Tag: brazilin

  • Shefi i NATO-s paralajmëron Indinë, Kinën dhe Brazilin: Telefononi Putinin, të bëjë paqe me Ukrainën

    Shefi i NATO-s paralajmëron Indinë, Kinën dhe Brazilin: Telefononi Putinin, të bëjë paqe me Ukrainën

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i ka paralajmëruar Indinë, Kinën dhe Brazilin se mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet dytësore nëse vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë.

    Ai i nxiti ata të telefonojnë Vladimir Putinin për të kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
    Ai i bëri këto komente një ditë pasi Donald Trump kërcënoi me tarifa dytësore “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse Moska nuk bën paqe në Ukrainë brenda 50 ditëve.
    Duke folur në një takim me senatorë në Kongresin Amerikan, Rutte tha: “Inkurajimi im për këto tre vende është, mund të dëshironi ta shqyrtoni këtë sepse kjo mund t’ju godasë shumë rëndë”.
    “Ju lutem telefononi Vladimir Putinin dhe i thoni se duhet të merret seriozisht me bisedimet e paqes”, shtoi Rutte.
    Një ditë më parë, Rutte së bashku me Trumpin mbajtën një konferencë për media në Shtëpi të Bardhë, nga ku deklaruan se SHBA-ja është pajtuar t’i shesë armë moderne NATO-s, të cilat më pas do t’i transferohen Ukrainës.

    Top Channel

  • “Ancelotti do ta unifikojë Brazilin, me të synojmë ta fitojmë për herë të gjashtë Kupën e Botës”

    “Ancelotti do ta unifikojë Brazilin, me të synojmë ta fitojmë për herë të gjashtë Kupën e Botës”

    Samir Xaud është fytyra e ndryshimit në Brazil. 41-vjeçari mori presidencën e Federatës së Futbollit (CBF) në një moment kritik institucional, por me bindjen se do ta rikthejë Brazilin në majë, së bashku me Carlo Ancelottin.
    Keni ardhur si fytyra e ndryshimit në CBF. Cilat janë objektivat tuaja për këtë cikël të ri?Qëllimi ynë është të përmirësohemi. Duam të kthejmë faqen pas gjithçkaje që CBF ka kaluar vitet e fundit, me një paqëndrueshmëri të madhe institucionale. Nuk bëhet fjalë vetëm për presidentin, por për një grup njerëzish që dëshirojnë më të mirën për futbollin brazilian. Të gjithë u bashkuam me këtë qëllim; ta përmirësojnë dhe t’i sjellin më shumë stabilitet futbollit në vendin tonë. Duam ta rikthejmë Brazilin aty ku e meriton.
    Pritshmëritë janë shumë të larta, sidomos pas ardhjes së Carlo Ancelottit. A e ndjeni presionin e publikut brazilian?Carlo është një nga trajnerët më të mirë në botë, ka fituar gjithçka. Besojmë se, falë përvojës së tij, afërsisë me lojtarët brazilianë, karizmës dhe lidhjes që ka me këtë brez lojtarësh, ai do të arrijë rezultatet më të mira. Carlo do të sjellë unitetin që i duhet Brazilit. Po luftojmë për vendin tonë; jemi pranë kualifikimit për Kupën e Botës. Kemi shumë besim te Carlo. Ai dhe stafi i tij kanë autonomi të plotë për të punuar; nuk do të ketë ndërhyrje as të jashtme e as të brendshme. Do t’i lëmë të punojnë përkrah lojtarëve. E shoh këtë rrugëtim plot shpresë dhe pritshmëri. Besoj vërtet që kombëtarja jonë do të evoluojë ndjeshëm me ardhjen e Carletto, shpresojmë të ndërtojmë një skuadër shumë konkurruese. Qëllimi ynë është finalja e Kupës së Botës dhe fitimi i titullit të gjashtë.
    E keni shoqëruar Ancelottin në ndeshjet e para që ka ndjekur si trajner i Brazilit (Botafogo, Flamengo dhe Corinthians). Si ishte kjo përvojë?Përvojë e jashtëzakonshme. Carlo është një njeri fantastik, me shumë karizëm, shumë i dashur, shumë inteligjent dhe e kupton futbollin në thellësi. Mendoj se ishte një përvojë e veçantë edhe për të, pasi u prit me shumë entuziazëm, jo vetëm nga bordi drejtues i CBF, por edhe nga i gjithë populli brazilian.
    Keni pasur 4 trajnerë në dy vitet e fundit (Ramón Menezes, Fernando Diniz, Dorival Jr. dhe Carlo Ancelotti), një situatë e paprecedentë për Brazilin. A ka pasiguri në këtë drejtim?Jo, absolutisht jo. Duhet t’i japim kohë trajnerit. E dimë që asnjë punë e mirë nuk bëhet brenda natës. Duam që Carlo të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij. Në varësi të rezultateve, mund të negociojmë edhe për një zgjatje të qëndrimit të tij në Brazil.
    Pra, mendoni se mandati i Carlo Ancelottit mund të shkojë përtej Kupës së Botës 2026?Po, e besoj vërtet. Sidoqoftë, kjo varet shumë nga vetë Carlo. Më shumë nga dëshira e tij sesa nga ajo e CBF.
    Është folur shumë për mundësinë që një legjendë braziliane, si Kaká ose Cafu, të jetë pjesë e stafit teknik të Carlo. A keni bërë ndonjë marrëveshje në këtë drejtim?Jo, ende jo. Kjo i takon Carletto dhe stafit të tij. Presidenti nuk do të ndërhyjë në këtë drejtim. Siç e kam shpjeguar, ata kanë autonomi të plotë në punën e tyre. U takon atyre të vendosin se çfarë është më mirë për ta.

