Tag: brazili

  • Ancelotti: Grupi është i vështirë, duhet ta nisim me fitore ndaj Marokut

    Ancelotti: Grupi është i vështirë, duhet ta nisim me fitore ndaj Marokut

    6 Dhjetor 2025

    12:13

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka komentuar shortin e Botërorit 2026, ku të tijtë do të përballen me Marokun, Skocinë dhe Haitin. Ai thekson rëndësinë e nisjes së mirë: “Maroku ka bërë shumë mirë në Botërorin e fundit, në ‘Katar 2022’, ku arriti gjysmëfinalen, ndërsa Brazili u eleminua në çerekfinale”.
    Për Skocinë shtoi: “Ka një ekip shumë të fortë; do të jetë mjaft e vështirë. Duhet të përpiqemi të përfundojmë të parët në grup. Sidomos duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë, që do të jetë shumë e rëndësishme. Synimi është që t’i fitojmë të tria ndeshjet. Së pari ndaj Marokut, më e vështira, pastaj kundër dy skuadrave të tjera. Duhet të jemi të sigurt”.
    Brazili do të luajë miqësore ndaj Francës dhe Kroacisë në SHBA në mars. Për rikthimin e Neymar, i munguar prej mbi dy vitesh, Ancelotti tha: “Nëse Neymar meriton të jetë në Botëror, nëse është në formë dhe më i mirë se të tjerët, do të luajë, por nuk i detyrohem askujt”.

  • Një tjetër rast prostitucioni në Durrës, arrestohen vajzat nga Brazili/ Të rejat i bënë rezistencë policisë, çfarë iu gjet në banesën e marrë me qira

    Një tjetër rast prostitucioni në Durrës, arrestohen vajzat nga Brazili/ Të rejat i bënë rezistencë policisë, çfarë iu gjet në banesën e marrë me qira

    Një tjetër rast prostitucioni është konstatuar në Durrës, ku u vunë në pranga dy vajza nga Brazili.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “STORM”, nën hetim mbetet edhe një person tjetër.
    Vazjat nga Brazili kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës, e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike.
    Dy të rejat i kanë bërë rezistencë policisë, duke refuzuar të hapin derën.
    “Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabis”, njofton policia.
    Mbi ta rëndojnë veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Top Channel

  • Berisha pas kthimit nga Brazili: Ishin shumë të shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri

    Berisha pas kthimit nga Brazili: Ishin shumë të shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas kthimit nga Brazili, ku u zgjodh zëvendëspresident i CDI-së, ka zhvilluar këtë të martë një konferencë me gazetarët në selinë blu.
    “Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj.
    Në këtë organizatë, kushtuar gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në botë, natyrisht një vend kryesor zinte Ukraina, përpjekjet e kombit ukrainas për t’u çliruar, për të çliruar territoret nga pushtuesi rus dhe dënimi i këtij agresioni nga ana e CDI, solidaritet i plotë me kombin ukrainas. Venezuela, narkoshteti i rrezikshëm i Amerikës Latine, ishte çështje tjetër madhore dhe rezoluta e miratuar nga CDI bën thirrje për rikthimin, rivendosjen në detyrë të presidentit të zgjedhur të popullit venezuelas, i cili jeton në Spanjë për shkak të grabitjes së zgjedhjeve nga Maduro, ky diktator i narkoshtetit.
    Por një vend qendror kishte edhe narkoshteti shqiptar. Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas ekspozesë dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, duke dënuar me forcën më të madhe, shpreh shqetësimin më të madh për zhvillimet dramatike në Shqipëri, konsolidimin e narkoshtetit në drejtimin e Edi Ramës. Lidhjet direkte të Edi Ramës me kartelet më të rrezikshme si të Sinaloas apo kartelet e tjera të Amerikës Latine.”, tha Berisha.

  • Berisha nga Brazili: Do t’i zbuloj botës krizën që ka sjellë Rama në vend!

