Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm, një ditë pas atentatit mafioz në Rinas.
Qefalia nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.
Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Megjithatë, sot ai ka marrë një detyrë të rëndësishme ekzekutive, duke u bërë zëvendës i ministres Koçiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit.
Me dekretimin e Qefalisë si zëvendësministër, pritet që Ministria e Brendshme të forcojë strukturat drejtuese në kuadër të masave për sigurinë publike dhe kontrollin e brendshëm policor e cila duket hapur që ka dalë jashtë kontrollit.
Në atentatin e Rinasit, shënjestra ka qenë Gilmando Dani, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ai ka qenë emër i njohur për drejtësinë pasi njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Nga ana tjetër, shoku i tij Muçi Shaljani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, rezultoi të ishte agjent i AMP-së.
DSIK-ja, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjësit e agjencisë bëri me dije se Shaljani nuk rezulton të ketë certifikatë sigurie. Ai ishte punësuar prej shtatorit të këtij viti kur AMP drejtohej nga Artiol Saliasi dhe ka një kontratë 3-mujore deri në mes të dhjetorit.
Drejtori aktual i AMP-së, Eduart Merkaj ka pezulluar zinxhirin komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati. Po ashtu ka nisur një verifikim i brendshëm për të zbuluar se si Shaljani është rekrutuar brenda agjencisë.
Tag: brendshëm
-

Edi Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm
-
Nuk u bë deputet, Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm
Xhemal Qefalia
TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër të Brendshëm. Kujtojmë se Qefalia nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Qefaliaj pritej të bëhej pjesë e Kuvendit sapo Ogerta Manastirliu të jepte dorëheqjen për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, por zgjedhjet u anuluan me vendim të Kushtetueses.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar vijnë një ditë pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe i plagosur mbeti agjent i AMP-së, Muçi Shaljani./ZËRI -

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm
Xhemal Qefalia është emëruar zv/ministër i Brendshëm. Kujtojmë se ai nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit më 11 maj.
Pavarësisht numrit më të madhe se koleget e tij, ai nuk mundi të futej në Kuvend për shkak të zbatimit të kuotës gjinore.
Ish-ushtaraku, ish-drejtuesi i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura. -

Riorganizimi i brendshëm i Policisë së Shtetit, Proda mbledh drejtuesit e lartë
Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua takimi mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, drejtuesve të programeve dhe projekteve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerëve Policorë Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë.
Takimi, me qëllim informimin mbi riorganizimin e brendshëm të Policisë së Shtetit, për të luftuar me efikasitet format e reja, të avancuara dhe dinamike të kriminalitetit.
“Ky është një moment domethënës, si dhe një vendimmarrje e rëndësishme në rrugën e modernizimit, forcimit institucional dhe rritjes së efikasitetit të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve dhe në luftë ndaj krimit.
Reformat që po ndërmarrim nuk janë vetëm ndryshime strukturore, por një transformim i mënyrës së funksionimit të Policisë së Shtetit, me synim të qartë, forcimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e reagimit ndaj sfidave të reja të sigurisë dhe garantimin e një policie më të afërt, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarit.
Unë e çmoj shumë këtë mundësi për ta prezantuar dhe diskutuar këtë proces me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse Policia e Shtetit ka qenë dhe mbetet e hapur për bashkëpunim pa barriera, për shkëmbim idesh, eksperiencash dhe kontributesh të përbashkëta.
Besoj fort se suksesi në përballimin e sfidave të sigurisë nuk është individual, por kolektiv. Ai ndërtohet mbi besim, koordinim dhe partneritetin e qëndrueshëm.
Në këtë frymë, dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kontributin konkret që keni dhënë në procesin e modernizimit të Policisë së Shtetit”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. -

