Tag: bregdetit

  • Emërohet drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit/ ‘Dhëndri i Troplinëve’, Berisha: Dënoj vendimin

    Emërohet drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit/ ‘Dhëndri i Troplinëve’, Berisha: Dënoj vendimin

    Sot me vendim të qeverisë Xheni Beqaj është emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
    Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i PD-së Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se Rama ka emëruara dhëndrin e kartelit të Troplinëve si drejtor.
    Ai e ka dënuar me forcë vendimin që sipas tij dëshmon se droga është vendimmarrëse kryesore e Shqipërisë.
    “Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!
    Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!”, deklaron Berisha.

  • EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

    EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

    Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
    Me VKM është vendosur të emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Xheni Beqaj.
    “Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, thuhet në njoftim.

  • Ndryshime në qeveri! Emërime për Arsimin dhe Agjencinë e Bregdetit, vendime edhe për sigurinë kibernetike

    Ndryshime në qeveri! Emërime për Arsimin dhe Agjencinë e Bregdetit, vendime edhe për sigurinë kibernetike

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Këshilli i Ministrave ka dalë sot me disa vendime dhe emërime të reja në Ministritë e vendit. Mësohet se Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Në mbledhjen e sotme u vendos edhe vendos lirimi i Orjana Osmanit nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, e cila u emërua zëvendësministre e Arsimit me ndryshim portofoli.
    -Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
    -Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).
    Po ashtu u miratuan ndryshime në inventarin e pronave shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe ngritja e Ekipit të Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (CERT) pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
     • Ndryshohen përmasat e dy pronave të kaluara në administrim të Ministrisë së Bujqësisë (numrat rendorë 27 dhe 78), sipas dokumenteve të reja teknike.
    -U miratua vendimi për ngritjen e ekipit të përgjigjes ndaj emergjencave dhe krizës së Sigurisë Kibernetike.
    • Pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ngrihet dhe funksionon Ekipi i Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (në vijim, CERT), i cili është një strukturë ad hoc, rast pas rasti, përgjegjëse për trajtimin në kohë dhe me eficiencë të emergjencave dhe të krizës së sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

  • Ndryshime në qeveri/ Ja kush emërohet zv.ministër i Arsimit! Drejtimi i Agjencisë së Bregdetit i besohet…

    Ndryshime në qeveri/ Ja kush emërohet zv.ministër i Arsimit! Drejtimi i Agjencisë së Bregdetit i besohet…

    Në vendimet e fundit të qeverisë, janë bërë ndryshime në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit. 

    Sipas VKM-së, Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. 

    Ndërsa, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli. 

  • Shpëtohen 94 emigrantë në La Mansh, varka e tyre u ça pranë bregdetit francez

    Shpëtohen 94 emigrantë në La Mansh, varka e tyre u ça pranë bregdetit francez

    Roja bregdetare franceze shpëtoi 94 persona pasi varka e tyre e vogël u ça, ndërsa ata përpiqeshin të kalonin La Manshin nga Dunkirk.
    Prefektura detare franceze tha se dërgoi disa roja bregdetare dhe anije sot në mëngjes, pasi mori raportime për disa varka që transportonin emigrantë që po niseshin.
    Në orën 09:20 u njoftua se një nga varkat ishte çarë, katër milje detare larg bregdetit francez, me 94 personat që po hidheshin në ujë.

    Një numër anijesh u përfshinë në operacionin e shpëtimit, përfshirë një avion të dërguar nga Mbretëria e Bashkuar dhe anijen franceze të shpëtimit ”The Minck”. 

  • Peshkatarët turq në Egje po i afrohen bregdetit grek, Athina reagon e shqetësuar

    Peshkatarët turq në Egje po i afrohen bregdetit grek, Athina reagon e shqetësuar

    Athina po reagon ndaj pranisë në rritje të peshkatarëve turq që arrijnë në brigjet greke dhe peshkojnë me rrjeta, një metodë që është rreptësisht e ndaluar në Greqi, me një demarsh ndaj palës turke.

    Duke folur dje për OPEN, Ministri i Transportit Detar Vassilis Kikilias zbuloi se i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis të ndërhyjë diplomatikisht.

    “Unë e kuptoj dhe këmbëngul që ka një përpjekje të vazhdueshme për të rregulluar të gjitha çështjet që na shqetësojnë. Sidoqoftë, kërkohet respekt për ujërat territoriale greke”, theksoi ai.

