Tag: braktisur

  • Një grua kineze gjendet e vdekur brenda një taksie të braktisur tek ‘Ura e Dajlanit’

    Një grua kineze gjendet e vdekur brenda një taksie të braktisur tek ‘Ura e Dajlanit’

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur pa shenja jete në një taksi, pranë zonës së njohur si ‘Ura e Dajlanit’.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Durrësit, shtetasja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por mjekët kanë konstatuar se ajo kishte ndërruar jetë para mbërritjes.
    Burime policore raportojnë se taksia ku u gjet e ndjera ishte braktisur nga taksisti, dhe aktualisht po punohet për identifikimin dhe gjetjen e tij.
    Policia e Durrësit
    Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë ‘Urës së Dajlanit’. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

     

  • Viti shkollor fillon me më pak nxënës, 629 fëmijë braktisën Kosovën

    Viti shkollor fillon me më pak nxënës, 629 fëmijë braktisën Kosovën

    Shkollave të Kosovës i munguan hiç më pak se 629 nxënës. Ata nuk i braktisën vetëm bankat shkollore, por dhe Kosovën.Viti i ri shkollor filloi si çdo vit me një shtator në të gjitha shkollat e Kosovës. Por jo të gjithë nxënësit u kthyen në bankat e shkollës. Shkollave të Kosovës i munguan 629 nxënës.Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 629 nxënës,  kanë  braktisur shkollat dha ja larguar nga Kosova gjatë vitit shkollor 2024/25.Sipas të dhënave zyrtare, nga ky numër  i nxënësve të larguar 350 janë djem, ndërsa 279 vajza.Fenomeni i largimit të nxënësve nuk është shpërndarë njëtrajtësisht në të gjitha komunat.Komunat me numrin më të madh të fëmijëve që kanë ndërprerë shkollimin janë Gjakova me 89 nxënës, Malisheva me 84, Gjilani me 74, Prizreni me 66 dhe  Suhareka me 61.Në qytetin e Pejës  46 nxënës e kanë braktisur shkollën, pasuar nga Lipjani nga i cili janë larguar  34 nxënës.Rahovecin e kanë braktisur 27 nxënës, ndërkaq Istogun 20.  E nga Deçani dhe Podujeva janë larguar nga shkolla 19 nxënës.Megjithëse kryeqyteti Prishtina e ka numrin më të madh të banorëve, vazhdon të ketë numër të vogël të nxënësve që kanë braktisur shkollat, krahasuar me komunat tjera.  Në Prishtinë vetëm 9 nxënës e kanë braktisur shkollën gjatë një viti dhe janë larguar nga Kosova.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • E rëndë/ 31-vjeçarja largohet nga banesa, e denoncon burri: Ka marrë dy fëmijët, braktisi të tretin…

    E rëndë/ 31-vjeçarja largohet nga banesa, e denoncon burri: Ka marrë dy fëmijët, braktisi të tretin…

    Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 31-vjeçare, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshorti i saj.
    Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja V. Sh., 31 vjeçe, dyshohet se është larguar nga banesa duke marrë me vete dy prej tre fëmijëve, ndërsa ka braktisur fëmijën tjetër.
    Ngjarja është bërë objekt hetimi nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
    Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht motivet e largimit dhe kushtet në të cilat është braktisur fëmija i tretë.
     

  • PL: Pensionistët shqiptarë, të braktisur nga shteti në një mjerim të thellë ekonomik dhe shoqëror

    PL: Pensionistët shqiptarë, të braktisur nga shteti në një mjerim të thellë ekonomik dhe shoqëror

