Tag: braktisura

  • Qytetet që rikthehen nga harresa: Rishfaqja e vendbanimeve të braktisura ngre pyetje për klimën dhe historinë

    Qytetet që rikthehen nga harresa: Rishfaqja e vendbanimeve të braktisura ngre pyetje për klimën dhe historinë

    Qytete dhe fshatra të braktisura, të cilat prej dekadash qëndronin nën ujë apo të mbuluara nga natyra, po rishfaqen në disa zona të botës. Ky fenomen lidhet kryesisht me uljen e nivelit të ujërave për shkak të thatësirave të gjata dhe ndryshimeve klimatike, por gjithashtu edhe me zhvendosjet natyrore të tokës dhe projektet e vjetra të përmbytjes së rezervuarëve.

    Pamjet e këtyre vendbanimeve – disa të rrënuara, të tjera të ruajtura pothuajse të paprekura – kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave, duke u kthyer në pika të reja turizmi. Arkeologët i konsiderojnë këto shfaqje si “laboratorë natyrorë historie”, pasi ndërtesat e ruajtura nën ujë ofrojnë informacion të vlefshëm për jetën e së kaluarës: arkitekturën, objektet shtëpiake dhe organizimin shoqëror të komuniteteve.

    Megjithatë, rritja e interesit dhe vizitave paraqet sfida. Strukturat janë të brishta dhe mund të dëmtohen lehtësisht, ndërsa kthimi i reshjeve mund t’i zhdukë sërish. Prandaj, disa vende po investojnë në dokumentim digjital dhe skanime 3D për t’i ruajtur këto dëshmi historike.

    Ekspertët theksojnë se rishfaqja e qyteteve fantazmë nuk është vetëm një kuriozitet, por edhe një paralajmërim për ndikimin e drejtpërdrejtë të ndryshimeve klimatike mbi burimet ujore. Ndërkohë që këto vendbanime rikthehen përkohësisht në dritë, sfida mbetet se sa shpejt mund të studiohen e ruhen para se natyra t’i mbulojë sërish.

  • Rama: Për shtesat mbi 10%, sekuestrohet e gjithë ndërtesa/ Ja çfarë do të ndodhë me objektet e ‘braktisura’

    Rama: Për shtesat mbi 10%, sekuestrohet e gjithë ndërtesa/ Ja çfarë do të ndodhë me objektet e ‘braktisura’

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kush ndërton pa leje në masën 10%, ajo pjesë do të sekuestrohet. Ndërkohë, nëse masa është më e madhe, atëherë ajo do t’i kalojë e gjitha shtetit.
    Po ashtu ai tha se rregulla të reja do të ketë dhe për ndërtesat e braktisura.
    “Deri në masën 10% konfiskohet ajo shtesë dhe përdoret ajo sipërfaqe i jepet shtetit, ose të pastrehëve, Mbi masën 10%, konfiskohet e gjithë nga shteti. Sipas këtij akti ligjor, të gjitha këto ndërtesa e lëna në harresë, të braktisura, do të prishën apo konfiskohen apo do të përfundojnë procedurat për ata që i kanë lënë në atë gjendje. Muret rrethuese janë një problem i këtij vendi. Ato do të duhen t’i nënshtrohen modeleve tip”, tha ai.

  • Policia bashkiake aksion për largimin e mjeteve të braktisura, Nënkryetari Sula: Pronarët të marrin masa brenda 30 ditësh

    Policia bashkiake aksion për largimin e mjeteve të braktisura, Nënkryetari Sula: Pronarët të marrin masa brenda 30 ditësh

    Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 14:34
    Policia Bashkiake ka nisur heqjen e mjeteve të lëna prej kohësh në rrugë, që zënë hapësira publike dhe kthehen në problem për qytetarët.Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, ka bërë thirrje për largimin e mjeteve të braktisura nga hapësirat publike.
    “Policia Bashkiake Tiranë ka nisur një aksion për largimin e mjeteve të braktisura që zënë hapësira publike, të kthyera në problem për qytetarët. Ata që kanë lënë mjete të tilla të marrin masa dhe t’i largojnë vullnetarisht brenda një muaji nga data e vendosjes së njoftimit. Mjetet që nuk largohen brenda afatit do të spostohen e depozitohen në pikën e bllokimit”, shkruan Sula.

