Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar skuadrën për ndeshjet miqësore kundër Koresë së Jugut (10 tetor) dhe Japonisë të martën, më 14 tetor. “Nuk është lista përfundimtare, por shumë nga këta lojtarë do të jenë të pranishëm në Kupën e Botës. Është një listë e prekur nga dëmtimet që kemi pasur ditët e fundit“, shpjegoi Carletto.
Marquinhos, zakonisht kapiteni i Selecao, mungon: “Nëse Casemiro pranon, ai mund të jetë kapiten. Unë e mbështes Casemiro si kapiten.” Lidhur me thirrjen e Rodrygo, ish-trajneri i Real Madridit deklaroi: “Ai po luan shumë mirë tani. Nuk luan shumë, por kur luan, është në gjendje të mirë fizike”.
“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë ekip kombëtar. Është një sulmues që mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese dhe mendoj se mund t’i sjellë shumë ekipit. Të gjithë e njohin Rodrygo. Sezonin e kaluar, ai pati disa probleme që i kapërceu, por tani është shumë i motivuar. Dua ta shoh këtu me ne“, tha Ancelotti.
Një koment për Militao: “Ai pati një problem në ndeshjen e fundit, një dëmtim, por stafi mjekësor i ekipit kombëtar dhe ai i Real Madrid janë në kontakt. Kam folur me të dhe nëse është mirë dhe nuk ka probleme, do të doja që ai të ishte me ne.”
“Do të luajmë për të luajtur mirë dhe për të fituar. Ky është prioriteti. Do të ketë lojtarë të rinj që do të hyjnë në fushë, të cilët do të kem mundësinë t’i njoh, por prioriteti është shumë i qartë: duhet të fitojmë, të luajmë mirë nëse është e mundur dhe të përmirësohemi në të gjitha fushat që kam përmendur tashmë”, tha Ancelotti.
Tag: brazilit
-

Ancelotti zbulon kombëtaren për dy miqësoret e tetorit, rikthen Rodrygo: Mund t’i japë shumë Brazilit
-

Bolsonaro nën sulm, mijëra protestues në Brazil kërkojnë dënim të plotë ndaj ish-presidentit të vendit
Mijëra brazilianë janë ngritur në protesta për të kërkuar që ish-presidenti Jair Bolsonaro të mos përfitojë asnjë lloj amnistie, pas dënimit të tij për përpjekjen për të realizuar një grusht shteti.
Bolsonaro, ish-presidenti populist i krahut të djathtë, u dënua me 27 vjet burg këtë muaj për përpjekjen e tij të paligjshme për të mbajtur pushtetin pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 kundër Luiz Inácio Lula da Silva, kundërshtarit të tij nga e majta.
Në një nga protestat më të mëdha në vitet e fundit, qindra mijëra qytetarë dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të Brazilit për të shprehur zemërimin e tyre ndaj përpjekjeve të politikës së djathtë për të mundësuar një mundësi amnistie për Bolsonaro dhe për të mbrojtur ata që ishin të përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit. Protestuesit kërkuan që Bolsonaro të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, të cilat përfshinin planifikimin e vrasjes së Luiz Inácio Lula da Silva, nënkryetarit Geraldo Alckmin dhe një gjykatësi të Gjykatës së Lartë.
Protestat u udhëhoqën nga disa nga emrat më të dashur të muzikës braziliane, përfshirë Caetano Veloso, Chico Buarque dhe Gilberto Gil, të cilët ishin në ballë të luftës kundër diktaturës ushtarake të Brazilit (1964-1985). Veloso, 83 vjeç, e cilësoi të papranueshëm përpjekjen për amnisti për Bolsonaro dhe nënvizoi nevojën për të dalë në rrugë për të mbrojtur demokracinë e vendit.
“Ky nuk mund të mbetet pa përgjigje… Ne duhet të dalim në rrugë, ashtu siç bëmë në të kaluarën, për të thënë se ne – si popull, si komb – nuk do ta pranojmë këtë,” tha Veloso para marshimit në São Paulo.
Një tjetër arsye për protestat ishte miratimi i një ligji nga Dhomat e Ulëta të Brazilit, që ka ngjallur kritika të shumta. Ligji, i njohur si “Ligji i Banditëve”, u akuzua se do të bënte më të vështirë ngritjen e akuzave dhe arrestimin e ligjvënësve për krime të mundshme. Këngëtarja Fernanda Takai e kritikoi ashpër ligjin dhe përpjekjet për të zvogëluar dënimin e Bolsonaro për të “qetësuar” situatën politike në vend.
Protestat shtrihen edhe jashtë Brazilit, me demonstrata në qytete si Berlin, Lisbonë dhe Londër, ku brazilianët dhe mbështetësit e demokracisë kërkuan që Bolsonaro të burgoset për krimet e tij.
Në një intervistë, Buarque e hodhi poshtë idenë e një amnistie për Bolsonaro, duke e krahasuar atë me amnistinë e vitit 1979, e cila sipas tij, lejoi që asnjë krim i regjimit diktatorial të mos ndiqej penalisht. Ai e konsideroi këtë si një tradhti ndaj atyre që luftuan për lirinë.
Në Salvador, aktori i njohur Wagner Moura, i njohur për rolin e tij në serinë e Netflix “Narcos”, iu bashkua protestuesve dhe theksoi momentin e rëndësishëm për demokracinë në Brazil pas dënimit të Bolsonaro. “Rroftë demokracia! Rroftë Brazili!” tha Moura, duke theksuar se ky ishte një moment historik për vendin, ndryshe nga prirjet e demokratizimit që po përjeton SHBA-ja me ri-rinovimin e Donald Trump.Top Channel
-