    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja ka akuzuar dje qeverinë Rama për braktisjen e pensionistëve shqiptarë. Ajo thekson se të dhënat zyrtare tregojnë rënie alarmante të shkallës së zëvendësimit të pensioneve, duke thelluar hendekun mes pagave dhe të ardhurave të të moshuarve. “Qeveria Rama ka braktisur pensionistët shqiptarë, duke i lënë në një mjerim të thellë ekonomik dhe shoqëror. Të dhënat e fundit flasin qartë, hendeku mes pensioneve dhe pagave është zgjeruar në mënyrë dramatike. Sipas të dhënave të fundit, shkalla e zëvendësimit të pensioneve urbane ka rënë nga 37,6 % në vitin 2020 në vetëm 31,2 % në vitin 2024, ndërsa për zonat rurale ajo ka zbritur nga 35,7 % në 29,7 %, nivel ky që për herë të parë ka rënë nën 30 %. Ky është tregues i një sistemi të dështuar, ku pleqëria në Shqipëri nuk është e mbrojtur, por e braktisur. Ky është realiteti i hidhur, të moshuarit tanë janë të detyruar të zgjedhin mes bukës së gojës dhe ilaçeve, ndërsa qeveria flet për “suksese imagjinare”.
    Ky është krim social dhe një turp kombëtar. Në vend që të ndërtojë një strategji afatgjatë për pleqërimin e shëndetshëm dhe dinjitoz, qeveria mban pensionistët peng të politikave elektorale, duke shpërndarë ndihma të vogla vetëm para zgjedhjeve, ndërsa gjatë gjithë viteve i lë në harresë. Kjo nuk është qeverisje, por  mashtrim i pastër. Partia e Lirisë e ka pensionistin në qendër të programit të saj politik. Ne nuk i shohim si barrë, por si themel të shoqërisë. Reforma për rritjen dhe dinjitetin e pensioneve është një nga prioritetet madhore në programin tonë, 5 prioritete për katër milionë shqiptarë plus, ku fokusi kryesor është tek: Rritja e menjëhershme dhe e ndjeshme e pensioneve, duke vendosur objektivin që pensioni mesatar të afrohet me pagën mesatare dhe jo të mbetet në kufijtë e varfërisë. Indeksim real dhe automatik të pensioneve.
    Reformim tërësor të sistemit të pensioneve, për ta bërë atë të qëndrueshëm dhe të drejtë, duke mos e kthyer në një makineri burokratike që dëmton qytetarët. Mbështetje të veçantë për pensionistët në fushën e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, sepse pleqëria duhet të jetë periudhë dinjiteti, jo periudhë vuajtjesh. Ne i themi sot qartë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, mjaft u tallët me pensionistët! Ata nuk janë numra për propagandën tuaj, por qytetarë që kanë sakrifikuar për këtë vend. Varfërimi i tyre është dëshmi e qartë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë që prej 12 vitesh nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar këtë realitet”, thuhet në deklaratë.

  • “Sistem i dështuar”/ PL, nuk ndal akuzat ndaj qeverisë: Pleqëria në Shqipëri nuk është e mbrojtur, por e braktisur

    “Sistem i dështuar”/ PL, nuk ndal akuzat ndaj qeverisë: Pleqëria në Shqipëri nuk është e mbrojtur, por e braktisur

    Partia e Lirisë, ka ndarë akuzat e rradhës lidhur me pensionistët e braktisur, duke akuzuar drejtëpërdrejtë qeverinë me dështimin e tyre.
    Deklarata e Sekretares për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë:
    Qeveria Rama ka braktisur pensionistët shqiptarë, duke i lënë në një mjerim të thellë ekonomik dhe shoqëror. Të dhënat e fundit flasin qartë, hendeku mes pensioneve dhe pagave është zgjeruar në mënyrë dramatike.
    Sipas të dhënave të fundit, shkalla e zëvendësimit të pensioneve urbane ka rënë nga 37,6 % në vitin 2020 në vetëm 31,2 % në vitin 2024, ndërsa për zonat rurale ajo ka zbritur nga 35,7 % në 29,7 %, nivel ky që për herë të parë ka rënë nën 30 %
    Ky është tregues i një sistemi të dështuar, ku pleqëria në Shqipëri nuk është e mbrojtur, por e braktisur. Ky është realiteti i hidhur, të moshuarit tanë janë të detyruar të zgjedhin mes bukës së gojës dhe ilaçeve, ndërsa qeveria flet për “suksese imagjinare”.
    Ky është krim social dhe një turp kombëtar. Në vend që të ndërtojë një strategji afatgjatë për pleqërimin e shëndetshëm dhe dinjitoz, qeveria mban pensionistët peng të politikave elektorale, duke shpërndarë ndihma të vogla vetëm para zgjedhjeve, ndërsa gjatë gjithë viteve i lë në harresë. Kjo nuk është qeverisje, por mashtrim i pastër.
    Ne i themi sot qartë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, mjaft u tallët me pensionistët! Ata nuk janë numra për propagandën tuaj, por qytetarë që kanë sakrifikuar për këtë vend. Varfërimi i tyre është dëshmi e qartë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë që prej 12 vitesh nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar këtë realitet.