    Të “fshehurit” në Egje

    Siç raporton Kathimerini, peshkatarët turq shfrytëzojnë boshllëqet në mbikëqyrje kur Roja Bregdetare dhe anijet e Rojës Bregdetare janë në misione të tjera – zakonisht për kontrollin ose shpëtimin e emigrantëve. Gjatë këtyre intervaleve, ata hyjnë në ujërat territoriale greke dhe “lërojnë” shtratin e detit, duke varfëruar rezervat e peshkut pa asnjë kufizim.Sapo anijet greke kthehen, peshkatarët turq lëvizin me nxitim drejt bregdetit turk, shpesh duke treguar pakënaqësi me kontrollin që u nënshtrohet.Vërehet se në Greqi, peshkimi me rrjeta peshkimi është i ndaluar nga 24 maji deri në fillim të tetorit, një periudhë kritike për mbrojtjen e burimeve peshkore. Përkundrazi, në Turqi kufizime të tilla nuk zbatohen, gjë që e përkeqëson problemin dhe krijon fërkime midis dy palëve.Duke folur dje në OPEN, Presidenti i peshkatarëve të Kalymnos e theksoi problemin, duke thënë se peshkatarët turq janë madje të armatosur dhe madje vijnë në njëqind metra nga bregdeti grek. /Protothema/

  • Rrëzohet në Vlorë parashutistja, po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares

    Rrëzohet në Vlorë parashutistja, po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares

    Një parashutiste, e cila po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares, ka pësuar një incident duke rënë në zonën e plazhit.

    Ajo ka marrë dëmtime të lehta dhe është ndihmuar fillimisht nga pushuesit dhe banorët e zonës.
    Më pas, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    Top Channel

  • Dua Lipa, nga skena e Sunny Hill tek pushimet buzë bregdetit shqiptar

    Dua Lipa, nga skena e Sunny Hill tek pushimet buzë bregdetit shqiptar

    Pas performancës spektakolare në festivalin Sunny Hill në Prishtinë javën e kaluar, superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me fansat disa momente relaksi nga bregdeti shqiptar.Në fotot e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me një set veror elegant në të bardhë, duke shkëlqyer nën diellin e gushtit dhe duke e shoqëruar postimin me përshkrimin: “Vitamin Sea”.

    Vetëm pak ditë më parë, Dua ndezi atmosferën para mijëra adhuruesve në vendlindjen e saj, ku u prit me ovacione dhe emocione të jashtëzakonshme.Edhe pse karriera e saj është në kulmin e suksesit ndërkombëtar, këngëtarja vazhdon të ruajë një lidhje të ngrohtë me vendin e origjinës – një arsye më shumë pse është kaq e dashur për shqiptarët kudo./KultPlus.com

  • Vapa “përvëluese” nxit pushuesit të dynden drejt bregdetit, radhë kilometrike automjetesh në aksin rrugor Laç–Lezhë

    Vapa “përvëluese” nxit pushuesit të dynden drejt bregdetit, radhë kilometrike automjetesh në aksin rrugor Laç–Lezhë

    Fillimi i muajit gusht ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Laç–Lezhë, një situatë e përsëritur në këtë periudhë të vitit për shkak të fluksit të lartë të pushuesve që shkojnë drejt bregdetit të Shëngjinit dhe zonave përreth.

    Ky aks është një ndër nyjet kryesore për udhëtarët që vijnë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova, çka e bën edhe më të ngarkuar gjatë sezonit turistik.

    Ka edhe nga ata shoferë që pavarësisht pritjes se gjatë në trafik, thonë se për ta nuk është problem.

    Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes, durim dhe të ndjekin udhëzimet e tyre për të shmangur vonesat dhe rreziqet e mundshme si dhe gjobat.

  • Përplasja për shezllonat në Ksamil/ Pronari i dhunuar: Bashkia dhe Agjencia e Bregdetit ping pong! Do vetëmbrohem…

    Përplasja për shezllonat në Ksamil/ Pronari i dhunuar: Bashkia dhe Agjencia e Bregdetit ping pong! Do vetëmbrohem…

    Albert Pashaj, pronari i hotelit në Ksamil i cili u dhunua dje me sende të forta tha përmes një interviste televizive tha se problematika ka nisur që në më 15 nëntor të vitit të shkuar kur kanë nisur aplikimet për ndarjen e plazheve.

    Duke vijuar Pashaj thotë se ai është kërcënuar vazhdimisht nga Agim Taraj dhe se para një muaj ai është dhunuar dhe se për këtë ngjarja është bërë një kallëzim.

