Tag: brenda

  • Afatet ligjore, kur do të formohet qeveria e re në Kosovë?

    Afatet ligjore, kur do të formohet qeveria e re në Kosovë?

    Pas certifikimi të rezultateve, tani ka filluar rrjedhja e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja. Kjo pritet të jetë edhe sfida më e vështirë për partitë të cilat nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje bashkëpunimi deri më tani.
    Pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur edhe rrjedhja e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja.
    Fillimisht, brenda periudhës njëmujore duhet të mblidhen deputetët e rinj për të bërë betimin dhe për të zgjedhur kryesinë e re para se të nisin përpjekjet për të formuar qeverinë e ardhshme.
    “Aktivizohet presidentja e cila duhet të thërrasë seancën konstituive të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës. Kjo seancë siç thtoë kushtetuta dhe rregullorja e punës së Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga momenti i vendimit të KQZ për ceritifkimin e reuzltateve të zgjedhjeve”, shprehet Vullnet Bugaqku.
    Pesë ditë para mbajtjes së kësaj seancë, duhet të mblidhet kryesia e vjetër e Kuvendit në mënyrë që ta organizojë dhe të përcaktojë rendin e ditës. Ndërsa seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.
    Seanca konstitutive konsiderohet e mbyllur në momentin kur zgjidhen edhe kryetari e nënkryetarët nga radhët e partive shqiptare dhe atyre të komuniteteve.
    “Pasi të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit hyjmë në fazën e formimit të qeverisë ku aty përcaktohet që presidentja duhet që ta ftojë mandatarin për formimin e qeverisë nga radhët e partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve që t’ia prezantojë kuvendit të ri tashmë në afat brenda 15 ditësh përbërjen e qeverisë dhe të programit qeverisës për të qeverisur në katër vitet e ardhshme”, shton Vullnet Bugaqku.
    Nëse në herën e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të bëjë 61 deputetët e nevojshëm për të formuar Qeverinë, atëherë kjo e drejtë mund t’i jepet partisë së dytë apo cilit kandidat që garanton se ka 61 deputetë.
    Në rast se as herën e dytë, mandatari që do të ketë kohë vetëm 10 ditë nuk arrin të formojë Qeverinë atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja jo më larg se 40 ditë.

  • Pirro Vengu: Brenda vitit Shqipëria prodhon mjetet e para të blinduara

    Pirro Vengu: Brenda vitit Shqipëria prodhon mjetet e para të blinduara

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot edhe për prodhimet “Made in Albania” në ushtri. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN ai u shpreh se brenda vitit do të nisë prodhimi i uniformave dhe mjeteve të blinduara. Vengu shtoi se janë duke negociuar edhe kontrata më komplekse që kanë të bëjnë me artilerinë e rëndë, me elementë që duan më shumë kohë.
    “Ne synojmë kompleksin e Mjekësit që të atashojmë aty një linjë prodhimi, ish-Uzinën e Autotraktorëve, Poliçani, Gramshi, si edhe disa lokalcione të tjera. Shqipëria ka disa dekada që nuk e ka më këtë aktivitet ekonomik dhe duhet të marrim kohën e duhur për negociata. Po flasim për investitor privat që do të hyjnë bashkëaksionerë me shtetin, me kompaninë shtetërore. Kjo do të na japë prodhim që një industri kaq delikate, të jetë si instrument edhe i Shqipërisë. Synimi kryesor nuk është thjesht që të prodhojmë armatim, të riindustralizojmë Shqipërinë, si një shtyllë tjetër e fortë.
    Gjykoj që ky vit do të na gjejë me fillimin e uniformave dhe mjeteve të blinduara dhe po synojmë që të kemi edhe fillimin e municioneve. Besoj se këto do të ishin 3 produktet e para që na japin optimizëm. Jemi duke negociuar edhe kontrata më komplekse që kanë të bëjnë me artilerinë e rëndë, me elementë që duan më shumë kohë. Po flasim për investime që i tejkalojnë dhjetëra e qindra miliona euro”, tha Vengu.

  • Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”

    Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”

    Të gjitha besimet nën një “çati”. Këtë synon të arrijë qeveria përmes projektit më të fundit për të ngritur ‘Parkun e Besimit’, në zonën e Petrelës në Tiranë, në afërsi të Kalasë. Me në fokus ‘bashkëjetesën fetare’, parku thuhet në dokumente e konkursit të shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare do të shërbejë si një vend që do të bashkojë besime të ndryshme
    Kjo hapësirë duhet t’i kushtohet promovimit të  harmonisë ndërfetare dhe të nxjerrë  në pah rëndësinë e natyrës në jetën shpirtërore dhe kulturore
    Korporata e Investimeve
    Sipërfaqja ku do ndërtohet Parku i Besimit është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorësh në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.
    Jo vetëm për vizita por edhe për të fjetur. Brenda parkut do të ndërtohen 100 ‘streha mikpritëse’ që vizitorët të kalojnë një ‘mirëqenie spirituale të lartë’ thuhet në dokumente. Këto njësi pritëse do të ndërtohen me modele të ndryshme për të akomoduar profile të ndryshme vizitorësh, duke përfshirë turistët e mirëqenies, pelegrinët shpirtërorë dhe vizitorët VIP.
    Brenda parkut do të ketë edhe restorante të përshtatura me gatimet tradicionale të secilës komunitet fetar, si dhe do të ketë një pavijon me pemë e bimë që kanë rëndësi të veçantë për besimet fetare.
    Korporata e Investimeve
    Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist, i cili do të ofrojë një përvojë edukative dhe reflektuese për vizitorët në lidhje me vuajtjet dhe  rezistencën e komuniteteve fetare gjatë  kësaj periudhe të errët të historisë shqiptare.
    Projekti i shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare ju jep mundësi kompanive që brenda datës 2 maj të propozojnë idetë e tyre dhe më 16 korrik është faza finale për projektin e detajuar.