  • Balzak: Ah, biri im i dashur, biri im i vetëm, më mirë që mbeta i braktisur dhe në mjerimin tim

    Balzak: Ah, biri im i dashur, biri im i vetëm, më mirë që mbeta i braktisur dhe në mjerimin tim

    Nga Honore de Balzak

    “…-Ah, po të isha i pasur, po të kisha ruajtur pasurinë time, në qoftë se nuk do t’ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet dhe me të puthurat e tyre! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, disa shërbëtorë, zjarr për veten time për t’u ngrohur; dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me burrat dhe fëmijët e tyre.

    Do t’i kisha të gjitha këto. Ndërsa tani asgjë! Paraja t’i jep të gjitha, edhe vajzat. Oh! Paratë e mia, ku janë ato?

    Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të mendonin për mua, do të përkujdeseshin, ndërsa unë do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja. Ah, biri im i dashur, biri im i vetëm, më mirë që mbeta i braktisur dhe në mjerimin tim!”

    *Shkëputur nga:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GABOVA? SEPSE TË DUA?

  • Shpopullimi i fshatit arbëresh, kryebashkiaku thirrje Melonit: Jemi të braktisur

    Shpopullimi i fshatit arbëresh, kryebashkiaku thirrje Melonit: Jemi të braktisur

    Kryebashkiaku, Mose’ Antonio Troiano, nuk dorëzohet dhe shprehet kundër planit të ri strategjik kombëtar për zonat e brendshme.
    “Jemi tërësisht të braktisur”, ka deklaruar qytetari i parë për agjencinë e lajmeve “ANSA”, duke i drejtuar një thirrje edhe kryeministres Meloni.
    “E ftoj të vijë tek ne për të prekur me dorë vështirësitë e komunave të vogla të zonave të brendshme”, ka thënë Troiano.
    I ndodhur në Val Sarmento, në një lartësi prej 843 metrash, San Paolo Albanese është ngritur nga arbëreshët dhe origjina e tij daton në vitin e largët 1534.
    Banorët mbajnë ende të gjalla traditat arbëreshe, zakonet, gjuhën, ritet fetare greko-bizantine dhe festat popullore.
    Qytetari i parë është shprehur kundër planit strategjik kombëtar, duke thënë se dokumenti përmban një frazë të papërshtatshme.
    “Dokumenti thotë se rënia kronike e popullsisë është i pakthyeshëm, ndaj duhet ta shoqërojmë atë në mënyrë dinjitoze drejt fundit”, ka thënë Troiano.
    Sipas tij, kjo është një zgjedhje që nuk mund të pranohet, ndaj dhe ftesa drejtuar kryeministres Meloni vlen edhe për ministrat e saj.
    “Të na vizitojnë për të prekur nga afër vlerat e këtij komuniteti, vështirësitë që po përjetojmë dhe t’u japin një sinjal shprese gjeneratave të reja”, ka shtuar kryebashkiaku.

  • SYRI TV/ Banorët e Prosekut ngrihen në protestë: Fshati po thahet për ujë, qeveria na ka braktisur

    SYRI TV/ Banorët e Prosekut ngrihen në protestë: Fshati po thahet për ujë, qeveria na ka braktisur

    Me një kurorë me shkurre me mbishkrimin “Edi Rama për Fshatin”, banorët në Prosek kanë protestuar për të treguar se qeveria ka braktisur fshatin duke lënë që kultivohen vetëm ferra. Ata kërkojnë investime në infrastrukturë, pasi fshati po thahet nga uji. Banorët theksojnë se mungesa e investimeve po sjell shpopullimin e fshatit

    Syri TV

    Banorët e fshatit Prosekë në Mirditë kanë protestuar këtë të mërkurë duke i kërkuar qeverisë të ktheje vëmendjen nga ky fshat i cili është i braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit. I njohur si Myzeqeja e veriut, banorët shprehen se mungesa e investimeve ka shpopulluar fshatin i cili është tharë për ujë.

