Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka reaguar zyrtarisht për sulmin kibernetik të ndodhur ndaj e-maileve të disa prokurorëve. Sipas SPAK, ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars, ku janë marrë disa informacione nga e-mailet e prokurorëve, por sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cenuar.
Në reagimin zyrtar, SPAK bën të ditur se janë marrë masa të menjëhershme për të zbuluar autorët e hakerimit. Dy persona janë arrestuar, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur. SPAK gjithashtu njofton se ishte tentuar të ndërhyhej edhe në e-mailin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por pa sukses.
Përveç hetimit penal, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit.
“Sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cenuar,”- njofton SPAK, duke shtuar se janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse. “Derisa të përfundojë hetimi, nuk ka asnjë të dhënë që sugjeron bashkëpunimin e personave të arrestuar me personel të brendshëm të SPAK,”- shtoi SPAK.
SPAK ka dyshime se arrestimet e bëra, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që realizon ndërhyrje të paautorizuar kompjuterike. Gjoni ka mbajtur postin e drejtorit në paraburgimin e Vlorës, ndërsa Rrokaj ka qenë zyrtar i IMT Vlorë. Gjatë hetimeve, SPAK ka marrë në pyetje disa persona, duke dyshuar se informacionet e marrë nga e-mailet e prokurorëve janë shpërndarë nëpërmjet telefonave celularë.
Gjatë periudhës së hetimit, SPAK ka sekuestruar pajisje të cilat dyshohet të jenë përdorur për ndërhyrjen dhe materialet e shkarkuara nga e-mailet e prokurorëve. Burime nga SPAK kanë njoftuar se grupi ka shfrytëzuar fjalëkalimet jo të sigurta të e-maileve të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleda Millonai dhe Elida Kaçkini.
Tag: brendshëm
-

U tentua dhe posta e Dumanit, çfarë dihet nga hakërimi i e-maileve të SPAK
-

Njoftim zyrtar nga SPAK/ Zbulimi i autorëve, ja si arritën të hynin në sistem
SPAK sekuestroi paisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët e shkarkuar. Dy persona arritën të hynin në sistemin e brendshëm të e-maileve të SPAK.
“Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar”, theksohet në njoftimin e SPAK.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.
Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses. Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet. Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemeve i përgjithshëm i IT-së të institucionit. Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.
SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit. Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal. -

Ndërhyrjet në sistemin e brendshëm, reagon SPAK: Tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.
Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.
Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.
Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.
SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.
Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal. -

Ndërhyrjet në sistemin e brendshëm, reagon SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.
Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.
Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.
Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.
SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.
Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal. -

U hakerua sistemi i IT të SPAK? Reagon Prokuroria e Posaçme: Kemi arrestuar 2 persona
NJOFTIM PËR SHTYP:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.
Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.
Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.
Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.
Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK. SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.
Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal. -

