Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas brazilian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje në Brazil.
Në njoftimin zyrtar thuhet se u ndalua gjatë tentativës për të hyrë në territorin shqiptar 51-vjeçari Alex Fernado Vioti, me banim në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet braziliane, pasi është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Goiania në vitin 2023, për veprën penale të vrasjes.
Arrestimi u bë në kuadër të kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje të vendit, me fokus ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Interpol Tirana është vënë në kontakt me autoritetet e Interpol Brasilia për të nisur procedurat e ekstradimit së 51-vjeçarit drejt Brazilit.
Tag: brazilian
-

Arrestohet në Rinas një shtetas brazilian i dënuar për vrasje, tentoi të hyjë në Shqipëri
-

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
Policia Kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” ka ndaluar një 51-vjeçar brazilian gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar për vrasje në vendlindje.
“Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale ‘Vrasja’”, njofton policia.
Shtetasi brazilian me banim në Itali tashmë do të jetë subjekt i Interpol Tirana, të cilët në bashkëpunim me homologët e Interpol Brasilia, do të realizojnë procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil. -

E akuzoi si të varur nga alkooli, Neymar padit në gjykatë gazetarin brazilian
3 Tetor 2025
8:04
Alfred Lleshi
Neymar ndërmerr veprime ligjore ndaj një gazetari brazilian. Sulmuesi i Santos ka paditur Rodolfo Gomes, i cili pretendonte se Neymar ishte “i varur nga ‘whisky’, pinte ‘cachimba’, konsumonte pije energjike dhe luante video-lojëra deri vonë”. Përfaqësuesit e Neymar e quajtën këtë deklaratë “shpifëse, njollosëse të imazhit dhe të rreme”.
Gomes shtoi se Neymar nuk do të kthehet në fushë këtë vit, edhe pse parashikimet e fundit flisnin për në nëntor. Ai pretendoi se zakonet e tij të jetës së natës po ndikojnë te stërvitjet me ekipin. Neymar ka qenë jashtë fushave që nga 18 shtatori, për shkak të një dëmtimi të gradës 2 në muskujt e këmbës së djathtë.
Sulmuesi reagoi në Instagram me një foto të një pije energjike dhe shkrimin: “I varur pas Red Bull. Kjo është fantastike”. Në Brazil mbeten edhe 10 ndeshje të kampionatit, ndërsa Santos renditet i 16-ti me 28 pikë, vetëm 5 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. -

Brazili në ankth për Neymar. Më shumë probleme për sulmuesin, nuk do të kthehet deri në nëntor
29 Shtator 2025
11:19
Alfred Lleshi
Probleme të tjera për Neymar, të cilat komplikojnë edhe më shumë rikthimin e tij në kombëtaren e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Sulmuesi brazilian, shumë i kërkuar nga tifozët dhe analistët për t’u rikthyer te “Selecao”, është ndaluar nga një problem muskulor. Klubi i tij, Santos, ka konfirmuar se nuk do të mund të luajë sërish para nëntorit.
Kampionati brazilian përfundon më 7 dhjetor, teksa Santos lufton për të shmangur rënien, por duhet të heqë dorë nga ylli 33-vjeçar, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane. Që nga rikthimi tek ekipi i Sao Paulos në fillim të vitit, Neymar ka pësuar disa dëmtime që ia kanë pamundësuar të luajë rregullisht.
Deri tani ka 21 paraqitje dhe 6 gola. Numri 10 nuk e vesh më fanellën e Brazilit që nga tetori 2023, kur pësoi dëmtim të rëndë të ligamentit kryqëzor të gjurit të majtë, në humbjen 2-0 ndaj Uruguajit, në Montevideo. -

