivë nga bandat.

    Top Channel

  • Hulumtimet kanë konfirmuar: Njerëzit me skizofreni dëgjojnë zëra

    Hulumtimet kanë konfirmuar: Njerëzit me skizofreni dëgjojnë zëra

    Një ekip shkencëtarësh australianë ka konfirmuar për herë të parë se njerëzit që vuajnë nga skizofrenia dëgjojnë “zëra” në kokën e tyre sepse truri i tyre e keqinterpreton të folurin e brendshëm si të jashtëm. Zbulimi është bërë nga studiuesi dhe psikologu Thomas Whitford nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, i cili thekson se kjo teori ekzistonte prej më shumë se 50 vitesh, por ishte e vështirë të provohej, pasi të folurit e brendshëm është natyrshëm një proces privat, raporton Sciencealert.

    Duke përdorur elektroencefalografinë për të matur valët e trurit, studiuesit analizuan mënyrën se si truri reagon ndaj të folurit të brendshëm tek personat me skizofreni. “Kur flasim, madje edhe vetëm në mendimet tona, pjesa e trurit që përpunon tingujt e jashtëm bëhet më pak aktive, sepse truri parashikon tingullin e zërit të vet”, shpjegon Whitford. “Por tek njerëzit që dëgjojnë zëra, ky parashikim nuk funksionon siç duhet, kështu që truri reagon sikur zëri po vjen nga jashtë.”

    Në hulumtim morën pjesë 55 persona me skizofreni që kishin pasur halucinacione dëgjimore kohët e fundit, 44 persona me skizofreni pa halucinacione dhe 43 persona pa histori të sëmundjes. Rezultatet treguan se tek njerëzit e shëndetshëm, të folurit e brendshëm shkakton një ulje të aktivitetit të trurit të ngjashme me atë që ndodh kur flitet me zë, ndërsa tek personat që dëgjojnë zëra kjo ulje mungon – përkundrazi, truri reagon sikur tingulli vjen nga jashtë.

    Ky zbulim sugjeron se “zërat” që dëgjojnë pacientët me skizofreni janë në fakt të foluri i tyre i brendshëm që truri e interpreton gabimisht. Sipas autorëve të studimit, kjo njohuri mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë më herët njerëzit në rrezik për zhvillimin e psikozës dhe të ndërhyjnë në kohë me trajtime parandaluese.

    Studimi u botua në revistën shkencore Schizophrenia Bulletin.

  • Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare rritet përsëri, arrin në 5.25%

    Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare rritet përsëri, arrin në 5.25%

    Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit për të dytin ankand radhazi. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave obligacionet 10-vjeçare u emetuan me një yield uniform dhe kupon prej 5.25%, nga 5.05% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve.Kërkesa në ankand ishte e lartë, me një shumë totale të kërkesave prej 3.25 miliardë lekësh, nga 2.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. Kjo e fundit e rriti shumën e emetimit në maksimumin e lejuar nga rregullorja e ankandit, prej 15%, për një shumë totale prej 2.875 miliardë lekësh.Edhe ky ankand konfirmon tendencën e korrektimit në rritje të yield-eve të obligacioneve, duke pasur parasysh se ato në gjysmën e parë të këtij viti ato kishin rënë në nivele shumë të ulëta. Nga ana tjetër, ankandet e titujve afatgjatë në përgjithësi kanë një bazë pak më të ngushtë investitorësh, krahasuar me titujt afatshkurtër.Ndërkohë, tregu i instrumenteve afatshkurtra vazhdon të karakterizohet nga yield-e të ulëta dhe në rënie. Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit pësuan një rënie të mëtejshme në ankandin e muajit tetor, duke zbritur në 2.54%, nga 2.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin shtator.Instrumentet e huamarrjes afatgjatë po fitojnë një peshë në rritje në strukturën e huamarrjes së brendshme të qeverisë shqiptare. Aktualisht, maturiteti mesatar i borxhit të brendshëm është në nivelet më afatgjata të regjistruara ndonjëherë.Sipas të dhënave më të fundit, në mesin e këtij viti, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 1045 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024.Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave e vlerëson të nevojshëm uljen e ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit të shpeshtë të borxhit, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm.Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, kushtet ekzistuese në tregjet financiare vlerësohet se vijojnë të ofrojnë mundësinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit dhe balancimit të profilit të maturitetit, së bashku me uljen e peshës së borxhit afatshkurtër në totalin e portofolit të borxhit të brendshëm.Gjithashtu, një rritje e peshës së instrumenteve afatgjatë krijon më shumë hapësira për zhvillimin e tregut dytësor të titujve. Me gjithë përpjekjet e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për t’i dhënë zhvillim tregut dytësor, nëpërmjet projektit të titujve referencë, volumet e tregtimit në këtë segment ngelen ende modeste.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BBC: Grabitja në Luvër, “tre ose katër autorë” për 7 minuta morën nga Xhevahiret e Kurorës Franceze

    BBC: Grabitja në Luvër, “tre ose katër autorë” për 7 minuta morën nga Xhevahiret e Kurorës Franceze

    Në vijim të dinamikës së ditës së sotme, të grabitjes që është bërë në Muzeun e Luvrit, BBC sjell dëshmi dhe fakte të reja. Sipas këtij murimi mësohet se: Ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez i tha stacionit radiofonik France Inter: “Një grabitje e madhe ndodhi këtë mëngjes në Sallën Apollo. Individë hynë në Muzeun e Luvrit nga jashtë, duke përdorur një ashensor mallrash të jashtëm që ishte vendosur në një kamion.”
    Dhoma Apollo strehon Xhevahiret e Kurorës Franceze, si dhe thesare, përfshirë koleksionin e enëve prej guri të fortë të Luigjit XIV.

