Tag: bregu

  • Nga 2026-ta, reduktohet paraja fizike/ BSH: Po shkohet drejt shërbimeve digjitale, cash-i është më i kushtueshëm

    Nga 2026-ta, reduktohet paraja fizike/ BSH: Po shkohet drejt shërbimeve digjitale, cash-i është më i kushtueshëm

    Tavani prej 500 mijë lekësh për individët për transaksionet me para fizike për Shoqatën e Bankave është i lartë, por Banka e Shqipërisë thotë se reduktimi i parasë në qarkullim duhet të bëhet në mënyrë graduale, për të dhënë kohë për përshtatje.
    “Në gjykimin tonë është një vlerësim që bëhet duke marrë në konsideratë nivelin e qarkullimit të parasë fizike, duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër për të cilën këto masa duhet të merren, duhet të ketë kohë të mjaftueshëm për të gjithë individët që të përqafojnë një nismë të tillë. Është një limit që i përshtatet stilit të jetesës së individëve. Në të ardhmen besoj se ky limit do të rishihet gradualisht në ulje”, tha Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, BSH.
    Banka Qendrore shpjegon pse në Shqipëri po shkohet drejt veprimeve digjitale.
    “Cash-i rezulton që është shumë i kushtueshëm për ekonominë shqiptare. Studimet tregojnë që i kushton rreth 1.7% të PBB përdorimi, administrimi i parasë fizike, shumë më i shtrenjtë sesa paraja elektronike. Dhe në këtë frymë, me idenë e zhvendosjes nga paraje fizike në transaksione digjitale në formë graduale dhe pa pasur efekte negative është ndjekur kjo qasje në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm për të vendosur disa objektiva sasiorë të matshëm”, u shpreh Bregu.
    Megjithatë, nisma për të pakësuar paranë në qarkullim shoqërohen edhe me rreziqe të shtuara.
    “Pjesa më e madhe e rreziqeve lidhet me kulturën e ulët financiare dhe me vulnerabilitetin që mund të ketë përdorimi i këtyre instrumenteve eklektronike, inovatore për ata që nuk i kanë përdorur më parë. Me këto vjen edhe rreziku i mashtrimit, i tjetërsimit, rreziku i ndoshta mungesës së likuiditetit apo faktorët e tjerë që lidhen me një sjellje që është ndryshe nga ajo që individët bënin më parë. Duhet edukimi dhe ndërthurje në legjislacion që e mbron konsumatorin dhe ka mundësi për ta që kur ndodhin këto raste, të kenë një derë ku të trokasin”, tha Ledia Bregu.
    Në paketën fiskale për vitin 2026, qeveria ka ulur më tej limitin e transaksioneve që bizneset mund të bëjnë me para fizike, nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si edhe për herë të parë ka vendosur kufizimin prej 500 mijë lekësh për veprimet që individët mund të bëjnë me para në dorë.
    Paralelisht, qeveria detyron të gjitha bizneset që brenda vitit 2026 të kenë të instaluara pajisje për pagesa elektronike.

  • “Sali Berisha në pikën më të zezë të historisë së tij”/ Bregu: I shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin

    “Sali Berisha në pikën më të zezë të historisë së tij”/ Bregu: I shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin

    Pedagogu Zylyftar Bregu ka deklaruar në një emision televiziv se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i shpalli armiq Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin nisur nga lëvizja e tyre e fundit brenda kësaj force politike.
    Sipas Bregut, deri më tani lëvizja Salianji-Alimehmeti është një lëvizje e karakterit organizativ dhe nuk ka një tezë politik.
    Bregu shpjegoi se lëvizja e Salianjit dhe Alimehmetit godet më shumë Kryesinë se sa kreun e PD-së.
    “Deri në fazë ku jemi lëvizja Salianji-Alimehmeti është një lëvizje e karakterit organizativ. Pra, nuk ka asnjë tezë politike, duhet t’i kërkojmë me qiri që të gjejmë ndonjë tezë politike. Është një lëvizje që kërkon dhe që bën një ndarje mes kryetarit që thotë: mos e prekim dhe Kryesisë që si duket, me kryesinë janë të pakënaqur. Aty kërkojnë një analizë dhe një nxjerrje përgjegjësie”, tha Bregu.
    Ai theksoi se me qëndrimin e tij të ditës së sotme, Berisha i shpalli armiq këtë dyshe me lëvizjen e tyre të fundit.
    “Qëndrimi i sotëm i z. Berisha i cili për mua i shpalli armiq, sepse tha që është një anëtar kryesie me një axhendë personale.
    Në këtë rast e kishte fjalën për Salianjin, por z. Alimehmeti i cili është afruar në Partinë Demokratike në vitin 2022, kur Sali Berisha ishte në pikën më të zezë të historisë së tij.
    Dhe investimi në Partinë Demokratike, fushatën e ka përballuar vetë dhe të gjitha me radhë, e t’i sulmosh që janë në një axhendë personale për mua nuk është shumë e ndershme, kur z. Berisha është i pari që iu rikthye Partisë Demokratike kur u shpall nongrata dhe hapi foltoren, dhe kur i thoshin të tjerët që; ti po ngatërron partinë me fatin personal, thoshte që e kishte parimore”, u shpreh Bregu.