  • “Ancelotti do ta ‘rilindë’ Brazilin. Gara e titullit në Serie A? Një pikë avantazh është shumë…”

    “Ancelotti do ta ‘rilindë’ Brazilin. Gara e titullit në Serie A? Një pikë avantazh është shumë…”

    Adriano Galliani, zv.president dhe administrator i deleguar i Monzës, ishte ndër të ftuarit në darkën bamirëse të organizuar nga Lega Serie A në “Villa Miani”, me rastin e finales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bologna.
    Për lidhjen me Milanin: “Unë nuk jam më te Milani, por 31 vite nuk harrohen. Prandaj, e mbështes gjithmonë Milanin”.
    Për rënien e Monzës nga kategoria: “Jam i trishtuar, sepse kam lindur dhe jam rritur në Monza, jam tifoz që në fëmijëri. Me Berlusconin e çuam ekipin nga Serie C në Serie A, fatkeqësisht këtë vit shkoi kështu, por do të provojmë sërish sezonin e ardhshëm”.
    Për finalen Milan-Bologna: “Nuk jap parashikime, shikoni çfarë ndodhi në Inter-Barcelona”.
    Për Ancelottin si trajner i Brazilit: “Kam folur me të, është duke kërkuar shtëpi atje dhe ndihet i lumtur. Do të drejtojë kombëtaren e dytë më të rëndësishme në botë. Kur eliminohet kombëtarja jote e zemrës, zakonisht fillon të mbështesësh Brazilin. Futbolli atje është gëzim i madh. Për momentin, kombëtarja braziliane është shumë keq, ndaj morën Carlon për të bërë më mirë. Është e pamundur të shkojë më keq te Brazili”.
    Për kritikat ndaj Ancelottit dhe Florentino Perez: “Florentino ka fituar 7 Champions, Carlo 3. Në ‘Valdebebas’ kërkuan largimin e të dyve ditët e fundit, ky është futbolli. Tani mund të them se më ka kaluar mërzia për kritikat që kam marrë në të kaluarën”.
    Për Kupën e Italisë më të dashur: “Ajo e fituar tri ditë pas finales së Manchesterit. Lojtarët tanë zbritën në fushë kundër Romës pas tri ditë festimesh ditë e natë dhe fituan. Nuk shtoj asgjë tjetër.
    Për garën e titullit në Serie A: “Një pikë avantazh është shumë…”

