Tag: brazilit

  • Ancelotti debuton në “Maracana”, i rikthen buzëqeshjen dhe fitoret bindëse Brazilit (video)

    Ancelotti debuton në “Maracana”, i rikthen buzëqeshjen dhe fitoret bindëse Brazilit (video)

    5 Shtator 2025

    8:11

    Alfred Lleshi

    Carlo Ancelotti debutoi në “Maracanã” me një plan të qartë: 4 sulmues, topi lëviz shpejt, dominim i ndeshjes me cilësi. Dhe funksionoi. Estevão shënoi golin e parë me “Canarinha” dhe trajneri italian u pa i qeshur, Brazili i tij po fillon të marrë formë. Kundër një Kili të pafuqishëm, “Selecao” luajti vertikalisht, me shumë topa në krahë.
    Martinelli dhe Estevão kërkonin diagonale të pamundura, ndërsa Raphinha, me fanellën nr.10, shpërndante lojën. Brazilit iu anuluan dy gola të shpejtë, por dominimi ishte i plotë. Goli erdhi nga një shpërthim individual; Raphinha tentoi portën, portieri grushtoi dhe Estevão realizoi me goditje akrobatike.
    Pjesa e parë solli polemika me VAR-in, ndërsa e dyta ndryshoi ritëm vetëm pas hyrjes së Luiz Henrique, i cili krijoi dy gola; Paquetá dhe Bruno Guimarães vulosën 3-0. Me Brazilin tashmë të kualifikuar dhe Kilin jashtë garës, ndeshja vlejti më shumë për Ancelottin, që ende kërkon ekuilibrin perfekt, por në “Maracanã” u pa një ekip që rikthen optimizmin.

  • Polemika/ Ançeloti e lë jashtë Brazilit, Nejmar merr dhuratë 1 miliard dollarë

    Polemika/ Ançeloti e lë jashtë Brazilit, Nejmar merr dhuratë 1 miliard dollarë

    Së bashku me deklaratën zyrtare nga Federata Braziliane e Futbollit që liston lojtarët e thirrur nga Karlo Ançeloti, trajneri i ri i Brazilit, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë, ishin disa komente nga vetë trajneri italian në lidhje me lënien jashtë të Nejmar.

    “Askush nuk mund të debatojë me talentin e Neymar, por mbi të gjitha, ne po vlerësojmë gjendjen fizike të tij dhe të të tjerëve. Ka konkurrencë të madhe; kemi të paktën 70 lojtarë që mund të aspirojnë për Seleção”, tha ish-lojtari i Real Madridit.

    Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së u përgjigj shpejt. “Unë besoj se fakti që u lashë jashtë ishte zgjedhje e trajnerit”, shpjegoi ai pas barazimit midis Santos dhe Fluminense. “Nuk ka të bëjë fare me gjendjen time fizike. Megjithatë, unë pranoj mendimin e trajnerit.”

    E vërtetë?

    Një biznesmen i lë Nejmarit 1 miliard dollarë në testamentin e tij. Administratori e justifikoi identifikimin e tij me atletin dhe vendosi t’ia jepte trashëgiminë lojtarit.

    Vazhdo leximin

  • Pse Ancelotti nuk po merr asnjë lojtar madrilen në kombëtaren e Brazilit?

    Pse Ancelotti nuk po merr asnjë lojtar madrilen në kombëtaren e Brazilit?

    24 Gusht 2025

    10:35

    Telesport

    Carlo Ancelotti nuk pritet të përfshijë asnjë nga lojtarët e Real Madridit në listën e radhës për kombëtaren e Brazilit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
    Bëhet fjalë për listën e Selecaos në shtator, ku Don Carlo ka vendosur të mos luajë me ish-lojtarët që drejtonte në Madrid.
    Sipas TNT Sports Brasil, vendimi i ish-trajnerit të Real Madridit ka të bëjë me faktin se Los Blancos kanë kaluar një kalendar super të ngjeshur dhe janë ende jo në formën e duhur fizike.
    Kështu, ai i ka lënë pushim lojtarët si Vinicius Junior, Militao, Endrick dhe Rodrygo.

  • Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, paraqet mbrojtjen përfundimtare në gjyqin për grusht shteti

    Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, paraqet mbrojtjen përfundimtare në gjyqin për grusht shteti

    Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, dhe të pandehurit e tjerë paraqitën të mërkurën argumentet e tyre përfundimtare në Gjykatën Supreme, duke mohuar akuzat për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022 ndaj Presidentit aktual, Luiz Inácio Lula da Silva. Avokatët e Bolsonaros argumentuan se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme që të vërtetonin veprime kundër institucioneve demokratike të vendit, duke theksuar se tranzicioni presidencial u lejua të zhvillohej normalisht.

