Tag: bregu

  • Reagimi i SHBA për zgjedhjet, pedagogu: Ishte i vakët, ja ndryshimi me mesazhin e 2021

    Reagimi i SHBA për zgjedhjet, pedagogu: Ishte i vakët, ja ndryshimi me mesazhin e 2021

    Pedagogu Zylyftar Bregu e cilësoi reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit si të vakët.
    Bregu tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se ai urim nuk i drejtohej as qeverisë dhe as KQZ-së, ndryshe nga mesazhi i vitit 2021.Lexo edhe :Related Posts
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Si ishte reagimi i ambasadës amerikane?
    Bregu: Ka qenë një fjali. Ishte i vakët. Ishte një akt protokollar, i cili nuk i drejtohej qeverisë.
    Borakaj: Pse?
    Bregu: E dinë ata. As KQZ-së nuk i drejtohej, por i drejtohej popullit shqiptar. Bëjmë krahasimin me vitin 2021, mesazhi i Yuri Kim ishte “Falënderojmë kryeministrin Ramën për mandatin e tretë dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin.” Sot ishte ndryshe, ishte shmangur.
    Urimi i ambasadës së SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë!
    /vizionplus.tv

  • “Nuk ka mafia në Shqipëri”, Bregu: Shkoi një shqiptar i paguar në Venezuelë dhe presidenti Maduro tha “mafia shqiptare”

    “Nuk ka mafia në Shqipëri”, Bregu: Shkoi një shqiptar i paguar në Venezuelë dhe presidenti Maduro tha “mafia shqiptare”

    Gazetari Sokol Bregu, deklaroi se në Shqipëri nuk ka mafie në stilin klasik apo atë italian, pasi mafia kërkon të vendosë autoritetin e padiskutueshëm në një vend.
    Sipas Bregut, nëse nuk ka një emër që shqetëson BE-në apo Italinë, që drejton krimin, nuk mund të themi se ka mafia. Gjithashtu, Bregu përmendi Venezuelës, ku presidenti Maduro akuzoi mafian shqiptare, por sipas Bregut, ishte vetëm një shqiptar mes 85 vetëve.
    “Deri kur nuk ka emër që shqetëson autoritetet e larta, BE apo Italinë, nuk mund të them që kemi mafia shqiptare. Nuk ka një emër që drejton këtë. Eurojust e ka dhënë lejen që një muaj përpara për operacionin në Shqipëri. Nëse ka dhënë dritën jeshile, nuk dimë kur i ka rakorduar veprimin për arreste.
    Ndërsa ai presidenti i Venezuelës thotë se ka ardhur mafia shqiptare, kur vetëm 1 ishte shqiptar ishte mes 85 vetëve të arrestuar. Atij i janë dhënë ca para dhe guxoi e shkoi. Mafia ka si qëllim vendosjen e autoritetit të padiskutueshëm, nuk e kemi këtë në vendin tonë. Shqipëria funksionon ndryshe, si mund të kemi mafie. Ne kemi grupe. Nuk ka mafia në Tropojë, se nuk ka det. Mafia është aty ku ka lidhje direkte, fjala bie në Vlorë, Durrës, etj”, u shpreh Bregu

  • Partizani përmbys Dinamon, mbyll i treti

    Partizani përmbys Dinamon, mbyll i treti

    Finale për vend të tretë Final Four

    Dinamo Siti- Partizani 1-2 (Bregu 16′ / Malaj 37′, Gudjufi 46′)

    U zhvillua në orën 19:00 finalja e vogël e ‘Final Four’ në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe partizanit. Të kuqtë e Skënder Gegës kaluan 1-2 Dinamon, duke marrë vendin e tretë përfundimtar të edicionit të 86-të të futbollit superior.