U dënua me 27 vite burg, ish-Presidenti i Brazilit shtrohet me urgjencë në spital
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u dërgua me urgjencë në një spital të Brasilia-s, i shoqëruar nga policia kriminale, pasi pësoi lemzë, të vjella dhe presion të ulët të gjakut.
Djali i tij i madh, Flávio Bolsonaro, njoftoi për rastin në llogarinë e tij në ‘X’, duke kërkuar lutjet e të gjithëve që situata të mos jetë serioze.
Përkqeqësimi i shëndetit të Bolsonaros vjen pak ditë pasi Gjykata Supreme e dënoi udhëheqësin e krahut të djathtë me 27 vjet e tre muaj burg për udhëheqjen e një përpjekjeje për grusht shteti, me qëllim parandalimin e inaugurimit të Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva pas zgjedhjeve të vitit 2022.
Raportet e fundit mjekësore, të raportuara nga mediat kryesore braziliane, treguan anemi nga mungesa e hekurit, pneumoni të mbetur nga bronkoaspirimi dhe heqjen e tetë lezioneve të lëkurës me administrim intravenoz të hekurit.
Bolsonaro po vazhdon gjithashtu trajtimin për hipertensionin, sëmundjen e refluksit gastroezofageal dhe parandalimin e bronkoaspirimit.
Javën e kaluar, Ministri i Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, kërkoi një raport të detajuar mbi shoqërimin dhe transportin e ish-presidentit, duke vënë në dukje se ai nuk ishte kthyer menjëherë në shtëpi sipas rregullave të arrestit shtëpiak.
Sipas mjekëve, Bolsonaro duket se është në një gjendje të përgjithshme të brishtë dhe vuan nga kequshqyerja. Ish-presidenti ka qenë në arrest shtëpiak që nga 4 gushti për një hetim mbi komplotin e dyshuar për grusht shteti pas zgjedhjeve dhe kjo është hera e tretë që ai ka lënë vendbanimin e tij për arsye shëndetësore.
-

Ancelotti paralajmëron Alonson: Pas Brazilit rikthehem në Madrid
14 Shtator 2025
10:45
Telesport
Për trajnerin Carlo Ancelotti, pas Brazilit ekziston vetëm një skuadër: Real Madrid.
Në një intervistë për L’Equipe, italiani u shpreh hapur se ku e sheh veten nëse largohet nga kombëtarja amerikano-jugore: “Real Madridi është i vetmi ekip që do të pranoj të drejtoj pas Brazilit.”
“Viti i kaluar ishte i ndërlikuar. Patëm shumë dëmtime. Kishte ndeshje ku nuk kisha asnjë qendërmbrojtës titullar. Luaja me lojtarë akademie si Asencio, megjithëse ishte i mirë,” theksoi Don Carlo. -

Ancelotti mendon rinovimin me Brazilin: Të qëndroj edhe pas Kupës së Botës? Do të ishte fantastike…
13 Shtator 2025
11:42
Alfred Lleshi
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë për ESPN, duke folur mbi të ardhmen e tij. Aktualisht ka kontratë deri pas Botërorit 2026, por nuk e përjashton mundësinë të qëndrojë më gjatë: “Pas Botërorit 2026, gjithçka është e hapur. Nëse CBF do të dëshirojë, nuk kam problem të vazhdoj deri më 2030. Jam shumë i lumtur këtu, edhe familja ime është e kënaqur. Do të ishte fantastike”.
Ancelotti ka konfirmuar gjithashtu se dëshiron ta përgatisë Brazilin për Botërorin dhe e konsideron këtë një përvojë të veçantë: “Përgatitja e Brazilit për Botërorin është diçka speciale”.
Brazili, i kualifikuar për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, përfundoi i pesti në grupin e madh të eliminatoreve të Amerikës së Jugut. Ndeshja e fundit nuk shkoi mirë, duke humbur 1-0 ndaj Bolivisë në kushte të vështira, në 4.100 metra lartësi mbi nivelin e detit, në tokën boliviane. -