  • 300 mijë vota me zarf! Nga prilli nis shpërndarja e votës së Diasporës, zarfa në 85 vende të botës

    300 mijë vota me zarf! Nga prilli nis shpërndarja e votës së Diasporës, zarfa në 85 vende të botës

    Foto ilustruese

    TIRANË- 245 808 shqiptarë, nisur nga 5 prilli do të marrë në postë një zarf të madh, brenda të cilit do të futet “vullneti” i tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zarfat do të nisen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 85 vende të botës për të mbërritur në dyert e qytetarëve shqiptarë. Transporti i fletës së votimit në diasporë do të bëhet nga një postë me eksperiencë ndërkombëtare dhe për këtë proces, e për të realizuar këtë gjë, KQZ ka caktuar një fond prej 10 milionë eurosh. Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike, kompania postare do te zgjidhet me procedure tenderimi me negocim.

    Parku Olimpik i Tiranës

    Ndërkohë që gjithçka duket se është gati, duke filluar nga data 5-10 prill, në Parkun Olimpik “Feti Borova”, do të nisë paketimi i zarfeve që do të dërgohen në diasporë. Sipas KQZ-së, ky park përmbush kriterin e sipërfaqes bazuar në numrin e tavolinave të numërimit të votave të emigrantëve në 12 qarqet e Shqipërisë dhe ofron mundësinë për përdorimin e teknologjisë për mbështetje të numërimit të votave nga jashtë.
    “Më 5 prill, tek Parku Olimpik nisim përgatitjen e materialeve zgjedhore (mbushjen e zarfeve) që më pas i nisim në diasporë. Ambienti kënaq nevojat e të gjithë palëve,”-tha Celibashi në mbledhjen e sotme të KQZ.
    Zarfet do të prodhohen në Slloveni nga kompania “Cetis” dhe kostoja e plotë, që nga prodhimi dhe transporti shkon deri në 50 euro. Sipas procedurës së bërë me dije, fleta e votimit do të vuloset dhe do të futet e palosur në një zarf A; ndërsa një zarf tjetër  mban barkodin me informacion mbi zgjedhësin, por jo emrin dhe mbiemrin e tij. Kjo për të ruajtur sekretin e votës. Në momentin që ky zarf mbërrin në banesë, shtetasi shqiptar duhet të votojë mbi fletën e votimit që përkon me atë të qarkut ku ai ka vendbanimin në Shqipëri. Pra, nëse është banues në qarkun e Tiranës, në shtëpi do t’i shkojë fleta e votimit për qarkun e Tiranës. Pasi të ketë votuar, do ta palosë fletën e votimit brenda zarfit A, e pastaj mbi atë B. Kështu nga jashtë nuk ka asnjë mundësi që të dallohet se për kë ka shkuar vota e tij. E gjithë kjo procedurë këshillohet që të zhvillohet brenda 3 ditëve. 
    5 vendet nga ku shqiptarët kanë kërkuar më së shumti që të votojnë nga jashtë për zgjedhjet në Shqipëri janë: Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar. Por ka edhe vende ku është kërkuar edhe vetëm 1 fletë votimi.
    Sërish në “Feti Borova” do të bëhet numërimi i zarfeve që hyjnë në Shqipëri brenda orës 19:00 të datës 11 maj. Çdo zarf i ardhur pas këtij orari, nuk do të numërohet dhe votimi do të shkojë dëm. Edhe në rast se zarfi apo fleta e votimit do të kenë shënime apo dëmtime, vota sërish do të konsiderohet e pavlefshme./ZËRI

  • Televotimi i dytë brenda mbrëmjes, ja kush është banorja e dytë që lë shtëpinë e Big Brother VIP

    Televotimi i dytë brenda mbrëmjes, ja kush është banorja e dytë që lë shtëpinë e Big Brother VIP

    Rizarta është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP, kjo falë një televotimi të dytë që u hap këtë mbrëmje.

    Ajo lë shtëpinë menjëherë pas Olës, e cila u largua vetëm disa minuta më parë nga nominimi që u hap të martën.

    Ashtu si Ola, edhe Rizarta hyri disa javë më parë, e cila krijoi disa situata brenda në shtëpi, por pa mundur të shkonte deri në fund të këtij rrugëtimi.

  • Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 12:28
    Gjesti i ka shprehur Eglit se:
    Ti je duke vuajtur për mua. Unë me ty brenda këtu, mos më të ngacmu ty vdes, shkatërrohem këtu brenda.

    Egli:
    E di që nuk funksionon ti këtu pa mua.
    Gjesti:
    Më të pas ty këtu dhe mos të të ngacmoj shkatërrohem. Ti më kupton shumë mirë mua. Është shumë e vështirë për mua.
    Egli:
    Mirë ke qenë ti edhe pa mua.
    Egli:
    Po ku e di ti moj?
    Gjesti:
    A të ka marrë malli të më puthësh?
    Egli:
    Jo.
    Gjesti:
    Kontradiktore. Mua po, më ka marrë shumë, më ke munguar shumë.

  • Salmon me Perime në Furrë – Tava Perfekte për Fundjavën

    Salmon me Perime në Furrë – Tava Perfekte për Fundjavën

    Kjo është një pjatë për të cilën mund të thuhet me plot gojën që është një pjatë për merak.

    E shijshme dhe e shëndetshme, një recetë që kënaq shijen dhe nespsin tuaj më së miri.

    Por përpara se të filloni me përgatitjen e recetës, duhet të keni parasysh se salmoni është një peshk i thatë dhe me mish paksa të fortë. 

    Prandaj edhe kjo mënyrë e përgatitjes është ideale për këtë lloj peshku edhe pse kërkon pak më shumë kohë.

    Ju mund të përdorni peshk të ngrirë dhe kini parasysh që nëse peshku është i freskët, koha e pjekjes duhet të jetë më e shkurtër. 

    Peshku i freskët ka mish më të butë ndaj është gjithmonë një zgjedhje më e mirë. 

    Ju mund ta aplikoni këtë metodë për të gjitha llojet e peshkut, thjesht marinojeni peshkun 1-2 orë para përgatitjes nëse ai nuk është i thatë si salmoni.

    Përbërësit:

    1200 g salmon 

    2 qepë 

    2 karota 

    1 brokoli

    5-6 thelpinj hudhra

    7-8 kumbulla të thata pa fara
    1 limon i shtrydhur

    1 limon 

    majdanoz i freskët ose i tharë

    kripë, vegeta, borzilok, rozmarinë, piper i zi për shije

    vaj ulliri

    gjysmë gote verë e bardhë

    Përgatitja:

    Fillimisht kriposni peshkun e pastruar nga jashtë dhe nga brenda. Bëni prerje të vogla dhe përhapni të gjithë lëngun e limonit, mbi të por edhe brenda.

    Më pas lyejeni mirë me vaj dhe lëreni peshkun të marinohet i mbuluar në frigorifer deri ditën tjetër.

    Para se ta vendosni për të pjekur, skuqneni pak peshkun nga të dyja anët me pak vaj ulliri.

    Pas skuqjes, AgroWeb.org ju këshillon që në një tavë për pjekje vendosni në qendër salmonin dhe përreth perimet e pastruara dhe të prera së bashku me kumbullat e grira.

    Shtoni erëzat, hudhrat e grira dhe fetat e limonit, brenda dhe sipër peshkut.

    Hidhni përsiër vajin dhe verën e bardhë dhe vendoseni tavën e mbuluar me kapak, për t’u pjekur në 250 gradë celcius.

    Pas rreth 20 minutash, hiqni kapakun dhe piqeni edhe për 20 minuta në nxehtësi të reduktuar./AgroWeb.org

  • “E dinim që duhet të shënonim brenda 10 minutash”, Rei Manaj: I kënaqur për të gjithë çunat, me Serbinë nuk ka nevojë për motivim…

    “E dinim që duhet të shënonim brenda 10 minutash”, Rei Manaj: I kënaqur për të gjithë çunat, me Serbinë nuk ka nevojë për motivim…

    Për Rei Manajn, e mbrëmshja ishte natë magjike. Sulmuesi i Kombëtares realizoi dygolësh brenda 10 minutash dhe ishte vendimtar në fitoren kundër Andorrës.
    “Ishte e rëndësishme të ktheheshim në shtëpi me 3 pikët, Andorra e dimë që është një ekip që rrinë të gjithë pas topit dhe është e vështirë që të penetrosh nga brenda me topin. Folëm që në stërvitje që duhej të gjenim golin që 10 minutat e para që të ishte loja më e lehtë dhe Asllani futi një super top dhe dolëm 1-0. Jam i kënaqur për të gjithë lojtarët, edhe për Shehun, çunat e rinj si Pajaziti që u futën në lojë, pastaj rikthimi i Brojës, Uzuni që u rikthye me gol, Asllani që bëri një super ndeshje, jam i kënaqur për të gjithë çunat. Besoj që ndeshja me Serbinë nuk ka nevojë për motivim, tani do të kthehemi nëpër klube dhe pastaj do të mendojmë kur të kthehemi në qershor në grumbullim”, tha Manaj për mikrofonat e “FSHF”-së.