    Dejvi Bregu realizoi fillimisht për Dinamon. Shpejt Partizani barazoi fillimisht me 17 vjeçarin Tedi Malaj, ndërsa më pas Gudjufi realizoi edhe golin e dytë të Partizanit. Të hënën finalja e titullit kampion Vllaznia- Egnatia.

    Vazhdo leximin

  • “Albin Kurti shiti shtëpinë për fushatën, kush e bën nga këta tanët?”/ Bregu: S’do bëhemi kurrë europianë

    “Albin Kurti shiti shtëpinë për fushatën, kush e bën nga këta tanët?”/ Bregu: S’do bëhemi kurrë europianë

    Gazetari Sokol Bregu ka bërë një krahasim mes partive të reja në Shqiëpri dhe VV-së së Albin kurtit në Kosovë.
    I ftuar në Quo Avdis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Bregu tha se asnjë ngna forcat e reja politike në Shqipëri nuk ka të krahasuar me partinë e Albin Kurtit në Kosovë.
    Bregu theksoi se në Kosovë ka tjetër realitet, ata janë më europianë se ne shqiptarët që jetojmë në Shqipëri.

    Ndërsa krahasonte VV-në me politikën në Shqipëri, Bregu tha se Albin Kurti në fushatën e tij të parë shiti shtëpinë për të mbuluar shpenzimet e fushatës, ndërsa iu desh 12 vite luftë për të ardhur në pushtet, gjë që në Shqipëri nuk do mund ta bënte askush.
    “Kosova është europiane. Ne mund të marrim pasaportën e BE por europianë nuk bëhemi kurrë. Ne nuk kemi frymë fare. Janë këta të rinjtë që duan t’i ngjajnë,. Po si mund t’i ngjajnë Albinit. Ai ka bërë xhiro 12 vjet nëpër Kosovë para se të vinte në pushtet. Nuk është se u fut direkt. Në zgjedhjet e para në Kosovë kur nuk kishte buxhet Albini shiti shtëpinë e tij për të bërë fushatë elektorale”, tha Bregu.

  • BKH aksion në Elbasan/ Gazetari Bregu: Ka pasur denoncime nga opozita për mbështetje të një kandidature të PS-së

    BKH aksion në Elbasan/ Gazetari Bregu: Ka pasur denoncime nga opozita për mbështetje të një kandidature të PS-së

    Dita e sotme solli një aksion të gjerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në qytetin e Elbasanit, ku agjentë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) qëndruan në gatishmëri të plotë për të monitoruar çdo cenim të mundshëm të procesit zgjedhor, si dhe lëvizjet e kandidatëve për deputetë.
    Gazetari Sokol Bregu, gjatë një analizë për edicionin e lajmeve, theksoi se aksioni i BKH duket të jetë i lidhur me denoncimet nga opozita, sipas të cilave po ushtrohet mbështetje për një kandidaturë grua të Partisë Socialiste në Elbasan. Bregu tha se kjo ka qenë një çështje e ngritur nga opozita, por nuk është e qartë nëse denoncimi ka ardhur direkt nga liderët e opozitës ose nga mediat, dhe nuk është konfirmuar publikisht nga SPAK.
    Është e qartë që ka disa denoncime nga opozita se po mbështetë një nga zonjat e PS-së në Elbasan për të cilën ushtrohet, mbetet për tu verifikuar, po nuk e di nëse ky sinjal i bërë nga lideri i opozitës ose nga mediat është kthyer në një formë kallëzimi në platformë e SPAK, këtë nuk e di, sepse nuk është bërë publike. SPAK nuk ka lajmëruar deri tani se ka një denoncim për Elbasanin për një mbështetje të një kandidateje atje. Kjo është një periudhë zgjedhore ku ndodhin përplasje jo vetëm mes partive, por edhe brenda partive për zgjedhjen e kandidatëve, duke qenë se lista e kandidatëve është e hapur në disa qarqe.
    Elbasani ka pasur tensione të mëdha, por këtë herë nuk ka një luftë vetëm PD-PS, por edhe një luftë brenda grupeve politike për të marrë preferencën e kandidatëve. Sipas tij, mënyra se si SPAK po vepron është një tjetër problem, pasi nuk është i përshtatshëm që operacionet e tilla të bëhen me një pompozitet të tillë. Nuk jam pro këtyre hyrjeve me pompozitet në qytet, sepse prokurori duhet të jetë i fshehtë dhe jo të sinjalizojë që unë po vijë. Po që ushtron këtë lloj forme që SPAK është aty dhe se nuk do te tolerojë asnjë incident apo çdo kallëzim do ta marrë seriozisht. Prokuroria duhet të jetë e fokusuar te mazhoranca më shumë sesa te opozita sepse gjithmonë akuzat vinë nga opozita për mazhorancën. Frika më e madhe është se mazhornca do të ndikojë te qytetarët.

