Gleison Bremer, pas rikthimit në fushë në ndeshjen miqësore me Juventusin, ndau ndjesitë e tij për mikrofonat e “Sky Sport”, drejtpërdrejt nga grumbullimi në Herzogenaurach të Gjermanisë:“Ka qenë një ndjesi e mrekullueshme, pas kaq muajsh pune dhe sakrifice. U ndjeva mirë, sigurisht që më mungon pak ana fizike, por jam në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdoj kështu”.
Cili ishte momenti më i vështirë gjatë këtij ndalimi të gjatë?Në fillim, kur kirurgu më tha se do të më duhej të qëndroja jashtë për 9 muaj, u shokova. Zakonisht për dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar mjaftojnë 6-7 muaj, ndaj ishte paksa e veçantë. Gjëja më e çuditshme ishin ndërhyrjet fizike (kontaktet). Pata pak frikë, por më pas shkoi më mirë.
Sezonin e kaluar mungoi lidershipi. A mund të ndihmosh nga ky këndvështrim?Unë isha jashtë, nuk isha aq brenda në grup. Nga ajo që pashë së jashtmi, absolutisht që mungonin liderët. Skuadra është rritur, nga ajo përvojë mësohet dhe këtë sezon do të jetë ndryshe. Tudor e ka veshur këtë fanellë, e di çfarë do të thotë të luash për Juventusin dhe do të na ndihmojë.
Cilat janë ambiciet e Juventusit për këtë sezon?Ky sezon do të jetë ndryshe. Grupi është mirë nga ana mendore dhe tani të shohim çfarë do të sjellë merkatoja javët e ardhshme. Po ndërtojmë një projekt dhe një Juventus solid. Duhet të rikthehemi të luftojmë për trofe.
Si ju duket gara për titull?Do të jetë një duel mes të katër skuadrave të zakonshme. Napoli e nis si favorit, sepse fitoi kampionatin dhe është përforcuar. Interi mbetet një skuadër shumë e mirë. Milani ka Allegrin dhe luan vetëm në kampionat. Padyshim është edhe Juventusi. Jam i bindur se do të rikthehemi të jemi në majë shumë shpejt, të gjithë mendojmë kështu dhe po ju them edhe pse: Yildiz është një tjetër lojtar krahasuar me sezonin e kaluar, ka bërë shumë progres dhe tani është ndryshe. Gatti është kthyer në lider. Bazat janë të mira.
Tag: bremer
-

Bremer: Sezonin e kaluar munguan liderët te Juventusi, tashmë do të jetë ndryshe
-

Bremer mirëpret Ancelotti në kombëtare: Një trajner italian që e njeh Serie A, pres të më grumbullojë
2 Korrik 2025
12:08
Telesport
I rikthyer nga dëmtimi i gjatë, mbrojtësi brazilian Gleison Bremer pret me padurim vjeshtën për të zbritur sërish në fushë, si me Juventus ashtu dhe me kombëtaren braziliane. Ai e mirëpret ardhjen e Carlo Ancelotti si trajner, që për Bremer është një lajm shumë pozitiv.
“Unë mendoj se do të kemi një avantazh. Tani më duhet vetëm të kthehem në formë dhe të jap më të mirën për Juventus dhe Seleçao. Kemi një trajner italian, një nga më të mirët në botë. Më duhet vetëm të bëj punën time, të kthehem në maksimumin tim dhe thirrja do të vijë”, deklaroi Bremer.
Më tej, ai thja: “Meqenëse të gjithë trajnerët e mëparshëm ishin brazilianë, prioriteti i tyre ishte Premier League. Tashmë me një trajner italian do të ketë më shumë rëndësi në fazën e mbrojtjes dhe sigurisht që kampionatin italian do ta shikojë me një fokus tjetër”.
“Seria A nuk ishte parë si kampionatet e tjera më parë. Në Torino u rrita shumë, si sportist dhe si njeri. U përshtata me kulturën evropiane dhe taktikat e futbollit italian. Jam bërë një profesionist i vërtetë në Itali dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Shpresoj që të më ndihmojë edhe në kombëtare”, tha Bremer. -

“Ja pse erdha me Juven në Amerikë, gjatë rehabilitimit kam botuar një libër dhe mësuar kitarën”
19 Qershor 2025
9:53
Telesport
Mbrojtësi brazilian Gleison Bremer është rikthyer në grup edhe pse do të duhet të presim sezonin e ardhshëm për ta parë sërish në fushë me fanellën e Juventus: “Jam i lumtur që kthehem në grup pas një pritje të gjatë, kanë kaluar tetë muaj”, tha Bremer pas fitores 5-0 të bardhezinjve në Kupën e Botës për klube.
“Po kthehem në stërvitje me shokët e mi”, tha Bremer për “Globo Esporte”. Më tej ai shtoi: “Unë stërvitem me ta dhe më pas punoj veçmas. Megjithatë, përjetimi i këtij ambientimi është i rëndësishëm për t’u rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ardhshëm”.
“Më duhej të ndryshoja zakonet e mia, nuk mund të fokusohesha vetëm te lëndimi. Kam shkruar një libër si bashkautor, kam filluar të luaj kitarë. E gjithë kjo më ndihmoi dhe më largoi stresin, të jem më i qetë”, tha Bremer, që ka vendosur ta ndjekë skuadrën në Amerikë, duke e mbështetur nga stoli. -

