Tag: bregdetar

  • Flamurtari mund Bylisin, festa e dytë e vlonjatëve për këtë sezon

    Flamurtari mund Bylisin, festa e dytë e vlonjatëve për këtë sezon

    7 Nëntor 2025

    19:22

    Telesport

    Flamurtari sot ia doli të marrë një tjetër fitore në kampionatin shqiptar.
    Pas Vllaznisë, të cilën e mundi dy javë më parë, ekipi vlonjat arriti të mundë edhe Bylisin 0-1. Në stadium, por edhe në qytetin bregdetar ka nisur festa e tifozëve.
    Para kësaj ndeshjeje, Flamurtari luajti kundër Elbasanit në Vlorë, ku u mund me rezultatin 0-1. Menjëherë pas ndeshjes, shpërtheu dhuna dhe kaosi në qytetin bregdetar, mes tifozerive të dy ekipeve, ka raportuar A2.
    Policia ‘blindoi’ zonën përreth stadiumit, për të ruajtur qetësinë mes tifozerive. Tifozët e Elbasanit thyenë stolat e stadiumit të Flamurtarit dhe i hodhën ato në rrugë.

  • Ngjarjet në Vlorë/ Operacionalja dhe FNSH, aksion të befasishëm në qytetin bregdetar

    Ngjarjet në Vlorë/ Operacionalja dhe FNSH, aksion të befasishëm në qytetin bregdetar

    Foto ilustruese

    VLORE- Forcat Operacionale dhe FNSH po zhvillojnë një aksion të papritur në qytetin e Vlorës, duke reaguar ndaj ngjarjeve kriminale që kanë shqetësuar komunitetin lokal.
    Operacioni synon të godasë aktivitetet e paligjshme dhe të forcojë sigurinë në zonat kritike të qytetit bregdetar.
    Detaje të tjera mbi arrestimet dhe ndalimet pritet të bëhen publike nga Policia e Vlorës në orët në vijim./ZËRI

  • Lëvizje e papritur/ Rama bën vizitë ‘blic’ në Vlorë dhe ikën menjëherë, ja çfarë ndodhi

    Lëvizje e papritur/ Rama bën vizitë ‘blic’ në Vlorë dhe ikën menjëherë, ja çfarë ndodhi

    Kryeministri Edi Rama është larguar nga qyteti bregdetar i Vlorës, pas vizitës së paparalajmëruar që zhvilloi ditën e sotme.
    A2 CNN ka siguruar pamjet nga momenti që eskorta e kryeministrit Rama, e përbërë nga disa automjete, ka lënë qytetin e Vlorës.
    Aktualisht nuk dihet arsyeja e saktë e vizitës së tij në Vlorë, por krahas pushimit dhe kalimit të fundjavës, nuk përjashtohet që ajo të ketë lidhje me zhvillimet politike dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës.
    Kujtojmë se pak javë më parë Rama u kërkoi dorëheqjet gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, me argumentin se nuk kanë bërë sa duhet për mbarëvajtjen e punëve në qytetin bregdetar.

  • Sharm El-Sheikh: Qyteti i qetë bregdetar i Egjiptit gati të transformohet në arenë diplomatike

    Sharm El-Sheikh: Qyteti i qetë bregdetar i Egjiptit gati të transformohet në arenë diplomatike

    Sharm El-Sheikh po përgatitet për një ngjarje të jashtëzakonshme në orët e fundit para se avioni i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të ulet në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

    Qyteti i qetë bregdetar, i mësuar me turistë dhe zhytës, tani po përjeton një gjendje të rrallë gatishmërie – dhe mund ta shihni në çdo detaj.

    Do të presë udhëheqës botërorë për ceremoninë e nënshkrimit të hënën për të finalizuar një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës në Gaza.

    Autoritetet lokale po i spërkasin trotuaret me ujë, ndërsa skajet dhe muret janë lyer me bojë të re duke i dhënë një “shkëlqim të freskët”. Çdo pemë është shkurtuar, çdo tabelë është ripozicionuar.

    Flamujt e vendeve pjesëmarrëse valëviten në sheshe dhe përreth sallës së konferencave. Detajet e vogla që mund të kalonin pa u vënë re në ditët normale tani janë nën mikroskopin e autoriteteve.

    Zona përreth sallave të samitit është pjesërisht e mbyllur – ka një gjendje alarmi të shtuar sigurie në të gjitha hyrjet dhe daljet në Guvernatoratin e Sinait Jugor.

    Sharm el-Sheikh tani është më shumë sesa një qytet i qetë egjiptian në Detin e Kuq, ai do të transformohet në një qendër vendimmarrjeje, një arenë të hapur diplomatike dhe një përfaqësim të gjallë të një bote që përpiqet të rivizatojë hartën politike të Lindjes së Mesme.

