Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) është ende në kërkim të trajnerit të ri, pas shkarkimit të Dorival Junior, pas humbjes 4-1 ndaj Argjentinës. Mes emrave të përmendur për pankinën e “Seleçaos” spikat ai i Pep Guardiolës.
Ishte Ronaldo, ai që e riktheu në vëmendje kandidaturën e trajnerit të Manchester City, duke shprehur shqetësim për vonesat në vendimmarrjen e federates për këtë çështje.
“Kjo duhet të bëhet shumë më shpejt nga sa po vepron CBF”, – deklaroi “Fenomeni” në një intervistë për “TV Band”.
Ronaldo, i cili kishte menduar të kandidonte për president të CBF, e kishte identifikuar Guardiolën si trajnerin ideal të Brazilit, por tani kufizohet vetëm në sugjerimin e disa profileve të mundshme.
Përveç trajnerit katalanas, Ronaldo përmendi edhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira si alternativa të nivelit të lartë. Nëse asnjë nga këto opsione nuk realizohet, ish-sulmuesi propozoi Renato Gaúcho si zgjidhje emergjente: “Ai mund ta menaxhojë grupin shumë lehtë dhe të ketë ndikim të menjëhershëm deri në Kupën e Botës 2026”.
Megjithatë, CBF nuk duket se e ka me nxitim. Vendimi për trajnerin e ardhshëm pritet të merret vetëm pas Kupës së Botës për Klube, në qershor.
Tag: brazilit
-

Cili do të jetë trajneri i ri i Brazilit? Ronaldo shtyn për këtë emër: Duhet vendosur shpejt
-

Nga kombëtarja e Brazilit te Juventusi dhe jeta e tij italiane, Bremer rrëfehet për shumëçka
Gleison Bremer, gjatë episodit të dytë të podcast-it të tij “Bremer Inside”, ka folur rreth vendlindjes: “Më mungon ajo liri, pak edhe plazhet, natyra vetë. Kur rritesh, fillon të kuptosh futbollin dhe të jesh kompetitiv, kombëtarja e Brazilit është objektivi kryesor.
Të jesh i thirrur në kombëtare është nder, krenari, edhe për mua nuk ka qenë ndryshe. Në thirrjen e parë isha në shtëpi me familjen, e prisja dhe ishte një moment i lumtur. Mendoja me vete: A do ta kem këtë thirrje edhe pastaj, kur të vijë Kupa e Botës? Dhe kështu ndodhi”.
Për Italinë, shtëpinë e tij të dytë: “Jam gjithashtu një piemontes, një qytetar i Torinos, shumë shpejt do të më japin ‘çelësat’ e qytetit. Italia është në përgjithësi shumë e qetë, plazhet janë të bukura, më pëlqen shumë të shkoj në Sardenjë me gruan time. E vlerësoj stilin elegant të italianëve, është vërtet bukur.
Viti im i parë në Itali ka qenë i vështirë sepse, përveç të gjitha pengesave normale të adaptimit, nuk luaja dhe nuk shkonte mirë as brenda e as jashtë fushës. Por besoj se gjithçka ka një qëllim dhe një arsye, ndaj ia ka vlejtur. Sa herë kthej kokën pas shoh nga ia kam nisur dhe çfarë kam dashur të bëj për të qenë aty ku jam sot”.
Për aventurën e tij te Juventusi: “Momentet më të bukura ishin vitin e kaluar, kur fituam Kupën e Italisë. Doja të vazhdoja dhe të përpiqesha të fitoja kampionatin, pra diçka edhe më të madhe, por kjo është një histori që ende nuk e kam shkruar këtu te Juventusi. Fatkeqësisht u lëndova, por do të kthehem më i fortë dhe do të sjellim shumë gëzim për tifozët, do të fitojmë tituj të mëdhenj”. -

