Pak para se të shkarkohej nga posti i presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit nga gjykatat braziliane, Ednaldo Rodrigues dha një intervistë për “UOL Esporte”, ku zbuloi detajet e marrëveshjes me Carlo Ancelottin dhe Real Madridin për drejtimin e përfaqësueses braziliane.
“Fillimisht nuk fola drejtpërdrejt me trajnerin. E respektoj institucionin dhe duhej ta nisja nga Real Madridi. Nuk kishte asgjë konkrete, gjithçka ishte në ndërtim. E zgjodhëm për karrierën e tij si lojtar dhe si trajner, për mënyrën si sillet me lojtarët, për autoritetin e tij pa qenë autoritar. Marrëveshja u finalizua rreth 20 ditë më parë, kur Real Madridi më dha leje të flisja me Carlon”.
Kontrata deri më 2026: “Nëse të dyja palët bien dakord për rinovimin, atëherë do të ndodhë. Qëllimi i tij është të bëhet kampion bote me Brazilin. Pastaj do të ketë gjëra që do të shqyrtohen. Rinegocimi është i mundur, për aq kohë sa ka marrëveshje nga të dyja palët”.
Mbështetja nga lojtarët: “Kam folur me lojtarë të kombëtares dhe me të tjerë që kanë punuar me të në të kaluarën. Asnjëri nuk më la dyshime. Të gjithë thanë të njëjtën gjë: Është një zgjedhje fantastike, por e vështirë për t’u realizuar. Njerëzit mendonin se ishte e pamundur”.
Stafi teknik i Ancelottit: “Do të ketë një ndihmës, një përgatitës atletik, një analist performance dhe një trajner për goditjet standarde, gjithsej katër, me mundësi për një tjetër. Do të përdorim gjithashtu edhe strukturën tone teknike”.
Mundësia për Kaka në staf: “Ancelotti foli për grupin që do të punojë me të. Nëse ai e dëshiron Kaka në staf dhe është për të mirën e projektit, CBF do ta mbështesë”.
Jeta në Brazil: “Carlo më tha: Dua të jetoj në Brazil dhe të shikoj ndeshjet. Më tha se ka shumë lojtarë që kalojnë pa u vënë re, jo vetëm në elitën tonë, ndaj dëshiron t’i njohë, sepse mund të ketë futbollistë të rëndësishëm në kampionatin brazilian”.
Marrëdhënia me Ancelottin: “Perceptimi im është për një person të sjellshëm, por me ritmin e tij. Ndonjëherë është shumë i matur dhe diskret, por edhe i gëzueshëm dhe i dashur. E njeh futbollin dhe është shumë i apasionuar pas futbollit brazilian. Foli për shumë lojtarë aktualë dhe për disa që nuk janë më aktivë. Foli për Zico dhe Falcão. Foli për trajnerë si Parreira, që dëshiron ta takojë sërish, dhe për Felipão (Scolari)”.
Njoftimi i parakohshëm: “Në fakt, do ta zyrtarizonim të premten. Ajo që ndodhi të hënën ishte ajo që ndodh gjithmonë. Pati rrjedhje informacioni dhe as CBF, as trajneri nuk donin ta mohonin më”.
Trajneri i parë i huaj për Brazilin: “Nuk kam paragjykime. Ashtu si kombet e tjera mirëpresin lojtarët dhe trajnerët tanë, ashtu mund të bëjmë edhe ne. Kemi fituar pesë Kupa Bote me trajnerë brazilianë dhe kemi humbur gjithashtu me brazilianë. E kuptuam që ai ishte emri më i mirë, pavarësisht kombësisë.
Është një person që nuk do të ketë konflikte me lojtarët dhe as vështirësi për t’u shprehur, sepse ata e kuptojnë shumë mirë gjuhën e tij. Shumica e lojtarëve flasin edhe gjuhë të tjera. Nuk do të ketë paqartësi. Besimi që lojtarët kanë tek ai bën ndryshimin e madh”.
Tag: braziliane
-

Kreu i CBF zbulon prapaskenat me Ancelottin: Ja pse zgjodhëm trajner të huaj për kombëtaren e Brazilit
-