Lojtari udhëton me skuadrën në Botërorin e klubeve por nuk do të luajë, Juve e pret për sezonin e ri
Dyqind e pesëdhjetë ditë më parë Gleison Bremer dëmtoi ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e majtë, që e detyroi të operohej. Juventus ka qenë pa mbrojtësin e tij më të mirë, por ky boshllëk nuk është i destinuar të zgjasë shumë. Në fakt, është gati të plotësohet së shpejti nga qendërmbrojtësi brazilian.
Që këtë javë, mbrojtësi gradualisht ka nisur të stërvitet me ekipin nën urdhrat e trajnerit Igor Tudor. Bremer është parë në qendrën stërvitore të Juventus prej disa javësh, fillimisht vetëm në palestër, më pas me vrapimet e para në fushë dhe më pas ka punuar me topin. Gjithmonë i monitoruar nga stafi i Juventus.
Megjithatë, riintegrimi i tij në grup kërkon ende edhe pak kohë. Skuadra ka rinisur stërvitjen për Kupën e Botës për klube, por Bremer nuk do të luajë. Ai do të udhëtojë në Amerikë, por puna e tij do të ndahet mes stërvitjes së personalizuar dhe ushtrimeve në grup.
Rikthimi i tij do të jetë një riintegrim gradual, delikat dhe i saktë në të njëjtën kohë. Në Torino askush nuk dëshiron të rrezikojë ndonjë komplikacion për një nga lojtarët më të fortë në skuadër. Ndaj, Bremer do të vijojë stërvitjen graduale, për të qenë gati për sezonin e ri.
Ai nuk pritet të luajë në Botërorin e klubeve, por do të jetë në dhomat e zhveshjes. Bremer dëshiron të luajë disa minuta, por stafi po e pengon. Tifozët, ndoshta, mund të ëndërrojnë ta shohin në fushë nëse skuadra arrin deri në fund të kompeticionit, kur ai do të stërvitet me grupin për më shumë se një muaj. -

Bremer: Ky sezon na la shije të hidhur, s’mund të kënaqemi kurrë me vendin e katërt
Gleison Bremer, mbrojtësi i Juventusit, ka ndarë një postim në profilin e tij në Instagram për të bërë një bilanc të sezonit para Botërorit për Klube, garë në të cilën braziliani pritet të marrë pjesë. Më poshtë është përmbajtja e plotë e asaj që ka publikuar lojtari i lindur në vitin 1997:
“Një sezon si ky që sapo përfundoi nuk mund të lërë gjë tjetër veçse shije të hidhur. Do të donim t’u jepnim më shumë gëzim tifozëve tanë, sepse ne jemi Juventusi dhe nuk mund të kënaqemi kurrë me vendin e katërt, na e kërkon historia.
Më vjen keq që nuk kam qenë pranë shokëve të mi në fushë për të luftuar për këtë fanellë, jam përpjekur ta bëj këtë duke dhënë kontributin tim jashtë fushës në çdo moment. Tani mendojmë për ta përgatitur sa më mirë këtë kompeticion të fundit. Forca Juventus, deri në fund!”
Gleison Bremer në karrierën e tij ka veshur fanellën e Torinos në 110 ndeshje, duke shënuar 13 gola, atë të Juventusit në 91 ndeshje, me 8 gola, dhe të Atletico-MG në 33 ndeshje, ku ka shënuar edhe 1 gol. 28-vjeçari ka 5 paraqitje edhe me përfaqësuesen e Brazilit.
Në trofetë e tij është edhe një Kupë Italie, e fituar sezonin e kaluar me Massimiliano Allegrin në pankinë. Ai mungon në fushat e blerta që nga 2 tetori 2024, kur pësoi dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë.
-