  • “Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

    “Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

    Pedagogu Zylyftar Bregu ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i shpalli armiq Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin nisur nga lëvizja e tyre e fundit brenda kësaj force politike.
    Sipas Bregut, deri më tani lëvizja Salianji-Alimehmeti është një lëvizje e karakterit organizativ dhe nuk ka një tezë politik.
    Bregu shpjegoi se lëvizja e Salianjit dhe Alimehmetit godet më shumë Kryesinë se sa kreun e PD-së.
    “Deri në fazë ku jemi lëvizja Salianji-Alimehmeti është një lëvizje e karakterit organizativ. Pra, nuk ka asnjë tezë politike, duhet t’i kërkojmë me qiri që të gjejmë ndonjë tezë politike. Është një lëvizje që kërkon dhe që bën një ndarje mes kryetarit që thotë: mos e prekim dhe Kryesisë që si duket, me kryesinë janë të pakënaqur. Aty kërkojnë një analizë dhe një nxjerrje përgjegjësie”, tha Bregu.
    Ai theksoi se me qëndrimin e tij të ditës së sotme, Berisha i shpalli armiq këtë dyshe me lëvizjen e tyre të fundit.
    “Qëndrimi i sotëm i z. Berisha i cili  për mua i shpalli armiq, sepse tha që është një anëtar kryesie me një axhendë personale.
    Në këtë rast e kishte fjalën për Salianjin, por z. Alimehmeti i cili është afruar në Partinë Demokratike në vitin 2022, kur Sali Berisha ishte në pikën më të zezë të historisë së tij.
    Dhe investimi në Partinë Demokratike, fushatën e ka përballuar vetë dhe të gjitha me radhë, e t’i sulmosh që janë në një axhendë personale për mua nuk është shumë e ndershme, kur z. Berisha është i pari që iu rikthye Partisë Demokratike kur u shpall nongrata dhe hapi foltoren, dhe kur i thoshin të tjerët që; ti po ngatërron partinë me fatin personal, thoshte që e kishte parimore”, u shpreh Bregu në emisionin “3D”.

  • Dinamo shfryn ndaj Tiranës, gola spektakolarë për rikthimin në “Final Four”

    Dinamo shfryn ndaj Tiranës, gola spektakolarë për rikthimin në “Final Four”

    Dinamo- Tirana 6-2 (Guindo 5′, Qardaku 11′, 61′, Bregu 25′, 67′ (p), Lorenco Vila 47′ / Rafael 40′, E. Tare 76′)

    Dinamo fudos përmes fitores tenistike 6-2 Tiranën për javën e 14-të Aissnet Superiore. Në “Air Albania” blutë e Ilir Dajës e nisën me marsh të lartë e mendësi prej triumfatori duke realizuar që në minutën e 5′-të me Saliu Gundo me kokë. Më pas radha e supergolit të Qardakut nga loja e ndaluar, dhe ai i Bregut. Një tjetër supergol shënohet në këtë pjesë dhe ai i takon Rafael për bardheblutë.

    Në pjesën e dytë çmenduria e ka emrin Lorenco Vila i cili në ecje e sipër nga një disatcë e largët, realizon një kryeveper. Më tej Qardaku kompleton dopietën personale ndërsa po dy gola shënon edhe Dejvi Bregu pas një penalltie të gjuajtur dy herë.

    Goli i dytë për Tiranën realizohet nga Etien Tare por kjo vetëm për t’i dhënë sulmuesit kënaqësinë personale. Kësisoji edhe kjo sfidë mbyllet me turp për Tiranën tashmë egozhduar prej javësh në fund të tabelës me vetëm 7 pikë.