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i Brazilit, marrëveshja bie për dy arsye
Carlo Ancelotti nuk do të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit, duke i dhënë fund për momentin spekulimeve të vazhdueshme që e paraqisnin emërimin e tij si të pashmangshëm. Federata Braziliane e Futbollit ka mbetur pa trajnerin që kishte synuar prej kohësh, pasi negociatat me strategun italian janë ndërprerë zyrtarisht.
Ancelotti ka komunikuar personalisht me presidentin e Federatës për ta falënderuar për interesin, por njëkohësisht për të refuzuar ofertën. Kjo vjen pas një serie të gjatë pritjesh, vonesash dhe spekulimesh që nuk u kurorëzuan kurrë në një marrëveshje konkrete.
Klubi spanjoll nuk dëshiron të mbetet pa trajner në një periudhë të rëndësishme si Kupa e Botës për Klube. Ancelotti është i gatshëm të largohet vetëm në gusht, ndërsa Federata Braziliane kishte besuar se ai do të ishte i lirë që në qershor. Ky keqkuptim duket se ka qenë vendimtar në prishjen e marrëveshjes.
Sipas gazetës “Marca”, Ancelotti ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite me një pagë vjetore prej rreth 50 milionë euro neto, për një kontratë trevjeçare. Kjo shifër do ta bënte atë trajnerin më të paguar në histori dhe ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në vendimin e tij për të mos u angazhuar me Brazilin për momentin.
Përfaqësuesja braziliane mbetet kështu në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa e ardhmja e Ancelottit mbetet një çështje e hapur mes Madridit dhe ofertës saudite. -

Ancelotti drejt largimit nga “Los Blancos”, marrëveshja me Brazilin shumë pranë
Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë, Carlo Ancelotti është shumë pranë largimit nag Real Madridi. Vendimtar ka qenë fundi i sezonit, me merenguesit e zbehtë dhe pak motivim. Ajo e mbrëmjes së të shtunës kundër Barcelonës mund të ketë qenë finalja e fundit e trajnerit italian në pankinën e “Los Blancos”.
Orët e fundit janë intensifikuar zërat për një marrëveshje të mundshme me Brazilin. Sipas asaj që raporton “Sky Sports News”, bisedimet me CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit) do të vazhdojnë në maj. Trajneri italian pritet të largohet nga Real Madridi madje edhe para Kupës së Botës për Klube, që do të zhvillohet në SHBA.
Federata Braziliane është optimiste, objektivi i saj është të marrë “dritën jeshile” të Ancelottit sa më shpejt të jetë e mundur. Në ndeshjen e kthimit kundër Arsenalit, humbje që e acaroi edhe më shumë marrëdhënien midis trajnerit dhe ambientit të Real Madridit, në “Bernabeu” u pa një njeri i besuar i presidentit aktual të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues.
Tashmë po flitet me detaje edhe për kontratën. Marrëveshja e mundshme pritet të ketë kohëzgjatje 4-vjeçare, pra deri në Botërorin e vitit 2030 (duke përfshirë edhe atë të vitit 2026 në Meksikë, Kanada dhe SHBA). Brazili nuk arrin një finale të Kupës së Botës që nga viti 2002. Do të jetë një sfidë e vështirë për Ancelottin, i cili dëshiron të fitojë edhe si trajner i një kombëtareje, pasi ka fituar gjithçka me klubet, në ligat më të forta të Europës.
-

Zyrtarët e Federatës Braziliane janë në Madrid për Ançelotin! Reali ka gati prej muajsh planin, e gjen trajnerin në Gjermani
Karlo Ançeloti pritet të ndajë rrugët me Realin e Madridit. Federata Braziliane e Futbollit po ndjek me interes të lartë situatën. Fabricio Romano bën me dije se zyrtarë të Federatës gjenden në Madrid prej ditësh dhe po përpiqen të kontaktojnë kampin e Ançelotit. Mësohet se qendrimi i tij do të shtyhet edhe me një javë, pasi dëshirojnë të sigurojnë firmën e trajnerit italian përpara nisjes së Botërorit të Klubeve.
Ndërkohë nga ana tjetër, Reali i Madridit ka gati prej muajsh planin për zëvendësimin e Karlo Ançelotit. Klubi spanjoll po pret për hapat formal për të sjellë Çabi Alonson në krye të pankinës. Fabricio Romano ka njoftuar se te Leverkuseni nuk do t’i pengojnë udhën trajnerit të tyre, pasi janë të vetëdijshëm për dëshirën e Çabi Alonsos për të drejtuar Realin e Madridit./Sport Ekspres/ -

