Tag: braziliane

  • Prostitucioni dhe përdorim droge, arrestohen dy shtetase braziliane në Durrës

    Prostitucioni dhe përdorim droge, arrestohen dy shtetase braziliane në Durrës

    Dy shtetase braziliane janë vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe përdorim të lëndëve narkotike.

    Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2, të cilin e përdornin për aktivitet të paligjshëm.

    Njoftimi i policisë:

    Operacioni i koduar “STORM” u finalizua pasi efektivët ndërhynë në apartament, ku ndodheshin B. B., 24 vjeçe, dhe H. D., 21 vjeçe. Dy të rejat refuzuan të hapnin derën, e cila më pas u hap me asistencën e shërbimit zjarrfikës.

    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi dy pasaportat e shtetaseve braziliane, para, telefona celularë, karta SIM, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis.

    Përveç arrestimit të tyre, është proceduar penalisht edhe shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

    Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do vijojë hetimet.

  • Arrestohen dy vajza braziliane në Durrës, e kishin kthyer apartamentin në bazë prostitucioni

    Arrestohen dy vajza braziliane në Durrës, e kishin kthyer apartamentin në bazë prostitucioni

    Dy braziliane janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit “Storm”. Policia e qytetit bregdetar finalizoi fazën e dhjetë të këtij aksioni që në fokus ka goditjen e prostitucionit.
    “Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni””, njoftoi policia.
    Dy vajzat braziliane gjatë ndërhyrjes së policisë kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit. U desh ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëses që efektivët të futeshin brenda.
    Nga hetimet rezultoi se dy të rejat e kishin marrë me qira apartamentin dhe e shfrytëzonin për ushtrimin e prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
    “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi”, njoftoi policia.

  • Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 23-vjeçarja braziliane, ndërsa pronarja do të…

    Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 23-vjeçarja braziliane, ndërsa pronarja do të…

    Një 23-vjeçare nga Brazili ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar. E reja ushtronte prostitucion në një apartament me qira në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”.
    Pronarja e apartamentit do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    “Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”.
    Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion. Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht:
    -shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
    -H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

    Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

    Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë të Futbollit në Rio de Janeiro. Emerson Leao dhe Osealdo de Oliveira shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pranisë së trajnerëve të huaj në pankinën e “Selecaos”.
    “Pasi të fitojë Kupën e Botës, le të kthehet një brazilian”, tha Osealdo, ndërsa Ancelotti, i ftuari i nderit, dëgjoi me qetësi komentet kritike. Incidenti surprizoi organizatorët e CBF-së (Federatës), të cilët më pas kërkuan falje publike, duke i cilësuar komentet “të papërshtatshme”.
    Ngjarja mori jehonë ndërkombëtare, me media italiane dhe argjentinase që e përshkruan si “mungesë respekti” ndaj një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit evropian.
    Sipas CBF-së, Ancelotti reagoi me qetësi dhe pa acarim, duke e konsideruar dialogun me trajnerët vendas si një hap të rëndësishëm për të përmirësuar bashkëpunimin. Sjellja e qetë e trajnerit italian ndihmoi që situata të mos përshkallëzohej në konflikt të hapur, duke treguar profesionalizëm edhe përballë sfidave kulturore.

  • Përdhunoi një shqiptare në vitin 2013, ja si është jeta në burg e brazilianit Robinjo

    Përdhunoi një shqiptare në vitin 2013, ja si është jeta në burg e brazilianit Robinjo