  • VIDEO/ Pushues që vrapojnë e çadrat në ajër – Stuhia krijon kaos në Vlorë, shihni pamjet nga qyteti bregdetar

    VIDEO/ Pushues që vrapojnë e çadrat në ajër – Stuhia krijon kaos në Vlorë, shihni pamjet nga qyteti bregdetar

    Vlora është përfshirë gjatë ditës së sotme nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët dhe ka përkeqësuar trafikun.

    Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës. Kjo ka sjellë edhe vështirësi për transportin dhe ka përkeqësuar lëvizjen e automjeteve.

    Autoritetet lokale u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim dhe t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

  • Ndodh çudia/ Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë thirrje për proteste kundër kullës 32 kate që do të ndërtohet në mes të qytetit

    Ndodh çudia/ Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë thirrje për proteste kundër kullës 32 kate që do të ndërtohet në mes të qytetit

    ‘Saranda Tower’, një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë dhe 4 kate nëntokë – në zemër të qytetit bregdetar ka ndezur pakënaqësi jo vetëm për banorët por edhe për tk huajt që janë interesuar të blejnë një apartament në Sarandë.
    Ndërtesa 32 katëshe do të ngrihet në zemër të qytetit, duke bllokuar pamjen e qindra banorëve dhe turistëve, të cilët nuk do të shohin më detin, por vetëm hijen e godinës. Nisur nga ky fakt, ‘Sarnda Expats’ një grup emigrantësh që jetojnë në ose afër Sarandës, përfshirë ata të cilët mendojnë të zhvendosen në qytetin bregdetar, kanë bërë thirrje për protestë kundër ndërtimit të kësaj kulle. Të huajt shprehen se ndërtesat duhet të jenë deri në 4 kate dhe shprehin nevojën për pemë dhe rtugë të gjera në qytetin bregdetar.
    “Nuk e di nëse keni lexuar lajmet, por pritet të ndërtohet një ndërtesë shumë e madhe në qendër të Sarandës. Një ndërtese me 32 kate! Kush do të ishte i interesuar të marrë pjesë në një protestë dhe të mos lejojë më ndërtimin e ndërtesave të mëdha në Sarandë? Të paktën deri në 4 kate! Ne kemi nevojë urgjente për pemë, rrugë të gjera dhe parkingje në vend!, -shprehen të huajt në postim.

    Kush qëndron pas kullës 32-katëshe
    Vendimi për lejen iu dha në maj 2025, kompanisë “G&P” sh.p.k. Vendimi thotë se është një “kompleks banimi dhe shërbimesh me 9 dhe 32 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, i vendosur në Bashkinë e Sarandës”. Pas saj qëndron një emër i njohur për publikun dhe për prokuroritë: Shefki Karamuça, ish-kryetar i Bashkisë së Vorës dhe figurë e vjetër politike e LSI-së.

  • “Përbindëshi” 32 katësh që do të ndërtohet në Sarandë, nxit protesta nga emigrantët

    “Përbindëshi” 32 katësh që do të ndërtohet në Sarandë, nxit protesta nga emigrantët

    Foto ilustruese

    SARANdË- ‘Saranda Tower’, një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë dhe 4 kate nëntokë – në zemër të qytetit bregdetar ka ndezur pakënaqësi jo vetëm për banorët por edhe për të huajt që janë interesuar të blejnë një apartament në Sarandë. Ndërtesa 32 katëshe do të ngrihet në zemër të qytetit, duke bllokuar pamjen e qindra banorëve dhe turistëve, të cilët nuk do të shohin më detin, por vetëm hijen e godinës. Ndërkohë, një grup emigrantësh që jetojnë apo mendojnë të zhvendosen në qytetin bregdetar kanë bërë thirrje për protestë kundër ndërtimit të kësaj kulle. Por, kush qëndron pas këtij  projekti? Bëhet fjalë për një emër të njohur, Shefi Karamuça, ish-kryetar i Bashkisë Vlorë dhe figurë e vjetër politike e LSI-së. Ky i fundit, ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit, ndërsa në gusht të 2020 u vetshapll sërish kryetar bashkie. Menjëherë pas marrjes së postin, nisi të ndërtojë objekte pa leje pranë bashkisë./ZËRI

  • E pazakontë/ Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë thirrje për proteste kundër “përbindëshit” 32 katësh që do të ndërtohet