    “Këto janë prova që eliminojnë premisat më thelbësore të akuzës”, deklaruan mbrojtësit e tij.

    Një panel prej pesë gjyqtarësh do të vendosë tani nëse Bolsonaro dhe aleatët e tij janë fajtorë. Në rast dënimi për grusht shteti, ish-presidenti mund të përballet me deri në 12 vjet burg, dhe me akuza të tjera, dënimi mund të shkojë për dekada. Bolsonaro mund të apelojë vendimin në Gjykatën Supreme të plotë, edhe nëse gjykata e lartë e dënon.

    Gjykata zgjedhore e lartë e Brazilit ia ka ndaluar tashmë Bolsonaros kandidimin për poste deri në vitin 2030, duke e cilësuar si keqpërdorim të autoritetit për të minuar besimin në sistemin zgjedhor. Ai ndodhet në arrest shtëpiak që nga 5 gushti, megjithëse javën e kaluar gjyqtari Alexandre de Moraes lehtësoi kufizimet duke lejuar vizita familjare të pakufizuara.

    Rasti ka tronditur Brazilin, ndërkohë që vendi po përballet me një mosmarrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara. Bolsonaro ka marrë mbështetje nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili e ka quajtur ndjekjen penale një “gjueti shtrigash”.

    Prokurori i Përgjithshëm Paulo Gonet paraqiti argumentet e tij përfundimtare në korrik, duke cituar shënime të shkruara me dorë, skedarë dixhitalë, mesazhe dhe spreadsheet-e që dyshohet se detajojnë komplotin kundër institucioneve demokratike të Brazilit.

  • Presidenti i Brazilit sulmon Trump: Në vendin tim do të përballej me drejtësinë për trazirat e 6 janarit

    Presidenti i Brazilit sulmon Trump: Në vendin tim do të përballej me drejtësinë për trazirat e 6 janarit

    Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, i është kundërpërgjigjur fushatës së ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj gjyqësorit brazilian, duke theksuar se nëse sulmet e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së do të kishin ndodhur në Brazil, vetë Trump do të ishte përballur me drejtësinë.

    Këto deklarata vijnë në mes të tensioneve në rritje mes dy vendeve, pas vendimit të administratës Trump për të vendosur tarifa deri në 50% mbi importet braziliane, si dhe për sanksionimin e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të Brazilit. Ekspertët e diplomacisë e kanë cilësuar këtë si përçarjen më të madhe në marrëdhëniet SHBA–Brazil në dekadat e fundit.
    Tarifat dhe sanksionet janë interpretuar si një përpjekje për të ndihmuar aleatin e Trump, ish-presidentin Jair Bolsonaro, i cili është nën hetim për përfshirjen në një përpjekje të dyshuar për grusht shteti pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022. Ai përballet me një dënim potencial deri në 40 vite burg, në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme të Brazilit.
    Në një aktivitet në kryeqytetin Brasília, Lula deklaroi: “Ajo që po bëjmë është diçka që ndodh vetëm në vendet demokratike – gjykojmë njerëzit bazuar në prova, deklarata të dëshmitarëve dhe me prezumim të plotë të pafajësisë. Kjo është demokraci në nivelin më të lartë.”
    Ai shtoi më tej: “I kam thënë Presidentit Trump, nëse ajo që ndodhi në Kapitol do të kishte ndodhur në Brazil, ai do të ishte gjykuar edhe këtu.”
    Lula hodhi poshtë akuzat e administratës Trump për shkelje të të drejtave të njeriut në Brazil, duke e cilësuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
    “Nuk ka arsye për të goditur Brazilin me tarifa, dhe nuk do të pranojmë të na thuhet se nuk respektojmë të drejtat e njeriut,” tha ai.
    Presidenti brazilian denoncoi gjithashtu përpjekjet e SHBA-së për të ushtruar presion mbi pesë gjyqtarët që do të vendosin për fatin e Bolsonaros dhe shtatë bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar. Sipas Lulës, këto përpjekje synojnë të ndërhyjnë në një proces ligjor që është transparent dhe në përputhje me parimet demokratike.
    Duke iu referuar situatës së trazirave në të dy vendet, Lula kujtoi se ndërsa Trump fali rreth 1,500 pjesëmarrës në sulmin ndaj Kapitolit, në Brazil, 141 persona janë dënuar për rolin e tyre në protestat dhe trazirat e 8 janarit 2023, të cilat dyshohet se ishin pjesë e komplotit për grusht shteti të organizuar nga Bolsonaro.
    “Nuk duhet të kemi frikë sa herë që vjen një krizë. Krizat ekzistojnë që ne të krijojmë gjëra të reja. Njerëzimi ka arritur më të mirën pikërisht në kohë krizash,” përfundoi Lula.

    Top Channel

  • Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për ish-presidentin e Brazilit!

    Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për ish-presidentin e Brazilit!

    Jair Bolsonaro

    BRAZIL-Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar vendosjen në “arrest shtëpie” të ish-presidentit të djathtë Jair Bolsonaro. Ai është duke u gjykuar për akuza mbi organizimin e një grushti shteti, të cilat ai i mohon.
    Vendimi është marrë nga gjyqtari Alexandre de Moraes, i cili është përgjegjës për hetimet ndaj Bolsonaros. Sipas tij, masa u mor për shkak se ish-presidenti nuk kishte respektuar urdhrat kufizues që i ishin vendosur muajin e kaluar.
    Në 18 korrik Policia në Brazil bastisi shtëpinë dhe selinë e ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, teksa urdhëruan që të mbajë një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës, duke i ndaluar atij të fliste me zyrtarë të huaj ose t’u afrohej ambasadave dhe duke i ndaluar atij të përdorte mediat sociale. 

    Policia federale akuzoi gjithashtu Bolsonaron dhe djalin e tij, Eduardon, për komplot me qeverinë amerikane për të vendosur sanksione kundër zyrtarëve brazilianë, sipas dokumenteve të gjykatës./ZËRI

  • Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët amerikanë të falsifikuar

    Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët amerikanë të falsifikuar

    Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës amerikane
    Vendi përballet me një nga normat më të larta, 50% për shumë eksporte.
    Qeveria e Brazilit ka bërë me dije se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të përballen me tarifat prej 50% që ka vendosur Trump.
    Disa produkte si lëngu i portokallit dhe disa vajra, të cilat tashmë i nënshtrohen tarifave sektoriale, janë të përjashtuara. Por disa nga eksportet më të mëdha të Brazilit, si mishi i viçit dhe kafeja, do të vazhdojnë të preken. Brazili është eksportuesi më i madh i kafesë dhe SHBA-të marrin rreth një të tretën e kafesë së tyre, analizon BBC.
    Ministri i Financave i Brazilit, Fernando Haddad, u tha gazetarëve se qeveria po finalizon shifrat, duke përfshirë shumat e nevojshme për të ndihmuar kompanitë e prekura, por se shpenzimet do të jenë në përputhje me rregullat fiskale lokale.
    Ky është një tjetër shenjë se Brazili nuk po i nënshtrohet presionit që Trump po përpiqet të ushtrojë – i cili është politik, jo ekonomik.
    SHBA-të i shesin më shumë Brazilit sesa blejnë, por Trump i ka paraqitur këto tarifa si hakmarrje për gjyqin e aleatit të tij – ish-presidentit brazilian të krahut të djathtë Jair Bolsonaro. Bolsonaro përballet me akuza për planifikimin e një grushti shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit, të cilat ai i mohon.
    Këto tarifa dhe masa të tjera ishin hartuar për të ushtruar presion mbi autoritetet braziliane, por kjo nuk duket se po funksionon. Presidenti i Brazilit ka këmbëngulur që gjyqësori është i pavarur, se Brazili nuk do të frikësohet dhe ka kërkuar negociata.
    Nuk ka asnjë shenjë përparimi në këtë drejtim tani për tani. Në vend të kësaj, duket se qeveria e Brazilit planifikon të përpiqet të mbështesë vetë bizneset ndërkohë.

  • “SHBA sanksionon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë në Brazil për abuzim me të drejtat e njeriut”

    “SHBA sanksionon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë në Brazil për abuzim me të drejtat e njeriut”

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
    Lajmi është bërë i ditur nga senatori amerikan Marco Rubio, i cili njoftoi se sanksionet janë vendosur në kuadër të programit të Global Magnitsky, që parashikon ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion apo abuzime me të drejtat e njeriut.
    “.@POTUS dhe @USTreasury kanë sanksionuar gjyqtarin Alexandre de Moraes për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut. Le të shërbejë kjo si paralajmërim për ata që shkelin të drejtat themelore të bashkëqytetarëve të tyre, rrobat gjyqësore nuk të mbrojnë nga drejtësia”, shkroi Rubio në platformën X (ish-Twitter).
    De Moraes është një prej figurave më të përfolura në sistemin gjyqësor të Brazilit, i kritikuar shpesh për vendime që janë cilësuar si të njëanshme dhe represive ndaj opozitës dhe mediave.
    Kjo lëvizje e administratës amerikane pritet të shkaktojë jehonë të gjerë diplomatike dhe të thellojë tensionet mes Uashingtonit dhe Brazilit në fushën e të drejtave të njeriut dhe pavarësisë së gjyqësorit.

  • Trump vendos tarifa prej 50% ndaj Brazilit, duke përmendur gjyqin e aleatit Bolsonaro

    Trump vendos tarifa prej 50% ndaj Brazilit, duke përmendur gjyqin e aleatit Bolsonaro

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që zbaton një tarifë shtesë prej 40% për produktet braziliane, duke e çuar totalin e tarifave tregtare në 50%.