Riorganizimi i brendshëm i Policisë së Shtetit, Proda mbledh drejtuesit e lartë, zbardhen diskutimet
Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua takimi mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, drejtuesve të programeve dhe projekteve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerëve Policorë Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë.
Takimi, me qëllim informimin mbi riorganizimin e brendshëm të Policisë së Shtetit, për të luftuar me efikasitet format e reja, të avancuara dhe dinamike të kriminalitetit.
“Ky është një moment domethënës, si dhe një vendimmarrje e rëndësishme në rrugën e modernizimit, forcimit institucional dhe rritjes së efikasitetit të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve dhe në luftë ndaj krimit.
Reformat që po ndërmarrim nuk janë vetëm ndryshime strukturore, por një transformim i mënyrës së funksionimit të Policisë së Shtetit, me synim të qartë, forcimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e reagimit ndaj sfidave të reja të sigurisë dhe garantimin e një policie më të afërt, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarit.
Unë e çmoj shumë këtë mundësi për ta prezantuar dhe diskutuar këtë proces me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse Policia e Shtetit ka qenë dhe mbetet e hapur për bashkëpunim pa barriera, për shkëmbim idesh, eksperiencash dhe kontributesh të përbashkëta.
Besoj fort se suksesi në përballimin e sfidave të sigurisë nuk është individual, por kolektiv. Ai ndërtohet mbi besim, koordinim dhe partneritetin e qëndrueshëm.
Në këtë frymë, dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kontributin konkret që keni dhënë në procesin e modernizimit të Policisë së Shtetit”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Top Channel
-

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan
Pavarësisht nga situata e paqëndrueshme e sigurisë, Ministri i Brendshëm Dobrindt po nxit riatdhesime në Siri dhe Afganistan. Sipas politikanit konservator të CSU-së, negociatat po zhvillohen me të dyja vendet.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt ka njoftuar më shumë riatdhesime si pjesë të një politike më të rreptë të migrimit, pa përjashtuarAfganistanindhe Sirinë.
Çfarë është planifikuar?
Qeveria gjermane ra dakord në paktin e koalicionit qeveritar që do të kryhen dëbime në Siri duke filluar me kriminelët.
Megjithatë, kjo kërkon arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë e re të udhëhequr nga islamistët në Damask. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, bisedimet po vazhdojnë.
Por Alexander Dobrindt (CSU) planifikon të dëbojë në Siri jo vetëm kriminelët, por edhe të rinj sirianë të tjerë pa leje qëndrimi. Për këtë qëllim, ai e ka udhëzuar Zyrën Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) që të rihapë kërkesat për azil të sirianëve që i përkasin grupit të meshkujve të rinj, të aftë për punë, që udhëtojnë vetëm.
Jo udhëtim informues për refugjatët sirianë
Nëse refugjatët sirianë udhëtojnë në ish-atdheun e tyre, kjo në parim, do të rezultojë në humbjen e së drejtës së tyre për mbrojtje në Gjermani. “Pas një shqyrtimi të plotë, Ministria Federale e Brendshme ka vendosur të mos lejojë sirianët të bëjnë udhëtime të shkurtra në vendin e tyre të origjinës pa ndikuar në statusin e tyre të mbrojtjes”, deklaroi një zëdhënës kur u pyet për këtë çështje.Qeveria e koalicionit qeveritar kishte konsideruar lejimin e udhëtimeve informuese për t’u përgatitur për një kthim të mundshëm. Turqia, për shembull, ka miratuar rregullore të ngjashme për sirianët. Megjithatë, Ministri i Brendshëm gjermane e atëhershme, Nancy Faeser (SPD), nuk e zbatoi idenë.
Negociatat me talebanët drejt përfundimit
Sipas Ministrit të Brendshëm Dobrindt, negociatat midis Gjermanisë dhe talebanëve islamistë në lidhje me riatdhesimet në Afganistan janë drejt përfundimit. Kontaktet me talebanët janë të diskutueshme. Zyrtarisht, qeveria federale nuk mban marrëdhënie diplomatike me islamistët, të cilët u rikthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021. Për shkak të mospërfilljes prej tyre të të drejtave të njeriut, dhe veçanërisht për të drejtat e grave, ata janë të izoluar ndërkombëtarisht. Që kur talebanët morën pushtetin, disa deportime të afganëve nga Gjermania kanë ndodhur me ndihmën e Katarit.
Situatë konfuze në Siri
Qeveria e re siriane, e kryesuar nga Presidenti i përkohshëm al-Scharaa, po përpiqet të stabilizojë vendin. Megjithatë, pothuajse një vit pas rënies së sundimtarit al-Assad, situata mbetet konfuze dhe e rrezikshme. Shpërthime dhune ndodhin në mënyrë të përsëritur, në disa raste duke rezultuar në vdekje.
Qeveria e re e Damaskut dyshohet se nuk i mbron në mënyrë adekuate minoritetet si alevitët, druzët dhe kurdët. Për shembull, në një proces përzgjedhjeje të kritikuar së fundmi si jodemokratik për të përcaktuar anëtarët e Parlamentit të parë pas rënies së Asadit, rajonet e dominuara nga minoritetet etnike u përjashtuan.
Cila është situata juridike?Megjithatë, sipas ekspertëve, fakti që qeveria gjermane ka lidhur marrëveshje riatdhesimi me Afganistanin dhe Sirinë nuk do të thotë se më shumë njerëz mund të deportohen menjëherë. Kjo varet nga vlerësimi i rrezikut nga autoritetet dhe gjykatat përkatëse, landet, për shembull, eksperti ligjor Kluth i Këshillit të Ekspertëve për Integrimin dhe Migrimin (SVR).
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) duhet të shqyrtojë të gjitha kërkesat për azil. Kur një kërkesë refuzohet, ajo mund të dërgohet në apel. Kur procesi i apelimit nuk ka sukses, humbet edhe leja e qëndrimit. Megjithatë, vendimi aktual në lidhje me kthimin pas është i ndarë nga kjo. Janë landet federale që janë përgjegjëse për kryerjen e riatdhesimeve./DWTop Channel
-