  • Dibu Martínez tallet keq fare me brazilianët, reagimi i trajnerit Scaloni është befasues

    Dibu Martínez tallet keq fare me brazilianët, reagimi i trajnerit Scaloni është befasues

    Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Argjentinën e Scalonit, e cila turpëroi Brazilin 4-1 dhe siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026. Pavarësisht mungesave të Messit dhe Lautaros, kombëtarja Albiceleste dominoi dhe mposhti Seleçãon me një rezultat të pastër. Përveç spektaklit në fushë, nuk munguan as tensionet dhe provokimet, elemente të zakonshme në përballjet mes këtyre dy kombëtareve me rivalitet të zjarrtë.
    Në njërën anë, Paredes u përplas verbalisht me Rodrygon, duke i bërë një provokim, tashmë “viral”. Por si gjithmonë, ndër protagonistët nuk mund të mungonte Dibu Martínez. Portieri argjentinas, i njohur për pritjet e tij spektakolare, por edhe provokimet e vazhdueshme ndaj kundërshtarëve, e pa përsëri veten në qendër të vëmendjes.
    Me rezultatin 4-1 në minutën e 71-të, tensioni në fushë ishte i lartë. Në minutën e 78-të, Dibu mori një top nga shokët e tij dhe, në vend që të vazhdonte lojën menjëherë, vendosi ta xhonglonte “sferën” disa herë, duke krijuar një skenë që ndezi polemika të mëdha. Videoja e këtij veprimi u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar zemërim te tifozët brazilianë dhe entuziazëm mes atyre argjentinas.
    Megjithatë, ky gjest nuk u prit mirë nga trajneri Lionel Scaloni, i cili nga pankina e Argjentinës reagoi menjëherë, duke i bërë shenjë portierit të tij që të ndalonte. Me një gjest të qartë me dorë dhe një “jo” të prerë, ai kërkoi përqendrim maksimal deri në fund të ndeshjes, pa e lënë veten të përfshihej nga provokimet.
    Ky episod është vetëm një tjetër kapitull në sagën e Dibu Martínez, i cili nuk ngurron të ndezë atmosferën me kundërshtarët e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për përballjet e zjarrta me Brazilin.

  • Kupa e Botës/ Argjentina shpartallon Brazilin, e para e kualifikuar nga CONMEBOL

    Kupa e Botës/ Argjentina shpartallon Brazilin, e para e kualifikuar nga CONMEBOL

    Bolivia dhe Uruguai barazuan 0-0 në El Alto, në Estadio Municipal, në ditën e 14-të të ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut.

    Kjo bëri që kombëtaren e Argjentinës, kampionët në fuqi të Botës (Katar 2022) u kualifikuan zyrtarisht për Botërorin e ardhshëm 2026 përpara se të fitonin klasikun kundër Brazilit 4-1. Për Albiceleste është pjesëmarrja në Kupën e Botës numër 19-të.

    Ndërkohë përpos Bolivi- Uruguai gjatë mëngjesit të sotëm u zhvilluan disa takime të tjera të zonës CONMEBOL. Kështu Argjentina shpartalloi Brazilin 4-1, Kili- Ekuador 0-0, Kolumbi- Paraguai 2-2, venezuelë- Peru 1-0.

    Katër xhiro nga fundi, Amerika e Jugut me 6 bileta botërori në dispozicion dhe një të 7-të që shkon në play off, ka hyrë në fazë vendimtare.

    Të kualifikuara për në fazën finale të Botërorit 2026 në SHBA, Kanada, Meksikë:

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Kanadaja (kualifikuar si organozatorë), Japonia, Irani, Zelanda e Re dh Argjentina.

    Vazhdo leximin