    Berisha nga Brazili: Do t’i zbuloj botës krizën që ka sjellë Rama në vend!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në São Paulo të Brazilit, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës ndërkombëtare CDI, së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Punimet e asamblesë zhvillohen përgjatë dy ditëve.
    Në një deklaratë nga Brazili, Berisha tha se qëllimi i tij është të informojë përfaqësuesit e partive kryesore ndërkombëtare mbi situatën politike në Shqipëri.
    Ai përmendi shqetësime lidhur me trafikun e drogës, korrupsionin dhe dobësimin e institucioneve.
    Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha:
    Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
    Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
    Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave poitike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri.

  • Berisha nga Brazili: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri…

    Berisha nga Brazili: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve. 
    Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor. 
    Lideri opozitar, Sali Berisha rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri. Berisha theksoi se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend. 
     

  • Zhgënjen Brazili, nuk shkon më shumë se barazimi në miqësoren e luajtur në Francë (video)

    Zhgënjen Brazili, nuk shkon më shumë se barazimi në miqësoren e luajtur në Francë (video)

    18 Nëntor 2025

    22:23

    Telesport

    Brazili ka barazuar 1-1 ndaj Tunizisë në miqësoren e luajtur në “Stade Pierre-Mauroy” në Francë. Tunizianët gjetën të parët avantazhin me golin e Hazem Mastouri në minutën e 23-të.
    Brazilianët barazuan shifrat me Estevao në fund të pjesës së parë, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e dhënë pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga futbollistët tunizianë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 78-të, Brazili kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Lucas Paqueta, gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar pas një faulli ndaj Vitor Roque brenda në zonë. Goditja e Paqueta përfundon sipër traversës. SHIKOPENALLTINEHUMBURNGAPAQUETA
    Pavarësisht zëvendësimeve të shumta të kryera nga Carlo Ancelotti në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-1.

  • Brazili bind ndaj Senegalit, por fitorja e “Selecaos” shqetëson shumë Arsenalin (video)

    Brazili bind ndaj Senegalit, por fitorja e “Selecaos” shqetëson shumë Arsenalin (video)

    15 Nëntor 2025

    18:59

    Telesport

    Brazili ka fituar 2-0 ndaj Senegalit në miqësoren e luajtur në “Emirates”. Carlo Ancelotti e nisi takimin me këtë formacion titullar: Ederson; Alex Sandro, Gabriel, Marquinhos (kapiteni), Militao; Casemiro, Bruno Guimaraes; Rodrygo,Estevao, Vinicius, Cunha.
    Fillimisht ishte Estevao që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 27-të, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Në minutën e 35-të, Casemiro dyfishon shifrat pas një asisti nga Rodrygo, pas një skeme të bukur nga goditja e dënimit.
    Lajmi i keq për brazilianët, e sidomos për Arsenalin, ishte dëmtimi i Gabriel në minutën e 65-të. Në pamje të parë, duket se bëhet fjalë për një lëndim serioz. Përsa i përket rezultatit, shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Brazili fiton 2-0.
    SHIKOGOLAT
     

  • Vinicius beson se Brazili do të fitojë Kupën e Botës vitin e ardhshëm me trajnerin Karlo Ançeloti

    Vinicius beson se Brazili do të fitojë Kupën e Botës vitin e ardhshëm me trajnerin Karlo Ançeloti