    Trump e përmbushi një kërcënim ndaj ekonomisë më të madhe të Amerikës Latine, duke e ndëshkuar atë që ai e ka quajtur një “gjueti shtrigash” kundër aleatit të tij të ekstremit të djathtë, ish-presidentit Jair Bolsonaro .

    “Përndjekja, kërcënimi, ngacmimi, censura dhe ndjekja penale e Bolsonaros dhe mijëra mbështetësve të tij, të motivuara politikisht, nga qeveria braziliane janë abuzime serioze të të drejtave të njeriut që kanë minuar sundimin e ligjit në Brazil”, tha Shtëpia e Bardhë në një dokument faktesh ku njoftohej ky veprim.

    Gjithashtu përmendi “politikat dhe veprimet e pazakonta dhe të jashtëzakonshme të Brazilit që dëmtojnë kompanitë amerikane, të drejtat e fjalës së lirë të personave amerikanë, politikën e jashtme të SHBA-së dhe ekonominë e SHBA-së” dhe përmendi me emër gjyqtarin e Gjykatës Supreme braziliane Alexandre Moraes – i cili mbikëqyr gjyqin kundër Bolsonaros.

    Nuk përcaktoi datën se në cilën datë do të hynin në fuqi tarifat, por Trump më parë kishte përmendur 1 gushtin.

     

    Brazili është përgatitur për një embargo virtuale ndaj aeroplanëve, drithërave dhe naftës së papërpunuar si pasojë e këtij veprimi, i cili lë mënjanë lidhjet shekullore dhe një suficit tregtar të SHBA-së, të cilin Brasilia e vlerësoi në 284 milionë dollarë në vitin 2024.

    Natyra politike e kësaj mosmarrëveshjeje duket se e bën më pak të mundshme një marrëveshje të minutës së fundit. Brazili ka këmbëngulur që çështja kundër Bolsonaros do të vazhdojë nëse prokurorët nuk vendosin ndryshe. Ai akuzohet për komplotimin e një grushti shteti për të qëndruar në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve të fundit.

  • Tarifat e Trump, ministri i financave të Brazilit: Nuk do t’i braktisim negociatat, por një marrëveshje tregtare deri në 1 gusht duket e vështirë

    Tarifat e Trump, ministri i financave të Brazilit: Nuk do t’i braktisim negociatat, por një marrëveshje tregtare deri në 1 gusht duket e vështirë

    Ministri i Financave të Brazilit, Fernando Haddad tha se vendi i tij nuk do të braktisë negociatat me Shtetet e Bashkuara, por pranoi se një marrëveshje tregtare mund të mos arrihet deri më 1 gusht, kur të hyjnë në fuqi tarifat prej 50% të Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi mallrat braziliane.

    “Kjo mund të ndodhë”, tha Fernando Haddad në një intervistë me radion CBN, duke shpjeguar se ekonomia më e madhe e Amerikës Latine është ende duke pritur që Uashingtoni t’u përgjigjet propozimeve që bëri në maj.
    Trump njoftoi tarifat e larta në fillim të këtij muaji, duke përmendur atë që ai e quajti një “gjueti shtrigash” kundër ish-Presidentit Jair Bolsonaro, i cili është në gjyq për tentativë grushti shteti. Ai gjithashtu i quajti praktikat tregtare të Brazilit “të padrejta”.
    Haddad tha se Brazili ka plane për të kundërshtuar çdo tarifë dhe mund të ridrejtojë më shumë se gjysmën e eksporteve të tij, aktualisht të destinuara për Shtetet e Bashkuara, në tregje të tjera.
    “Por kjo do të kërkojë kohë”, paralajmëroi ai.
    Shtetet e Bashkuara janë blerësi më i madh i kafesë, çelikut, avionëve dhe lëngut të portokallit nga Brazili, me të cilin ka një suficit tregtar, një fakt që zyrtarët brazilianë e cilësojnë si të padrejtë. Kompani të tilla si Embraer, e cila prodhon avionë, mund të goditen rëndë nga lufta tregtare e Trump.
    Haddad tha se qeveria mund të ketë nevojë të mbështesë sektorët e goditur nga tarifat, duke vënë në dukje se kjo nuk do të kërkonte domosdoshmërisht rritje të shpenzimeve.
    Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka kërcënuar të hakmerret kundër tarifave, por Haddad tha sot se Brazili nuk do të kërkojë të ndëshkojë kompanitë amerikane që operojnë në vend.
    “Ne nuk mund të hakmerremi kundër diçkaje që e konsiderojmë të padrejtë”, tha ai.

    Top Channel