    Adriatik BALLA
    Shumë lojtarë brazilianë, edhe pse kanë qenë yje të futbollit botëror, e kanë futur veten në telashe të rënda, sidomos me abuzimet financiare dhe me përdhunime të ndryshme të femrave sikurse ka ndodhur me Dani Alvesh apo dhe Robinjon. Për shumë analistë kjo ndodh me jetën e shfrenuar të lojtarëve brazilianë kur kalojnë nga jeta e varfër në lagjet e Brazilit në pasanikë për shkak të kontratave të majme me klubet europiane dhe kësisoj të dhënë pas veseve e sidomos jetës së natës. Ndërkohë, braziliani Robinjo e ndau një video të regjistruar në P2 të Tremembe, në burgun ku ai po mbahet që nga marsi i vitit 2024. Në videon e publikuar nga Këshilli i Komunitetit Taubate, ish-futbollisti i njohur foli për rutinën e tij dhe kushtet brenda burgut, i njohur për strehimin e të burgosurve të profilit të lartë dhe për të cilin akuzohet se merr trajtim preferencial. Ish-lojtari i Santosit, i cili shkëlqeu në Evropë me Real Madridin, Mançester Sitin e Milanin, u dënua me nëntë vjet burg për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare në vitin 2013, shkruan “TyC Sports”. “Dieta dhe orari im i gjumit janë të njëjta me të të gjithëve të tjerëve.
    Nuk kam ngrënë kurrë asgjë të ndryshme ose nuk kam marrë ndonjë trajtim të veçantë. Ata kanë përhapur gënjeshtra se jam një udhëheqës ose se kam probleme psikologjike”, deklaroi fillimisht ish-përfaqësuesi brazilian. “Nuk kam pasur kurrë asnjë nga këto, as nuk kam marrë ndonjë ilaç. Është e vështirë të jesh në burg, por falë Zotit po e ruaj qetësinë”, shtoi tutje ish-sulmuesi, duke theksuar se nuk gëzon ndonjë privilegj të veçantë. “Kur ​​gruaja ime nuk vjen vetëm, ajo vjen me fëmijët e mi. Më i madhi luan, dhe dy më të vegjlit mund të vijnë. Vizita është e njëjtë dhe trajtimi është i njëjtë për të gjithë”, tha tutje Robinjo. Ai gjithashtu shpjegoi se mund të luajë futboll vetëm të dielave, kur nuk ka aktivitete pune.
    Sipas Gjykatës Italiane, Robinjo dhe pesë miq të tij kryen dhunë seksuale ndaj një gruaje të re shqiptare në një klub nate në vitin 2013. Atje, sipas Gjykatës Italiane, viktima u deh prej tyre dhe, pa ndjenja, u çua në dhomën e zhveshjes së lokalit, ku u përdhunua disa herë. Ish-lojtari u dënua në vitin 2017 me nëntë vjet burg për përdhunimin në grup. Në vitin 2022, dënimi u konsiderua i formës së prerë, pa mundësi për apelime të reja. Në Brazil, pas njohjes së dënimit nga Gjykata e Lartë, mbrojtja e ish-lojtarit paraqiti dy kërkesa për lirim por u refuzuan. Dikur konsiderohej si pasardhës i Peles, por sot ai e vuan dënimin për gabimin e bërë.
     

  • Volejbollistja braziliane Ferreira u pezullua për shkak të gjinisë: Kjo është një çmenduri e madhe

    Volejbollistja braziliane Ferreira u pezullua për shkak të gjinisë: Kjo është një çmenduri e madhe

    Volejbollistja braziliane braziliane Nayara Ferreira është pezulluar nga Federata pas një debati të gjerë mbi gjininë e saj. Ferreira ka treguar se është ndjerë e shokuar nga vendimi dhe e ka cilësuar situatën si “një çmenduri të madhe”.
    Sportistja, sonte në “Goca dhe Gra”, ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë nga familja dhe miqtë e saj, por gjithsesi ndjehet e pasigurt për të ardhmen e saj në klub: “Situata ishte vërtet e rëndë. Klubi më komunikoi vendimin, dhe u shokova. Ishte hera e parë që më ndodhte një gjë e tillë në jetën time. Familja dhe shoqëria janë me mua dhe më mbështesin. Mami im qau për këtë situatë dhe e kuptoi që është një çmenduri e madhe. Kam qenë 12 vjeçe kur nisa të luaj volejboll, dhe tani, vetëm tre muaj pas ardhjes këtu, e gjej veten në këtë situatë.”
    Ferreira e konsideron vendimin si diskriminim dhe e sheh si të paarsyeshëm: “Kjo situatë për mua është diskriminim. Nuk më dhanë asnjë informacion apo dokument që të shpjegonte vendimin. Kam bërë testin e gjakut vetëm për veten time, jo për të provuar diçka. Vajzat e ekipit tim më kanë mbështetur plotësisht.”
    Sportistja ka njoftuar se do të marrë hapa të mëtejshëm për të siguruar të drejtat e saj, por vetëm kur të ndihet e gatshme: “Patjetër që do ta bëj këtë gjë, por kur të ndihem vetë gati.”
    Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka riaktualizuar debatet mbi diskriminimin dhe trajtimin e sportistëve që nuk përshtaten me normat tradicionale gjinore.