    Vazhdo leximin

  • Të shtëna me armë zjarri/ Tentativë për grabitjen e një furgoni

    Të shtëna me armë zjarri/ Tentativë për grabitjen e një furgoni

    Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Sipas informacioneve policore, të shtënat dyshohet se kanë ndodhur gjatë një tentative për të grabitur një furgon që transportonte para.
    Bëhet me dije se nga të shtëna nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë njoftohet se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    “Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar policia.

  • Pezullimi i Ballukut, Bregu: Me logjikën e SPAK mund të ikë gjysma e qeverisë, të shprehet Gjykata Kushtetuese

    Pezullimi i Ballukut, Bregu: Me logjikën e SPAK mund të ikë gjysma e qeverisë, të shprehet Gjykata Kushtetuese

    Gazetari Sokol Bregu ka folur për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilin e quajti të paprecedent.
    Bregu tha se me logjikën që po operon SPAK dhe GJKKO deri tani, mund të ikë gjysma e qeverisë, ndaj për këtë çështje duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.
    “Një masë shtrënguese e tillë, ndodh për herë të parë. Nuk ka ndodhur më parë, duhet të presim edhe një vendim, jo vetëm të GJKKO ku do të njihet me vendimin dhe avokati i saj do të ketë pretendimet, por edhe apelin dhe Gjykatën Kushtetuese (GJK). Ajo që u ngrit në fillim por nuk u mbështet, është kjo puna e pashaportës, që Berisha iu drejtua GJK. A është lëvizja liri apo jo? Kur Berisha shkoi në GJK, kjo çështje e pashaportës, nuk u gjykua në thelb, duke qenë se ishte në arrest shtëpie, ishte e pavlefshme si masë shtrënguese duke qenë në arrest shtëpie. Por nuk u shpreh në thelb. Berisha bërtiti që kjo ishte anti kushtetuese.
    Te zoti Berisha, ishte në arrest shtëpie dhe i ra pashaporta. Tani, në një logjikë të re duhet të presim GJK. Lëvizja është liria më e madhe e njeriut.
    Vijmë te masa, pezullim nga detyra. Masë që do një gjykim të Kushtetueses, sepse me këtë logjikë, mund të kesh në hetim gjysmën e qeverisë dhe i heq. Pastaj gjyqësori del mbi ekzekutivin.
    Edhe neni 242, flitet për punonjës publik, kjo është politike. Nuk dua të them, por përderisa nuk ka ndodhur, dua një interpretim Kushtetues, jo nga avokatë që flasin për aryse politike, por duhet një përgjigje Kushtetuese. Pavarësisht me pezullimin, ne duhet të presim të dyja shkallët e gjyqësorit për të pritur një vendim. Duhet të presim për largimin e saj nga detyra ose jo”, deklaroi Bregu.

  • Pezullimi i Ballukut, gazetari: Me logjikën e SPAK mund të ikë gjysma e qeverisë, të shprehet Gjykata Kushtetuese!

    Pezullimi i Ballukut, gazetari: Me logjikën e SPAK mund të ikë gjysma e qeverisë, të shprehet Gjykata Kushtetuese!

    Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilin e quajti të paprecedent.
    Bregu tha se me logjikën që po operon SPAK dhe GJKKO deri tani, mund të ikë gjysma e qeverisë, ndaj për këtë çështje duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.
    “Një masë shtrënguese e tillë, ndodh për herë të parë. Nuk ka ndodhur më parë, duhet të presim edhe një vendim, jo vetëm të GJKKO ku do të njihet me vendimin dhe avokati i saj do të ketë pretendimet, por edhe apelin dhe Gjykatën Kushtetuese (GJK). Ajo që u ngrit në fillim por nuk u mbështet, është kjo puna e pashaportës, që Berisha iu drejtua GJK. A është lëvizja liri apo jo? Kur Berisha shkoi në GJK, kjo çështje e pashaportës, nuk u gjykua në thelb, duke qenë se ishte në arrest shtëpie, ishte e pavlefshme si masë shtrënguese duke qenë në arrest shtëpie. Por nuk u shpreh në thelb. Berisha bërtiti që kjo ishte anti kushtetuese.
    Te zoti Berisha, ishte në arrest shtëpie dhe i ra pashaporta. Tani, në një logjikë të re duhet të presim GJK. Lëvizja është liria më e madhe e njeriut.
    Vijmë te masa, pezullim nga detyra. Masë që do një gjykim të Kushtetueses, sepse me këtë logjikë, mund të kesh në hetim gjysmën e qeverisë dhe i heq. Pastaj gjyqësori del mbi ekzekutivin.
    Edhe neni 242, flitet për punonjës publik, kjo është politike. Nuk dua të them, por përderisa nuk ka ndodhur, dua një interpretim Kushtetues, jo nga avokatë që flasin për aryse politike, por duhet një përgjigje Kushtetuese. Pavarësisht me pezullimin, ne duhet të presim të dyja shkallët e gjyqësorit për të pritur një vendim. Duhet të presim për largimin e saj nga detyra ose jo”, deklaroi Bregu.