Bremen: Dua çdo trofe me Juventusin
“Udhëtimi im mes Brazilit dhe Italisë ka qenë plot sfida dhe triumfe, duke formuar lojtarin dhe personin që jam sot. Dy shtete, dy skuadra, emocione të pafundme. Dhe ky është vetëm fillimi”. Me këtë postim në Instagram, Bremer shpalli daljen e episodit të dytë të podkastit të tij “Bremer Inside”.
Mbrojtësi i Juventusit është duke punuar për rikthimin e tij në prag të sezonit të ardhshëm, pas thyerjes së ligamentit që e ka mbajtur larg fushës, por ai është tashmë i fokusuar tek e ardhmja. Ndërkohë që mund vetëm të mbështesë nga larg pjesën tjetër të skuadrës, numërimi mbrapsht i kohës për të veshur sërish ngjyrat e klubit ka filluar.
Mbrojtësi brazilian i “Zonjës së Vjetër” ka trajtuar tema të ndryshme, duke folur edhe për objektivat që duhet të arrihen me fanellën bardhezi: “Juve? Momenti më i bukur ka qenë vitin e kaluar kur fituam Kupën e Italisë. Objektivat për të ardhmen? Dëshiroja të vazhdoja të luaja për të fituar kampionatin dhe diçka edhe më të madhe, por është një histori që ende duhet ta shkruaj këtu te Juventusi. Fatkeqësisht, u dëmtova, por do të kthehem më i fortë dhe do t’u japim shumë gëzime tifozëve, do të fitojmë tituj të mëdhenj”.“Nga Brazili më mungon ajo liri, pak edhe plazhet, natyra në vetvete. Kur rritesh, fillon të kuptosh futbollin dhe të jesh sportist, Kombëtarja është objektivi i madh. Të thirresh është një nder, një krenari, dhe për mua nuk ka qenë ndryshe. Kur mora thirrjen e parë isha në shtëpi me familjen, prisja këtë lajm dhe ishte një moment i lumtur. Menduam me vete: ‘Do ta kem këtë thirrje dhe pastaj do të vijë Kupa e Botës dhe mund të thirrem’. Dhe kështu ndodhi.”
Ai foli gjithashtu për vështirësitë e përshtatjes që kishte në Itali në fillim, kur ende mbante fanellën e Torinos. “Viti im i parë në Itali ishte i vështirë sepse, përveç të gjitha vështirësive normale të përshtatjes, nuk luaja dhe nuk shkoja mirë as brenda as jashtë fushës. Por besoj se çdo gjë ka një qëllim dhe arsye, dhe ia vlejti, dhe më pas arrita të shoh nga e kam nisur dhe çfarë kam dashur të bëj për të qenë aty ku jam. Tani jam edhe piemontez, shumë shpejt do të më japin çelësat e qytetit. Italia në përgjithësi është shumë e qetë, plazhet janë të mrekullueshme, më pëlqen shumë të shkoj në Sardenjë me gruan time dhe e vlerësoj stilin elegant të italianëve, është vërtet i bukur”, tha ndër të tjera Gleison Bremer. -

Nga kombëtarja e Brazilit te Juventusi dhe jeta e tij italiane, Bremer rrëfehet për shumëçka
Gleison Bremer, gjatë episodit të dytë të podcast-it të tij “Bremer Inside”, ka folur rreth vendlindjes: “Më mungon ajo liri, pak edhe plazhet, natyra vetë. Kur rritesh, fillon të kuptosh futbollin dhe të jesh kompetitiv, kombëtarja e Brazilit është objektivi kryesor.
Të jesh i thirrur në kombëtare është nder, krenari, edhe për mua nuk ka qenë ndryshe. Në thirrjen e parë isha në shtëpi me familjen, e prisja dhe ishte një moment i lumtur. Mendoja me vete: A do ta kem këtë thirrje edhe pastaj, kur të vijë Kupa e Botës? Dhe kështu ndodhi”.
Për Italinë, shtëpinë e tij të dytë: “Jam gjithashtu një piemontes, një qytetar i Torinos, shumë shpejt do të më japin ‘çelësat’ e qytetit. Italia është në përgjithësi shumë e qetë, plazhet janë të bukura, më pëlqen shumë të shkoj në Sardenjë me gruan time. E vlerësoj stilin elegant të italianëve, është vërtet bukur.
Viti im i parë në Itali ka qenë i vështirë sepse, përveç të gjitha pengesave normale të adaptimit, nuk luaja dhe nuk shkonte mirë as brenda e as jashtë fushës. Por besoj se gjithçka ka një qëllim dhe një arsye, ndaj ia ka vlejtur. Sa herë kthej kokën pas shoh nga ia kam nisur dhe çfarë kam dashur të bëj për të qenë aty ku jam sot”.
Për aventurën e tij te Juventusi: “Momentet më të bukura ishin vitin e kaluar, kur fituam Kupën e Italisë. Doja të vazhdoja dhe të përpiqesha të fitoja kampionatin, pra diçka edhe më të madhe, por kjo është një histori që ende nuk e kam shkruar këtu te Juventusi. Fatkeqësisht u lëndova, por do të kthehem më i fortë dhe do të sjellim shumë gëzim për tifozët, do të fitojmë tituj të mëdhenj”.