  • Makinat e braktisura në rrugët e Tiranës do konfiskohen, shefja e Policisë Bashkiake: Keni 30 ditë kohë, përndryshe humbisni pronësinë

    Makinat e braktisura në rrugët e Tiranës do konfiskohen, shefja e Policisë Bashkiake: Keni 30 ditë kohë, përndryshe humbisni pronësinë

    Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një marrëveshje mes Policisë Bashkiake dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, automjetet e braktisura do të konfiskohen, ndërsa pronarët e tyre, kanë 30 ditë kohë nga momenti i njoftimit për të lëvizur makinat.
    Shefja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, ka deklaruar për mediat se nëse pronarët e mjeteve nuk reagojnë, makinat do të sekuestrohen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve.
    “Duhet të bëhet një praktikë e plotë. Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake jemi në korrespodencë.
    Pasi te jenë ezauruar të gjitha këto hapa nga policia bashkiake dhe është konstatuar se poseduesi nuk e ka lëvizur mjetin, atëherë do ndërhyjë dhe do të ngrejë mjetin për të cilën kemi nënshkruar marrëveshje.”-shprehet Elona Lalaj, drejtore e Policisë Bashkiake.
    Në këtë mënyrë, pronari i automjetit të braktisuar nëse nuk reagon, humbet të drejtën e pronësisë dhe makina konsiderohet e konfiskuar, duke i kaluar agjencisë.
    “Jo nuk është ai më pronar i ligjshëm i mjetit. Janë shteruar të gjitha praktikat, do mbajmë procesverbale. Qytetari kishte kohën e mjaftueshme për të marrë masa, për ta depozituar për skrap. Qytetari nuk është më pronar i mjetit, kjo i kalon agjencisë.”-shton ajo.

  • 30 ditë afat për të larguar mjetet e braktisura/ Policia njofton pronarët e tyre për lirimin e hapësirave publike

    30 ditë afat për të larguar mjetet e braktisura/ Policia njofton pronarët e tyre për lirimin e hapësirave publike

    Pronarët e automjeteve të braktisura duhet t’i largojnë ato brenda 30 ditëve, përndryshe policia bashkiake e Tiranës do të ndërhyjë për heqjen e tyre. Njoftimi i policisë bashkiake të kryeqytetit vjen në kuadër të punës për lirimin e hapësirave publike, një prioritet i shpallur nga kryeministri Edi Rama.
    Policia bashkiake e Tiranës njoftoi sot pronarët e mjeteve se, nëse nuk i largojnë ato brenda afatit të përcaktuar, automjetet do të transportohen në vendin e përcaktuar për depozitimin e mjeteve të braktisura.
    “Lirojmë hapësirat publike, përmirësojmë qarkullimin dhe krijojmë një qytet më të rregullt,” thekson policia bashkiake, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve.
    Në këtë kuadër, policia bashkiake fton qytetarët të raportojnë çdo mjet të braktisur në lagjet e tyre, duke dërguar foto dhe lokacion në numrin e telefonit 0689500030.
    E konsideruar si një nismë e domosdoshme për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj komunitetit, lirimi i hapësirave publike synon gjithashtu të rikthejë funksionalitetin e bizneseve dhe sipërmarrjeve, por edhe individëve në hapësirat publike në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit.
    Kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet Rregullorja Kombëtare, e cila do të përcaktojë me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset. Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se do të ashpërsohen dënimet penale dhe administrative për shkeljet që lidhen me hapësirat publike.

  • Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

    Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

    Policia Bashkiake e Tiranës thotë se ka nisur aksionin për të hequr nga rrugët makinat e braktisura prej kohësh, të cilat kanë zënë hapësira publike dhe krijojnë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

    Policia Bashkiake Tiranë, përmes një njoftimi, informon që të gjithë qytetarët t’i largojnë vetë këto mjete ose do të hiqen prej tyre me karroatrec, duke nisur kështu procedurat administrative.