Dënohet me 27 vite e tre muaj burg ish-presidenti i Brazilit
Jair Bolsonaro
BRAZIL-Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është dënuar me 27 vjet e tre muaj burgim, pasi u shpall fajtor për komplot për grusht shteti ushtarak. BBC shkruan se trupa gjykuese e përbërë nga 5 gjygjtarë e shpalli fajtor për udhëheqjen e një komploti që synonte ta mbante në pushtet pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.
Avokatët e Bolsonaros e kanë quajtur dënimin “absurd dhe të tepruar” dhe kanë thënë se do të paraqesin “ankesat e duhura”. Paneli i Gjykatës së Lartë gjithashtu e ndaloi atë të kandidonte për poste publike deri në vitin 2033.
Bolsonaro, i cili u vu në arrest shtëpiak pasi u konsiderua si rrezik për t’u arratisur, nuk mori pjesë personalisht në gjykatë. Në deklaratat e para ish-presidenti është shprehur se e gjitha kjo ishte hartuar për ta penguar atë të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 edhe pse atij i ishte ndaluar tashmë të ushtronte detyrë publike për akuza të veçanta. Ai e ka quajtur çështjen një “gjueti shtrigash”.Fjalët e tij janë përsëritur më parë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili vendosi tarifa prej 50% për mallrat braziliane, duke i cilësuar ato si hakmarrje për ndjekjen penale të Bolsonaros./ZËRI
-

Komploti për grusht shteti “fundos” ish-presidentin e Brazilit, Bolsonaro dënohet me 27 vite burg
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Brazilit, pasi u shpall fajtor për udhëheqjen e një komploti për grusht shteti ushtarak pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.
Vendimi historik u mor nga një panel prej pesë gjyqtarësh, ku katër votuan për dënim dhe një për lirimin e tij. Bolsonaro akuzohet se ka kërkuar ndërhyrje të ushtrisë për të qëndruar në pushtet dhe se ka përhapur akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve.
Përveç burgut, Bolsonaro është ndaluar të kandidojë për poste publike deri në vitin 2033, duke përjashtuar çdo mundësi rikthimi në zgjedhjet presidenciale të 2026-ës. Ai aktualisht ndodhet nën arrest shtëpie, pasi autoritetet e konsideruan rrezik për arratisje.
Avokatët e Bolsonaros e quajtën vendimin “absurdisht të tepruar” dhe thanë se do të apelojnë, edhe pse mundësitë për sukses janë të kufizuara. Ai vetë e ka cilësuar procesin si një “gjueti shtrigash” politike.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, kanë kritikuar ashpër vendimin, duke e krahasuar me ndjekjet ligjore ndaj Trump në SHBA. Autoritetet braziliane reaguan duke thënë se nuk do të tremben nga presione të jashtme dhe se demokracia është më e fortë se kurrë.
Prokurorët zbuluan se Bolsonaro kishte kërkuar nga komandantët ushtarakë të kryenin një grusht shteti, si dhe kishte dijeni për plane për atentat ndaj presidentit aktual Luiz Inácio Lula da Silva dhe zyrtarëve të tjerë.
Ai u shpall fajtor për pesë akuza kryesore që përfshijnë: Organizim të një grupi kriminal, Komplot për grusht shteti, Përhapje të informacioneve të rreme, Dëmtim të institucioneve demokratike, Rrezikim të rendit publik dhe të trashëgimisë kulturore dhe Pasojat për vendin dhe të ardhmen politike.
-