“Një takim me Trump do zgjidhë krizën mes vendeve tona”, presidenti brazilian: Shpresoj të mbahet sa më shpejt
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva nuk e fshehu optimizmin e tij të mërkurën përpara një takimi me homologun e tij amerikan Donald Trump, duke thënë se kriza në marrëdhëniet midis dy vendeve do të zgjidhet.
“Në këtë takim, besoj se gjithçka do të zgjidhet dhe se Brazili dhe Shtetet e Bashkuara do të jetojnë përsëri në harmoni”, tha Lula në një konferencë për shtyp në Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së, pa specifikuar se kur do të takohej me Trump.
Të martën, presidenti amerikan tha se ata kishin rënë dakord të takoheshin “javën tjetër”.
Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të tensionuara që nga gushti, kur Uashingtoni vendosi tarifa prej 50% për disa importe braziliane në hakmarrje për gjyqin e ish-Presidentit brazilian Jair Bolsonaro, gjë që çoi në dënimin e tij me 27 vjet burg për përpjekje për grusht shteti pas zgjedhjeve të vitit 2022, në të cilat ai u mund nga Lula.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump shkaktoi një sensacion kur tha se në pak sekonda bisede me Lulën, ai zbuloi se kishte “kimi të madhe” midis tyre dhe se presidenti brazilian dukej “i pëlqyeshëm”.
“Është e vërtetë që pati kimi”, konfirmoi Lula me një buzëqeshje në konferencën e djeshme për shtyp.
“Kthehem në Brazil i kënaqur, optimist për mbajtjen e këtij takimi sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t’i dhënë fund shqetësimit që mbizotëron në marrëdhëniet midis Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.
“Sovraniteti kombëtar i Brazilit, demokracia jonë, nuk janë subjekt negociatash. As me Presidentin Trump dhe as me ndonjë president tjetër në botë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu vlerësoi se presidenti amerikan kishte “dezinformata” në lidhje me Brazilin.
“Ndoshta kjo e çoi atë në disa vendime të papranueshme”, tha presidenti brazilian.Top Channel
-

Sezoni i Fluminense ka mbaruar, Gauço jep dorëheqjen
Herën e parë që e fyejnë, herën e parë që e eliminojnë, ai jep dorëheqjen.
Renato Gauço dha dorëheqjen si trajner i Fluminense dje pas barazimit 1-1 kundër Lanus në stadiumin Maracana, një rezultat që eliminoi klubin e njohur brazilian nga Copa Sudamericana.
Trajneri mbërriti në Rio de Janeiro më 3 prill të këtij viti, ndërsa skuadra nën drejtimin e tij ka luajtur 42 ndeshje, duke regjistruar 21 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje.
Trajneri njoftoi largimin e tij nga klubi brazilian në një konferencë për shtyp. Fluminense e konfirmoi këtë në një deklaratë zyrtare në orët e fundit: “Fluminense FC njofton se Renato Gaúcho nuk është më trajner i ekipit. Trajneri kërkoi të jepte dorëheqjen pas ndeshjes së së martës (23 shtator). Ndihmësit Alexandre Mendes dhe Marcelo Salles gjithashtu po largohen nga klubi.
Klubi i falënderon këta profesionistë për përkushtimin e tyre dhe u uron suksese në karrierat e tyre përkatëse. Ndihmëstrajneri i përhershëm Marcão do të marrë përsipër ekipin në mënyrë të përkohshme”, përfundoi klubi brazilian./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Ish-kreu i shtetit brazilian, Jair Bolsonaro, diagnostikohet me kancer të lëkurës
Prania e karcinomës me qeliza skuamoze u zbulua në testet e kryera ndaj ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro.
Bolsonaro, 70 vjeç, doli nga klinika private DF Star, ku u shtrua të martën për shkak të një sëmundjeje të papritur. Sipas deklaratës mjekësore, pas pranimit ai ishte “i dehidratuar, duke u paraqitur me takikardi dhe presion të ulët të gjakut”. Testet mjekësore treguan “anemi dhe funksion të dëmtuar të veshkave”.
Ai kishte marrë kujdes mjekësor të dielën, duke përfshirë pastrimin kirurgjikal të lezioneve të lëkurës. Një biopsi tregoi praninë e karcinomës me qeliza skuamoze në dy zona, sipas Dr. Claudio Birolini. “Ato u trajtuan me heqje kirurgjikale, por kërkohet monitorim i rregullt për të siguruar që ato të mos rishfaqen”, u tha mjeku i Bolsonaros gazetarëve.
Ish-presidenti brazilian është përballur me probleme serioze shëndetësore, veçanërisht që kur u godit me thikë në bark gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2018. Që atëherë ai i është nënshtruar të paktën gjashtë operacioneve, më i fundit në prill, i cili zgjati gati 12 orë.
Gjykata Supreme e Brazilit të enjten dënoi Jair Bolsonaron me 27 vjet e tre muaj burg për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022 nga presidenti aktual i vendit, Luiz Inacio Lula da Silva.
Avokatët mbrojtës synojnë të shterojnë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të përmbysur vendimin. Deri atëherë, 70-vjeçari Bolsonaro nuk do të dërgohet në burg dhe do të mbetet në arrest shtëpiak.
-