Një dozë dopaminë u tregon zogjve të vegjël kur kënga e tyre jep fryte
Pranvera sjell temperatura më të ngrohta, gjelbërim dhe kthimin e cicërimave të zogjve. Zogjtë këngëtarë njihen për interpretimin e melodive specifike të specieve të tyre për të tërhequr partnerë dhe për të mbrojtur territoret e tyre. Por si i mësojnë ata këto këngë karakteristike? Si me njerëzit, nevojiten kohë dhe praktikë për të zotëruar një aftësi.
Për të kuptuar sinjalet e trurit të përfshira në dëshirën e brendshme të zogjve për të mësuar këngët e tyre, një ekip studiuesish nga Universiteti Duke në Karolinën e Veriut studioi nga afër se si trishtilat zebër ushtrojnë këngët e tyre derisa i përsosin. Gjetjet e tyre, të publikuara në revistën Nature, ofrojnë njohuri mbi procesin e të mësuarit si te zogjtë ashtu edhe te njerëzit.
Kur studiohet procesi i të mësuarit, është e rëndësishme të dallohet motivimi i jashtëm nga ai i brendshëm. Motivimi i jashtëm vjen nga faktorë të jashtëm si shpërblimet ose ndëshkimet, ndërsa motivimi i brendshëm buron nga vetja.
Edhe pse aftësitë mund të mësohen në të dyja mënyrat, të mësuarit i brendshëm shpesh çon në njohuri më të thella dhe më të qëndrueshme. Dopamina, një neurotransmetues, luan një rol thelbësor në transmetimin e sinjaleve të trurit që lidhen me të mësuarit, shpërblimin dhe motivimin mes neuroneve. Duke gjurmuar rrjedhën e dopaminës në tru, shkencëtarët mund të kuptojnë më mirë mekanizmat molekularë pas motivimit të brendshëm për të mësuar.
Trishtilat zebër, të cilët janë vendas në Australi, janë një specie model e preferuar për studimin e tipareve të ndryshme, përfshirë të mësuarit e vokalizimeve. Zërat e tyre të thjeshtë, por kompleksë, i bëjnë ata idealë për të hetuar se si kafshët mësojnë të zotërojnë aftësi.
“Përpjekjet që një zog i ri bën për të arritur përsosmëri vokale është e jashtëzakonshme,” tha neuroshkencëtari Richard Mooney nga Universiteti Duke në një deklaratë për shtyp. “I duhet rreth një muaj praktikë intensive çdo ditë, deri në 10,000 përsëritje në ditë.”
Për të studiuar të mësuarit për hir të tij, trishtilat e vegjël që kishin memorizuar këngën e kurorëzimit të prindit të tyre mashkull u mbajtën në dhoma të izoluara nga zhurmat. Kjo skemë u lejoi atyre të praktikonin këngën pa ndërhyrje të jashtme. Ndërsa ushtronin, pipëtimat fillestare të çrregullta u shndërruan gradualisht në melodi që imitonin nga afër këngët e prindërve të tyre.
Ndërkohë që zogjtë i përsosnin këngët e tyre, ekipi i studiuesve matën gjithashtu nivelet e dopaminës në nyjet bazë, një rajon i trurit që lidhet me të mësuarit e aftësive motorike. Ata përdorën optogjenetikën, një teknikë që përfshin proteina të modifikuara gjenetikisht që ndriçojnë kur çlirohen neurokimikate të caktuara, për të gjurmuar aktivitetin e trurit, diçka që metodat tradicionale të matjes së sinjaleve elektrike nuk e bëjnë lehtë.
Ajo që i befasoi studiuesit ishte se sa herë që një zog praktikonte, nivelet e dopaminës në nyjet bazike rriteshin. Sipas deklaratës për shtyp, nuk kishte rëndësi nëse zogu i këndonte të gjitha notat saktë apo humbiste disa, çdo përpjekje për të kënduar aktivizonte rrugët e shpërblimit në tru. Për më tepër, sa më mirë që performonte zogu në raport me moshën e tij, aq më shumë dopaminë çlirohej dhe anasjelltas.
Studimi tregoi se dopamina, e njohur prej kohësh për rolin e saj në të mësuarit e nxitur nga faktorë të jashtëm, luan gjithashtu një rol kyç në motivimin e brendshëm. Pavarësisht mungesës së reagimeve nga jashtë, përpjekjet e zogjve për të mësuar këngët e tyre demonstrojnë se motivimi i brendshëm mund të çojë në të mësuar të suksesshëm, pavarësisht nga shpërblimet ose frika nga ndëshkimi.
Përveç rolit të dopaminës, studiuesit identifikuan gjithashtu acetilkolinën si një lajmëtar tjetër të rëndësishëm kimik në këtë proces.
“Këto gjetje janë të vlefshme për të gjitha speciet,” tha profesori i neurologjisë John Pearson në deklaratën për shtyp. “Rajonet e trurit dhe neurokimikatet e përfshira, si gangliet bazale, dopamina dhe acetilkolina, ndahen nga minjtë, primatët dhe njerëzit. Në thelb, çdo kafshë me shtyllë kurrizore.”
Duke studiuar se si zogjtë mësojnë të këndojnë, ne mund të kuptojmë më mirë veten tonë. Njohuritë mbi sinjalizimin e dopaminës në nyjet bazike mund të ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e kuptimit tonë mbi sëmundjet neurologjike si Parkinsoni dhe skizofrenia, si dhe mbi mënyrën se si mësojmë aftësi si luajtja e një instrumenti muzikor ose ngarja e biçikletës. / Phys – Syri.net