Tag: braziliani

  • Sot mund të ishte te Chelsea, por zgjodhi Barcelonën për një arsye fare të thjeshtë

    Sot mund të ishte te Chelsea, por zgjodhi Barcelonën për një arsye fare të thjeshtë

    25 Nëntor 2025

    18:59

    Telesport

    Në konferencën për shtyp para përballjes Chelsea-Barcelona, braziliani Raphinha ka zbuluar se blutë kanë qenë të interesuar për të, por në fundi ai zgjodhi katalanasit sepse ishte ëndrra e tij.
    “Që nga ndeshja ime e fundit me Leeds, e dija që kishte një shans për të veshur fanellën e Barcelonës. E dija gjithashtu se Chelsea ishte e interesuar, por unë kisha një ëndërr që duhej ta përmbushja dhe dhashë 100% për ta bërë realitet.
    I mbylla sytë ndaj klubeve të tjera që më donin. Unë kisha një ëndërr dhe bëra gjithçka që munda për të luajtur për Barcelonën”, tha Raphinha.
    Braziliani pritet ta nisë nga minuta e parë përballjen e sotme ndaj Chelsea-s në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Champions League.

  • ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s

    ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s

    2 Nëntor 2025

    21:26

    Telesport

    Betis e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ndaj Mallorca, duke gjetur golin pas vetëm 10 minutash. Ishte braziliani Antony që shënoi një gol tejet të bukur nga distanca.
    Pasi depërtoi bukur nga krahu i djathtë duke u futur në qendër dhe pas një kombinimi perfekt me Cucho Hernandez, Antony dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.
    Ky është goli i tretë për brazilianin me fanellën e Betis për këtë sezon të ri të në La Liga. Kujtojmë se te Mallorca, Vedat Muriqi e ka nisur si zakonisht titullar, ndërsa Marash Kumbulla vazhdon të jetë i dëmtuar.
    SHIKOGOLIN

  • Endrick gjen klubin ideal për të shkëlqyer, braziliani do të largohet nga Reali dhe Spanja

    Endrick gjen klubin ideal për të shkëlqyer, braziliani do të largohet nga Reali dhe Spanja

    30 Tetor 2025

    20:51

    Telesport

    Endrick mesa duket me zor po pret merkaton e janarit për t’u larguar nga Real Madrid. Braziliani është tejet i mërzitur me situatën aktuale te “Los Blancos”, ku duket qartë që nuk ka besimin e Xabi Alonso, ndaj largimi gjatë merkatos dimërore është zgjidhja e vetme.
    “Defensa Central” raporton se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Bundesligë, te Stuttgart. Propozimi i klubit gjerman duket bindës për të gjitha palët: huazim për 6 muaj, me mundësi blerjeje.
    Stuttgart do të mbulojë një pjesë të pagës të lojtarit rreth 1.5 milionë euro, pjesa tjetër do paguhet nga Real Madrid. Kushti i vetëm i vendosur nga klubi madrilen është se ka kërkuar një lloj garancie për aktivizimin e sulmuesit të ri brazilian.
    Real Madrid ka paguar 60 milionë euro për Endrick te Palmerias, po braziliani deri tani ende nuk ka treguar gjë nga klasi i tij. Transferimi te Stuttgart mund të jetë një lëvizje e shkëlqyer për vetë lojtarin, por edhe për dy klubet.

  • Tension i lartë mes Vinicius dhe Alonso. Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

    Tension i lartë mes Vinicius dhe Alonso. Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

    30 Tetor 2025

    13:43

    Alfred Lleshi

    Megjithëse Real Madridi arriti një fitore të madhe ndaj Barcelonës në “El Clásico” (2-1), në Spanjë po flitet më shumë për sjelljen e Vinicius Jr. sesa për triumfin. Braziliani, i zëvendësuar në pjesën e dytë nga Xabi Alonso, reagoi me gjeste të dukshme zemërimi, duke nxitur thashethemet për përçarje me trajnerin.
    Të mërkurën kërkoi falje në rrjetet sociale: “Dua të kërkoj ndjesë ndaj tifozëve të Real Madridit për reagimin tim gjatë zëvendësimit në ‘El Clásico’. Iu kam kërkuar falje edhe shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit”.
    Sidoqoftë, mungesa e çdo përmendjeje për trajnerin Alonso nuk kaloi pa u vënë re. Sipas mediave madrilene, marrëdhënia mes tyre është e tensionuar prej kohësh, aq sa Vinicius ka menduar të largohet nga klubi. Në dhomën e zhveshjes ai ka kërkuar falje para të gjithëve, ndërsa Alonso iu përgjigj ftohtë: “Kushdo që ka ankesa, t’i shprehë privatisht, jo para të gjithëve”.
    Të dy janë sqaruar në një bisedë të shkurtër e të qetë, por sipas shtypit spanjoll, paqja është ende larg, megjithëse klubi nuk do ta ndëshkojë lojtarin.
     