  • “Dyshohet se ka marrë pjesë një grup me 16 vetë”, Sokol Bregu jep detaje të atentatit me 4 të plagosur në Shkozë

    “Dyshohet se ka marrë pjesë një grup me 16 vetë”, Sokol Bregu jep detaje të atentatit me 4 të plagosur në Shkozë

    Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar në  një emision televiziv atentatin me 4 të plagosur mbrëmjen e të enjtes së kaluar, në rrethrrotullimin e Shkozës në Tiranë, u shpreh se në ngjarje dyshohet se ka marrë pjesë një grup me 16 vetë.
    Sipas tij është i njëjti grup që ngatërroi edhe shënjestrën në një atentat në Don Bosko, gati dy vite më parë, ku mbeti e vrarë një banakiere.
    “Roan Brahimi, në një dekadë në krim ka marrë pjesë në shumë ngjarje kriminale dhe ia la familjes bnë shpinë. Nuk bëj lidhje me ngjarjen në Lundër sepse duhet të kemi të bëjmë me një grup që ka angazhuar 16 vetë.
    I njëjti grup ngatërroi edhe vrasjen e banakieres në Don Bosko, ku shënjestër ishte Fatjon Murati. U hap zjarr nga jashtë i pakontrolluar. A kanë ngatërruar tyargën e automjetit? Policia po heton në tre pistave. Shumica mendojnë se nuk ka lidhje me familjes së kompanisë së Security. Dy të tjera lidhen me ngjarjen e Lezhës.
    Nëse do të ketë ndodhur në këtë formë, në Shqipëri njihet një atentat në këtë lloj forme, ndaj bosit të krimit Emiljano Shullazi që nuk e vrisnin dot dhe i plagosën shokun.
    Kemi të bëjmë me një grup të jashtëzakonshëm nëse ka ndodhur kështu”- tha Bregu.

  • Publikimi i përgjimeve të Veliajt, gazetari Bregu: Mund të ketë prapavijë politike!

    Publikimi i përgjimeve të Veliajt, gazetari Bregu: Mund të ketë prapavijë politike!

    “Një shoqëri në përgjim” është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.
    Gazetari Sokol Bregu tha se nuk është çudi edhe nëse ka prapavijë politike.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Bërja publike e përgjimeve politike ka një prapavijë politike?
    Bregu: Nuk është çudi, s’ka asnjë problem. Në ato përgjime unë pashë një mënyrë se si një gazetar po e mbron. Tani mund të thuash se ka edhe një provë. Aty mungon vetëm një noterizim që unë jam në mbrojtje të kryetarit të bashkisë. Unë jam kundër përgjmeve në këtë lloj forme.
    Unë kam qenë një mbrojtës shumë i madh i SPAK. Duhet kujdes kur një prokuror mund të përgjojë për një gjykatës. Nuk mundet. Drejtohu gjykatës, një gjykatës mund të përgjojë një gjykatës, një prokuror nuk mundet. Një prokuror duhet t’i drejtohet gjykatës.
    /vizionplus.tv