Tag: brazili

  • Procedohet në gjendje të lirë 50-vjeçari/ Importoi nga Brazili mishin e pulës me salmonelë

    Procedohet në gjendje të lirë 50-vjeçari/ Importoi nga Brazili mishin e pulës me salmonelë

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia.

  • ‘Brazili furnizuesi kryesor!’/ Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit

    ‘Brazili furnizuesi kryesor!’/ Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit

    Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit të kafshëve për mish dhe në anën tjetër rritja e kërkesës nga zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin importet dhe bashkë me to edhe rrezikun e hyrjes së prodhimeve jo në standard. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT importet e mishit ndërmjet 2014 dhe 2024 janë rritur me 29%. Në vitin 2024 u importuan në sasi 48 mijë ton mish.

    Gjatë kësaj periudhe varësia e konsumit nga importet është zgjeruar gjithashtu. Në vitin 2014 konsumi vjetor i mishit arriti në 192 mijë tonë, nga i cili 19.6 për qind ishte importi. Në vitin 2023 konsumi i mishit arriti në 184 mijë tonë, ku 26 për qind ishte nga importi, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin vendas të mishit dhe për importet.

    Rritja e varësisë nga importet e mishit lidhet me tkurrjen e blegtorisë në vend. Përgjatë 2014-2023 numri i krerëve të gjedhit ka pësuar rënie me 47%, të imtat me 34 për qind, ndërsa derrat me 33 %. Ritmet e rënies janë thelluar sidomos pas pandemisë. Një numër fermash të vogla blegtorale kanë falimentuar nga emigracioni i lartë i të rinjve dhe plakja e pakësimi i popullsisë në fshat.

    Treguesit demografike dhe politikat shtetërore për nxitjen e blegtorisë sugjerojnë se importet e mishit do të jenë në rritje nga viti në vit. Skema e subvencionit në bujqësi përjashton fermat e vogla që janë në faliment, teksa numri i kafshëve për mish po pëson rënie dyshifrore nga viti në vit.

    Të dhënat e tregtisë me jashtë tregojnë se Brazili ishte furnizuesi kryesor me mish i tregut tonë për gjatë tre dekadave të tranzicionit. Vitin e kaluar u importuan gjithsej 48 mijë tonë mish, ku 26,8 për qind e të cilave ishin nga Brazili. Vendi i dytë për sasinë e importit të mishit është SHBA e ndjekur nga Greqia, Italia, Paraguai etj.

    Pesha e importeve të mishit nga Brazili ka pësuar rënie gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2024 mishi nga ky vend zuri 31.1 % të totalit të importit të mishit, ndërsa në vitin 2024 rreth 27%.

    Gjatë dekadës së fundit janë rritur ndjeshëm importet e mishit nga Greqia. Në vitin 2014 importet nga vend zinin 7.9% të totalit të mishit të importuar, ndërsa më 2024 zunë 19%. Gjithashtu importet e mishit nga Paraguai u rriten gjatë dekadës. Ky vend ishte furnizuesi i pestë me i rëndësishëm më mish i Shqipërisë me 5 për qind të totalit të importeve nga 0.7 për qind më 2014.

    Kërkesa për konsumin e mishit është rritur vitet e fundit, ndonëse numri i popullsisë është pakësuar me 15 për qind ndërmjet 2011-2023. Por shumëfishimi i turistëve dhe restoranteve ka ndikuar që kërkesa për mish të jetë në trend rritës. Rritja e importeve po ekspozon shëndetin e popullatës ndaj prodhimeve pa cilësi. Rastet me salmonele janë shtuar vitet e fundit, ndërsa kontrollohet e cilësisë po dështojnë të shmangin konsumin e mishit të infektuar. Salmonela shkakton simptoma të rënda që kërkojnë trajtim në spital deri në rrezikimin e jetës./ Monitor

  • Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit; Brazili furnizuesi kryesor

    Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit; Brazili furnizuesi kryesor

    Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit të kafshëve për mish dhe në anën tjetër rritja e kërkesës nga zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin importet dhe bashkë me to edhe rrezikun e hyrjes së prodhimeve jo në standard.Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT importet e mishit ndërmjet 2014 dhe 2024 janë rritur me 29%. Në vitin 2024 u importuan në sasi 48 mijë ton mish.Gjatë kësaj periudhe varësia e konsumit nga importet është zgjeruar gjithashtu.Në vitin 2014 konsumi vjetor i mishit arriti në 192 mijë tonë, nga i cili 19.6 për qind ishte importi. Në vitin 2023 konsumi i mishit arriti në 184 mijë tonë, ku 26 për qind ishte nga importi, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin vendas të mishit dhe për importet.Rritja e varësisë nga importet e mishit lidhet me tkurrjen e blegtorisë në vend. Përgjatë 2014-2023 numri i krerëve të gjedhit ka pësuar rënie me 47%, të imtat me 34 për qind, ndërsa derrat me 33 %. Ritmet e rënies janë thelluar sidomos pas pandemisë. Një numër fermash të vogla blegtorale kanë falimentuar nga emigracioni i lartë i të rinjve dhe plakja e pakësimi i popullsisë në fshat.Treguesit demografike dhe politikat shtetërore për nxitjen e blegtorisë sugjerojnë se importet e mishit do të jenë në rritje nga viti në vit. Skema e subvencionit në bujqësi përjashton fermat e vogla që janë në faliment, teksa numri i kafshëve për mish po pëson rënie dyshifrore nga viti në vit.Të dhënat e tregtisë me jashtë tregojnë se Brazili ishte furnizuesi kryesor me mish i tregut tonë për gjatë tre dekadave të tranzicionit. Vitin e kaluar u importuan gjithsej 48 mijë tonë mish, ku 26,8 për qind e të cilave ishin nga Brazili. Vendi i dytë për sasinë e importit të mishit është SHBA e ndjekur nga Greqia, Italia, Paraguai etj.Pesha e importeve të mishit nga Brazili ka pësuar rënie gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2024 mishi nga ky vend zuri 31.1 % të totalit të importit të mishit, ndërsa në vitin 2024 rreth 27%.Gjatë dekadës së fundit janë rritur ndjeshëm importet e mishit nga Greqia. Në vitin 2014 importet nga vend zinin 7.9% të totalit të mishit të importuar, ndërsa më 2024 zunë 19%. Gjithashtu importet e mishit nga Paraguai u rriten gjatë dekadës. Ky vend ishte furnizuesi i pestë me i rëndësishëm më mish i Shqipërisë me 5 për qind të totalit të importeve nga 0.7 për qind më 2014.Kërkesa për konsumin e mishit është rritur vitet e fundit, ndonëse numri i popullsisë është pakësuar me 15 për qind ndërmjet 2011-2023. Por shumëfishimi i turistëve dhe restoranteve ka ndikuar që kërkesa për mish të jetë në trend rritës.Rritja e importeve po ekspozon shëndetin e popullatës ndaj prodhimeve pa cilësi. Rastet me salmonele janë shtuar vitet e fundit, ndërsa kontrollohet e cilësisë po dështojnë të shmangin konsumin e mishit të infektuar. Salmonela shkakton simptoma të rënda që kërkojnë trajtim në spital deri në rrezikimin e jetës./ B.HoxhaBurimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit

    Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit

    Pas dyshimeve për praninë e salmonelës në mishin e pulës me origjinë nga Brazili në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka nisur kontrolle të rrepta për këtë produkt.
    Autoritetet kanë urdhëruar testime mikrobiologjike për të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto) që vijnë nga Brazili. Deri në daljen e rezultateve, ngarkesat do të mbeten të bllokuara në pikat kufitare.
    Po ashtu, janë kryer inspektime në disa pika shitjeje brenda vendit, ku janë marrë mostra për analiza të mëtejshme. Deri më tani, nuk ka pasur raportime për probleme shëndetësore të lidhura me këtë mish në Kosovë.

  • Kosova rrit kontrollet, dyshime për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri

    Kosova rrit kontrollet, dyshime për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet “Salmonella Typhimurium” dhe “Salmonella Enteritidis”.Pas raportimeve se në Shqipëri është ndaluar importi i mishit të pulës nga Brazili, për shkak të dyshimit të prezencës së “Salmonella Typhimurium”, edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele.Lajmin e bërë të ditur vetë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.AUV-i ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik.“Menjëherë pas publikimit të lajmit në Shqipëri, mbi dyshimet e ngritura për prezencë të ‘Salmonella Typhimurium në fileto pule të importuar nga Brazili’. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Ngarkesat e mostruara sipas procedurës qëndrojnë të bllokuar deri në nxjerrje të rezultateve të analizave. Po ashtu në kontrollin e brendshëm bazuar në vlerësim të analizës se rrezikut, janë inspektuar disa pika shitëse, ku përveç kontrollit është bërë edhe marrja e mostrave”.Tutje AUV tregon se është kontaktuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, nga të cilët kanë marrë konfirmim se nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë.“Nga të gjitha linjat e komunikimit me konsumator apo institucionet shëndetësore deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim lidhur me dyshime se ndonjë qytetar ka pasur indikacione shëndetësore të lidhura me konsum të mishit të pulës. Për të siguruar konsumatorët tonë ne kemi ngritur masat e kontrollit në dy nivelet. Po merren mostrat për testim, në momentin qe lëshohen rezultatet nga laboratori, ato do të komunikohen për publikun”.Po ashtu tregohet se deri më tani nuk ka asnjë argument apo rezultat laboratorik që dëshmon për prezencë të “Salmonella Typhimurium” në fileto pule të importuar origjina Brazil “gjithçka është vetëm në nivelin e dyshimeve”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mishi me salmonelë, hetim procedurave të ndjekura nga AKU, drejtori: S’ka të helmuar në spitale

    Mishi me salmonelë, hetim procedurave të ndjekura nga AKU, drejtori: S’ka të helmuar në spitale

    Foto ilustruese

    TIRANË- Edhe Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit është në lupë nga Prokuroria e Tiranës. Procedura e ndjekur nga punonjësit e AKU-së për të bërë analizat e mishit me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili janë duke u hetuar për të kuptuar nëse reagimi është bërë në kohë; apo janë shkak për shpërndarjen e mishit të kontaminuar ka qenë neglizhenca. Kjo pasi ka dyshime se analizat mund të mos jenë kryer konform parashikimeve ligjore. 
    Ndaj Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për dy vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve”. Po ashtu, dje, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj lajmëroi se po konsiderohet edhe mundësia e shkrirjes së AKU-së. Por nuk dha detaje të tjera. 

    Sa i përket mishit të pulës me salmonelë, nga kontrollet e kryera në qytetin e Vlorës është sekuestruar 500 kg mish pule me salmonelë; në dy fast-food-e, tre markete dhe në një restorant. Por janë marrë mostra për analizim edhe në subjekte të tjerë, për të cilët pritet përgjigje. 

    Për të gjithë ata që e kanë konsumuar mishin e kontaminuar ka folur drejtori i menaxhimit të riskut në AKU, Martin Jorgaqi. I ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, Jorgaqi deklaroi se nga mishi i pulës me salmonelë që ka hyrë në vendin tonë nuk ka raste të shtrimeve në spitale. Por nuk e tregoi burimin e këtij informacioni, pasi nga ana e spitaleve në Shqipëri nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me informacionet për të shtruarit. 
    “Sasia e përgjithshme ka qenë 27 ton me një prej dy salmonelave më të rrezikshme që njihen. Arritëm që të kthenim një masë të konsiderueshme të këtij produkti. Kemi kthyer më shumë se 50% të 7,9 ton të këtij produkti. Subjekti që e ka sjellë e ka nxjerrë këtë produkt në treg, me të drejtë apo jo, këtë nuk di ta them sepse po hetohet çështja, por AKU ka bërë të mundur të gjejë se ku është shpërndarë produkti. Për të gjithë sasinë që po flasim, që ka 10 ditë që ka hyrë, sot spitalet duhet të ishin plot sepse salmonela i jep problemet për 2-4 ditë. Ne nuk kemi asnjë në spital, kemi vetëm zhurmën mediatike. Shpërthimi është kur njerëzit hanë të njëjtin produkt dhe sëmuren,”- tha Jorgaqi.
    27 ton mish pule me salmonelë u importuan këtë muaj nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i ‘dimal’ dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari./ZËRI

  • Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një pjesë është hedhur në treg dhe konsumuar

    Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një pjesë është hedhur në treg dhe konsumuar

    Rreth 18.5 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 21 mars, ndërsa një pjesë e madhe e sasisë është hedhur në treg dhe konsumuar.
    Raportohet se bëhet fjalë për 18.250 kg fileto pule të ngrirë e importuar nga Brazili dhe e futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit.
    Rasti është kapur në inspektim nga AKU e cila më pas ka dërguar për të bërë analiza në ISUV, por nuk ka pasur njoftim nga sistemi evropian.