  • Vijon tensioni Alonso- Vinicius, baziliani…

    Vijon tensioni Alonso- Vinicius, baziliani…

    Ajo që dukej si një shkëndijë e thjeshtë, tani është shndërruar në zjarr. Marrëdhënia midis Çabi Alonsos dhe Vinicius Junior po kalon momentin më delikat që kur trajneri mori stolin e Los Blancos.

    Me vetëm një ditë deri në El Clasico, atmosfera mbetet e nxehtë: klubi e mbështet plotësisht lojtarin bask pas reagimit të brazilianit, i tërbuar që u zëvendësua në minutën e 72-të, ndërsa Reali po udhëhiqte 2-1.

    Zëvendësimi shkaktoi një stuhi. “Unë? Unë, zotëri?” bërtiti Vinicius para se të shkonte në stol, dukshëm i irrituar. Pak më pas, ai shpërtheu: “Jam ende unë!”.

    Braziliani mendon se “nuk është një lojtar i dashur në skuadër” dhe se statusi i tij po përkeqësohet gradualisht. Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2027, Vinicius po mendon për të ardhmen e tij.

    Në fakt klubi ka mbështetje e plotë për Çabi Alonson dhe tolerancë zero për çdo akt mosdisipline. Zjarri është larg shuarjes ndërsa braziliani mund të kërkojë largimin që në janar.

    Vazhdo leximin

  • “Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian

    “Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian

    14 Shtator 2025

    18:30

    Telesport

    Edhe pse u përfol gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm nga Real Madrid, Endrick vendosi të qëndrojë. Por braziliani nuk preferohet shumë nga Xabi Alonso, duke e lënë atë vazhdimisht në stol.
    “Calciomercato.com” raporton se Carlo Ancelotti, tashmë trajner i Brazilit, ka këshilluar Endrick të largohet sa më shpejt nga Real Madrid, gjë që me siguri do të ndodhë në merkaton e janarit. Ancelotti është treguar i qartë me Endrick, në rast se ai nuk luan rregullisht, nuk do jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës në verën e ardhshme.
    Sipas raportimit në fjalë, Ancelotti i ka sugjeruar 19-vjeçarit të transferohet në Serie A, ku më parë për të ka pasur interes konkret nga Napoli dhe Milan. Real Madrid pagoi 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, por deri tani braziliani nuk ka arritur dot të përshtatet dhe të tregojë aftësitë e tij në fushë.

  • Lojtari i Real Madridit nuk duron dot më, i “lutet” Perez ta lejojë të largohet

    Lojtari i Real Madridit nuk duron dot më, i “lutet” Perez ta lejojë të largohet

    22 Gusht 2025

    17:17

    Telesport

    Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen trajner të Xabi Alonso dhe është kthyer në një lojtar i mirëfilltë stoli.
    Për Rodrygo-n ka interes nga disa klube të mëdha si Arsenal e Manchester City, por Real Madrid nuk pranon largimin e tij për më pak se 100 milionë euro.
    “Indykaila.news” raoorton se Rodrygo ka takuar Florentino Perez dhe i ka kërkuar atij të krijojë kushtet e favorshme për largimin e tij këtë verë nga Real Madrid.
    Më shumë mundësi, braziliani do të ketë një ekip të ri nga 1 shtatori e tutje, ditë kur mbyllet afati kalimtar për këtë merkato verore.