    E pazakontë/ Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë thirrje për proteste kundër “përbindëshit” 32 katësh që do të ndërtohet

    pamje nga projekti

    SARANDË-‘Saranda Tower’, një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë dhe 4 kate nëntokë – në zemër të qytetit bregdetar ka ndezur pakënaqësi jo vetëm për banorët por edhe për tk huajt që janë interesuar të blejnë një apartament në Sarandë.
    Ndërtesa 32 katëshe do të ngrihet në zemër të qytetit, duke bllokuar pamjen e qindra banorëve dhe turistëve, të cilët nuk do të shohin më detin, por vetëm hijen e godinës. Nisur nga ky fakt, ‘Sarnda Expats’ një grup emigrantësh që jetojnë në ose afër Sarandës, përfshirë ata të cilët mendojnë të zhvendosen në qytetin bregdetar, kanë bërë thirrje për protestë kundër ndërtimit të kësaj kulle. Të huajt shprehen se ndërtesat duhet të jenë deri në 4 kate dhe shprehin nevojën për pemë dhe rtugë të gjera në qytetin bregdetar.
    “Nuk e di nëse keni lexuar lajmet, por pritet të ndërtohet një ndërtesë shumë e madhe në qendër të Sarandës. Një ndërtese me 32 kate! Kush do të ishte i interesuar të marrë pjesë në një protestë dhe të mos lejojë më ndërtimin e ndërtesave të mëdha në Sarandë? Të paktën deri në 4 kate! Ne kemi nevojë urgjente për pemë, rrugë të gjera dhe parkingje në vend!, -shprehen të huajt në postim.

    POSTIMI

    Kush qëndron pas kullës 32-katëshe
    Vendimi për lejen iu dha në maj 2025, kompanisë “G&P” sh.p.k. Pas saj qëndron një emër i njohur për publikun dhe për prokuroritë: Shefki Karamuça, ish-kryetar i Bashkisë së Vorës dhe figurë e vjetër politike e LSI-së.

    Karamuça ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës në vitet 1999-2003 dhe më vonë është rikthyer sërish në pushtet. Në vitin 2015 ai shfaqet përsëri si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Befasisht më 25 Gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Vorë, Laureta Omeri, Karamuça merr postin e nënkryetarit.
    Pas disa ditësh jep dorëheqjen edhe Hekuran Brahimaj dhe Karamuça vetëshpallet kryetar bashkie pa kaluar në Këshillin Bashkiak. Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë, objekte këto pa leje.

    hjkklllpng

    whatsapp image 2025 08 05 at 105148 am 1

  • Koreja e Veriut ndalon të huajt në resortin bregdetar vetëm disa javë pas hapjes

    Koreja e Veriut ndalon të huajt në resortin bregdetar vetëm disa javë pas hapjes

    Koreja e Veriut ka njoftuar se resorti i saj i ri bregdetar në qytetin Wonsan nuk do të lejojë përkohësisht turistë të huaj, ndonëse ai ishte promovuar gjerësisht si një destinacion ndërkombëtar.

    Zona Turistike Bregdetare Wonsan Kalma, e hapur më 1 korrik, është një nga projektet kryesore të udhëheqësit Kim Jong Un për zhvillimin e turizmit në vendin e izoluar.

    Në faqen zyrtare të turizmit të Koresë së Veriut është shfaqur një njoftim që ndalon vizitat e të huajve, pa dhënë shpjegime të detajuara. Ky vendim vjen pavarësisht faktit se javën e kaluar, turistët e parë rusë mbërritën në resort, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi një takim me Kim Jong Un në të njëjtin qytet.

    Lavrov përshëndeti zhvillimin e kompleksit si një “atraksion të mirë turistik” dhe u shpreh optimist për popullaritetin e tij mes qytetarëve rusë. Po ashtu, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë paralajmëruar hapjen e fluturimeve direkte Moskë–Phenian deri në fund të këtij muaji, shkruan A2 CNN.

    Resorti mbulon rreth 4 km të vijës bregdetare dhe përfshin hotele, restorante, qendra tregtare dhe një park ujor, me një kapacitet për 20,000 persona, sipas mediave shtetërore. Megjithatë, ndërtimi i tij ka qenë i shoqëruar nga akuza për shfrytëzim të fuqisë punëtore, ku punëtorët pretendohet se kanë punuar në kushte të vështira dhe me pak shpërblim.

    Pavarësisht ndalimit të përkohshëm, ambasadorët rusë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së resortit më 24 qershor, bashkë me Kim Jong Un dhe familjen e tij. Mbetet e paqartë nëse ky ndalim është për arsye politike, sigurie apo të tjera ende të panjohura. 

  • E rëndë/ Gjendet e pajetë një grua brenda banesës së saj, ja çfarë dyshohet (Emri)

    E rëndë/ Gjendet e pajetë një grua brenda banesës së saj, ja çfarë dyshohet (Emri)

    Një shtetase amerikane me banim në Sarandë është gjetur e pajetë paraditen e sotme në apartamentin e saj në qytetin bregdetar.
    Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, e cila prej disa vitesh kishte zgjedhur të jetonte në qytetin bregdetar pasi kishte blerë një banesë aty.