    Hajdutët hapën me forcë një dritare duke përdorur një mulli këndor dhe vodhën bizhuteri që kanë “vlerë sentimentale dhe janë të paçmueshme”, shtoi ministri i brendshëm.

    Kishte “tre ose katër autorë”, tha Nuñez.

    Një listë e detajuar e sendeve të vjedhura po përpilohet, tha ministria e brendshme franceze në një deklaratë.
    Grabitja zgjati vetëm shtatë minuta, me të dyshuarit që ikën me motoçikleta, tha Nuñez për France Inter.
    “Është e qartë se një ekip kishte qenë duke vëzhguar vendndodhjen. Ishte padyshim një ekip me shumë përvojë që veproi shumë, shumë shpejt”, tha ministri i brendshëm.
    «Jam i bindur se do t’i gjejmë shumë shpejt autorët e krimit dhe, mbi të gjitha, do të rimarrim mallrat e vjedhura», shtoi ai.
    Ministrja e Kulturës, Rachida Dati, tha se grabitja ndodhi të dielën në mëngjes, ndërsa muzeu u hap. Ministria e Brendshme franceze tha se incidenti ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale.
    “Nuk u raportuan të lënduar. Unë jam në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe policinë. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Dati në një postim në X.
    Muzeu, i cili strehon vepra arti me famë botërore, përfshirë Mona Lisën e Leonardo da Vinçit, tha se do të mbetet i mbyllur për “arsye të jashtëzakonshme”.
    Vitin e kaluar, Luvri priti 8.7 milionë vizitorë, me turistët nga Shtetet e Bashkuara që përbënin 13% të të gjithë vizitorëve, të dytët pas francezëve.

  • Ministria e Financave synon të shtojë përdorimin e obligacioneve afatgjata në huamarrjen e brendshme

    Ministria e Financave synon të shtojë përdorimin e obligacioneve afatgjata në huamarrjen e brendshme

    Ministria e Financave synon të rrisë më tej peshën e instrumenteve afatgjata në strukturën e borxhit të brendshëm, me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson se niveli ekzistues i borxhit dhe struktura e përcaktuar e pagesave vjetore të principalit gjenerojnë nevojën për rifinancim në shuma vjetore deri në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Rreth 90% e këtyre shumave i korrespondon borxhit të brendshëm, me përjashtim të viteve kur ka maturime Eurobondi.Në këtë aspekt, vlerësohet si i nevojshëm vazhdimi i masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj këtij risku, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm, nëpërmjet uljes graduale të financimit me tituj afatshkurtër, gjithmonë në linjë me hapësirat që mundëson tregu vendas.Gjithashtu, Ministria e Financave parashikon shpërndarjen sa më të njëtrajtshme të profilit të maturimeve, duke vlerësuar mundësinë edhe për përdorimin e ankandeve të parablerjes (buyback) dhe shkëmbimit (exchange).Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, kushtet ekzistuese në tregjet financiare vlerësohet se vijojnë të ofrojnë mundësinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit dhe balancimit të profilit të maturitetit, së bashku me uljen e peshës së borxhit afatshkurtër në totalin e portofolit të borxhit të brendshëm.Sipas statistikave zyrtare, koha mesatare deri në maturim e instrumenteve të borxhit të brendshëm në fund të 2024 ishte 2.56 vjet. Ministria e Financave synon që ky afat të rritet minimalisht në 3.5 vjet deri në fund të vitit 2029.Ndërkohë që borxhi i brendshëm me maturim brenda një viti në fund të 2024 përbënte 39.02% të totalit, Ministria e Financave synon që deri në fund të 2029 pesha e tij në strukturën e borxhit të brendshëm të mos jetë më shumë se 39%.Aktualisht, maturiteti mesatar i borxhit të brendshëm është në nivelet më afatgjata të regjistruara ndonjëherë. Sipas të dhënave më të fundit, në mesin e këtij viti, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 1045 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024.Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.Gjithashtu, një rritje e peshës së instrumenteve afatgjatë krijon më shumë hapësira për zhvillimin e tregut dytësor të titujve.Me gjithë përpjekjet e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për t’i dhënë zhvillim tregut dytësor, nëpërmjet projektit të titujve referencë, volumet e tregtimit në këtë segment ngelen ende modeste. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Indrit Doda, drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

    Indrit Doda, drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

    Indrit Doda

    TIRANË-Indrit Doda është emëruar drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Doda është emëruar në detyrë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamllari. Ai është një oficer me karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në radhët e Policisë së Shtetit.
    Më herët ai ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Doda do të zëvendësojë Andi Dedën./ZËRI