  • Rodrygo drejt transferimit te Man. City, por me një kusht

    Rodrygo drejt transferimit te Man. City, por me një kusht

    17 Gusht 2025

    19:41

    Telesport

    Manchester City e nisi sezonin e ri në Premier League me këmbë të mbarë, pas fitores 0-4 në transfertë ndaj Wolves. Megjithatë, Guardiola mund të bëjë edhe dy lëvizje të fundit në merkato për të kompletuar ekipin.
    Së pari është transferimi i Gigio Donnarumma-s, por më parë duhet të largohet Ederson te Galatasaray. Ndërkohë, mediat angleze raportojnë se Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit edhe transferimin e Rodrygo.
    Braziliani nuk bën pjesë në projektin e Xabi Alonso-s dhe është i hapur për transferimin në Premier League, por transferimi i tij te City varet nga një tjetër brazilian.
    Së pari, duhet të largohet Savinho dhe më pas City të hidhet në sulm për Rdorygo-n. Për Savinho-n ka interes konkret nga Tottenham. Braziliani nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e djeshme ndaj Wolves. Guardiola tha se ai është i dëmtuar, por e vërteta është se braziliani po bën valixhet gati.
    Në anën tjetër, Real Madrid kërkon 90-100 milionë euro për Rodrygo-n, shifër që mësa duket Man. City është i gatshëm ta paguajë. “Qytetarët” presin të fitojnë 60-70 milionë euro nga largimi i Savinho.

  • Vinicius Junior nuk është “normal”, zbulohet arsyeja pse braziliani po refuzon të rinovojë me Real Madridin

    Vinicius Junior nuk është “normal”, zbulohet arsyeja pse braziliani po refuzon të rinovojë me Real Madridin

    Vincius Junior është kthyer në një çështje më vete te Real Madrid, jo vetëm për shkak të kritikave të shumta ndaj tij për paraqitjen e dobët në Kupën e Botës për Klube, por edhe për tekat e vazhdueshme në lidhje me rinovimin e kontratës.
    Kontrata aktuale e brazilianit skadon në vitin 2027, por drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm t’i ofrojnë një rinovim, ku do ketë edhe bonuse të shumta në varësi të objektivave që ai duhet të arrijë, ndërsa rroga do mbetet po 15 milionë euro në sezon.
    Nëse deri para pak ditësh, braziliani kërkonte të paguhej në kontratën e re 20 milionë euro në sezon, 5 milionë euro më shumë sesa dy yjet e tjerë të ekipit, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, së fundmi sulmuesi ka rritur kërkesat e tij, duke kërkuar 30 milionë euro në sezon. Braziliani është i vetëdijshëm se vlera e tij në treg është shumë e lartë, dhe për më tepër, klube si PSG, Manchester City apo dhe klubet arabe kanë treguar tashmë interes për ta joshur atë me një rrogë shumë më të madhe sesa ajo që merr në Madrid.
    Ky veprim i tij nuk është pritur mirë në zyrat e “Los Blancos”. Florentino Perez dhe pjestarët e tjerë të bordit të Real Madridit e interpretojnë këtë veprim të sulmuesit, si një lloj testimi për të bërë presion për një largim të mundshëm pa kosto ose për një rinovim me kushtet e tij, diçka që klubi nuk është i gatshëm ta lejojë.
    Nëse rinovimi nuk finalizohet në muajt e ardhshëm, drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje, sepse ata janë të bindur në vizionin e tyre që asnjë lojtar nuk vjen para klubit. Ndaj, Vinicius Junior ose duhet të rinovojë sipas kushteve të klubit, ose ndryshe do përfundojë në merkato.

  • Mungon vetëm zyrtarizimi! Endrick largohet nga Real Madrid dhe befason me ekipin e ri

    Mungon vetëm zyrtarizimi! Endrick largohet nga Real Madrid dhe befason me ekipin e ri

    15 Korrik 2025

    12:16

    Telesport

    Sipas të gjitha gjasave, braziliani Endrick do të largohet nga Real Madrid dhe destinacioni i tij i ri duket se do jetë Olympique de Marseille, sipas asaj që raporton RMC Sport.
    Në sezonin e tij të parë në Madrid, Endrick luajti shumë pak minuta dhe nuk arriti dot të fitonte besimin e Carlo Ancelotti-t. Por, situata nuk ka ndryshuar as tani që trajner është Xabi Alonso. Tekniku bask i beson më shumë “zbulimit” të tij, Gonzalo Garcia, sesa djaloshit brazilian.
    Ndaj, në këtë situatë më e mira për talentin brazilian është të largohet diku tjetër, ku te ketë mundësi të luajë rregullisht dhe pse jo të jetë edhe protagonist. Sigurisht që Real Madrid nuk do heq dorë përfundimisht nga Endrick, për të cilin u paguan 60 milionë euro te Palmeiras verën e vitit të kaluar, ndaj braziliani do jetë në një huazim te thjeshtë te nënkampionët e Francës.