Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar emërimin e Edi Martinit si trajnerin e ri të ekipit, pas largimit të Thomas Brdaric. Vendimi vjen pas humbjes së kuqebluve në finalen e titullit ndaj Egnatias, e cila solli shkarkimin e teknik german.
Në njoftimin e bërë publik nga klubi shkodran, konfirmohet se kontrata me Martinin është për një sezon, ndërsa synimet janë rikthimi i ekipit në nivelet më të larta të konkurrencës.
Edi Martini është një emër i njohur në stolin e Vllaznisë, pasi ka drejtuar edhe më parë skuadrën dhe gëzon mbështetje të gjerë mes tifozëve për lidhjen e tij të fortë me qytetin dhe klubin.
Tag: brdariç
-

Largimi i teknikut Thomas Brdaric, Vllaznia prezanton trajnerin e ri
-

Vllaznia mendon për pasuesin e Brdaric, del në skenë një emër i njohur
Vllaznia ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Brdaric, pas zhgënjimit në finalen e “Final Four”. Shkodranët nuk duan të humbasin kohë dhe kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e pasuesit.
Sipas Panorama Sport, ka dalë në skenë emri i Edi Martinit. Tekniku i njohur pëlqehet në Shkodër dhe shihet si njeriu i duhur për të rikthyer Vllazninë në majë.
Kujtojmë që nëse gjithccka finalizohet me sukses, bëhet fjalë për një rikthim, pasi Edi Martini ka udhëhequr skuadrën në sezonin 2009-2010. -

Formacionet zyrtare të finales, Brdariç dhe Tetova hedhin në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm
Sonte do vendoset ekipi kampion për këtë sezon në Abissnet Superiore, ku titulli do luhet mes Vllaznisë dhe Egnatias. Shkodranët kanë shansin e artë të fitojnë titullin pas 24 vitesh, ndërsa rrogozhinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë atë për herë të dytë në historinë e tyre.
Përveç titullit, sonte luhet edhe për shifrën e majme për kampionatin tonë, plot 1 milionë euro, një shifër në të cilën përfshihet shpërblimi nga FSHF për kampionen si dhe bonsuet që jepen nga UEFA, pasi ekipi që fiton titullin sot do marrë pjesë ne paraeliminatoret e Champions League. Sigurisht që shifra 1 milion euro mund të bëhet më e madhe në rast suksesi në turet në Europë.
Përsa i përket formacioneve zyrtare Brdariç dhe Tetova kanë hedhur në fushë formacionet e tyra më të mira të mundshme.
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Repaj, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj.
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Fernando, Lushkja, Bakajoko. -

Brdariç: Vllaznia pret me padurim finalen, duam tifozë në krah…
Nesër finalja e ‘Final Four’ në ‘Arena Kombëtare’. Për titullin kampion të sezonit 2024/25, edicioni i 86-të; Vllaznia- Egnatia me fillim orën 20:00. Në konferencën për shtyp trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç tha se Vllaznia e tij e mbështetur nga tifozët janë gati për të fituar kampionatin e 10-të pas 24 vitesh pritje.
Brdariç:
Finalja…
“Kemi mbërritur në momentin më vendimtar të sezonit dhe gjatë këtyre ditëve jemi munduar të përgatitemi intesivisht. Skuadra është stërvitur rregullisht dhe shikoj tek gjithsecili besim e plotë se jemi gati për të dhuruar gjithcka në fushën e lojës. Jemi munduar t’i marim vetes maksimumin për tu shprehur sa më mirë në finalen e madhe të sezonit. Vllaznia ka merituar të jetë këtu dhe tashmë është detyrë e të gjithëve për të lumturuar një qytet që pret me padurim të shpërthej në festë”.
Egnatia?
“E kemi studiuar Egnatian, një rival që jemi ndeshur katër herë këtë sezon. Janë një skuadër me cilësi, fituesit në fuqi të kampionatit dhe natyrisht kanë vlersimin tonë maksimal. Ne jemi munduar ti studiojmë për të marrë masat e duhura në një përballje ku gabimet kushtojnë. Ne jemi koshient për vështirësitë që rezervon një finale por unë kam besim tek skuadra ime pasi besoj se kemi të gjithë potencialin për të qenë fitues”.
Mungesat?
Në finale nuk do të kemi në dispozicion mesfushorin Ardit Deliu dhe portierin Kristi Qarri, të cilët janë të dëmtuar. Në një finale na duhet ndihma e gjithkujt dhe natyrisht gjej rastin të ftoj çdo tifoz që të vij në stadium dhe të mbështesë Vllazninë. Jam i bindur se duke ecur bashkë jemi më të fortë drejtë qëllimit për të rikthyer në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh pritje”.
Vazhdo leximin
-

Brdariç: Ndaj Dinamos shkojmë vetëm për fitore
Vllaznia kërkon finalen e Kupës së Shqipërisë por për të tentuar trofeun e nëntë në histori në këtë kompeticion, duhet të kalojë Dinamo Sitin nesër në Elbasan (19:00) me të cilin barazoi në Shkodër 0-0. Para takimit trajneri Tomas Brdariç i shoqëruar nga kapiteni Bekim Balaj u shfaq optimist.
Brdariç:
“Është koha të kapim për çfarë kemi punuar gjatë gjithë sezonit, kemi një vazhdimësi të mirë, përballja me Dinamon do të jetë në maksimum. Ndeshja e para përfundoi 0-0 në shtëpinë tonë, të jemi sa më të fokusuar, çdo kush ka detyrat e tij, po ashtu edhe udhëzimet tona, shpresojmë që të jetë një ditë e mirë nesër për Vllazninë dhe tifozët tanë.
Qëllimi ynë është të mbajmë këtë grup, janë armët tona dhe ti përdorim në avantazhin tona. Deri nesër kemi edhe një stërvitje për tu përgatitur për në orën 19:00, të punojmë për hapin e radhës. U mësuam të luajmë në fushën e Elbasanit, një fushë e mirë dhe shkojmë vetëm për fitore. Po punojmë fort që ta mbyllim ndeshjen për 90 minuta, edhe nëse shkojmë më tepër të jemi të përgatitur, e dimë si do të luajmë në këto ndeshje, të kenë dëshirën. Është një ndeshje speciale dhe për këtë duhet të bëjmë gjithçka. Stojanoviç dhe Repaj kanë treguar që mund të luajnë mirë bashkë, por Melos është i gatshëm për të luajtur, kimia është më e rëndësishme mes lojtarëve, prandaj kam mjaft konfidencë për ndeshjen e nesërme, të luajmë një nivel të lartë dhe shkojmë për fitore.
E dimë sa të rëndësishëm janë tifozët për ne, arrijmë diçka speciale nëse jemi të gjithë bashkë, i falenderoj shumë për mbështetjen. Gjëja më e rëndësishme është që tju japim konfidenca lojtarëve. Të shkojmë me dëshirën për të fituar, e kemi merituar këtë, të kalojmë limitet pasi do të jetë një ndeshje e luftuar dhe skuadër e fortë. Për këto momente jetojmë. Këtë sezon jemi takuar disa herë, kur ndeshemi bashkë, Daja është një trajner me eksperiencë, është ndeshje e luftuar për të dy. Tifozët kanë mundësi për të ëndërruar, ne punojmë për ëndrrën e tyre dhe tonën bashkë”
Vazhdo leximin