Zhezus parakalon Ançelotin, Brazili e projekton
Trajneri i njohur ka drejtuar Flamengon në 2018-2021, Brazili gati t’i paguajë klauzolën e lirimit nga Al Hilal.
Portugezi i famshëm i pankinave të ndryshme Horge Zhezus po afrohet gjithnjë e më shumë me kombëtaren braziliane, aq sa CBF, (Federata Braziliane e Futbollit), është gati të paguajë një klauzolë në kontratën e trajnerit që aktualisht drejton Al-Hilal, në Ligën Pro Saudite në Arabinë Saudite. Këtë e bën të ditur portali UOL, duke sqaruar se Federata pret ta ketë në krye të skuadrës që në majin e ardhshëm.
“Konfederata Braziliane e Futbollit është e gatshme të shpenzojë rreth 2.5 milionë euro për të punësuar trajnerin”, thuhet në të. Kjo është shuma e gjobës që duhet paguar në rast të ndërprerjes së parakohshme të kontratës për trajnerin luzitan aktualisht 70 vjeç.
Vlera është proporcionale dhe është e barabartë me kohën e mbetur të angazhimit. Llogaritja bazohet në atë se sa klubi ju paguan menaxherit çdo vit. Nëse largohet para qershorit, Jorge Jesus nuk do ta udhëheqë skuadrën në Botërorin e ardhshëm të Klubeve.
Vazhdo leximin
-

Jose Mourinho gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, portugezi është kandidati kryesor për të drejtuar pesë herë kampionët e botës
4 Prill 2025
17:17
Telesport
Jose Mourinho mund të largohet nga Fenerbahce shumë më shpejt nga sa pritej për të bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Portugezi gjithmonë e ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar dhe duket se ka ardhur moment ta bëj realitet këtë gjë.
Mediat braziliane raportojnë se “Special One’ është një nga kandidatët e fortë në listën e gjatë të Federatës braziliane, e cila prej ditësh po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për të zgjedhur trajnerin e ri të “Selecaos”.
Dëshira e parë dhe e madhe Ednaldo Rodrigues, presidentit të Federatës braziliane, ka qenë Carlo Ancelotti, por trajneri italian duket se do të vazhdojë në krye të Real Madrid der në vitin 2026, kohë kur i mbaron kontrata.
Aktualisht, Mourinho po përflitet shumë si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Brazilit. Mundësia për të udhëhequr një ekip të tillë si Brazili përfaqëson një sfidë të re në karrierën e suksesshme të portugezit në nivel klubesh. Edhe pse aventura e tij në Turqi nuk ka mbaruar ende, mundësia për të drejtuar një ekip me pesë Kupa Bote është shans që të vjen njëherë në jetë.
Gjithsesi, drejtuesit e Federatës braziliane po shqyrtojnë dhe emra të tjerë dhe shumë shpejt pritet të mësohet zyrtarisht emri i trajnerit të ri të Brazilit. -