  • Mishi i pulës me salmonelë në vend, Denaj heq përgjegjësinë nga vetja: Fajin e ka biznesi, nuk lejoi…

    Mishi i pulës me salmonelë në vend, Denaj heq përgjegjësinë nga vetja: Fajin e ka biznesi, nuk lejoi…

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për rastin e mishit të pulës të infektuar me salmonelë, i importuar nga Brazili. Në një intervistë televizive, ajo theksoi se subjekti importues nuk ka bashkëpunuar me autoritetet, ndaj çështja është referuar në prokurori.
    “Siguria ushqimore është prioritet, dhe secila palë duhet të mbajë përgjegjësitë e veta,” tha Denaj, duke shtuar se pjesa më e madhe e këtij produkti është bllokuar, por nuk dha shifra konkrete mbi sasinë e mbetur në treg.
    Ajo sqaroi se të gjitha produktet e importuara nga vende si Brazili janë të pajisura me certifikata veterinare dhe janë të listuara për tregtim në BE. “Nuk duhet ta etiketojmë Brazilin si vend me rrezik të lartë, pasi këto produkte eksportohen edhe në Bashkimin Europian,” shtoi ministrja.
    Denaj tha se mostra e infektuar u zbulua përmes analizave të akredituara nga BE më 21 mars, pas hyrjes së mishit në pikën doganore të Durrësit. “Subjekti kishte detyrimin të informonte autoritetet për shpërndarjen e produktit, por nuk e bëri. Për këtë arsye, AKU ka kërkuar mbështetjen e hetimit tatimor, krimit ekonomik dhe policisë për të ndjekur çështjen,” sqaroi ajo.
    Sipas ministres, Shqipëria ka një rritje të rasteve të sëmundjeve zoonotike, në përputhje me raportimet e autoriteteve europiane, që regjistruan 77,500 raste salmoneloze në vitin 2022. “Në rastin ideal, një ngarkesë e kontaminuar duhet të bllokohet plotësisht sapo të dalin analizat, por në këtë rast, për shkak të mungesës së informacionit nga biznesi, hetimet janë ende në vazhdim,” tha ajo.
    Denaj përfundoi duke thënë se “sasia e kampionuar është rreth 7 ton, por ende nuk mund të konfirmojmë nëse e gjithë kjo sasi ka hyrë në treg, pasi procesi i investigimit po vijon.”
    “Produktet e importuara nga vende edhe si Brazili shoqërohen me certifikatë veterinare. Sikurse rasti i filetos së pulës, ashtu edhe mishi i derrit, të gjitha stabilimentet që i tregtojnë produktet nga Brazili, eksportojnë në vendet e BE dhe lejohen të eksportojnë në vendet e BE-së. Kanë një marrëdhënie me kompanitë shqiptare të eksportit, janë të listuara në Bashkimin Europian. Pra për të mos e etiketuar Brazilin si vend me risk të lartë. Origjina e produktit është dhe jemi sot me ligjet në Shqipëri njësoj si në ligjet e BE-së kur vjen puna te çështja e importit, si edhe shoqërimin me certifikatë të çdo produkti të importuar.  Bëhej fjalë për një sasi fileto pule, e cila hyn në pikën doganore të Durrësit. Në planin e menaxhimit të marrjes së mostrave, një nga ngarkesat është vlerësuar për të marrë një mostër dhe për të analizuar. Janë analiza të akredituara nga Bashkimi Europian. Merr rezultatin në 21 mars, në momentin që AKU vihet në dijeni dhe vijon kontrollin dhe gjurmueshmërinë. 
    Subjekti duhet që kur ka përgjigje nga Instituti i Sigurisë Ushqimore, kanë detyrimin të informojnë se ku e ka tregtuar.  Është gjetur në pamundësi të informacionit AKU. Biznesi duhet të informojë dhe nuk e ka bërë. Nga ana tjetër, nuk ka lejuar në njëfarë mënyrë kontrollin e plotë të gjurmueshmërisë. AKU ka referuar rastin për t’u ndihmuar nga hetimi tatimor, krimi ekonomik dhe policia, duke u referuar edhe në Prokurori. Kur flasim për sigurinë ushqimore nuk është çështje e lehtë, nuk dua ta relativizoj, por palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Edhe aty ku ne nuk e gjurmojmë dot 100% bëjmë palë institucionet e tjera.
    Dua vetëm një element, sëmundjet sonoze janë shtaur në vitet e fundit. Autoriteti europian raporton çdo vit dhe në janar ka raportuar në veçanti për salmonelën, një rritje nga 2022 gati 77,500 raste. Është një situatë që ne reagojmë menjëherë në çdo rast. Rasti ideal është që kur merret përgjigja i gjithë malli bllokohet. Në mungesë të marrjes së informacionit nga biznesi e kemi referuar në prokurori. Kam informacion jo zyrtare, pjesa më e madhe është e bllokuar. Por nuk mund të flas sepse ka një proces që duhet të shprehen institucionet.
    Pjesa më e madhe është gjendur, por nuk mund të shprehem sepse është në vlerësim të institucioneve. Në çdo rast bashkëpunimi i të gjithë kompanive dhe detyrimi për të raportuar dhe për të ndjekur. Mënyra e reagimit të shpejtë dhe ndërgjegjësimit, është për tu vlerësuar jo në raport me problemin, por për zinxhirin dhe ndërgjegjësimin, si për biznesin që e kanë të qartë detyrimin ligjor dhe njëkohësisht për të gjurmuar me fatura tatimore, për të gjurmuar se ku është produkti. Sasia e kampionuar është diku te 7 ton, kjo nuk mund të jetë, nuk më lejohet të them se ka përfunduar në treg. Ne kemi gjurmuar dhe bllokuar, por sasia e gjurmuar do të dalë në përfundim të procesit të investigimit”, tha ndër të tjera Denaj.