    Braktisja e makinave rrugëve të Tiranës është shqetësim i mbartur për kryeqytetin. Edhe pse Bashkia në bashkëpunim me policitë rrugore dhe atë bashkiake kanë premtuar prej vitit 2018 heqjen e të gjitha makinave të braktisura prej hapësirave publike, asgjë nuk ka ndodhur dhe problemi është përkeqësuar.

    Njoftimi i Policisë Bashkiake Tiranë:

    Policia Bashkiake Tiranë ka nisur procesin e njoftimit për mjetet e braktisura, të cilat kanë zënë hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit.

    Pronarët ose poseduesit e mjeteve ftohen të kryejnë heqjen vullnetare, për të shmangur procedurat administrative dhe për të kontribuar në një qytet më të pastër.

  • Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

    Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

    Policia Bashkiake në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë makina të vjetra, jo funksionale dhe që mbajnë të bllokuara hapësirat publike pa të drejtë.
    Policia njofton pronarët që të heqin në mënyrë vullnetare këto makina për të shmangur gjobat dhe masat e tjera si dhe për të kontribuar për një mjedis më të pastër.
    Aktualisht ka nisur një proces njoftimi duke vënë paralajmërime në makinat e braktisura, teksa iu kërkohet dhe qytetarëve që të ndihmojnë me foto për heqjen e këtyre mjeteve nga rrugët.

  • Mijëra valixhe të braktisura si simptomë e turizmit të tepërt: Pse turistët i lënë ato në aeroporte?

    Mijëra valixhe të braktisura si simptomë e turizmit të tepërt: Pse turistët i lënë ato në aeroporte?

    Valixhet e braktisura janë shndërruar në një problem të ri social në Japoni, vend që vitin e kaluar u vizitua nga plot 38 milionë turistë të huaj. Politika e liberalizimit të vizave, dobësimi i yen-it që e bën qëndrimin më të lirë për turistët me euro dhe dollarë, si dhe promovimi ndërkombëtar i vendit përmes ngjarjeve të mëdha si Olimpiadat dhe Ekspozitat Botërore, kanë sjellë një vërshim të madh vizitorësh. Megjithatë, ky bollëk i turistëve nuk ka sjellë vetëm rritje të çmimeve të akomodimit, mbingarkesë të transportit dhe presion mbi infrastrukturën, por edhe fenomene të pazakonta si grumbullimi i valixheve të hedhura në aeroporte, stacione treni, hotele dhe madje edhe në rrugë.

    Në Aeroportin e Naritës, që i shërben Tokios, në vitin fiskal 2024 u gjetën 1,073 valixhe të braktisura, një shifër dukshëm më e lartë se në vitin 2019 kur u numëruan vetëm 479. Në Osakë, qytet që do të presë Ekspozitën Botërore 2025, rreth 80% e hotelierëve të pyetur nga një organizatë turistike lokale raportuan se përballen rregullisht me këtë problem. Hoteli “Best Western Fine”, me 161 dhoma, deklaroi se stafi i tij gjen çdo ditë tre deri në katër valixhe të braktisura nga vizitorët.

    Arsyeja kryesore pse turistët i lënë pas valixhet e tyre lidhet me faktin se yen-i i dobët e ka bërë shumë të leverdishme blerjen e valixheve të reja në Japoni, shpesh për vetëm disa dhjetëra euro. Vizitorët, pasi blejnë suvenire dhe rroba, zgjedhin të ndërrojnë valixhet e vjetra e më të vogla me të reja dhe më të mëdha. Por ndarja nga bagazhet e vjetra nuk është aq e thjeshtë: sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Japoni është i rreptë dhe kërkon pagesë për mbeturina të rënda apo me përbërës metalikë. Për shembull, hoteli i lartpërmendur në Osakë harxhoi 2,000 dollarë vitin e kaluar vetëm për të hequr qafe valixhet e mbetura.