Politika më të rreptë e migrimit, Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan
Pavarësisht nga situata e paqëndrueshme e sigurisë, Ministri i Brendshëm Dobrindt po nxit riatdhesime në Siri dhe Afganistan. Sipas politikanit konservator të CSU-së, negociatat po zhvillohen me të dyja vendet.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt ka njoftuar më shumë riatdhesime si pjesë të një politike më të rreptë të migrimit, pa përjashtuar Afganistanin dhe Sirinë.
Çfarë është planifikuar?
Qeveria gjermane ra dakord në paktin e koalicionit qeveritar që do të kryhen dëbime në Siri duke filluar me kriminelët.
Megjithatë, kjo kërkon arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë e re të udhëhequr nga islamistët në Damask. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, bisedimet po vazhdojnë.
Por Alexander Dobrindt (CSU) planifikon të dëbojë në Siri jo vetëm kriminelët, por edhe të rinj sirianë të tjerë pa leje qëndrimi. Për këtë qëllim, ai e ka udhëzuar Zyrën Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) që të rihapë kërkesat për azil të sirianëve që i përkasin grupit të meshkujve të rinj, të aftë për punë, që udhëtojnë vetëm.
Jo udhëtim informues për refugjatët sirianë
Nëse refugjatët sirianë udhëtojnë në ish-atdheun e tyre, kjo në parim, do të rezultojë në humbjen e së drejtës së tyre për mbrojtje në Gjermani. “Pas një shqyrtimi të plotë, Ministria Federale e Brendshme ka vendosur të mos lejojë sirianët të bëjnë udhëtime të shkurtra në vendin e tyre të origjinës pa ndikuar në statusin e tyre të mbrojtjes”, deklaroi një zëdhënës kur u pyet për këtë çështje.
Qeveria e koalicionit qeveritar kishte konsideruar lejimin e udhëtimeve informuese për t’u përgatitur për një kthim të mundshëm. Turqia, për shembull, ka miratuar rregullore të ngjashme për sirianët. Megjithatë, Ministri i Brendshëm gjermane e atëhershme, Nancy Faeser (SPD), nuk e zbatoi idenë.
Negociatat me talebanët drejt përfundimit
Sipas Ministrit të Brendshëm Dobrindt, negociatat midis Gjermanisë dhe talebanëve islamistë në lidhje me riatdhesimet në Afganistan janë drejt përfundimit. Kontaktet me talebanët janë të diskutueshme. Zyrtarisht, qeveria federale nuk mban marrëdhënie diplomatike me islamistët, të cilët u rikthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021. Për shkak të mospërfilljes prej tyre të të drejtave të njeriut, dhe veçanërisht për të drejtat e grave, ata janë të izoluar ndërkombëtarisht. Që kur talebanët morën pushtetin, disa deportime të afganëve nga Gjermania kanë ndodhur me ndihmën e Katarit.
Situatë konfuze në SiriQeveria e re siriane, e kryesuar nga Presidenti i përkohshëm al-Scharaa, po përpiqet të stabilizojë vendin. Megjithatë, pothuajse një vit pas rënies së sundimtarit al-Assad, situata mbetet konfuze dhe e rrezikshme. Shpërthime dhune ndodhin në mënyrë të përsëritur, në disa raste duke rezultuar në vdekje.Qeveria e re e Damaskut dyshohet se nuk i mbron në mënyrë adekuate minoritetet si alevitët, druzët dhe kurdët. Për shembull, në një proces përzgjedhjeje të kritikuar së fundmi si jodemokratik për të përcaktuar anëtarët e Parlamentit të parë pas rënies së Asadit, rajonet e dominuara nga minoritetet etnike u përjashtuan.
Cila është situata juridike?
Megjithatë, sipas ekspertëve, fakti që qeveria gjermane ka lidhur marrëveshje riatdhesimi me Afganistanin dhe Sirinë nuk do të thotë se më shumë njerëz mund të deportohen menjëherë. Kjo varet nga vlerësimi i rrezikut nga autoritetet dhe gjykatat përkatëse, landet, për shembull, eksperti ligjor Kluth i Këshillit të Ekspertëve për Integrimin dhe Migrimin (SVR).
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) duhet të shqyrtojë të gjitha kërkesat për azil. Kur një kërkesë refuzohet, ajo mund të dërgohet në apel. Kur procesi i apelimit nuk ka sukses, humbet edhe leja e qëndrimit. Megjithatë, vendimi aktual në lidhje me kthimin pas është i ndarë nga kjo. Janë landet federale që janë përgjegjëse për kryerjen e riatdhesimeve./DW
-