  • E akuzuar për gjininë e saj, reagon volejbollistja braziliane: Do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi

    E akuzuar për gjininë e saj, reagon volejbollistja braziliane: Do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi

    Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, e cila së fundi është pezulluar nga aktivitetet sportive në vendin tonë nga FSHV-ja, ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë në lidhje me gjininë e saj. Ferreira, 32 vjeçe dhe lojtare e Dinamos në Superligën shqiptare, ka komentuar situatën rreth saj në media.
    Në një prononcim për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo ka sqaruar situatën, duke u shprehur: “Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi sepse unë jam thjesht një vajzë, që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjeshëm më mirë dhe e vërtetë”.
    “Unë nuk jam një grua e rreme, jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do të pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në botë”, ka deklaruar lojtarja braziliane.
    Pak ditë më parë, Nayara Ferreira është pezulluar nga aktivitetet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, që i ka kërkuar të bëjë testin e gjinisë. Kjo, pas kërkesës së disa klubeve, që kanë ngritur dyshime se ajo ka ndryshuar gjini. Lojtarja nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit me Dinamon, madje sipas trajnerit Koja edhe nuk është stërvitur.

  • FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

    FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

    Volejbolli shqiptar është përfshirë ditën e sotme nga një debat në lidhje me gjininë e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, e cila luan me skuadrën e Dinamos në Superligë. Sipas klubit kryeqytetas, volejbollistja (emri i së cilës nuk përmendet në asnjë deklaratë të klubit dinamovit) është pezulluar dhe i është kërkuar të bëjë testin e gjinisë.
    Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka konfirmuar në një deklaratë për mediat se nuk ka akuzuar askënd, se “po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret”.
    Ndërsa klubi Dinamo, për mediat sqarpon: “Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të BE. Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë, pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje”.
    “Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite”, shton më tej në deklaratën e saj klubi kryeqytetas. Mësohet se janë disa klube të kampionatit të volejbollit kanë kërkuar që lojtares t’i bëhet testi i gjinisë, ndërkohë që lojtarja është pezulluar pa afat.

  • Viniciusi i Realit të Madridit ka probleme me policinë braziliane, shkak festimet e ditëlindjes

    Viniciusi i Realit të Madridit ka probleme me policinë braziliane, shkak festimet e ditëlindjes

    Adriatik BALLA
    Mediat sportive spanjolle njoftojnë se sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Junior, ka probleme me ligjin. Në fakt atij nuk po i ndahen problemet që kur nuk i dhanë Topin e Artë” në vitin 2024. “Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madridit, është duke ndjekur penalisht në gjykatat braziliane për të ashtuquajturën “dëmtim të qetësisë ose të punës” gjatë festës së madhe që ai organizoi në Rio de Zhaneiro për të festuar ditëlindjen e tij”, raportoi “Marca” të mërkurën. Rasti po shqyrtohet në Gjykatën e 9-të Speciale Penale të Rios, e cila merret me shkelje të vogla, dhe bazohet në një ankesë nga një fqinj i vendit ku sulmuesi i kombëtares braziliane festoi ditëlindjen e tij të 25-të, midis datave 19 korrik deri në orët e hershme të 21 korrikut. Sipas ankesës, e cituar nga gazeta “O Globo”, festa, e zhvilluar në një pronë luksoze të dedikuar për organizimin e ngjarjeve të mëdha si dasma ose evente korporative, shkaktoi zhurmë të madhe dhe shqetësoi qetësinë e lagjes.
    Ankuesi pretendoi se madje kishte telefonuar Policinë Ushtarake, e cila gjeti muzikë të lartë dhe britma, dhe kërkoi nga të pranishmit të ulnin zërin. Vinicius dhe të ftuarit e tij respektuan urdhrat e policisë, por kur ata u larguan, “tingulli përsëri arriti një volum jashtëzakonisht të lartë”, sipas deklaratës së fqinjit. Burime nga Gjykata e Shtetit të Rio de Zhaneiro treguan se një seancë paraprake për rastin do të mbahet më 6 nëntor. Sipas ligjit brazilian, “shqetësimi i punës ose qetësisë së të tjerëve” dënohet me burgim nga 15 ditë deri në tre muaj, ose me pagim gjobe. Sipas medias lokale, Vinicius kishte organizuar një festa masive për të festuar ditëlindjen e tij të 25-të, e cila përfshinte koncerte, përfshirë nga reperi Travis Skot, fishekzjarre dhe madje karusele argëtuese.
    Gazeta “O Globo” raportoi se në ngjarje morën pjesë rreth 500 të ftuar, përfshirë mesfushorin francez Eduardo Kamavinga, bashkëlojtar i Vinicius te Real Madrid, si dhe të tjera personazhe të njohura si këngëtarja braziliane Anita, një nga përfaqësueset kryesore të “reggaeton”-it latinamerikan. Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë gjykata braziliane, por shanset janë që Vinicius të marrë një gjobë të rëndë dhe të dënohet disa ditë me punë publike. Shumë yje braziliane të futbollit, për shkak të sjelljes jo korrekte me ligjin, kanë përfunduar nëpër komisariate, përfshi Ronaldinjon, Nejmarin etj.