    Dhe si për të treguar se fshati është lënë në harrese, banorët në tubat e ndryshkur dhe të braktisur që ishin projektuar për të sjellë ujin në fshat kanë vendosur një kurorë me shkurre dhe të shkruar mbi të Edi Rama për fshatin.

    Banorët tregojnë se mungesa e ujit si për nevoja bazike ashtu edhe për ujitje ka detyruar shumë prej tyre te braktisin fshatin

    Shkolla në Prosek është mbyllur, qendra shëndetësore është ne kontejner, teka të mbjellat po thahen për mungesë uji, që sipas banorëve kërkon vetëm një investim jo me vlerë të madhe.

  • “Berisha duket i braktisur”/ Analisti Nura: Në selinë e Partisë Demokratike ka zëra kundër tij

    “Berisha duket i braktisur”/ Analisti Nura: Në selinë e Partisë Demokratike ka zëra kundër tij

    Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” analizoi daljet në konferencë me gazetarët të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai theksoi se këto konferenca duken më tepër me tipologji vetiake, sepse deputetët e PD me shumë gjasë duket se kanë nisir pushimet duke “braktisur” aksionin politik kundër mazhorancës. Analisti theksoi se Sali Berisha duket disi i braktisur në selinë e PD, sepse janë shtuar zërat kundër tij.
    “Berisha të gjithë deputetët i ka me pushime. Berisha duket i braktisur në seli, sepse ka zëra kundër”, tha ai.
    Po ashtu, Nura komentoi telenovelën mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, të cilët duket se i kanë dhënë fund klimës miqësore dhe ka nisur pretendimet se kujt i takon mandati, që fituan më 11 maj. Sipasd Nurës, kjo klimë duket e turpshme dhe nuk i bën aspak mirë të ardhmes politike të dy aktorëve të rinj, në rastin konkret Shabanit dhe Lapajt.
    “U bënë lëmsh se cili prej tyre do bëhet deputet në Parlament. Kjo është një skemë e turpshme, i njoh të dy personalisht. Lajm shumë i keq për të ardhmen politike për këto organizmat e rinj, siç ishin këto të dy”, theksoi Artur Nura.

  • “Salianji, viktimë e Berishës”/ Meçe: Ervini e kuptoi që ishte braktisur kur u fut në PD

    “Salianji, viktimë e Berishës”/ Meçe: Ervini e kuptoi që ishte braktisur kur u fut në PD

    Analisti Arben Meçe thotë se Ervin Salianji është viktimë e kreut të PD, Sali Berisha.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Salianji e kuptoi që ishte braktisur, kur u fut brenda ambienteve të PD.
    “Salianji u konfigurua si figurë politike me babalen. Gjatë kohës që ishte në burg, i vinin mesazhe që Saliu e bënte hero. Ditën që doli nga burgu, intersitën e parë nga burgu, tha, falenderoj Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ihste strategji për t’iu afruar Berishës, që të futet në PD. Kur u fut në PD, kuptoi që ishte i abandonuar nga militantët e PD dhe strukturat e larta të partisë. Ai pati qendrime të ekuilibruara në favor të Berishës. Berisha tha, Salianji ka për detyrë të ndjekë çështjen në Strasburg dhe nuk i dha vend në PD. Këtu Salianji e kuptoi që ishte viktimë e Berishës. Më pas, Salianji lëshoi deklaratë, që ishte për akt lufte. Duhet të mobilizohemi militantët e PD, që ta shpëtojmë partinë. Doli në rolin e liderit. Salianji kuptoi që luftën e ka me PD. Berishës, Salianji nuk i duhet më”, theksoi ai.