  • ‘SPAK të nisë hetimet’/ Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata

    ‘SPAK të nisë hetimet’/ Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, duke akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Brendshme Albana Koçiu se kanë “gënjyer publikisht” opinionin për përgjegjësinë e Policisë së Shtetit në ruajtjen e sigurisë së gjykatave.
    Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Bardhi i cilëson deklaratat e dy zyrtarëve më të lartë të qeverisë si “dizinformim kriminal”, që synon të fshehë dështimin institucional të policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë në ambientet gjyqësore.
    Sipas Bardhit, ndryshe nga sa deklaruan Rama dhe Koçiu, Policia e Shtetit ka përgjegjësi ligjore të qartë për sigurinë e gjykatave, të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 333, datë 28.4.2010 dhe në vendimin nr. 538, datë 8.7.2020.
    Ai kërkon hetim nga SPAK për ministrat e Brendshëm dhe drejtuesit e policisë që prej vitit 2023, duke i akuzuar për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Kalaja.
    Në vijim, Bardhi akuzon qeverinë për “papërgjegjshmëri shtetërore” dhe kërkon dorëheqjen urgjente të ministres së Brendshme, duke e cilësuar sjelljen e saj “mungesë minimale ndjeshmërie njerëzore dhe institucionale”.
    Statusi i plotë i Bardhit
    Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.
    Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në ambientet e brendshme të gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata.
    Kjo është një GËNJESHTËR!
    Është dizinformim me qëllim mbulimin kriminal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli sheshit sesa të pasigurtë janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga ikja në drejtim të paditur e Policisë së Shtetit.
    Ashtu sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publike sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimit nr. 333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore” dhe vendimit nr. 538, datë 8.7.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për garantimin e rregullit e të sigurisë në gjykata dhe prokurori”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për secilin profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar që në regjimin e hyrje – daljes ka gjithmonë prezent punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik edhe për deputetët kur futen në ambientet e gjykatës, por këtë nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.
    Gënjeshta e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dizinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
    Akoma më e rëndë bëhet neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit, kur shikon sot korrespondencën zyrtare midis Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të shtimit të rasteve të kërcënimit të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore”.
    Manipulimi i të vërtetës nga Ministri i Brendshëm vijonte edhe më tej, kur deklaronte se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Pamjet e bëra publike sot nga media, provonin krejtësisht të kundërtën. Ishte autori i këtij krimi të rëndë që thërriste punonjësit e Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çuan në arrestimin e autorit.
    Deri dje ishim në përgjegjsinë politike që kishte Ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pas tentativës për të manipuluar përgjegjësinë shtetërore të Policisë së Shtetit dhe të vërtetën për ngjarjen, Ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale ndjeshmërie shtetërore dhe njerëzore, që e bëjnë më urgjente se kurrë dorëheqjen nga detyra.
    Apeloj prokurorët e SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim, të cilët me mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.

  • “Mashtruan Rama me Koçiun”/ Reagimi i KLGJ për sigurinë në gjykata, Bardhi: SPAK të hetojë rolin e ministrave të Brendshëm që nga viti 2023

    “Mashtruan Rama me Koçiun”/ Reagimi i KLGJ për sigurinë në gjykata, Bardhi: SPAK të hetojë rolin e ministrave të Brendshëm që nga viti 2023

    Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të shkresave të KLGJ për çështjen e sigurisë nëpër gjykata.

    Bardhi i bën thirrje SPAK që ‘të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim’.
    Reagimi i Gazment Bardhit: 
    Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.
    Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në ambientet e brendshme të gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata.Kjo është një GËNJESHTËR!
    Është dizinformim me qëllim mbulimin kriminal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli sheshit sesa të pasigurtë janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga ikja në drejtim të paditur e Policisë së Shtetit.
    Ashtu sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publike sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimit nr. 333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore” dhe vendimit nr. 538, datë 8.7.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për garantimin e rregullit e të sigurisë në gjykata dhe prokurori”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për secilin profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar që në regjimin e hyrje – daljes ka gjithmonë prezent punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik edhe për deputetët kur futen në ambientet e gjykatës, por këtë nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.Gënjeshta e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dizinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
    Akoma më e rëndë bëhet neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit, kur shikon sot korrespondencën zyrtare midis Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të shtimit të rasteve të kërcënimit të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore”.Manipulimi i të vërtetës nga Ministri i Brendshëm vijonte edhe më tej, kur deklaronte se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Pamjet e bëra publike sot nga media, provonin krejtësisht të kundërtën. Ishte autori i këtij krimi të rëndë që thërriste punonjësit e Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çuan në arrestimin e autorit.Deri dje ishim në përgjegjsinë politike që kishte Ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pas tentativës për të manipuluar përgjegjësinë shtetërore të Policisë së Shtetit dhe të vërtetën për ngjarjen, Ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale ndjeshmërie shtetërore dhe njerëzore, që e bëjnë më urgjente se kurrë dorëheqjen nga detyra.
    Apeloj prokurorët e SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim, të cilët me mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.

    Top Channel