21 janari në SPAK, çfarë deklaronte Lulzim Basha pas distancimit nga Berisha: Jam në dispozicion të drejtësisë, s’kam dhënë asnjë urdhër për..
Për herë të parë, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha është thirrur në SPAK për tu pyetur si person që ka dijeni për 12 janarin, ku 4 protestues u vranë në mes të bulevardit nga plumbat e shtetit. Por, çfarë deklaronte Lulzim Basha më herët për 21 janarin, pas përplasjes me Berishën dhe distancimit nga ai?
Shqiptarja.com iu rikthen në vëmendje deklaratat e Bashës të bëra gjatë vitit 2024, kohë kur po luftonte edhe t’i merrte Partinë Demokratike Berishës. Basha në disa dalje të tij publike ka deklaruar se ishte u gatshëm të shkonte në SPAK për 21 janarin dhe se është plotësisht në dispozicion të saj.
Edhe pse kur 4 protestuesit u vranë nga plumbat që u derdhën nga kryeministria në kohën kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, ai ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë urdhër që të qëllohet në drejtim të protestuesve dhe i bënte thirrje SPAK për hetim të plotë.
Pjesë nga një intervistë e dhënë nga Lulzim Basha për Zërin e Amerikës më 14 mars 2024
Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek një zhvillim tjetër i po këtyre ditëve në Shqipëri. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të regjistrojë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i brendshëm. A i druheni hetimeve për këtë rast?
Lulzim Basha: Aspak. Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë, në kohën që ju ishit ministër i brendshëm.
Lulzim Basha: Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika.
Zëri i Amerikës: Ju e përjashtoni çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë?
Lulzim Basha: Pa diskutim.
Pak muaj pas kësaj interviste, edhe Report Tv e pyeti Bashën mbi 21 janarin dhe ai mbajti të njëjtin qëndrim, duke mohuar t’i ketë dhënë urdhër Gardës të qëllojë, si edhe mohoi se ka gisht në fshirjen e serverëve të kryeministrisë.
Report Tv: A ke urdhëruar gardën të qëllojë dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve?
Lulzim Basha: Jo dhe jo.
Report Tv: Ju shpreheni i pafajshëm me këtë përgjigje “jo dhe Jo”, cili është roli i Sali Berishës?
Lulzim Basha: Kjo është konferencë për shtyp nuk është GJKKO as SPAK, të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet.
-