    Për më tepër, çdo bagazh i braktisur në aeroporte, stacione apo dyqane duhet të inspektohet nga policia për të siguruar se nuk përmban mjete shpërthyese apo substanca të rrezikshme, çka e shndërron fenomenin në një çështje sigurie publike. Sistemi i ndërlikuar e bën pothuajse të pamundur që turistët të respektojnë procedurat, pasi në qytetet japoneze nuk ka kontejnerë të zakonshëm në rrugë dhe mbeturinat mund të hidhen vetëm në ditë e vende të caktuara, shpesh duke kërkuar kupona paraprakë.

    Kjo situatë ka bërë që valixhet e braktisura të jenë një shqetësim i përditshëm për hotelet dhe aeroportet, por edhe një burim kritikash ndaj turistëve nga qytetarët vendas, të cilët janë mësuar që në fëmijëri të respektojnë rregulla të rrepta për menaxhimin e mbeturinave. Për japonezët, valixhet e lëna në rrugë apo hapësira publike përbëjnë jo vetëm shkelje të normave të sjelljes, por edhe rrezik të mundshëm për sigurinë. Në mungesë të alternativave të thjeshta për asgjësimin e tyre, fenomeni i valixheve të braktisura pritet të mbetet një sfidë e vazhdueshme e turizmit masiv në Japoni.

  • Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e zonës

    Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e zonës

    Mali i Dajtit, simboli natyror i Tiranës dhe një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, do të përfshihet në një projekt të gjerë për rikthimin e natyrës së dëmtuar nga ndërhyrjet njerëzore.

    Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur një tender publik për rehabilitimin e shtatë guroreve të braktisura dhe zonave përreth tyre që janë dëmtuar nga ndërtimet e paligjshme, rrëshqitjet e dheut dhe marrja e inerteve.

    Gurorët e identifikuar janë të shpërndarë përgjatë rrugëve që përshkojnë Dajtin, nga Qafë-Mollë e deri në rrugën drejt Bulqizës, dhe përbëjnë disa nga plagët më të dukshme të mjedisit në këtë park kombëtar. Në to është ndërprerë çdo aktivitet prej vitesh, por pasojat kanë mbetur të hapura: shpate të zhveshura, terrene të rrezikshme dhe një peizazh i cënuar.

    Qëllimi i projektit është që këto hapësira të mos mbeten më “gropa të harruara”, por të shndërrohen në zona të gjelbëruara, me pyllëzim, rigjenerim natyror dhe potencial për përdorim edukativ apo rekreativ.

    Ndërhyrjet përfshijnë edhe zona të tjera në Park, ku tokat janë dëmtuar rëndë nga erozioni apo ndërtime të mëparshme, duke i kthyer ato në hapësira të pashfrytëzueshme dhe të rrezikshme për biodiversitetin dhe për vizitorët.

    Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të AKZM për të rregulluar trashëgiminë mjedisore të dëmtuar dhe për ta kthyer malin e Dajtit në një destinacion të qëndrueshëm turistik dhe ekologjik.

  • “Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

    “Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

    Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve 90’. Gjithashtu ai theksoi se do të konfiskohen edhe objektet në të cilat është shkelur leja e ndërtimit përtej masës 2% të kufirit të parashikuar në leje.
    “Nga ana tjetër, do të marrim një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe të gjitha ngrehinat e braktisura nëpër Shqipëri që nga vitet ’90, që qëndrojnë si karakatinë dhe që kanë edhe problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë përfundimisht edhe aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anë e kanë shkelur edhe të ligjshme edhe të ndërlikuara, kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me 2% të kufijve të lejes.
    2% është krejtësisht e arsyeshme që është edhe në vende të tjera të botës, por kur ky 2% kapërcehet, kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese. Paligjshmëria është e plotë sepse shkelje në ndërtim dhe ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi bëhen në vetëdije dhe janë një shkelje në vazhdim e ligjit. Kjo do të sjellë kalimin menjëherë të asaj prone në dyert e shtetit”, tha Rama.