  • Publikoi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës LGBTQ, shoqërohet në Polici aktivisti Andrea Bregu

    Publikoi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës LGBTQ, shoqërohet në Polici aktivisti Andrea Bregu

    Avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Andrea Bregu

    TIRANË-Aktivisti Andrea Bregu është shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë së Tiranës, pas një postimi në “Facebook” ku ai publikoi një databazë me të dhëna mbi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës së komunitetit LGBTI+. Vetë Bregu me anë të një video krah avokait Altin Goxhaj ka njoftuar se ndodhej në Komisariat pas publikimt të pagave.
    Ai pretendon se aktiviteti i këtyre organizatave synon fëmijët shqiptarë dhe shkatërrimin e familjes tradicionale. Aktivisti thekson se thirrja në polici ka për qëllim ta frikësojë dhe ta ndalojë të flasë më tej. Nga ana tjetër avokati Goxhaj shprehet se ligji në bazë të të cilit po hetohet Bregu është futur në fuqi në mënyrë të dyshimtë dhe se kallëzimi ndaj tij përbën presion për të heshtur denoncimet ndaj organizatës së LGBT.
    Ndërkohë ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI 

  • Dosja Balluku/ Sokol Bregu: Ushqim politik, nuk ka përfitim! Dervishi: Batutat në dosje…

    Dosja Balluku/ Sokol Bregu: Ushqim politik, nuk ka përfitim! Dervishi: Batutat në dosje…

    Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, dhanë detaje të dosjes “Balluku” që po publikohet pjesë-pjesë. Gazetari Bregu u shpreh se pjesë të kësaj dosjeje po bëhen ushqim politik sepse ndryshe nga dosjet e tjera të zyrtarëve, këtu nuk bëhet fjalë për përfitim.
    Biseda
    Dervishi: Nga ajo çfarë lexuam nga dosja, bëhet fjalë për tunelin e Llogarasë. Duket një praktikë, është marrë në analizë si ka shkuar nga fillimi në fund dhe akuza duket sikur Ministrja dhe njerëzit e saj, kanë bërë një tender që e kanë çuar atje ku duan ata, këtë jep dosja si panoramë. Ideja është që e kanë çuar tenderin, ta fitojë dikush që duan ata, duke skualifikuar të tjerë. Ky është thelbi i gjithë asaj dosje.Aty kishte batuta nga më të ndryshme, që i morën portalet dhe i bënë copë-copë. Akuza është shkelje e barazisë në tendera.
    Bregu: Ata mendojnë se mund të ketë favorizim. Siç e pashë unë dosjen është një chat mes ministrit dhe vartësit, një ushqim për mediat si komunikojnë ata. Një gur në dorën e opozitës, e cila shpreson në këto momente për një konflikt midis Ramës dhe Ballukut. Por a ka një konflikt mes tyre? Nuk mendoj se ka një të tillë. Siç e lexova unë dosjen, është tërheqje vëmendje e prokurorisë speciale, për të trazuar botën politike në Shqipëri. Mendoj se është ushqim politik.Të gjithë dosjet kanë në thelbin e tyre një përfitim, diçka që rrjedh. Këtu nuk ka. Në ministrat e kësaj qeverie, vetëm kjo shkon shkelje të barazisë në tendera, të tjerët janë korrupsion e me rradhë. Ky nen fillon nga zero ditë burg. Është ndryshe nga dosjet e tjera.
    Dervishi: Nuk janë këto të dhëna, ka marrë kaq apo jo. Ajo që kuptohet, i është hequr dikujt me më pak para dhe i është dhënë dikujt me më shumë.