Treguesit e rrezikut të borxhit publik u ulën më tej në tremujorin e tretë
Treguesit e riskut të borxhit të publik këtë vit ranë më tej në tremujorin e tretë të vitit.Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Financave, rreziku i rifinancimit të borxhit të brendshëm publik këtë vit paraqitet pranë niveleve më të ulëta historike.Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti në fund të 9-mujorit 2025 përbënte 40.7%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 40.9% i tremujorit të dytë dhe nga niveli 41.1% që shënohej një vit më parë. Një nivel më i ulët ishte shënuar vetëm në fund të vitit 2024, kur ky tregues pati zbritur në 39%.Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.Në fundin e muajit shtator, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 2.86 vjet, nga 2.58 vjet që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë edhe gjatë 9-mujorit të këtij viti.Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson si i nevojshëm vazhdimin e masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm.Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, kushtet ekzistuese në tregjet financiare vlerësohet se vijojnë të ofrojnë mundësinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit dhe balancimit të profilit të maturitetit, së bashku me uljen e peshës së borxhit afatshkurtër në totalin e portofolit të borxhit të brendshëm.Edhe indikatorët e tjerë të riskut të borxhit publik po ndjekin një tendencë rënëse këtë vit.Rreziku i kursit të këmbimit, i shprehur si raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik, zbriti në 41.6%, nga 43.3% një tremujor më parë dhe nga 42% që ishte një vit më parë.Ulja e këtij rreziku është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme edhe te forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike.Risku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 40.7%, nga 41% një tremujor më parë dhe 41.5% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në treg vitet e fundit, borxhi publik i Shqipërisë po ndjek një tendencë rënëse, i mbështetur nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit dhe një politikë fiskale më e konsoliduar, me deficite buxhetore më të ulëta.Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie vitet në vazhdim dhe në fund të vitit 2024 zbriti në 54.21% të PBB-së. Sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në fund të 9-mujorit 2025 borxhi publik ishte sa 53.45% e PBB-së.Rënia më e fortë është arritur në segmentin e borxhit të jashtëm, që në fund të shtatorit vlerësohej sa 22.6% e PBB-së, nga 22.9% në fund të vitit 2024 dhe 36.45% që kishte qenë në 2021. Kjo dëshmon ndikimin e fortë që ka dhënë kryesisht forcimi i Lekut në uljen e borxhit publik. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

I riu rrahu për vdekje një 48-vjeçar, japin dorëheqjen dy ministra në Slloveni
Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë të Sllovenisë dhanë dorëheqjen të mërkurën, pas rrahjes fatale të një burri nga një i dyshuar 21-vjeçar me prejardhje rome jashtë një klubi nate në Novo Mesto, ndërsa kryeministri Robert Golob premtoi masa “serioze” për këtë rast.
Ministri i Brendshëm, Boshtjan Poklukar dhe Ministri i Drejtësisë, Andreja Katiç paraqitën dorëheqjet që Globol i pranoi, duke i cilësuar të dy “përgjegjësinë objektive” për përkeqësimin e sigurisë në Slloveninë juglindore, ku dhuna që përfshin pakicën rome është përshkallëzuar kohët e fundit.
Alesh Shutar, 48 vjeç, vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në kokë ku u përpoq të shpëtonte djalin e tij nga kërcënimet në klubin Patriot në Novo Mesto më 25 tetor. Një grup burrash romë thuhet se e kanë sulmuar atë jashtë lokalit pas mesnatës, duke e lënë në gjendje kritike para se të vdiste në spital.
Policia arrestoi një të dyshuarin disa orë më vonë në shtëpinë e tij në Mihovica. I arrestuar është një 21-vjeçar, i cili do të përballet me pesë deri në 15 vjet burgim për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore që rezultuan në vdekje.
Sipas raportimeve të mediave vendase, ai nuk ka precedentë penalë si i rritur, por është ndjekur penalisht si i mitur.
“Njerëzit kanë të drejtën e sigurisë dhe kjo e drejtë nuk u përmbush dje. E di që sot të gjithë ndiejmë trishtim, zemërim dhe madje frikë. Kjo është e kuptueshme”, tha Golob.
“Megjithatë, nuk duhet të lejojmë që kjo dhimbje të shndërrohet në hakmarrje ose urrejtje. Kjo vetëm sa do t’i thellonte plagët dhe do ta shkatërronte shoqërinë”, theksoi ai.
Ndërkohë, Kryeministri hodhi poshtë thirrjet për dorëheqjen e ministrave, duke thënë se kjo do të përbënte “ikje nga përgjegjësia”.
Ai premtoi legjislacion për të parandaluar tragjedi të ngjashme, ndërsa paralajmëroi që ngjarja mos të përdoret për të nxitur urrejtje.
Ministri i Drejtësisë tha se dorëheqja e tij synonte “të kontribuonte në qetësimin e situatës”.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm deklaroi se çdo dhunë në shoqëri është e papranueshme, ndërsa mori përgjegjësinë për dështimet e sigurisë.