E rëndë, nëna braziliane shiti foshnjën e porsalindur që të paguante kursin e gatimit
Një ngjarje tronditëse ka shpërthyer në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të financuar mësimet për gatim dhe për të paguar qiranë e shtëpisë. Rasti, i cili u zbulua nga policia braziliane, ka tronditur opinionin publik, ndërsa nëna dhe tre persona të tjerë u arrestuan.
Sipas autoriteteve, një foshnjë 27-ditore u shpëtua nga një situatë e tmerrshme e trafikimit të qenieve njerëzore, pasi fqinjët e nënës informuan policinë për përpjekjen e saj për të shitur fëmijën. Gruaja, e cila dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e depresionit pas lindjes, kishte lidhur marrëveshjen përmes të dashurit të saj, i cili nuk ishte babai i fëmijës. Sipas hetimeve, i dashuri dhe një mik i tij kishin organizuar shitjen e foshnjës për llogari të një biznesmeneje vendase, e cila kërkonte të birësonte një fëmijë.
Përpjekja për të shitur fëmijën u zbulua kur gruaja komunikoi me biznesmenin përmes një shkëmbimi mesazhesh, ku ai kërkonte një foshnjë të shëndetshme dhe të përshtatshme për nevojat e tij. Ajo kishte shprehur preferencat për djalë dhe madje kishte shtuar se do të ishte “edhe më mirë” nëse foshnja ishte me ngjyrë.
Policia reagoi shpejt, duke shpëtuar foshnjën dhe duke siguruar që ajo të kalonte në kujdesin e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve. Pas shpëtimit, fëmija u dërgua në një strehë, ku autoritetet konfirmuan se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse shumë i uritur.
Ndërkohë, gruaja ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ishte përkohësisht duke kujdesur për foshnjën, ndërsa akuzat për tentativën e shitjes së tij janë të pabaza. Kjo ngjarje ka hapur një debat të gjerë në shoqërinë braziliane për pasojat e depresionit pas lindjes dhe përpjekjet ekstreme të individëve që përballen me kushte të vështira ekonomike.
/vizionplus.tv
-

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane
Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane
Nga Lutfi Dervishi
Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë.
Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide. Dhe nuk është ndonjë sekret. Institucione ndërkombëtare, organizata të shëndetit publik, raportimet e medias dhe të qytetarëve, të gjithë e kanë ngritur alarmin. Por çfarë bëjmë ne? Shtojmë dozën.
Pse?
Sepse i fusim një mendje të lehtë: “Hë mo, s’na gjen gjë!”
Një mantrë kolektive, një justifikim i përbashkët për të helmuar tokën, trupin dhe fëmijët tanë.
Pis fermer që përdor helme për të shtuar prodhimin, pis shtet që nuk kontrollon asgjë, pis konsumator që i blen pa pyetur, pa refuzuar dhe pa reaguar. Pra, në fund të ditës: pis milet.
Po të ishte kjo thjesht çështje padije, do kishte zgjidhje. Por është çështje indiference dhe babëzie, e ushqyer me arrogancën e mosndëshkimit. Të mos harrojmë: në vendet ku janë ndaluar këto pesticide, janë ndaluar sepse vrasin. Dhe në ketu, jo vetëm që përdoren, por promovohen si “sekret suksesi”.
Fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane. Fondet e BE për bujqesine janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës.
Në vend të ndalim helmin, kemi ndaluar logjikën. Në vend të zbatojmë rregulla, bëjmë statuse krenare për eksportin e produkteve “të freskëta shqiptare” që pastaj kthehen mbrapsht si mall i rrezikshëm për shëndetin publik.
Tani le të hapim krahët për BE-në. Le t’i tregojmë që jemi gati për integrim. Me mushkëri të skuqura, me veshka të lodhura dhe një sistem që nuk mbron as veten e vet.
Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën.
Por a do jemi gjallë për ta përdorur?
-

ZYRTARE/ Humbja 4-1 nga Argjentina nuk tolerohet, Brazili shkarkon trajnerin
Dorival Xhuniori nuk do do tw jetw mw trajneri i Kombwtares sw Brazilit. Humbja e thellw 4-1 pwrballw njw rivali historik si Argjentina nuk wshtw toleruar nga Federata Braziliane e Futbollit. Kjo e fundit ka reaguar pwrmes faqes sw vetw zyrtare, ku ka njoftuar shkarkimin nga deryra tw 62-vjeçari.
“Federata Braziliane e Futbollit informon se trajneri Dorival Xhunior nuk do tw jetw mw nw krye tw ekipit kombwtar tw Brazilit. Bordi e falenderon profesionistin dhe i uron seksese nw vazhdim tw karrierws. Nga tani e mw tej, Federata Braziliane e Futbollit do tw punojw pwr tw gjetur njw zwvendwsues”, ka njoftuar Federata Braziliane e Futbollit./Sport Ekspres/