Ancelotti i dha ultimatum për kombëtaren, Neymar katranos gjithçka me Santosin
15 Shtator 2025
12:07
Alfred Lleshi
Një tjetër ditë e keqe për Neymar me Santosin, që rrezikon e rënien nga elita e futbollit brazilian. Kundër Atlético Mineiro, ylli brazilian bëri dy gabime të pazakonta. Vetëm 6 minuta pas fillimit të lojës, ai dështoi në një rast të pastër, ndërsa 10 minuta para fundit të pjesës së parë humbi një tjetër shans të artë, me topin që i kaloi mes këmbëve, në një duel një kundër një me portierin Everson.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në një intervistë për “L’Equipe”, u shpreh për pjesëmarrjen e Neymar në Botërorin 2026: “Do të varet vetëm nga gjendja e tij fizike. Ai duhet të jetë në 100%, jo 80%”.
Kjo lë të kuptohet se fati i yllit brazilian në kombëtare dhe potenciali i tij për Kupën e Botës është nën presion, duke u lidhur drejtpërdrejt me formën aktuale dhe performancat në klub.
-

Chivu e do me patjetër, Inter do bëjë një transferim shokues tek Al-Nassr në janar
10 Shtator 2025
17:59
Telesport
Inter ka rikthyer edhe njëherë interesin për portierin brazilian, Bento, i cili aktualisht luan tek Al-Nassr. Inter e kërkonte 26-vjeçarin që kur ishte pjesë e Athletico Paranaense, para se të transferohej tek Al-Nassr në vitin 2024, por hoqi dorë se klubi brazilian kërkonte 20 milionë euro.
Duke ditur që Yan Sommer është 36 vjeç, Cristian Chivu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një portier të ri, për të kombinuar me Yan Sommer dhe pse jo si portier titullar, pasi zvicerani është në perëndim të karrierës.
Në këtë situatë, Inter ka rikthyer vëmendjen nga Bento, duke dashur të përfitojë nga pakënaqësia që portieri brazilian ka me klubin saudit dhe do ishte gati për një aventurë të re. Në janar, pritet një ofertë e klubit zikaltër në drejtim të Al-Nassr për Bento. “Calciomercato.com” raporton se marrëveshja mes klubeve mund të mbyllet për 15-20 milionë euro. -

Biznesmeni brazilian ia trashëgon Neymarit pasurinë 1 miliard dollarëshe, edhe pse nuk e ka takuar kurrë
4 Shtator 2025
9:57
Alfred Lleshi
Një biznesmen 31-vjeçar nga Porto Alegre ka tronditur Brazilin duke emëruar Neymarin si trashëgimtar të vetëm të pasurisë së tij, e cila vlerësohet rreth 6.1 miliardë realë (rreth 1 miliard dollarë). Testamenti u regjistrua zyrtarisht më 12 qershor 2025, pavarësisht se biznesmeni nuk ka lidhje familjare apo profesionale me yllin e futbollit.
Ai e shpjegoi vendimin si një shenjë admirimi dhe lidhjeje emocionale. “Më pëlqen Neymar, ndihem shumë i lidhur me të”, – tha ai, duke theksuar vlerat e rralla që sheh te sulmuesi brazilian dhe marrëdhënien e ngushtë me babanë.
Përfaqësuesit e Neymarit kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për trashëgiminë. Historia ka kapluar Brazilin, duke bërë që shumë të pyesin nëse është një akt i çuditshëm admirimi apo thjesht shenja më e madhe e vetmisë së një miliarderi.