Dënimi i Bolsorano-s me 27 vite burg/ Trump: Të njëjtën gjë u përpoqën të bëjnë me mua!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se ishte “shumë e habitshme” që ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u dënua për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2022 në vend.
“E pashë atë gjyq. E njoh mjaft mirë – një udhëheqës i huaj. Mendova se ishte një president i mirë i Brazilit. Dhe është shumë e habitshme që kjo mund të ndodhte”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo është shumë e ngjashme me atë që u përpoqën të bënin me mua, por nuk ia dolën fare pa u ndëshkuar. Por gjithmonë mund ta them këtë: E njihja si president të Brazilit. Ai ishte një njeri i mirë dhe nuk e shoh të ndodhë kjo.”
Gjyqtarja Carmen Lucia iu bashkua kolegëve të saj Alexandre de Moraes dhe Flavio Dino në vendimin për të dënuar udhëheqësin e ekstremit të djathtë të akuzuar për udhëheqjen e një organizate të armatosur kriminale për të qëndruar në pushtet pas humbjes së tij ndaj Luiz Inacio Lula da Silva. Të mërkurën, gjyqtari Luiz Fux nuk ishte dakord, duke votuar për lirimin nga akuzat.
“Zyra e Prokurorit ofroi prova bindëse se grupi, i udhëhequr nga Jair Messias Bolsonaro, i përbërë nga figura kyçe nga qeveria, Forcat e Armatosura dhe shërbimet e inteligjencës, zbatoi një plan progresiv dhe sistematik për të sulmuar institucionet demokratike, me qëllim dëmtimin e alternimit legjitim të pushtetit në zgjedhjet e vitit 2022”, tha Lucia.
Vota përfundimtare tani varet nga gjyqtari Cristiano Zanin. Vendimi i tij do të përcaktojë nëse Bolsonaro mund të apelojë dënimin e tij përfundimtar. Nëse Zanin vendos në favor të ish-presidentit, Bolsonaro mund të apelojë në Gjykatën Supreme të plotë.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili shërben edhe si këshilltar i sigurisë kombëtare i Trump, u zotua se SHBA-të do të ndërmarrin veprime pas vendimit.
“Përndjekjet politike nga shkelësi i të drejtave të njeriut, i sanksionuar nga Alexandre de Moraes, vazhdojnë, pasi ai dhe të tjerë në gjykatën supreme të Brazilit kanë vendosur padrejtësisht të burgosin ish-Presidentin Jair Bolsonaro”, shkroi Rubio në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, duke iu referuar sanksioneve të vendosura nga administrata Trump ndaj Moraes në një përpjekje për ta ushtruar presion ndaj tij që të heqë dorë nga çështja.
“Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen në përputhje me këtë gjueti shtrigash”, shtoi ai.
Krimet e akuzuara kundër Bolsonaros mbartin një dënim maksimal prej 43 vitesh burg. Gjyqtarët do të debatojnë dënimin specifik të premten për të vendosur se ku do ta vuajë dënimin ish-presidenti, me mundësi që variojnë nga burgimi në shtëpi deri te një qeli e veçantë në një burg të sigurisë së lartë.
-

Ish-presidenti i Brazilit shpallet fajtor për komplot për grushti shteti
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor nga Gjykata Supreme për komplot për grusht shtet, me qëllim që të mbetej në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022. Kjo nënkupton se me shumë gjasa Bolsonaro do të dënohet me një burgim të gjatë.
Ky vendim erdhi pasi tre nga pesë gjyqtarët e Supremes kanë votuar për ta shpallur atë fajtor.
Gjykatësja Carmen Lucia ishte vota e tretë, që mundësoi arritjen e shumicës nga pesë gjykatësit që e gjeti udhëheqësin e krahut të djathtë fajtor për komplot për grusht shtet, pasi ai humbi zgjedhjet ndaj Luiz Inacio Lula Da Silvas.Megjithatë, vendimi ndaj Bolsonaros, 70 vjeç, do të bëhet përfundimtar, vetëm atëherë kur edhe gjyqtari i pestë të japë mendimin e tij.
Ish-kapiteni i ushtrisë mund të përballet me një dënim me burgim me më shumë se 40 vjet nëse gjendet fajtor për pesë akuzat, përfshirë udhëheqjen e një “organizate kriminale” si dhe për komplot për rrëzimin e presidentit aktual, Lula.
Gjyqtarja Lucia votoi për ta dënuar Bolsonaron për akuzën e krimit të organizuar, por ende nuk ka votuar edhe për katër akuzat e tjera.
Bolsonaro pretendon se ai është viktimë e përndjekjes politike.
Aleati i tij, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar gjykimin ndaj Bolsonaros si “gjeti shtrigash” dhe ka vendosur tarifë prej 50 për qind ndaj një sërë importesh të Brazilit në shenjë hakmarrjeje./REL -

Botërori i Volejblollit për vajza/ Italia mposht Brazilin, shkon në finale me Turqinë
Gjysmëfinale dramatike në Bangkok mes Italisë dhe Brazilit për femra. Pas rezultatit 2-2 u desh seti i pestë për të përcaktuar kombëtaren që do të shkonte në finale me Turqinë dhe ajo është Italia.
Kampionët Olimpikë në Paris 2024 dhe fituesit e Ligës së Kombeve, për femra, Italia, të udhëhequr nga Julio Velasko, fituan pak minuta më parë të drejtën për të luajtur në finalen e Kupës së Botës.
Një fitore 3-2 (22-25, 25-22, 28-30, 25-22, 15-13) kundër Brazilit siguroi një vend në finalen e së dielës në Tajlandë, ku Italia do të përballet me Turqinë e cila pak më herët kaloi me plot vuajtje Japoninë 3-1.
Vazhdo leximin