Portieri argjentinas tallet me brazilianët pas golit të katërt, trajneri i këkron të ndalojë xhonglimet në zonë
Argjentina është treguar e pamëshirshme ndaj brazilit duke i mposhtur 4-1. Edhe pse “çelestët” e kishin siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës, ata sërish dhanë maksimumin për të shkatërruar kundërshtarin e tyre historik, Brazilin.
Pas golit të katër, portieri i Argjentinës Emiliano Martinez provokoi rëndë brazilianët duke nisur xhonglimet me top brenda zonës. Çka solli menjëherë reagimin e trajnerit të tij.
Scaloni i ka bërë thirrje nga bankina Matinezit që të ndalonte menjëherë xhonglimet dhe të vijonte të luante normalisht.Duhet theksuar se ndeshja përballë Argjentinës ka qenë një nga më të dobëtat e Brazilit që prej humbjes së turpshme që pësoi në Kupën e Botës 2014-të, ku u mund 7-1 nga Gjermania.
-

Humbi me Argjentinën, Brazili i kthehet pistës Ançeloti
Pak orë pas humbjes së Brazilit me Argjentinën (4-1) Federata e Futbollit brazilian ka nxjerrë disa fjalë kurioze për stolin e Seleçaos.
Sipas asaj që u zbulua nga Globo Esporte, kanë rifilluar kontaktet me Karlo Ançelotin për ta bërë atë komisionerin e ri teknik brazilian për Kupën e Botës 2026.
Përgjigja e Ançelotit.
Presidenti i CBF Ednaldo Rodrigues po shqyrton se si të trajtojë largimin e Dorival Zhunior. Pakënaqësia e drejtuesve me punën e trajnerit aktual të Brazilit ka ekzistuar edhe para ndeshjeve kundër Kolumbisë dhe Argjentinës, të konsideruara vendimtare.
Disponueshmëria në kontaktet e para me Anëelotin, nga ana tjetër, u shoqërua me një mesazh të trajnerit italian: çdo përparim në negociata varet nga Botërori i Klubeve me Real Madridin.
Vazhdo leximin
-

Ancelotti në stolin e Brazilit nuk ishte vetëm fantazi…; Ronaldo zbulon si qëndron e vërteta
E ardhmja e Carlo Ancelottit te Real Madridi është e lidhur me fitimin e një titulli këtë sezon. Pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontratën e tij, kërkesat e larta të klubit më të miri në botë e bëjnë këtë situatë realitet.
Fitimi i La Liga-s ose i Champions League do të siguronte vazhdimin e tij si trajner i ekipit të barsdhë. Megjithatë, nuk përjashtohet që Ancelotti mund të zgjedhë vetë ta përfundojë ciklin e tij te merenguesit. Mundësia për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit mbetet ende në tavolinë.
Interesi i përsëritur i Brazilit për Ancelottin sipas “El Chiringuito” vazhdon të jetë i pandryshuar. Pesë herë kampionët e botës u përpoqën ta kontratonin dy vite më parë si pasues të trajnerit Tite, madje besonin se marrëveshja ishte afër. Megjithatë, ata kuptuan që, nëse Real Madridi do t’i ofronte rinovim kontrate, Ancelotti do të preferonte të qëndronte te klubi i bardhë. Gjë që ndodhi, në fakt.
Tashmë mbi këtë çështje ka folur Ronaldo Nazario në “Charla Podcast”, duke zbuluar detaje të reja rreth mundësisë që italiani të kalonte në stolin e Brazilit. “Nëse Real Madridi do ta kishte lënë Ancelottin, ai do të kishte shkuar në Brazil, – komentoi “Fenomeni”. – Nuk ishte vetëm një fantazi, sepse kam ndihmuar vetë në këtë projekt.
Nëse ai nuk do të kishte fituar asgjë, Real Madridi do ta kishte shkarkuar dhe ‘Carletto’ do të kishte shkuar të trajnonte Brazilin, por në fakt fitoi Ligën e Kampionëve dhe qëndroi për një vit tjetër. Atëherë nuk u lirua dot, Real Madridi nuk e lejoi të largohej”.
Florentino Pérez vendosi të vazhdojë me Carlo Ancelottin si trajner të Real Madridit, duke çuar në refuzim të ofertës braziliane.