    Pashaj ndër të tjera thotë se ndarjen e plazheve duhen ta bënte bashkia dhe Agjencia e Bregdetit, por që këto institucione vazhdimisht kanë luajtur ping-pong me njëri-tjetrin.

    Pasha bëri me dije se ai ka shkuar dhe tek kryebashkiaku dhe se ai i ka thënë të marrë vetëm 20 çadra ndërsa të tjerat t’i marrë Taraj.

    Pashaj: Jam i goditur në kokë, jam i çarë. Problematika nuk është se ka filluar dje. Jo vetëm dhuna fizike ndaj meje dhe familjes, por ka disa muaj. Që kur janë hapur aplikimet e plazheve në 15 nëntor, jam kërcënuar nga Agim Taraj, indirekt dhe direkt që të tërhiqem dhe të mos aplikoj. I kam thënë jo se mua ma jep ligji, kam investuar disa miliona euro nuk mund të kem hotel, njësi akomoduese kur e jep dhe ligji dhe të mos kemi shezlonge.

    Këto presione kanë vijuar vazhdimisht. Kam marrë aprovimin nga Agjencia Bregdetare, janë aprovuar 52 çadra për strukturën akomoduese se plotësoj të gjithë kushtet. Kur merr aprovimin, më kanë thënë të paraqitem në bashki, të bëj pagesën e qirasë dhe të vijë bashkia të bëjë matjet për vendosjen e çadrave. Kam shkuar atje dhe bashkia më ka thënë jo prit sot dhe jo prit nesër. Pastaj më nxori që nuk merr aq çadra sa ke marrë ti dhe subjekti tjetër Agim Taraj, që nuk ka strukturë akomoduese nuk ka fare hotel.

    I jam drejtuar Agjencisë së Bregdetit dhe i kam thënë që bashkia nuk më aprovon për këtë arsye. Ata më thonë që bashkia ka detyrë të bëjë matjet në terren. Bashkia nuk erdhi kurrë dhe luante ping pong me Agjencinë e Bregdetit. Kam vënë në dijeni Kumbaron 2-3 herë. Më 6 qershor ka ardhur Taraj dhe në sytë e 50-60 turistëve më ka dhunuar , kam bërë kallëzim dhe çështjen e ka prokuroria.  Familja, nusja bashkë me fëmijët ka shkuar për të bërë plazh, në plazhin e ashtuquajtur publik se nga momenti që bashkia nuk erdhi të më miratonte planin dhe unë nuk plotësova dokumentet që t’i dërgoja tek Agjencia Bregdetare dhe pasi merr aprovimin nga Agjencia e Bregdetit duhet të vijë bashkia.

    Unë nuk e bëra se bashkia nuk erdhi kurrë dhe u dogjën afatet. Agjencia e Bregdetit më dërgon mesazh që t’i nuk plotësove dokumentet dhe ne nuk të kualifikuam. Ky nuk ishte faji im, ishte faji i bashkisë. Më parë këtë plazh e ka shfrytëzuar Taraj. Tani kam hotelin, ndërsa Taraj ka ndërtesat në krah, disa objekte të vogla. Mua ma jep ligji, nuk kam kërkuar që Taraj të zhvendosej, por që një pjesë ta marr unë se ma jep ligji. Bashkia dhe Agjencia e Bregdetit duhet ta bënin këtë ndarje dhe nuk e kanë bërë kurrë.

    I kam dërguar disa mesazhe ministres Kumbaro, nuk më ka kthyer përgjigje. Kam takuar dhe kryebashkiakun në zyrë dhe më ka thënë merr 20 çadra dhe lërja atij tjetrit. Bashkia e Sarandës përveç se nuk më ka nisur asnjë dokument me shkrim që të më thotë për këtë arsye se pse nuk e përfitoj. Gojarisht më tha merr 20 çadra dhe lërja atij. I thashë cila është arsyeja? Më tha lërja atij. Bashkia na ka lënë në baltë. Taksën e paguajmë.

    Pashaj deklaroi se nëse drejtësia nuk bën punën e vet, ai do të vetëmbrohet.

    Pashaj: Nëse drejtësia do të bëjë punën e vet, unë ia lë drejtësisë. Nëse drejtësia nuk do ta bëjë punën e vet, atëherë unë do të vetëmbrohem se s’kam se çfarë bëj tjetër.