  • Mishi me salmonelë u konsumua nga shqiptarët, protestë para AKU

    Mishi me salmonelë u konsumua nga shqiptarët, protestë para AKU

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Pas daljes në dritë të skandalit ushqimor me 19 ton mish pule me salmonelë të importuar nga Brazili në vendin tonë, frika e konsumatorëve është rritur. Konsumatorët kërkojnë drejtësi dhe llogari nga organet përgjegjëse. Në lidhje me rastin një qëndrim do të mbahet para godinës së Agjensisë Kombetare të Ushqimit në orën 14:30.
    AKU, pas publikimit të skandalit, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, pranoi faktet. Ngarkesa e dyshimtë ka mbërritur në Portin e Durrësit më 11 mars 2025 dhe është marrë nga kompania ‘Dimal Inc’, një subjekt i themeluar në vitin 2019 nga Mondi Goxha, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë çështje. Mostrat janë marrë vetëm pak ditë më vonë nga ana e agjentëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
    Drejtori i Menaxhimit të Riskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi se pasi u konstatua mishi i pulës me salmonelë, kompania nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka dhënë informacion të saktë rreth faturave, se në cilat pika shitjesh u shpërnda ky produkt.
    19 ton mish pule me salmonelë janë importuar nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i ‘dimal’ dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari./ZËRI

  • Në kërkim pronari i ”AMG Food”, procedohet vëllai i tij e tre inspektorë të AKU, futën fileto me salmonelë

    Në kërkim pronari i ”AMG Food”, procedohet vëllai i tij e tre inspektorë të AKU, futën fileto me salmonelë

    Një ditë pas skandalit me sigurinë ushqimore, ku u zbulua se nga Brazili në Shqipëri kanë hyrë 7.9 ton mish pule me salmonelë, policia shpalli në kërkim administratorin e kompanisë importuese “AMG Food”, Arben Goxha, 50 vjeç. Së bashku me të vëllanë, Mondi Goxha, i cili është vënë nën hetim nga policia, 50-vjeçari Arben Goxha akuzohet se ka importuar ushqime të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve.
    Hetime kanë nisur edhe për tre inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Gëzim Hushi, Sada Lufta dhe Aldo Sinjari, të cilët, sipas policisë, kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar futjen në treg të filetove të pulës me salmonelë.
    Produkti i ardhur nga Brazili është futur në vendin tonë përmes Portit të Durrësit, ndërsa më 21 mars, përgjigjet e analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare kanë treguar se mishi është i kontaminuar me salmonelë.

    Në pritje të përgjigjes së analizës, AKU tha se kompanisë “AMG Food” i ishte kërkuar të ruante produktin në ambientet frigoriferike dhe të mos e tregtonte. Por, në shkelje të ligjit, kompania e ka shitur atë në biznese të nivelit të dytë.
    AKU ka bllokuar deri tani nga ngarkesa vetëm 4 ton mish me salmonelë.
    /vizionplus.tv