    Adriatik BALLA
    Brazili futet në kategorinë e “superfuqive” në futboll. Ai ka një skuadër të madhe të aftë dhe me kualitete të larta që mund të bëjnë diferencën në çdo ndeshje. Por problemi i Brazilit gjatë viteve të fundit ka qenë mungesa e një trajneri serioz dhe problemet e brendshme të grupit. ardhja e trajnerit Karlo Ançeloti duket se ka sjellë një situatë tjetër, por kjo pritet të verifikohet në javët e muajt e ardhshëm. Ndërkohë, Vinicius Junior lavdëroi ndikimin e Karlo Ançelotit te Brazili dhe i bëri thirrje ekipit të fitojë Kupën e Botës për t’u siguruar që puna e tij “të marrë vlerësimin që meriton”.
    Ançeloti mori drejtimin e kombëtares së Brazilit në maj, pas largimit nga Real Madridi, ku e kishte stërvitur Viniciusin për katër sezone. Italiani deri tani ka drejtuar gjashtë ndeshje, duke fituar gjysmën prej tyre (1 barazim, 2 humbje), dhe ka ndihmuar Brazilin të sigurojë vendin në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm. Megjithatë, pas kualifikimit, ata mundën Korenë e Jugut 5-0 në një miqësore përpara se të pësonin një humbje befasuese 3-2 ndaj Japonisë. Seleçao vazhdon përgatitjet me miqësore kundër Senegalit dhe Tunizisë, dhe Vinicius beson se do të jenë mundësi të tjera për të parë se si Brazili po ndërton mbi udhëzimet që u ka dhënë Ançeloti. “Me Ançelotin, ne po evoluojmë dhe po ndërtojmë një identitet të qartë loje,” tha Vinicius për kanalet zyrtare të CBF-së. “Gjetja e atij balanci para Kupës së Botës do të jetë vendimtare. Të gjithë duhet të futemi në mentalitetin e Kupës së Botës dhe të kuptojmë se mundësia jonë ka ardhur.”
    Brazili e ka fituar Kupën e Botës pesë herë, por triumfi i fundit në këtë kompeticion erdhi në vitin 2002. Në Katar, ata u eliminuan në çerekfinale nga Kroacia pas penalltive, por Vinicius thotë se Brazili tani ka besim të rinovuar – dhe e gjitha kjo falë Ançelotit. “Ai ka bërë të njëjtën gjë kudo që ka shkuar – ka sjellë besim dhe ka nxjerrë më të mirën nga çdo lojtar në pozicionin e tij ideal,” shtoi Vinicius. “Ai gjithmonë thotë se ëndrra e tij është t’i bëjë njerëzit brazilianë të lumtur, t’i rikthejë futbollit tonë gëzimin që na karakterizon, dhe të fitojë Kupën e Botës. “Ai na jep qetësi dhe besim. Na kujton se ne tashmë kemi pasionin dhe intensitetin për të veshur këtë fanellë – dhe ky është pjesa më e vështirë. Ne thjesht duhet të fitojmë që puna e tij të marrë vlerësimin që e meriton”, theksoi më tej sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, i cili ka pasur edhe vetë probleme tek klubi spanjoll.
     

  • Verstappen: Brazili garë e veçantë për mua që më karikon, këtu kam arritur disa fitore fantastike

    Verstappen: Brazili garë e veçantë për mua që më karikon, këtu kam arritur disa fitore fantastike

    Pak pilotë në Formula 1 mund të thonë se kanë një marrëdhënie të veçantë me një pistë sa Max Verstappen me Interlagos. Pista braziliane ka ofruar shumë momente unike në karrierën e 4 herë kampionit të botës, nga kalimi i tij epik nga jashtë ndaj Nico Rosberg në vitin 2016 deri te fitorja e tij e paharrueshme vitin e kaluar, me rikthimin e tij nga vendi i 17-të në të parin që në thelb i siguroi atij titullin për pilotë.
    “Brazili është një vend i veçantë për mua, jo vetëm për shkak të garave të pabesueshme dhe momenteve fantastike që kemi pasur atje, por edhe sepse vjehrrit e mi janë brazilianë“, theksoi Verstappen, i cili është i lidhur romantikisht me Kelly Piquet, vajzën e Nelson Piquet, 3 herë kampion bote.
    “Mund të bjerë shumë shi atje, kështu që garat mund të jenë mjaft të çmendura. Mendoj veçanërisht për vitin e kaluar, ku fituam pasi u kualifikuam në vendin e 17-të. Ishte një fitore emocionale dhe një moment i rëndësishëm për kampionatin. Do të vesh një helmetë të veçantë kushtuar Brazilit për këtë garë. Është një vend me shumë histori dhe traditë të shkëlqyer, por gjithashtu mban shumë kujtime të mrekullueshme për mua”, tha Verstappen.
    Më tej, holandezi tha: “Zgjodha ngjyrat tradicionale për helmetën, të cilat vërtet bien në sy. Mendoj se dizajni është vërtet i bukur dhe mezi pres ta vesh në pistë. Tifozët janë super të apasionuar dhe gjithmonë më ka pëlqyer të garoj në një pistë kaq historike. Të shohësh atë atmosferë dhe të jesh pjesë e saj është e pabesueshme.”